Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kapitullon opozita, mbyllet greva e urisë

Shko poshtë

Kapitullon opozita, mbyllet greva e urisë Empty Kapitullon opozita, mbyllet greva e urisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 20, 2010 7:07 pm

Kapitullon opozita, mbyllet greva e urisë

Ikin çadrat, regjistrohet çlirimi i vërtetë i Tiranës. Edvini i përcjell lajmin e kobshëm protestuesve dhe grevistëve të urisë, të cilët prej 19 ditësh me radhë u mësuan me jetën e kampistit, duke besuar verbërisht në një kauzë të drejtë dhe legjitime, por që rezultoi e kundërta. Për 19 ditë me radhë u mbodh dhe u korr vetëm dështimi


Kapitullon opozita, mbyllet greva e urisë -ramadate190-1

Kryesocialisti doli si zakonisht të përshëndesë protestuesit dhe grevistët, por jo si gjithmonë, këtë herë i duhej të merrte mbi supe një përgjegjësi akoma edhe më të madhe, pasi do t’u përcillte atyre lajmin e kobshëm të mbylljes së grevës së urisë, duke firmosur kështu kapitullimin e kauzës opozitare.
Kapitullon opozita, mbyllet greva e urisë Rama-protestat


Mbyllet greva e urisë e Partisë Socialiste. Edvin Rama pranon dështimin e plotë të kauzës së udhëhequr prej muajsh të tërë, duke u konfirmuar kështu para socialistëve të thjeshtë si aksioni i skupeve dhe interesave personale. Protesta e pasdites pas deklaratave të Spartakut, Blendi, Ilirit, Edvini nuk doli në podium për minuta të tëra, nga turpi i pranimit të bllofit përpara dhjetëra protestuesve dhe grevistëve. Kryesocialisti doli si zakonisht të përshëndesë protestuesit dhe grevistët, por jo si gjithmonë, këtë herë i duhej të merrte mbi supe një përgjegjësi akoma edhe më të madhe, pasi do t’u përcillte atyre lajmin e kobshëm të mbylljes së grevës së urisë, duke firmosur kështu kapitullimin e kauzës opozitare. “Ju shpreh të gjithëve mirënjohjen e thellë, për mbështetjen, kurajën, për pasionin me të cilin jeni bërë pjesë në këtë rrugë të vështirë. Kjo mirënjohje është për ju që jeni këtu, është për të gjithë ata që na ndjekin sot, nëpërmjet kamerave të televizioneve që nuk i janë ndarë kësaj proteste të pandalshme. Nesër, përfaqësuesit e majtës dhe të djathtës evropiane, presin në tryezë të dyja palët, për të kërkuar zgjidhjen dhe për t’i hapurr rrugën transparencës, por edhe sfidave përballjes me sfidat e integrimit. Jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje kësaj krize, t’i hapim rrugën e integrimit të vërtetë të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ky nuk është fundi i betejës sonë, por një moment i besueshëm, por një moment për të shprehur të gjithë vullnetin tonë një zgjidhja dhe transparenca të bëhet. Ne jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje krizës së krijuar, ne jemi të gatshëm të hapim rrugën e liberalizimit të vizave dhe të integrimit të vërtetë të Shqipërisë, drejt Bashkimit Evropian. Prandaj dëshiroj që të gjithë së bashku t’u bëjmë një ftesë atyre që janë ende në sakrificën e grevës së urisë, që të bien në të njëjtën mendje me ne për ta ndalur atë. Ne nuk e kemi harruar për asnjë sekondë të vetme se në ç’moment është vetë Shqipëria dhe se një pjesë e rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian është vendi ynë i përbashkët”- u shpreh kryesocialisti në fjalën e tij përpara protestuesve dhe grevistëve, duke u munduar të bindë ata se mbyllja e grevës bëhet për arsye të forta dhe jo për dështimin e kauzës opozitare, një kauzë e paqenë dhe pa asnjë bazë ligjore, morale dhe etike. Pas 19 ditësh torture në bulevardin qendror të kryeqytetit, grevistët nga dita e sotme do kenë mundësi të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre, duke shënuar kështu mbylljen e një cikli të dështuar migracioni, pasi gjithçka u nis nga opozita dhe u mbyll po nga ajo.

Ikin çadrat, regjistrohet çlirimi i vërtetë i Tiranës
Askush më shumë se qytetarët e Tiranës nuk janë të gëzuar për mbylljen e grevës së urisë së Partisë Socialiste, pasi kryeqytetasit, më në fund të lëvizin të lirë, pa barriera penguese, në bulevardin qendror, “Dëshmorët e Kombit”. Pas ditësh të tëra stërmundimi dhe vuajtjesh qytetarët e Tiranës, do kenë privilegjin e jashtëzakonshëm, për të lëvizur të lirë dhe pa barriera “doganore”, në bulevardin e tyre, i cili deri dje ishte i zaptuar nga një klikë e sëmurë, për të sjellë rrokadë dhe destabilizim të rendit civil në vend.
Instalimi i kampit të çadristëve, madje i njohur ditët e fundit si kampi i turpit, pasi askush nuk po e kuptonte se cila është arsyeja që duhet të diskriminohen qytetarët e Tiranës, për të qarkulluar lirshëm në një prej segmenteve më jetikë të kryeqytetit, segmentit ndaj të cilit ata janë taksapagues të bashkisë së Edi Ramës.
Më keq akoma dhe më e pakonceptueshme është fakti kur mendohet se bulevardi u zu nga kryebashkiaku i kryeqytetit, nga ku në asnjë vend të botës nuk është njohur një precedent i tillë.
Një precedent i turpshëm, që mund t’i japë përgjigje vetëm Edi Rama, i cili mesa duket paguhet nga taksat e qytetarëve, për të zënë rrugët dhe jo për t’i sistemuar e rregulluar ato.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi