Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese

Shko poshtë

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese Empty Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 3:17 am

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese U1_FeritRamadaniPERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE

Nga Ferit RAMADANI

1. PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE

Janë krijuar dilema se si të përcaktohen krijuesit?!

Kështu
si zhvillohet realiteti , ne mesin tone, i preferuar eshte ai krijues
qe ka qenë në përputhshmeri me politikën dhe me sistemin. Kjo ka
alarmuar deri ne nje shqetësim, shtresat më të ndergjegjësuara të
popullit, dhe sot hapen horizonte debatuese. Për atë qe zhvillohet , a
ka bazë të vërtetë të krijimit të qendrave që mund te merret me
përgatitjen e gjeneratave. Me hapjen e mundësive per të krijuar vlera
te verteta të personave të arsimuar që, prej tyre të pritet një sfide
krijuese. Ndërsa, një analizë e mirëfilltë e krijimtarisë nxjerr ne
shesh se ata që patë të hapura dyert e redaksive me shkarravinat e tyre
te botuara si libra, mbahen gjalle dhe blerojnë me djallëzi edhe ne
kete kohë të transformimit. Sepse, nje transformim i tillë, ma shume u
shkon per shtati atyre bashibuzokëve te vetquajtur rrebelë, për të
mbajtur mjegullimen me shpurdhjet krijuese.


Kështu
siç ishim, nuk kishte mundesi të shenimit të një norme të lartë të
arsimimit. Qendrat Universitare kishin kritere te tjera, prej ku, më
lehtë dhe më shumë diplomoinin kinezët se sa te merrnin diploma
shqiptaret. Ishte për tu habitur perse gjithe ajo tendosje e madhe e
strukturave të Universitetit shtetror në Shkup, që me nje sjellje aq
rigjide, per nje gjysme shekull, krijoj shterngesa te ndryshme. Por
dihet një gje, se, në atë Universitet u regjistruan dhe kaluan gjithe
UDB-ashet. Edhe pse, rekrute te tille kishte edhe ne Universitetin e
Kosovës, ashtu si të perjetshmit studentë të sojit të Pelush Teneqeve
qe pergjonin gjithe ditën levizjet e studentëve !


Shqiptaret,
ma lehte diplomonin ne Slloveni dhe Kroaci, bile dhe ne Sërbi, se sa ne
Maqedoni. Pët t'u punësuar asesi, pos Pelushave që pa kryer asgje u
behej vend pine , ku merrnin rrogen, pa shkuar asnjehere ne pune ,
sepse kishin orarin e caktuar te pergjimeve!


Qendra
universitare e kesaj republike , kishte krijuar shume strategji, qe
kishin synim si te dalin me pengesën e zhvillimit të tyre. Kështu nga
Akademia e shkencave te saj, u hartuan plane edhe ma ekstreme se sa
Platforma e Vaso Çubrilloviqit… dhe Garashaninit. Si udheheqese, dhe si
dirigjuese e zhvillimit ne republike, ajo gjithmon synoj te beje
institucione te pastra maqedonase, të ngjyrosura me Pelusha ! Ashtu
ishte edhe Nova Makedonija që e mbante dhe e perkthente Pelushin përse
ai shkarraviste kot tema që ishin pordhe të ftohta!


Akademine e shkencave edhe sot nuk ka te punesuar shqiptar, pos nje
shqipfolesi! E nesërmja, sigurisht do ta zbulojë edhe Akademik Pelushin
aty edhe pse ai nuk e ka kryer normalen e abnormalëve, ndersa në
fakultet eshte student i perjetshëm!Por dihet se në shoqatën e
shkarravitësve shollodokë është i pazavendësuar!


Ohridsko leto, Pelushi merr pjesë , po në cilën cilësi, as Seida nuk e
di! Ato manifestime mbahet dy jave, jepen per muzikë xhez, dhe po
derdhen aq mjete sa nje Universitet shqiptare i Tetoves qe harxhon per
nje vit !Pelushi se sa merr prej tyre , mund te kumtojnë Radushat!


Tek
Mbremjet e poezise te quajtura Strushki Veceri, jane shpalle laureate
te ndryshem nga gjithe shtetet e botes, nga Serbia shume here, ndersa
nga Kosova nje, dhe asnje shqiptare nga Maqedonia . Pelush Teneqja
shkon shumëjherë ! Cilin shpërblim ia ka caktuar Todor Çollakoski e di
Fatka , ajo sy qiqrra e jurive të Bilbilave këndojnë e pëllumbeshat
shtërzojnë !

Këto
shembuj eklatantë kanë një nevojë te analizes, per te ndricuar
rrethanat perse ishin te tilla. Dhe, po ato rrethana perse ndikonin aq
barbarisht ne rrudhjen e mundesive zhvillimore te krijuesëve, te cilet,
duke mos pasur asnjefare mundesie per te krijuar, ngecnin te shpeshten
edhe nëper pengesat e procedurave te perndjekjeve, apo te burgjeve. I
përjashtojmë këto vitet e vjedhjes së Pelush Teneqes, që në emër të
shoqatës boton libra te personave që një varg nuk e kanë bërë vetë. Me
kohën do t'ia zbardhim të gjitha!


Pra, si mund te arrinin krijuesit të nxierrinin ne drite veprat letrare, kur per punen e tyre asnje mundesi e pageses nuk behej.

Po
te bejme krahasime , krijimtaria e maqedonasve, gjithmone ka qene ne
perkujdesje, po si krijimtaria e Pelush Teneqeve. Ndersa krijuesit
shqiptare te anatemuar. Ka pasur te tille qe ne bashkepunim me
sistemin, apo ne sherbim te policise letrare, nxorren ne drite veprat e
tyre qe ishin te mbushura me perkushtime per Titon, vetëqeverisjen dhe
deklamime te ndryshme qe i shkonin pershtati pamfletit qe e kerkonin
komitetet ! Por ata heshtin! Dhe per heshtjen që bëjnë ndoshta janë
penguar. Pelush Teneqja, akoma derdellin se është rrebel!


Kjo
ndodhi edhe neper botimet e librave shkollore, ku emrat e fshatrave,
toponimet,...,pastaj, historia, gjeografia, po edhe letersia,
mbusheshin me falsifikime. Bie fjala, nxenesi mund te mesonte per
Jovanoviç Zmaj, por jo per Naimin. Nxenesi mund te mesonte per Goce
Delcev, por jo per Emin Durakun, apo heronj te tjerë !Nxënësi lexonte
shkarravinat e Pelush Teneqes, pa ditur se ka poetë shqiptar, që nuk
janë Pelusha! Nxenesi mesonte se iliret jane barbarë, dhe se sllavet e
jugut kishin arritur ketu te sjellin civilizimin! Nxenesi degjonte
perbuzje per fene Islame, ndersa luftat e kryqezatave ishin shpetimtare
te civilizimit! Bile, sipas Pelush Teneqes, nxënësi mësonte se Minqeja
me Patllake eshte liridashës, edhe pse ai rrasi bashkëfshatarët ne
burgje, dhe me Ramazanin , dhe Beshirin , ndihmuan gjithë Ballistëve
t'u priten kokat, si Mefailit ! Nxënësi mësonte se shqiptarët ne
gjeografine e mbiemrit kane shtesa Oski, dhe per to kishte dhanë
kontributin e madh vllau i Pelush Teneqes i perkrahur nga Dushani!


Gjithe
keto reflekse te synimeve per te krijuar nje pamundesi krijuese, e
detyruan krijuesin e vertete, qe me pak vellim te veprave, te krijonte
nje domethenie te madhe. Po te shikohet Pirgu i lartë, per nga vellimi,
eshte nje roman shume i vogel, por ka nje prurje te fuqishme artistike.
Por, per Teki Dervishin, autorin e saj, kurre nuk u mendua per nje
shperblim.Sepse, shperblimet i takonin shkarravinës Varrimi i sorrave
të Pelush Teneqes. Sepse, ai sorra na quante Ballistet. Dhe per to
kishte marre pjese ne ate makabritet Minqe Patllakja!

Po
ashtu, njeri nder poetet markant , Abdulazis Islami, në vend qe te
shperblehej, ai u ndalua, dhe iu dogjën veprat e krijuara. Nuk do te
flasim per krijuesit qe dhan vepra te krijuara nga burgjet. Edhepse ne
ato rrethana te nje pamundesie, ata serish arriten te gjejne kohe, te
ruajne me kujdes shkrimet e shkruara neper letra te ndryshme, dhe
pastaj, pas daljes nga burgjet, te krijojne veprat, si Avni Elmazi me
librin Idrizova shtepia e ferrit, apo Shaban Xheladini , shumë herë i
burgosur shume vjecare . Këta nuk vinin në shprehje, se në Manifestimin
tadicional Ditët e Naimit , në Tetovë, flakej me inatë Abdul Azis
Islami, te shperblehet Pelush Teneqja me shkarravinën Vjellja e zorrve
! Dhe hidherohej i ziu perse nuk nominohet me atfarë filloksere
hskarravinë!


Prej
kesaj hallakame, ne preiudhen e krijuesve jane hapur kaptina te reja.
Per ato, kritika letrare duhet te beje çka mos, qe t’ua jape edhe
vendin qe e meritojnë . Sepse, ndryshe krijohej nje krijues qe pa e
perfunduar krijimin e merrte honorarin, ndersa tjeri, per botimin me
mundim te vepres se tij, ndodhete te hyjë burgjeve. Prandaj, edhe per
nga aspekti i trajtimit te veprave, edhe per nga niveli i tyre, edhe
per nga vlerat qe sjellin, eshte mire, qe per kriuesit te perpilohet
nje prezentim antologjik, ku pos autobiografise , do te mund te
paraqitej nje pjese e vepres se autorit, por e dhe vlersimi per vepren.
Do te jete nje sihariq, dhe nje pune plotesuese, qe te perfaqesoje nje
pjese te krijueseve te anatemuar. Edhepse Pelush Teneqja turret të dalë
me Antologji që do ta promovojë nën Rrap, sepse, po ai Rrapi ia harxhoj
gjithe pasurinë te cilën e quan çiflig. Dhe tani çifligari që harxhoj
dhe mirasin e Sefadinit dhe te Demires, ka mbetur një bjerrakohëm pa
brekë në prapanicë. E Seida, rreshk lekurën vetë në bregliqen...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi