Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: KËNGË PËR QIRAGJINJËT

2 posters

Shko poshtë

Shaban Cakoli: KËNGË PËR QIRAGJINJËT Empty Shaban Cakoli: KËNGË PËR QIRAGJINJËT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 08, 2010 10:19 pm

Shaban Cakoli: KËNGË PËR QIRAGJINJËT 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_n


Shaban Cakoli: KËNGË PËR QIRAGJINJËT

Në migrimet e përkohëshme, në komunat e Kosovës, përfshihej një
numër i madh i popullsisë në migrime lokale (fshat-qytet, fshat-fshat)
dhe migrime të jashtme ishin ato sezonale dhe vjetore në shtetet të
Europës si punëtorë me punë të përkohëshme jashta atdheut, tregëtarë,
studentë, etj.

Faktorët të cilët i kushtëzonin këto lëvizje ishin më tepër të natyrës
socio-ekonomike. Në këto migrime të jashtme (sezonale dhe vjetore) në
Komunat e Kosovës emigronin grupmosha të afta për punë të gjinisë
mashkullore, (shumica së bashku me familjet e tyre të ngushta).
Në Komunat tona një numër i madh i popullsisë emigronin më shumë në
shtetet e Europës (Gjermani, Zvicër, Dabimarkë, Francë, Itali, Austri
etj) për çështje të punësimit me qëllim që ta rrisin standardin
jetësorë. Shumica e këtyre emigrojnë dhe gjendeshin me punë të
përkohshme në vende tjera, mirëpë shumë nga këto do të shndërohen në
emigrues të përhershëm, pasi që në vend nuk shihet ndonjë perspektivë e
afërt më e mirë. Këto lëvizje kishin edhe efektet pozitive dhe
negative. Si efekt pozitiv ishte përmirësimi i gjendjes materiale dhe
ekonomike, ndërsa efekti negativ ai se këto lëvizje lenin pasoja te
metejme te paparashikuara.
Numri më i madh i popullsisë ishte i përfshirë në migrimet ditore, në
këto lëvizje përfshiheshin një numër i madh i punëtorëve, nxënësve,
studentëve etj. Ata udhëtonin çdo ditë prej vendit ku jetojnë deri te
vendi ku punojnë mësojnë etj, dhe pastaj kthehenin në shtëpi.

Migrimet ditore në komunat e Kosoves , lëvizjet realizohen në drejtimin
fshat-qytet dhe anasjelltas. Punëtorët e këtyre komunave të cilët ishin
të angazhuar në punë shtetërore vendin e punës e kishin në qytet, ato
për çdo dit të punës emigronin prej fshati për në qytet dhe ktheheshin
prap (këto janë numër i vogël). Kurse numrin më të madh të punëtorëve e
përbënin punëtorët fizik të të angazhuar në ndërtimtari, në bujqësi dhe
blektori, këto kanë drejtim tjetër të lëvizjes prej vendit ku jetonin
deri te vendi ku punonin, arat punuese.

Frekuentimin më të madh të migrimeve ditore e përbënin nxënësit dhe
studentët e Komunave. Lëvizjet e nxënësve të shkollave fillore ndodhin
në mes fshatrave brenda komunës, kurse nxënësit e shkollave të mesme
lëvizin prej fshati në qytet drejtë shkollave të mesme që ishin nëpër
Kosovë Ndërsa studentët lëvizin në drejtim të Universitetit
tëPRISHTINëS_. Në migrimet ditore fshat-qytet gjithashtu përfshiheshin
popullata e cila emigronte në qytet mbrenda ditës për nevoja të
ndryshme psh në farefisni (në raste solemnitetesh familjare), në
spitalin e qytetit (për kontrollim shëndetësorë), dhe frekuentimi më i
madh për në qytet ndodhte gjatë ditëve të tregut, ku popullsia
furnizohej me artikuj të nevojshëm për ushhqim nga tregu i PRISHTIËS.
GJilanit,Mitrovices,Pejës etj...
Prap kategoria më e rëndë e këtyre lëvizjeve ishte kategoria e të
rinjëve të cilët për shumë shkaqe vinin nga fshatrat në qytete.E keqja
ishte se ata nuk kishin shtëpi të tyre,nuk kishin mundësi blerje
shtëpishë,por detyroheshin të paguanin banesa private me çmime të
mëdha,në bodrume të errëta,pa kushte jetese,me një fjetje pa
kushte,ushqim të dobët,ftoheje nëpër bodrumet pa mjete nxemëse,dhe
shpesh trajtime jo të mira nga pronaret e shtëpive,nxjerrja e
familjarëve në rrugë......Për këtë shtresë të vuajtur të një pjese të
popullsisë këngëtari ynë Demir Krasniqi këndoj me dhimbje,tekstin e
këngës po ua japim në vazhdim.


Shaban Cakoli: KËNGË PËR QIRAGJINJËT 18147_1166808420464_1535548066_30387112_7925052_n
KËNGA E QIRAXHIUT

Kush ka grua e kush ka fëmijë ,

E nuk ka tokë , as shtëpi –

S’e len malli bukë me u ngi ,

N’ shtëpi t’ huaja – qiraxhi !

Kush e ka shtëpinë e vet –

Është i lumtur plot shëndet .

Qiraxhiun e përvëlon malli –

N’ shtëpi t’ huaj – n’ varr për s’ gjalli !

Mysafir , kur t’i vjen dikush –

Skuqet , zihet , si zorrë n’ prush !...

Jo, aspak s’i vjen mërzi –

Por nuk ka vend ku me e shti !

Zoti i shtëpisë , vëzhgon karshi –

Kush po del e kush po hi ?!

-Një gozhdë n’ mur me ba me e ngulë –

Ta heq kryet , sikur pulë !”

Po e bleve ndo ‘i jorgan –

Menjëherë ta ngritë qiranë !

Një buzëqeshje po e bëre –

Thotë: “Nuk je në shtëpinë tënde!”...

S’ çohet jeta n’ shtëpi t’ huaj ,

Mezi pret me u ndërrua muaj !

Por i pari , vjen shumë shpejt –

Kah me e nda atë rrogë të shkretë?!

Demir KRASNIQI

Shaban Cakoli: KËNGË PËR QIRAGJINJËT 18147_1166808860475_1535548066_30387113_211083_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shaban Cakoli: KËNGË PËR QIRAGJINJËT Empty Re: Shaban Cakoli: KËNGË PËR QIRAGJINJËT

Mesazh nga viola Sat Jan 09, 2010 12:43 pm

si gjithmon pergezime miku im shkrimet e tuja kundermojn gjithandej
respekte
viola
viola

Numri i postimeve : 5
Registration date : 27/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi