Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese

Shko poshtë

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese Empty Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 08, 2010 3:29 am

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese U1_FeritRamadani
PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE

Nga Ferit Ramadani

1. PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE

Janë krijuar dilema se si të përcaktohen krijuesit?!

Kështu si zhvillohet realiteti , ne mesin tone, i preferuar eshte ai krijues qe ka qenë në përputhshmeri me politikën dhe me sistemin. Kjo ka alarmuar deri ne nje shqetësim, shtresat më të ndergjegjësuara të popullit, dhe sot hapen horizonte debatuese. Për atë qe zhvillohet , a ka bazë të vërtetë të krijimit të qendrave që mund te merret me përgatitjen e gjeneratave. Me hapjen e mundësive per të krijuar vlera te verteta të personave të arsimuar që, prej tyre të pritet një sfide krijuese. Ndërsa, një analizë e mirëfilltë e krijimtarisë nxjerr ne shesh se ata që patë të hapura dyert e redaksive me shkarravinat e tyre te botuara si libra, mbahen gjalle dhe blerojnë me djallëzi edhe ne kete kohë të transformimit. Sepse, nje transformim i tillë, ma shume u shkon per shtati atyre bashibuzokëve te vetquajtur rrebelë, për të mbajtur mjegullimen me shpurdhjet krijuese.

Kështu siç ishim, nuk kishte mundesi të shenimit të një norme të lartë të arsimimit. Qendrat Universitare kishin kritere te tjera, prej ku, më lehtë dhe më shumë diplomoinin kinezët se sa te merrnin diploma shqiptaret. Ishte për tu habitur perse gjithe ajo tendosje e madhe e strukturave të Universitetit shtetror në Shkup, që me nje sjellje aq rigjide, per nje gjysme shekull, krijoj shterngesa te ndryshme. Por dihet një gje, se, në atë Universitet u regjistruan dhe kaluan gjithe UDB-ashet. Edhe pse, rekrute te tille kishte edhe ne Universitetin e Kosovës, ashtu si të perjetshmit studentë të sojit të Pelush Teneqeve qe pergjonin gjithe ditën levizjet e studentëve !

Shqiptaret, ma lehte diplomonin ne Slloveni dhe Kroaci, bile dhe ne Sërbi, se sa ne Maqedoni. Pët t'u punësuar asesi, pos Pelushave që pa kryer asgje u behej vend pine , ku merrnin rrogen, pa shkuar asnjehere ne pune , sepse kishin orarin e caktuar te pergjimeve!

Qendra universitare e kesaj republike , kishte krijuar shume strategji, qe kishin synim si te dalin me pengesën e zhvillimit të tyre. Kështu nga Akademia e shkencave te saj, u hartuan plane edhe ma ekstreme se sa Platforma e Vaso Çubrilloviqit… dhe Garashaninit. Si udheheqese, dhe si dirigjuese e zhvillimit ne republike, ajo gjithmon synoj te beje institucione te pastra maqedonase, të ngjyrosura me Pelusha ! Ashtu ishte edhe Nova Makedonija që e mbante dhe e perkthente Pelushin përse ai shkarraviste kot tema që ishin pordhe të ftohta!
Në Akademine e shkencave edhe sot nuk ka te punesuar shqiptar, pos nje shqipfolesi! E nesërmja, sigurisht do ta zbulojë edhe Akademik Pelushin aty edhe pse ai nuk e ka kryer normalen e abnormalëve, ndersa në fakultet eshte student i perjetshëm!Por dihet se në shoqatën e shkarravitësve shollodokë është i pazavendësuar!
Në Ohridsko leto, Pelushi merr pjesë , po në cilën cilësi, as Seida nuk e di! Ato manifestime mbahet dy jave, jepen per muzikë xhez, dhe po derdhen aq mjete sa nje Universitet shqiptare i Tetoves qe harxhon per nje vit !Pelushi se sa merr prej tyre , mund te kumtojnë Radushat!

Tek Mbremjet e poezise te quajtura Strushki Veceri, jane shpalle laureate te ndryshem nga gjithe shtetet e botes, nga Serbia shume here, ndersa nga Kosova nje, dhe asnje shqiptare nga Maqedonia . Pelush Teneqja shkon shumëjherë ! Cilin shpërblim ia ka caktuar Todor Çollakoski e di Fatka , ajo sy qiqrra e jurive të Bilbilave këndojnë e pëllumbeshat shtërzojnë !
Këto shembuj eklatantë kanë një nevojë te analizes, per te ndricuar rrethanat perse ishin te tilla. Dhe, po ato rrethana perse ndikonin aq barbarisht ne rrudhjen e mundesive zhvillimore te krijuesëve, te cilet, duke mos pasur asnjefare mundesie per te krijuar, ngecnin te shpeshten edhe nëper pengesat e procedurave te perndjekjeve, apo te burgjeve. I përjashtojmë këto vitet e vjedhjes së Pelush Teneqes, që në emër të shoqatës boton libra te personave që një varg nuk e kanë bërë vetë. Me kohën do t'ia zbardhim të gjitha!

Pra, si mund te arrinin krijuesit të nxierrinin ne drite veprat letrare, kur per punen e tyre asnje mundesi e pageses nuk behej.

Po te bejme krahasime , krijimtaria e maqedonasve, gjithmone ka qene ne perkujdesje, po si krijimtaria e Pelush Teneqeve. Ndersa krijuesit shqiptare te anatemuar. Ka pasur te tille qe ne bashkepunim me sistemin, apo ne sherbim te policise letrare, nxorren ne drite veprat e tyre qe ishin te mbushura me perkushtime per Titon, vetëqeverisjen dhe deklamime te ndryshme qe i shkonin pershtati pamfletit qe e kerkonin komitetet ! Por ata heshtin! Dhe per heshtjen që bëjnë ndoshta janë penguar. Pelush Teneqja, akoma derdellin se është rrebel!

Kjo ndodhi edhe neper botimet e librave shkollore, ku emrat e fshatrave, toponimet,...,pastaj, historia, gjeografia, po edhe letersia, mbusheshin me falsifikime. Bie fjala, nxenesi mund te mesonte per Jovanoviç Zmaj, por jo per Naimin. Nxenesi mund te mesonte per Goce Delcev, por jo per Emin Durakun, apo heronj te tjerë !Nxënësi lexonte shkarravinat e Pelush Teneqes, pa ditur se ka poetë shqiptar, që nuk janë Pelusha! Nxenesi mesonte se iliret jane barbarë, dhe se sllavet e jugut kishin arritur ketu te sjellin civilizimin! Nxenesi degjonte perbuzje per fene Islame, ndersa luftat e kryqezatave ishin shpetimtare te civilizimit! Bile, sipas Pelush Teneqes, nxënësi mësonte se Minqeja me Patllake eshte liridashës, edhe pse ai rrasi bashkëfshatarët ne burgje, dhe me Ramazanin , dhe Beshirin , ndihmuan gjithë Ballistëve t'u priten kokat, si Mefailit ! Nxënësi mësonte se shqiptarët ne gjeografine e mbiemrit kane shtesa Oski, dhe per to kishte dhanë kontributin e madh vllau i Pelush Teneqes i perkrahur nga Dushani!

Gjithe keto reflekse te synimeve per te krijuar nje pamundesi krijuese, e detyruan krijuesin e vertete, qe me pak vellim te veprave, te krijonte nje domethenie te madhe. Po te shikohet Pirgu i lartë, per nga vellimi, eshte nje roman shume i vogel, por ka nje prurje te fuqishme artistike. Por, per Teki Dervishin, autorin e saj, kurre nuk u mendua per nje shperblim.Sepse, shperblimet i takonin shkarravinës Varrimi i sorrave të Pelush Teneqes. Sepse, ai sorra na quante Ballistet. Dhe per to kishte marre pjese ne ate makabritet Minqe Patllakja!
Po ashtu, njeri nder poetet markant , Abdulazis Islami, në vend qe te shperblehej, ai u ndalua, dhe iu dogjën veprat e krijuara. Nuk do te flasim per krijuesit qe dhan vepra te krijuara nga burgjet. Edhepse ne ato rrethana te nje pamundesie, ata serish arriten te gjejne kohe, te ruajne me kujdes shkrimet e shkruara neper letra te ndryshme, dhe pastaj, pas daljes nga burgjet, te krijojne veprat, si Avni Elmazi me librin Idrizova shtepia e ferrit, apo Shaban Xheladini , shumë herë i burgosur shume vjecare . Këta nuk vinin në shprehje, se në Manifestimin tadicional Ditët e Naimit , në Tetovë, flakej me inatë Abdul Azis Islami, te shperblehet Pelush Teneqja me shkarravinën Vjellja e zorrve ! Dhe hidherohej i ziu perse nuk nominohet me atfarë filloksere hskarravinë!

Prej kesaj hallakame, ne preiudhen e krijuesve jane hapur kaptina te reja. Per ato, kritika letrare duhet te beje çka mos, qe t’ua jape edhe vendin qe e meritojnë . Sepse, ndryshe krijohej nje krijues qe pa e perfunduar krijimin e merrte honorarin, ndersa tjeri, per botimin me mundim te vepres se tij, ndodhete te hyjë burgjeve. Prandaj, edhe per nga aspekti i trajtimit te veprave, edhe per nga niveli i tyre, edhe per nga vlerat qe sjellin, eshte mire, qe per kriuesit te perpilohet nje prezentim antologjik, ku pos autobiografise , do te mund te paraqitej nje pjese e vepres se autorit, por e dhe vlersimi per vepren. Do te jete nje sihariq, dhe nje pune plotesuese, qe te perfaqesoje nje pjese te krijueseve te anatemuar. Edhepse Pelush Teneqja turret të dalë me Antologji që do ta promovojë nën Rrap, sepse, po ai Rrapi ia harxhoj gjithe pasurinë te cilën e quan çiflig. Dhe tani çifligari që harxhoj dhe mirasin e Sefadinit dhe te Demires, ka mbetur një bjerrakohëm pa brekë në prapanicë. E Seida, rreshk lekurën vetë në bregliqen...!




Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Jan 08, 2010 3:31 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese Empty Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese (II)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 08, 2010 3:30 am

PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE

Nga Ferit Ramadani

2.PËRNDJEKJA DHE BURGOSJA E KRIJUESIT

Krijuesi shqiptar, vecmas ai qe jetoi ne kthetrat e roberise se Maqedonise, u detyrua te jete per gjithe kohen i perndjekur. Bile, dhe i burgosur. Prandaj, shkrimet per nga vellimi per krijuesin e tille mbeten te pa perfunduara. Ai i ngjante Antonia Porchias, i cili per se gjalli beri vetem nje veper te vogel te titulluar “Voce “ e cila nuk i kaloj as 100 faqe , por per realitetin e kohes mbeti nje veper e plote dhe me shume domethenie! Po kjo nuk ndodhi me të gjithë! Bie fjlala, Pelush Teneqja sa here ka dashur te beje shkarravina ia botonin shtepite botuese.Bile, me aq perkujdesje te madhe, per te zanë gjithe mundesitë e zhvillimit, vellezerit e linjes e Pepave, Zaranëve e Maçulëve , që i kishte nga koha e babait me patllake, ia mundesuan te mbaje nje Fantom shtepi Botuese, pa asnje procedure regjistrimi. Aty dhe ne emer te saj, ai bente vjedhjen e te hollave, gjojase shkrimtareve qe deshen te botojne libat e vet do t'u ofroje sherbime botim!

Prandaj, krijuesi shqiptar ketu ne kete vend te roberuar, nuk arriti te dale i plote ! Jo se ai ishte si Antonio, por, se ndjenjen e tij e vrane perndjekjet. Dhe burgosjet. E vodhen dhe e mashtruan Pelushat !

Nuk eshte i vogel ai numer krijuesish qe kaluan vite me radhe neper zendanet e krijuara te sistemit maqedonas. Po te hidhet nje sy dhe te behet drite mbi gjendjen e krijuar te ketyre viteve, do te dale, se maqedonasit me nje barbari te papare kane ditur si te veprojne kunder krijueseve shqiptare. Ata, duke angazhuar deri ne ekstrem metoden e perndjekjes, arriten te pergatisin shume skenare per krijuesit. Dhe qellimi i tille ishte si te arrijne te fusin ne rrathet e kurthave te gjithe ata qe do te guxonin te benin nje ze te artikuluar qe do te mbante jehonen e nje kushtrimi per te ndergjegjesuar masat. Këtu, nuk ndejti anësh Pelush Teneqja ! Ai si nje njeri viktimë, u leshua gjoja se kerkon shtigje te dalin ne siperfaqe pendat e ndrydhura nga pushteti, por, beri nje ndrydhje te tmerrshme duke sjell ne siperfaqe hibride shkarravinash te letersisë mulate. Ai nuk gjeti mundesi kurre te botojë nje veper te nje krijuesi te vertete, por , e krimbi me nus prodhime vlerore te shundit e te prostitucionit përmasën letrare, per te nxjerr ne shesh nje plejadë letrare qe vajtonin me gotat e verës nën Rrap!

Ndersa krijues qe rane nga skenaret e tille, nuk hynë ne plejaden e Pelush Teneqes, me vone do te dalin te gjykohen si njerez me qellime shume te rrezikshme. Si njerez organizues per rrenimin e sistemit. Si njerëz kriminele! Ne varganin e tyre do te hyjne edhe prifterinj qe mbanin liturgji ne kisha. Edhe hoxhallare qe mbanin derse ne medrese. Mesues qe u shpjegonin shkronjat vogelusheve dhe kishin theksimin se gjuha shqipe kishte ca shkronja te vecanta qe gjuha e maqedonasve nuk i kish! Profesore qe kishin shpjeguar mbi bazen e veprimit te Rilindjes kombetare, e cila tok me Lidhjen shqiptare te mbajtur ne Prizren, kishte tendenca te nje shteti real shqiptar, ku gjeografia e teresise territoriale nuk i ngjante nje Shqiperie tabut, të prere nga politika e kohes se Evropes, ne te kunderten, do te ishte nje Shqiperie etnike! Ndersa Pelush teneqet u kendonin linjave te Trigllavit dhe të Gjevgjelisë nëper gazetat e perditshme, dhe botonin shkarravina se Dielli i tyre ishin miqte e babait me Patllake. Ne realitet kush ishin ata famozë, pos Rankoviqistave. Millani i Reshtanit që nuk u nderrua nga UDB-ja, dhe qe kurrë nuk e la pa furnizuar Minçe Patllaken me fishekë qe i gjuante rast e pa rast, per te treguar se sa i pushtetshem ishte!

Kishte e cka nuk kishte te burgosur! Bie fjala çiftat e Mehmet Geges dhe Shaban Xheladinit. I pari, nje militant mesues qe fliste se nuk jemi turq qe te shperngulemi per ne Turqi. Se keto vatra te paret tane na i lane amanet ne t’i trashegojme ! Dhe, i dyti, pasi mori gradat e oficerit , nga Beogradi ku shikonte se si po behej diskriminimi shqiptare, filloj te shkruaj letrat qe kishin nje permbajtje te kerkesave per barabarësi te shqiptareve me te tjeret. Terë kjo, kishte nje esence, se liria e shqiptareve ishte asgje, dhe se ata ma keq se ne kohen e kralit, i kalonin ditet duke rendur ne cdo kantier per te fituar kafshaten e bukes. Ashtu si nuk mundeshin te dalin jasht ata të Çukës nga Kapuç Bardhi qe ua zgjaste mbiemrat me oski. E keni pa dokumentin zyrtar te Pelush Teneqes, e ka Teneqoski!

Me keto veprime bizare ata arritën te bejnë krim.
Kjo perndjekje e ketyre personave nuk kishte perzgjedhje. Aty hynin dhe permbyteshin shume shtresa shqiptaresh. Edhe atë, ata të ndershmit qe ishin barinj, bujq, shtepiake te devotshem. Qe ishin gurbetqare, zejtare e tregtare. Sipas deshires dhe perzgjedhjes. Si sot ! Pelush Teneqja , sado nuk ka force se nuk i ka mbetur asgje nga çifligmirasi i grabitur, dhe i harxhuar, ai sërish nxjerr ne aren ato lepurusha e ca kulimë, që nuk kane asnje haber nga shkrimi!

Atij nuk i ra nderment se barinjtë ishin po ata si Avniu. Bile i kujtohet mire edhe Nazimi qe ia burgosen babain. Nërsa për Avniun nuk ka degjuar se ai me tufan e vet kish hy neper sinuret qe i ruanin njerez te armatosur maqedonas. Ata çiftat e Millanit, Zoranit dhe Pepit ! Dhe,ata ose nga kurdisjet apo nga kercenimet qe do t'i benin ne mbremje sapo te binte erresira, ose do te zhduknin bariun, qe pastaj te niste perndjekja kush e vrau tek vatha, ose, do t’ia dergonin policine qe ta prangoste se ai kishte demtuar pronat e sinureve te fshatrave maqedonas.
Prandaj i duhej Patllakja Minqe Patllakes , per ato aksione! E nga kjo, realizoheshin dy qellime.

I pari , qe, do te vepronte gjykata, duke marre llojlloj vendimesh, ku bariu edhe dy tufa te tjera te shiste , nuk do te arrinte te paguaj tarifat e gjykates. Dhe, u ngritej nami sovraneve se ishin te prekrahurit e komiteteve, se u shkon fjala, dhe se kush e cenon sinurin e tyre, ashtu do te pesoje.

Por, kjo kenge e Mukes, nuk u kendua gjate. Me 1980, mesuesi i ri, Avni Elmazi i Sermenoves, i cili, te shtunave dhe te dielave, per te dale krah i ndihmes, merrte bagetine e familjes, qe t’ua mundesoje edhe vellezerive qe te rehatoheshin, dhe te pushonin nga aktivitetet e javes. Dhe, nëper keto zigzake te jetes, ai u ndesh me banoret e Leunoves , ca komitetxhinj te njohur te asaj ane qe e dridhnin Gostivarin. Ata te armatosur , me pretekst se mesuesi Avni, duke kullotur tufen, ka bere shkelje ne territorin e tyre. E sulmojne por nuk arrijne te fitojne. Mesuesi Avni, me dy qent e tij dhe me shkopin e bariut, arrin te mposhte grupin e armatosur, prej ku nje del i vdekur dhe kater me duar e kembe te thyera e te kafshuara nga qentë.Histori e njejte si Qeni i Halitit me Kapuçbardhin e aratosur me patllake!

Jehona mori dhene. Avniu u burgos. Dhe u denua 11 vjet heqje lirie ne burgun famkeq te Idrizoves, ku njohu shume patriote te burgosur. Ai atje nuk ndejti si i burgosur. Me aq sa pati mundesi, me aq sa e mbajti elani dhe ndjenja e tij prej patrioti, krijoi vepren madhore te titulluar :Idrizova Shtepia e ferrit . Edhe pse per nga vellimi e vogel, me nje tufe poezishe, dhe me nje tufe tregimesh, ajo ka arritur te tregoje nje realitet shume domethenes, per jeten e te burgosurve. Per rethanat e krijuara ne burg, per brutalitetin e tyre .

Sa eshte e vlershme vepra e ketij martiri, po dhe e shpallur si e rrezikshme, flet ajo se, ai edhe pas daljes nga burgu, nuk kishte rehati. Ai perndiqej nga strukturat qe kishte instaluar pushteti ne fshatin e tij, duke ngritur nje qender policore, dhe nje Bashkesi lokale dhe ofiqari, prej ku shkonin varg informatat per cdo ndodhi. Edhe kur iu promovua vepra, po i njejti Pelush Teneqja, me ordine e tij , deshi ta quaj bari, por jo poet!
Ky fshat, per arsye te aktivitetit te me parme, kur vepronin me heroizem forcat e Ballit kombetar, ishte bere arena e veprimtarise se Avniut dhe Naser Veliut ! Prandaj, edhe pushteti, kishte pergatitur shume bashkepunetor,veprimtarë qe u jepnin lajme! Per, kete arsye, nga rrethanat e keqesuara te veprimit dhe te mbijetimit, edhe Avniu edhe Naseri do te braktisin vendlindjen dhe do te shkojne ne Zvocer. Atje , do te koordinojne aktivitetin per te pergatitur kryengritjen e armatosur.
Me keto ide , ky tip i krijueseve, nuk arriten te bejne vepra madhore, por, lane gjurme te medha ne historine e lavdishme te mbrojtjes dhe clirimit te tokave te roberuara, edhepse Shoqate e udhehequr nga Pelushi, akoma nuk i ka bere anëtar, as qe ka fol nje fjlae per ta...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese Empty Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese (III)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 08, 2010 3:32 am

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese U1_FeritRamadani
PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE
Nga Ferit Ramadani
3.RAPORTI I KRIJUESIT ME SHOQERINE DHE POLITIKEN
Që nga fillimi , njerëzimi ka pasur nevoje per krijues. Dhe ata nismen e tyre e kane . Sado qe veprat nuk egzistojne por krijimtaria e tyre edhe ne librat e shenjte rrefehet. Po, ta marim si shembull, njerzimi, pas Adamit dhe Eves, dhe lindjes se femijëve te tyre, e ka nismen nga krimi! Kabili njeri nder vellezerit qe ngriti doren dhe vrau Habilin, nuk ka te dhena se si dhe cka beri pastaj. Për to di Pelush Teneqja ma shumë. Sigurisht, nisma e zgjerimit te njerzimit nis nga ai. Edhe pse ka thenie se Kabili ka qene i mallkuar, dhe tani, ne jeten e dy bashkeshorteve qe nuk arrijne te kene riprodhim, thuhet se jane nga damari i tij! Metaforikisht thonë : Kabilja e mallkuar! Po larg qoftë kjo nga Pelush Teneqja! Ai gjithcka ka bere, por nuk arriti ta mbarse kurre Sy qiqrren, se ajo i di rrugët në Prishtinë e në Ohër!
Keto parafrazime na japin mundesi te vijme tek konstatimi i Rporteve te krijuesit me shoqerine, pastaj me politikën, që Vetëm Pelush Teneqja ka mbajtur raporte pa i thëne jo anje kohe. E di pse ishte pa gojë dhe me gishtin gjithmonë vertiste një çelës të varur në zinxhirë. Sepse, ishte parandjenja e madhe e tij se do te mbese shkërdhan si ka mbetur!
Krijuesi, (por jo Pelush Teneqja! ) , gjithmon ka qene i spikatur si person unikat, dhe ndaj tij , nese nuk ka ngritur doren e krimit shoqeria, ka ngritur politika. Ose, nese ai i ka dale ne mbrojtje shoqerise, ka ngritur ballafaqimet me sistemin që ka dominuar. Prandaj, keto raporte te ndersjella, kane krijuar nje lende te madhe te te dhenave, qe po te fillojme t?i spikasim , do te nxjerrim mijera e mijera fakte, ku deshmohet se ne variacionet e ketyre raporteve , krijuesi gjithmon ka qene ura bartese e nje te vertete te ndaluar! Por, jo mesazhi i Pelushit, se edhe kur i digjet koteci, kujton se ia kane ndezur ata që shkojnë të tundin!
Dukja e krijuesit ne keto rrethana ka ngritur shume epersi por edhe pasoja. Per keto gjera kaq te rendesishme, qysh ne shekullin 4 para eres sone, Greqia e ateherëshme i dha nje randesi te madhe krijuesit.Nese edhe sot verehen anashkalime te ndryshme te krijuesit nga shoqeria apo nga pushteti, ne ate kohë, pesha e tij ishte e nje vecantie te randesishme. Lexon ma shumë, të shikoni sojin e Pelushëve. Ata i mbyt ideja pse shkruhet per çeshtjen shqiptare, per heronjë. Dhe ata, sidomos ai e ngre zerin deri ne kupe te qiellit, po kush e pyet mjerakun. As Syqiqrra nuk e pyet kur del bregliqenit se thotë : Se meriton eunku!
Prandaj nga keto pasoja mund te theksohen dy veprat e te te madhit Homer, te cilat, jo vetem atehere qe u radhiten ne piedestalin e kryeveprave prej ku dilnin mesimet se si te behet zhvillimi, te mbrohet nderi, te mbahet mbijetesa, dhe shume gjera te tjera, por, nga tjetra ane, te ngritet deri ne kulmin me te larte, aftesia e Krijuesit, qe do te nderohet pergjithmone. Se sa i shkuan ndermend t'i praktikoje nje mjeran , pretendues se do te jete i pari , duke lane dhe mjekrren me morra, koha po e zbulon! Por ka nje te vertete ketu. Nese analizohet se si i prshurri oxhakut te shtepisë, per shkarravina, do te kujtohet !
Ky realitet i mbrojtjes se Krijuesit si qenie e vecante, nuk do te jete e serialit te nje vazhdimesie. Sepse, kete vleresim do te dalin ta nderpresin shume furtuna ideshe te shoqerive apo te pushteteve, qe do te synojne te fusin ne velin e harreses krijuesit dhe bemat e tyre.Sado e tillë, krijuesi arrin te mbroje autorsine e tij krijuese. Ai futet ne te gjitha perballjet qe te ruaj poziten e tij ne shoqeri, edhepse lufta e atij perballimi, ishte nje tendence shume delikate qe i ka lene pasoja.Sado me pasoja, krijuesi arriti te behet person i elites , i cili, ne lidhje strukturore me krijuesit, mori rolin e udheheqjes shoqerore. Keto raporte te tilla , te krijuesit dhe shoqerisë, pastaj te krijuesit dhe politikes, arriten deri tek ndertimi i metodave dhe formave qe ai do te veproje qe te udheheqe. Janë shumë të mjera shpurdhejt Pelusheske te sojit te Teneqeve, sepse, për të pasur binarë duhet të keshe bosht !
Kjo dalje e ketij tipi njeriu, do te vecohet neper dialoget e Platonit, ku do te marrë rolin e nje personi qe ka aftesi te trajtoje fenomenet shoqerore me nje ton kritik . Perqendrimi i tillë per te krijuar poziten e dominimit ne shoqeri, qendrueshmerine dhe kriteret e veprimit, do te mundesojne krijimin e hallkave ku do te lidhen pastaj te gjithe mundesite e struktures krijuese qe te kene ndikim ma te madh ne shoqeri. Ajo gjendje e atehershme, eshte pothuajse e barabarte, apo identike me synimet e sotme ku tendencat e mediokriteteve, me nje shpejtesi te madhe adaptuaese turren te zejne pozicionet e tyre qe te kene frenjt e udheheqje. Me një fjalë ata tregojnë se nuk qeverisin as ne oxhakun e vet e ku te qeverisin shoqërinë!!!
Nese ne kuadrin e krijuar te manipulimit turren te hyjne shtresa të mediokriteteve, tanime krijuesi i vetedidshem per kete, ai synon te krijoje kuadrin psiqik dhe te ndergjegjesimit te shoqerise, se krijimi i cdo kuadri tjeter, ka per qellim perfitimet dhe me kete, synon te nenshtroje shoqerine! Te ketij sensi, apo te kesaj natyre kaq identike ishin gjithe veprat e krijuara te tragjedive dhe komedive, per te shpjeguar ate krijim te gjendjes shoqerore, ku pos traumave dhe rendimeve, pos pikellimeve, dhe plageve, nuk kane synime tjera ata qe udheheqin.
Krijuesi i vetedishem per keto rrenime shpirterore te shoqerise, ku krijohet arena rreshqitese e nje arsyeje pa baze, perpiqet te beje nje zhvendosje te ketyre pozicioneve, qe te rikthehet gjendja e nje arsyeje me baze. Ai krijon marredhenie ne krijimet e tij per nje arsye te qarte.Keto tipe te tilla te kesaj spikame, ma se miri i shpjegon mitologjia greke e cila duke mitizuar shkrimtarin, pra krijuesin, arrin deri tek shfaqja e tij si magjistar i fatit, qe ka aftesi qe te nxjerre shoqerin nga e keqja ne lumturi.
Per kete mund te binden te gjithe ata qe e dijne mitin e Akoncios dhe Sidipes. Djaloshi i bukur dhe i pashem Akoncio, nje pasanik nga Kiosi, shkon ne Delos, te beje blatë per Artemiden.Takon atje Sidipen e cila ia rremben edhe shpirtin edhe zemren. Ai e ndjek nga pas qe t?i bije ne sy! Megjithatë, nga ky rast, ai zgjedh metoden se si ti bije ne sy, ne kohen kur Sidipa e bukur shetiste neper kopshtin e bukur, per t?i shkruar mbi lekuren e nje molle : ?Te betohem per Artemiden, o Akoncio, se s?do te jem e tjeterkujt, por vetem e jotja ? . Sa do të kënaqet pelush Teneqja per kete rrefim. Se ai e di si jane punët !
Gjithcka pastaj behet e njohur, behet nje pengese e madhe, qe sahere Sidipa synonte te martohej, I shkonte mendja tek betimi, dhe ajo pavetedishem synonte te mbahej premtimi!
Ky rrembim i forces me ethe dhe me zjarrmi qe i shfaqej vashes Sidipa - Syqiqrrës, perse hyjnesha kerkonte te mbahej premtimi, apo kjo enigma e krijuar e ketyre rrethanave, e ka shpie shoqerine e asaj kohe t?u besoje mendjeve te ndritura krijuese. I ka mitizuar ato.Dhe, sido qe te ishte, te kerkonte kush ishte dora, apo çelesi magjik i kesaj zgjidhjeje, siç ishte rasti i zberthimit te atij misteri qe kishte aftesi ta beje vetem Akoncio, sa here Sidipa ndjehej ligsht.
Prej kesaj ndodhie lindin dilemat . Po sikur keto gjera qe beheshin dhe vete Sidipa pesonte. Sikur ato te ishin nje kurth? Sikur te ishin magji? Po rastet zgjidheshin, sa herë ishte ne Juri Pellumbash, Sidipa-Syqiqërr, apo ne bregliqenin ku lekura i rreshkej!
Te tilla brenga nisen te krijohen ne raportet e shoqerise me krijuesit. Mos valle ata paralajmeronin kohe shterngatash. Kohe ku do te rrenohej gjithe ajo qe ishte e bere dhe nuk do te mbeste asgje. Ne keto raporte nderhynte politika, dhe keto veprime te krijueseve filloj t?i perndjeke. Prej atehere e deri tani, sa e sa Xhordano Bruno ka pasur. Edhe tek shqiptaret te tille ka shume. Vlen te permenden Luigj Gurakuqi, Jusuf Gervalla, Rexhep Elmazi, etj? JO !Nuk ka arsye te jete aq i pikëlluar Pelush Teneqja. Dihet e vërteta. I shkriu gjithë miraset dhe tani jeton ne Kotec ! Edhe prej aty nje ditë do te dalë të shtrijë dorën e lypësit si Islami i dikurshëm që ua mësyni qendrave, duke bere rrush e kumbulla çifligun! Por, u kthye !
Erdhi koha ! Të trokit ne qafë teneqja, Pelush...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese Empty Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese (IV)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 08, 2010 3:35 am

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese U1_FeritRamadani
PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE
Nga Ferit Ramadani
KRIUESI SFIDA E SHENJTE
Nese faktet flasin se nga koha antike, krijuesi eshte trajtuar si nje mbinjeri, sot Krijuesi eshte ai person qe di te krijoje kuptime te sakta mbi zhvillimin shoqeror. Jo rralle, mund te bijme ne konstatime, se njerëzit ne pergjithesi kane kuptime te qarta mbi jeten. Atyre u duhet pika e orientimit. Ndaj per te krijuar njerëz qe me kohen mund te ballafaqohen, shoqeria por edhe pushtetet e tyre, gjithmone kane bere perpjekje te arsimojne shoqerine. Prej kesaj del, se shoqeria ka interes te kete krijues te mprehte. Nuk eshte shume e randesishme se cilin rrjedhe te jetës do te perfaqesoje, nuk eshte e randesishme se krijuesi ku e si do te jetojë, eshte e randesishme, cka shkruan, dhe perse ate qe shkruan do ta jetësojë ! Për ketë , jam perpjekur te nderoj gjithmonë krijuesin pa i sjellë asnje te keqe. Duke i shtri dorën e perkrahjes, gje që flasin faktet e krijimit te raporteve per te dhane mendime pozitive si recensent, redaktor , dhe ne shume dimensione te tjera. Nuk e di, perse i ashtuquajturi rrebel Pelush Teneqja, doli te kruhet me shkrime tendencioze kunder? Ai qyshkur, ka pasur tendenca, por, pa treguar te vertetën, se me Fadil Bekteshin e ndjerë , në vitet 1992, e deri sa u emrua Kryetar i Shoqates qe e shkatërroi, kerkoj perkrahjen time! NUk ia permend te hollat e keqperdorura si hua, dhe sot e kete dite te pakthyera që nga viti 1978! As manipulimet e librit, qe deshi ta saktojë, duke arritur deri dikund qellimin me kopertinat, por edhe me mjetet qe perdite i shtonte dhe arriti shumen 3000 marka gjermane, per 1000 copë !
Ne keto relacione, mund te kete krijues te cilet kane vepra qe i shfrytezon njerzimi. Por, ka krijues qe mund te quhen gjeni. Gjenite e tille, shume rralle mund te lindin . Tek shqiptaret, nuk e di nese dikush eshte cilesuar gjeni. Unë çdonjërin , me perjashtim te ca mulatëve, qe me fakte do t'i sjell, dhe besoj se eshte per te miren e tyre te ndryshojnë stilin, se dëmtohen dhe varrosen vetë, nuk kam marrë njeri nëpër gojë. Ku e gjeti motivin te shfryjë vrer Pelush Teneqja, me të cilin u takum tek Portiku Letrar ne Dibër. Nuk ishte ai juria qe prej te gjitheve u sha nje vit perpara, perse manipuloj me shperblimet. Dhe, dola , perpara te gjitheve, deklarova se nuk u be gabim perse vendosi ai ashtu, edhe pse, kisha informata se cmimin, e kishin caktuar, por ai kishte kmbëngul ne damin tim duke ia dhane nje mikeje te tij, qe sot nuk ia fishkellen pasi ai ia beri botimin e veprë qe as edhe titull nuk kishin te shkruar .. Mua nuk me zemroj ajo! Sadoqe e pranoj se ka krijues qe kane arritur te bejne vepra me nivel, dhe juri qe flasin me hatërSi Pelushi. Por mua nuk me lodhi ajo!Do te ishte mirë të shpallnim nje gjeni edhe ne shqiptarët, bie fjala si gjenite e artit, Melville, Whitman apo Thoreao te cilesuar si gjeni te lindur.
Ky perjashtim eshte bere nder shqiptare. Dhe, behet me te madhe institucionalisht. Sepse, Pelush Teneqja, kurre nuk ka thirr antaret e Shoqates ne Kuvende. Ai me klanin e tij mban takime nën RRap. Por, perse thirrte t'ia japim votën? Nuk ishte karrierë e smurë ajo, per nje pune qe mebeti dhe i dihet si asgje! Asnje projekt nuk ështe i saktë i mbaruar me ate Kolovajze te mjere te endjeve me turfullime rakie!
Sado qe gjeni te ndryshem ka pasur. Por perse deri sot e kete dite ne cilsimet e gjenive, nuk eshte vene ndonje krijues. Ne ralitet ai eshte venë tek nje shkarravine poetike e nje asgjeje krijuese ! Ashtu si e financon dhe ashtu si e boton ai! Atehere të mendojmë ma thellë. Unë nuk e kundërshtova për asgje! Perse talenti i tij " gjenial" pas shitjes se gjithe pasurisë, eshte bërë pikësynim i perjashtimit tim nga ajo kala e pranimit te vlerave të tij me ngritje Vjellje zorresh. Përse ai do te ironizojë personazhet e mia krijuese, qe jane shumë kombëtare, jo si miket e tij te shfrenuara nga gotat e rakisë, e te mbetura te virgjera perej ketij mizantropi! Cilit zjarr i fryen Pelush? Më thuaj!!!
E di, se në mos ne, brezat, do te ndertojne ne te ardhmen sensin e tille qe te shpallin gjeni edhe shqiptaret? Kam deshie te jesht Ti! Te shenjta ato miket tua që aman zot, a kanë mbathur ndonjehere brekë nën fustanin poetik!
Kjo le te mbese nje dileme e madhe qe do te spikase origjinen e kesaj vlere. Sepse, shqiptaret per luftera kane dhane heronjt qe mund te cilesohen gjeni. Bie fjala Skenderbeu, apo Adem Jashari! Shqiptaret kane dhane edhe femra me aftesi gjeniale. Mire eshte te theksojme aftesite krijuese te Nene Terezes, qe po te ishte ne trollin e shqipeve, kushedi a do te arrinte te siguronte kafshaten e bukes, por, jo te mundej te ndihmonte skamnoret. Po ju si më ironizoni mua perse shkrova per ta. E di ! Se hijezohen ata te pushtetshmit tu, qe u kendoje nga Trigllavi gjer ne Gjevjeli!
Flasim per kohen kur ne vepruam. Janë dehsmi gazetat e kohës ! Jane deshmi perndjekjet! Jan deshmi marrjet e pasaporteve. PO, jane deshmi dhe per to mund te flasë dhe njeriu i dytë i Shtabit të pergjithshem të UÇK, dhe nje tjeter ma i vogël, por komandant ishte. Shpati, dhe shoke te tjere, qe nuk e di cilin jatak ua bete ju! S'kam nevojë të flas per te tjera! Te them se ne kohën kur Ti dhe shume te tjerë nuk bete as gek as më, un mbaja faqet e tera per ata që hipën mbi krahete e Malit Sharr! PO, jo poste nuk kerkova. Ashtu siç nuk i kerkova as strukturës tjetër politike qe me emroj, sepse, une pos fakultetit te kryer per 3, 5 vijova edhe Shkallen e trete në Universitetin e Kosovë, ku ti je student i perjetshem! PO do te mbarosh ! Doktor do te shpallin. Se mesues ishte pak! Ti ministri nen hije i caktimit te publikimeve te kulturës së shkatrruar, ku bashkveprove me Martin Treneskin! Se ai te kishte vendas dhe kush mund te te kalonte ty qe nga nentedhjeta e deri dita sot!
Por une kam mendimin dhe flas per kohen e dominimit te atyre pushteteve, qe ma shume te shpronesonin edhe materialisht edhe shpirterisht, sepse dominonte ideologjia! E di ku je ti duke paguar haje drekash e darkash me martinët? Po, cilen groshë ma pagove mjeran ndonjëherë? Ti e di se gjithmone lypes ke qenë dhe je! Kur ke pasur çorapë pa gris të veshish ?! I mjeri mjekërmorri TI!
Perse atehere mos te mundet njeriu te krijohet gjeni ne kete vend? Une te propozoj te jeshe gjeni. Kush i ka harxhuar çiflikët per shkarravina? Kush i ka borxh Arabati Baba Teqes ne Tetove qe 10 vjet mbi 10000 Euro? Kush e mori ne qafe shtypshkroinjen Tauli, te njeriut qe sot ec me kolicë, e ti nuk ia jep 20000 Euro, veprimtarit te dalluar Selam, qe u ngriyt te marre hak kunder Çokrrevskit qe beri tragjedine e 9 Korrikut në Gostivar ! Dhe e mori ai. Mos ishe ne shoqerine e tij ti qe e kishe shfrytezuar me nxjerrje gazetash e shkarravinash pa i paguar kurrë ? Ai gjalle eshte dhe do te te flasë nje ditë !
I nderuri rrebel Pelush, kush nuk i paguan mjetet te Arabella në Kërçovë ? Ka edhe shume vendet te tjera! Do të vijë koha te te tregojme per Mifestimet e perurimit per Mehmedali Hoxhen! Dhe per te jera...
Në aktivitetet qe beja une, ka pozicine shenimesh per gjithcka. Ne cdo kohe ua shpaloj! Do te arrish te japish pergjigjhe per keto. Sespe, nuk jane perndjekje keto. Jane borxhe!
Une them sinqerisht se dua te te shoh prane nobelistit me prejardhje nga Gostivari, Ferid Murati, i cili arriti te radhitet tek gjenitë. Por,ka nje problem ! JU eleminonit të mos behet i shperblyer Ismail Kadare, me romanin e tij per Kosoven, sepse konkuronin shkarravinat Tuaja Vjellja e Zorrëve. Si mund ta beja ate gje une kryetari i jurisë, qe me caktove te manipulosh! E si do te arsyetoja vendimin?JO! Mendoj se krijuesi duhet të persose metodat krijuese. Shpifjet tua nuk mbanin se Ai, Gjeniu i letrave shqipe, Kadare, ne kohen e demokratizimit te vendit,pati bere ndonje gabim! JO, se çiftat si ti më të veshtirë ia krijojnë rrethanat, dhe me e pambrojtur do t'i behej situata krijuese. Largimi i tij arsyetohet ! Edhe nese e pati po ate domethenie, se vendi i shqipeve , nuk i krijon gjenite, por i zhduk. Me çka e shperblyet ju krijimtarinë e tij? ! Per cilin krijuat nje manifestim. Por, per mellaset e mbledhur nga cdo ane, qe dalin nga shtepia e nuk dijne te kthehen keni bere. E bvertete eshte ! Dhe ata do t'ua sjellin lumturinë, ne mos ndodh e kunderta t'u varin per mjekrre!
Deshiroj te behet kjo veprimtari e juaja e perjetshme! Te riktheheni si nje Krisht i ringjallur! Po nuk e besoj se ju ishit në rrugen e arratisjes. Nje ze nuk bete per Kosoven! Nje ze nuk bete per çeshtjen shqiptare! Po ti mund te flasish, sepse Ballkani, ne pergjithesi, kurre nuk i ka dashur krijuesit. Keto raste egzistojne edhe tek popujt e tjere . Tek ata ku ti gjete rejhjen. Ja njeri nder shembujt eshte edhe Nikolla Teslla, i cili, po te mos arrinte te promovonte vlerat dhe ato t?i pranoheshin ne Amerike, ai nuk do te njihej. Une te njoftoj, se vepra ime e pare, u botua ne Biel - Biene në kohën ma te veshtirë te perndjekjeve. Nuk ishte Vjellje zorresh ajo! Ishte Poetika qe himnizoj Skenderbeun, Abdylin, Nolin, Mefailin, Sulltanën dhe shume te te tjhere shqiptare. Dhe anatemok Karamaçulat, qe te ra nuri Ty! Ndaj me te madhe e perqesh.! Dhe e lexuan mergimtaret. E promovoj Tirana! Nuk më promovoj Skoja ku ti ndodhesh i gjalli i vdekur, e pret te te zgjojnë nga mjerimi Gane Todorovski dhe Todor Çallovski, me te cilet i harxhove çifliget! Mua edhe m.... tua jap me vjen keq, se nuk e meritojnë !
Pajtohem me ty Pelush! Ne kohen tone ka rastisur te degjohen edhe shkrimtare qe i ka denuar me vdekje vendlindja! Salman Ruzhdie, per Vargjet Satanike, shpetoj fal mendimit per krijuesit e botes perendimore. Apo fal botes Angleze. Ashtu si Kadare, qe u be i njohur, dhe i shpetoj cdo ndalese nga censura, vetemevetem perse kritika franceze e ngriti ne piedestalin ku e meritonte. Por, nuk mbeti pa reagime deri tek vendi ku ndahet Nobli, dhe diplomacia shqiptare nuk e perkrahu, bile e perqeshi ! Ashtu si Ju qe perqeshni veprimtarinë time, te mbajtur me aq sa kam pasur mundesi. Por dije, se nuk ka keshill platformash ku nuk kam dhane idete, dhe ato kane qene per Bashkimin dhe Pavarsine! Si te ajo Shoate juaj e klanit te kulomeve dhe rrospiave! Se: I kam amanet nga neneplaka ime, bija e Jonuz Marës nga Jagolli, Harzia, e martuar me Sadikun, te rritur jetim, se babain ia vrasin tek Dëllinjat e Cervices qe te ka shpallë pa akrepë, e cila sa jetoj, jetoj me plagen e madhe per djalin e vrare nga komunistet e Rashtanit, ku yt at kishte pobratimët Si MIllani! Po ju e beni shkinë se ashtu u pelqen!. Por ka nje gje te shenjte, se ka certifikaten e lindjes ajo ku ka lindur, dhe po ate mbiemrin Oski te perkujdesur nga Yt Vëlla!
Krijuesit shqiptare nuk mund te krahasohen me Whitman dhe vepren e tij Fijet e barit. Nuk mund te krahasohen me Shakspeare. Por, nuk duhet anashkaluar deri aty qe te mos flitet se krijuesi gjeni nuk egzistoj ne token Arberore. Jo ! Ate e ka deshmuar Pelush Teneqja ! Ai mbeti i lavdishem se kurre nuk u mor me krijimtarine popullore !Ai bëri krijimtarine artistike qe neper krajatat e jetes, lirisht mund te thuhet se ishte" Sfida e shenjte"!. NUk mund te jete , Naim Frasheri, per gjithe ato qe krijoj, fal nivelit te tij intelektual, por, edhe nivelit te larte artistik,edhe pse me plot goje mund te themi se sot, standardi i gjuhes shqipe, ështe marre dhe nga krijimtaria e tij. Eshte Pelushi, qe lavderon Minqe Patllaken, Nusen me poshterke, dhe dashnoret qe ia sjellin muzën ! Por, ajo qe ishte me e madherishme, ky krijues, arriti të ngrise lart gjuhen shqipe dhe ta beje si gjuhe Perendie e baba Tomorrit me shterzimet dhe ofkellimat, edhe pse as në ëndërr nuk i pa! E si mund te beheshim ne provinciualistet qe punuam gjithkund ne ate sistem te zi, ama borxh dhe mashtrime nuk bemë! Atëherë çka ishin ky soj njerëzish qe e flisnin ate gjuhe Perendie duke bere prostitucion ne vargje dhe prostitucion ne jetë ? Mos ishin enxhuj?
E di perse aq fushata e ashpër hapet ? Kerkoj ne emeër të Pelushit të më shpallnin djall. Sepse Melez eshte kollaj. Kur te shpall nje i dyshimt edhe per nga gjithcka është e lehtë ...!
Per keto tentime te mohimit shqiptar, per dhunen dhe terrorin qe e bene pushtuesit mbi to, krijuesi shqiptar arriti te beje veprat qe kane nje nivel te duhur ne krijimtari. Por, nuk arriti per to te beje lëvdatat. Sepse, ne mospasje te institucioneve te mirefilleta qe i deshi koha, ne mos pasje te mundesive per t?u perkushtuar per vlerat e krijuara, ne mos pasje te rehatise dhe sigurise se tokes qe gjithmon e mbanin si monedhe kusuritje ne agjenden e vendosjes, Fuqite e medha, u be e pamundur te krijohen rrethana qe do te ndriconin edhe kete ane qe ndricon si xhevahiri! Cilin shkelqim do te kenin Pelush Teneqja JU?
Neper keto realitete te krijuara, po me te njejtin synim, po me te njejtat metoda, duke arsimuar shoqerine, dhe duke liberalizuar e demokratizuar marredheniet shoqerore, qe te krijohet edhe klima e nje humanizmi qe do te funksionalizonte gjithe mundesite e te shprehurit, do te arrihet , bile, shume shpejte do te arrihet qe te dale ne spikame gjithe ky vleresim. Sepse, edhe kur eshte heshtur, edhe kur ka pasur tendenca per ta zhbëre, si popullin po edhe krijuesin e vet, ai ka ditur te jape edhe heronjte, edhe kenget, edhe strategjine e luftes dhe te fitores. Poashtu ka ditur te jape edhe krijuesit qe kane qene sfida te shenjta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese Empty Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese (V)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 08, 2010 3:37 am

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese U1_FeritRamadani
PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE
Nga Ferit Ramadani
HAPËSIRA E KRIJUESIT SHQIPTARË
Nese bota ka arritur te hape horizonte te ndryshme per te arsimuar gjithe shoqerine, dhe per ata te krijoje kushte shume te mira, kjo gje nuk ngjet me Hapsiren shqiptare. Si ajo ka edhe shume vende ne Afrike edhe Azi. Ka edhe ne ca pjese te Evropës. Edhe ne Amerike e Australi. Por, te flasish per temperamentin e mbijeteses shqiptare, do te thote te analizosh ne hollesi gjithe rrjedhat. Edhe aty ku mendon se eshte keq, per hire te nje tradicionalizmi qe ka bazen tek nje lashtesi shume e paster dhe heroike, te shpie te analizosh gjithe segmentet e asaj, se si duhet kultivuar. Pavarsisht raporteve qe krijon Pelush Teneqja me shkpekllimet që arrin t'i beje.Atë e ka kuptuar Hapesira shqiptare !
Nese analizojme elementet krijuese te kesaj gjendjeje, ku shqiptaret nga relacione te ndryshme te perballjeve , kane ngec ne aspektin e krijimit te te mirave materiale. Edhe pse te vendosur ne nje siperfaqe me shume kilometra det, me male qe kane shumcka per karakteristike te ndihmojne zhvillimin, me fusha qe mund te japin bereqetin me forcen frytdhenese, me klimen qe eshte shume e pershtatshme, shqiptaret perjetuan shume tendenca te renieve. Po pas ketyre, ata u ndergjegjesuan te bejne ngritjen e lavdishme. Aty lindnin krijuesit. Aty lindete heroizmi. Dhe ai art i mbijeteses se tyre sot ka dhene nje spikame origjinale qe te trondise mendimet boterore. Keshtu ,po mos kishin ndodhur gjithe ato rrenoja luftrash nuk do te arrinte te behej romani Keshtjella , qe gjeniu i letrave shqipe te artit, Kadare, ka bere nje surprise ! Po e njejta ngjet me paraqitjen e romanit Gjenerali i ushtrise se vdekur . E si do te mund te radhiten shkarravinat e Pelush Teneqes, qe hidherohet perse nuk i jepen shperblimet! Nëse lexuesi i ndergjegjshem i merr ne dore veprat dhe i lexon, do te bindet se pos cilesise se letres , kopertinave, nje fjlae nuk del tamam! Poe ai kerkon te shpallet gjeni!
Kjo nuk eshte habi. Te tilla vepra qe spikasin elemete shume origjinale qe mendja e njeriut ne bote perjeton caste te gezimit, lumturise, per mbarështrim. Thua ka mundur te behet ndonje drame si Cuca e maleve? Po nje liber drame me ate narracion qe ka , por per qellimet qe shpreh ne perputhje te të gjithe atyre krajatave qe dominojne, dhe del si deshire per t?u ndryshuar, si deshira , e Dijes, kur klith ? Sikur te isha djale! Keto spikama, keto klithma, keto peripeti te jetes, kane zene vend ne nje shtrese te gjere te popullit ku erresira sa vinte dhe mbulonte skajet e drites. Ne ate shtresim, keto fluska apo, keto rreze dalin sikur bejne lufte te kote. Por, ia arrijne ! Sado qe te njejtet kerkesa te shqiptareve per nje jete, per nje puls me te shendetshem, per prurje ma me vlere, jane shprehur edhe ma heret tek De Rada, tek Samiu, Naimi, tek Veçilharxhi dhe te tjere. Jane shpreh tek Vaso Pasha i cili, me nje vetmohim ka bere qe Bardha e Temalit te behet nje deshmi vezulluese se si arrin te mbroje nderin dhe trimerine qe trashegonte nga te paret! Por se si do te dalin personazhe te nje niveli miket pa breke te Pelush Teneqes nuk e di ! Ato qe sapo ua nxjerr librin nga botimi, ua jep dhe honoraret, dhe nisen turr nga Shkupi te zejne Hotelin ku festojne . Ndersa Pelush Teneqja i mjeruar rrin e kruan mjekrren e mbushur morra! Nuk eshte çudi se kjo i ndodhi shpesh, por edhe ne netor te ketij viti. Ose ne korrik ku mikja poete i bente pushimet ne Liqen me pagesat e te mjerit!
Me te gjithe keto tendenca, Pelush Teneqja ka synime per risi ! Nuk eshte e keqe kjo se pastaj me risite sjellese te shprehjes lirike te mikeve dhe te gotave me vere, do te kalohen krijuesit, sic bie fjala me Migjenin, nje urragan lirik, i cili per kohen qe jetoj, mbeti pothuaj edhe ne stil, edhe ne jete po aq i ri, aq energjik, aq aktual. Por, ja që nuk ishte i stilit te Pelushit, me kackete ne koke, me mjekerr dhe me mike qe i rrijne rreth nen Rrap, e femijte i presin bukë ne binanë e madhe kotec ! Ai nuk eshte i stilit te Migjenit që per deshiren e tij qe te kishte nje grusht e t'ia ngjese malit qe nuk bezante, dhe nuk pranonte idene per te ndryshuar gjendjen e katandisur te mireqenies se gjithe popullit, per lumturine e nje numeri te vogel pushtetaresh, qe organizonin ahengje dhe krijonin strukturat se si te shtypnin permasat e gjera te popullit, por, eshte per mireqenien e tij te vet, per gotat me vere, per darkat me miket, per librat qe ua boton, dhe pastaj kur ngel si hu gardhi, thote se e perndjekin!
Jam i mendimit se krijuesi shqiptarë eshte forca origjinale qe ka interpretuar talentin e vet, dhe guximin per te gjykuar paraqitjen e atyre fenomeneve shemtake qe i binin mbi shoqerise dhe ia mbyllnin horizontin e zhvillimit. Ne kete kerkim , ne kete ndertim te kesaj Kalaje ndertuese, akoma nuk ka arritur te spikatet gjeniu krijues shqiptar. Por, ka perjashtime! Ka gjeni te vetequajtur! Si Pelushi!
Por, arritja e tij per tu vetquajtur gjeni ka te te beje nje me nje nderim te tille, sipas kengës :
Sa pata pula dhe qurana...
Por ,ai nuk ka pas shtrirje provinciale. Ai eshte Globalist! Ai eshte i integruar ne rrjedhat civilizuese dhe i duket se jeton ne Malrow ! Ai ka botekuptime tjeterfare me te gjithe! Ndryshe eshte nderuar krijuesi shqiptar ne Shqiperi, ndryshe ne Kosove. Nese ne Shqiperi, krijuesi duhej te pembush vlerat dhe te behej i pelqyeshmi i Biros politike, ne Kosovë, ishte po i njejti arshin qe pershtatshmeria krijuese shkonte ne perputhje me Lidhjen Komuniste. I ngrituri ne piedestal per vlerat e narracionit prozaik Sinan Hasani , ishte fituesi dhe i poerzgjedhuri i antologjive qe krijoheshin ne federalizmin titoist, per ate se ishte anetar i larte i Lidhjes .Te tille si ai kishte edhe nje varg krijuesish, qe bene perpjekje maksimale si te gjejne shprehjet , metaforat, simbolet, qe ia varnin si kurora Titos, qe te duket tribun lirie, ne kohen kur mbi shqiptaret zbatoheshin metodat e dhunes dhe terrorit. Ndersa Pelush teneqja i shpallur rrebel, gjoja se e perndjekin pushtetet, nuk e kuptoj perse ne kohem ma te rende ishte po aq i preferuar per maqedonasit. Ata i perkthenin veprat dhe e benin perfaqesues te letersisë. Sigurisht e kane pas me seriozitet, se per ato qe ka ne shkrime lirisht mund te behet tralala! Mire eshte te mendoje perse ishte aq i preferuar!
Por te tille nuk ishin te gjithe krijuesit . Bie fjala krijuesit shqiptare, shfaqeshin ne shume horizonte. Ata i paraprinin gjithe idese se si te arrihet deri tek liria. Organizonin aksione te ndryshme. Nje nder ta vlen te permendet Adem Demaqi i cili , duke paraqitur romanin ? Gjarpijt e gjakut? mori hijen e nje sfiduesi qe gjithe rinine e kaloj burgjeve. Kishte edhe te tjere si ai. Por , me tragjiku qe ra nga pritat dhe pergjimet ishte Jusuf Gervalla bashke me vellaun e tij Bardhoshin dhe Kadri Zeken, te vrarë ne UntergrupenBah te Gjermanise. Si nuk e degjova se Shoqata e udhehequr nga Pelush Teneqja, te mbante nje Ore Letrare?!!!
Nese analizojme keta krijues, duke ua bashkangjitur dhe krijues te tjere te lemive te tjera, do te bindemi se krijuesit shqiptarë jetojne me metoda provinciale ! Vetem Pelush Teneqja jeton si në Marllow...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese Empty Re: Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi