Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NJOFTIM: GREVA E URISE

Shko poshtë

NJOFTIM: GREVA E URISE Empty NJOFTIM: GREVA E URISE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 07, 2010 12:57 pm

NJOFTIM

Me nismën e Krytarit të Shoqatës së Miqësisë Suedi -Kosovë, dhe Nënkryetarit të L SH B-së për shtetet skandinave,z.Anders Wessman miku i madh i shqiptarëve, Shoqata e Miqesise Suedi Kosove,
sonte, më 6 janar, duke filluar prej orës 24 në mesnatë deri në ora 24
të datës 7 janar’09, për të dhjetin vit me radhë, në shenjë protestuese
ndaj pushtetarëve qeveritarë të Sërbisë, fillon:


GREVA E URISE

Vlen per kurbetcaret shqiptare me banim ne Suedi, le të marrin pjesë
e të protestojnë për shqiptarët e vrarë e të rrëmbyer gjatë luftës
1998/99 dhe që edhe më tej s’ka asnjë gjurmë për rreth 2000-3000
persona: vëllezer e motra, perindër e fëmijë, të cilët në këtë kremte
festive të Krishtlindjes, s’dijnë se ku i kanë varrezat të afërmit e
tyre, që t’u bëjnë homazhe e t’u ndezin qirinj. Ne mesin
e te zhdukurve pa lene asnje gjurme eshte dhe, Mr. Ukshin Hoti, i cili
u lirua nga burgu i Kosovës, më 16 maj 1999, ditën e diel. Mr. Ukshin
Hotin e kanë parë duke dalur nga burgu me një strajcë krahëve, të
shoqëruar nga tre punonjës të sigurimit serb, dhe pastaj i humbet çdo
gjurmë.


Këshilli
grevist do t’i dergojë telegram protestues Presidentit serb, Dushan
Tadiq, i cili qe nga viti 2004, nuk ka aprovuar asnjë dekret
presidencial per zbulimin dhe kthimin e të vrarëve tek të afërmit e
tyre në Kosovë.
Poashtu, kohë pas kohe përmes masmedive dhe shtypit suedez, do ketë raporte rreth ecurise se GREVES SE URISE.


Sot
në Sokholm, z. Anders pati kontakt me zyrtarë te lartë suedez,
funksionar i lartë për te drejtat e minoriteteve ne Suedi dhe i beri te
ditur per Greven e urise, qe do filloje sonte, ne ora 12 të mesnates.


Te gjithë vëllezerve tanë ortodoks shqiptarë u urojme Krishtlindjet!


fund, pershendesim te gjithë motrat e vellezerit, bijt e bijat ne Suedi
qe do solidarizohen dhe marrin pjesë në GREVEN 24-orëshe.


Suedi, 6 janar ‘09 ora 21 e 30 min.

Me respekt, Këshilli grevist:

Anders Wessman, Uddevalla-Suedi

Albin Kurti-Kosove

Shqiptar Oseku-Stokholm

Mr. Hajdin Abazi - Kosove

Ibrahim Egriu,Malmö-Suedi

Sali Konjusha,Falun-Suedi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi