Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: KËNGË BILBILAVE MËRGIMTARË

Shko poshtë

Shaban Cakoli: KËNGË BILBILAVE MËRGIMTARË Empty Shaban Cakoli: KËNGË BILBILAVE MËRGIMTARË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 12:57 am

Shaban Cakoli: KËNGË BILBILAVE MËRGIMTARË 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_n

Shaban Cakoli: KËNGË BILBILAVE MËRGIMTARË


Plaga e kurbetit te shqiptarët zanafillen e ka shekullore,plagë e cila ka shkaktuar dhe shkakton dhimbje,dhe dhimbjet
do të vazhdojnë gjithnjë deri në menjanimin e shkaqeve që na shtynë në këtë rrugë gjarpër.Hapësira shqiptare ishte e madhe
dhe do të kishte qerdhe për të gjitha shqiponjat,një vend plot begati që shqiptarëve ua dhuroj perendia,por nga lakmia
ua morën lugetërit pushtues me ndihmën dhe përgëdheljen e Fuqive të Mëdha.Pushtuesit e gllabëruan dhe e varfëruan ,e ndanë dhe
e copëtuan Hapësirën tonë të madhe shqiptare,na vranë në pragjet tona
vetëm që asnjëherë nuk ua dham pa rezistencë ate që ishte e
jona,na burgosën,na përndoqën,na lanë të pa arsimuar e të varfur,që të
bëhemi shërbëtor të tyre për një kafshatë dhe ate kafshatën e tokës
sonë.

Në këtë mënyrë dikush i përndjekur nga rexhimi fashist,dikush i
përndjekur për një kafshatë buke,shtuan turma që nuk ndaleshin,që me
një trastë në
shpinë mirrnin rrugën e të mallkuarit emër kurbet.Kjo rrugë ka
shkaktuar dhimbje tek familjet e tyre,miqët,tek rrapsodi dhe
intelektuali ynë,të cilët
secili në mënyrën e vet e ka përshkruar këtë dhimbje.Se sa peshon
dhimbja e kurbetit më së miri gjithnjë e kanë kuptuar ata që e kanë
përjetuar nën lëkurën e vet,por sido që ishte,dhimbja ishte
gjithëkombëtare.

Mërgimtari i asaj kohe,me kohën e sotëme kishin dallime,sepse atë botë
kontaktet me familjarët për mërgimtarët ishin të pamundura,në njerën
anë shumë nga
mërgimtarët nuk dinin shkrim-leximin,por edhe të dinin nuk guxonin të
shkruanin se më pas do të ndëshkoheshin familjet e tyre nga rexhimet
pushtuese.
Atë kohë për fatin e mërgimtarit nuk dihej,shumë kanë mbetur në dhena të huaja,shumë kanë vdekur në dhena të huaja,

shumë fëmijë nuk njohur kurrë prindërit e vet,shumë gra pritën burrat
që nuk iu kthyan kurrë.Këto dhimbje,këto shprehje malli m♪7rgimtarët në
pamundësi të tjera i kanë shprehur mes simboleve,si psh
zogjëve,dallëndysheve,fluturave,luleve
duke biseduar nga malli me to,duke i porositur të shkojnë te të afërmit
për dërgim porosish,edhe pse mërgimtari e dinte se kjo është e pa
mundur,por kështu ngushëlloheshim me shprehjen e mallit të tyre.


Një shprehje malli në këtë mënyrë e kemi hasur tek letrarët e mëdhenj
asaj kohe si psh"Lulja ime","Shko dallëndyshe"etj.Po edhe rrapsodët
tanë i kanë kënduar dhimbshëm,si psh.Shkojnë vaporrat,
gurbetgjinjë të humbur e tretur,e kështu me radhë.....
Këngëtari ynë Demir Krasniqi me një dhimbje të madhe ju ka kënduar
mërgimtarëve,ai ka një tufë këngësh të dhimbjeve në këtë drejtim,por ne
po marrim njëren prej tyre,ku vërshimin e të rinjëve drejt rrugës të
kurbetit eshihet diqka
ndër dhimbjet nga që përjetoi kombi ynë,kurse detyrimin e të rinjëve e
vërente si humbje të madhe,kurse ata që detyrohenin të iknin i quante
bilbila.

Se si e ka përshkruar ai është e tepërt të flasim se më tepër flet kënga e tij që po japim në vijim.

Shkojnë bilbilat tuj flut’rue ,

Për fole, shkojnë tue vajtue !

Vajtojnë çerdhe, male e thera –

Kanë marrë rrugë për dhera tjera !

Lamtumirë, foleja ime ,

Ty, po t’ lamë me mallëngjime !

Shkojnë bilbilat për hava –

Për vend t’ vet po shkojnë tue kja !

N’ dhera t’ huaja donë me ra –

Ndoshta s’ mujnë ma me u pa ?!

Lamtumirë, vendlindje e vjetër –

Prapë do t’ vijmë në verën tjetër !

Shkojnë bilbilat renda – renda ,

Për Atdhe tue ju djegë zemra !

Për Atdhe që ia kthyen shpinën –

Në vetmi e lanë vendlindjen !...

Lamtumirë, vendlindje e vjetër –

Prapë do t’ vijmë në verën tjetër !



Shaban Cakoli: KËNGË BILBILAVE MËRGIMTARË 18147_1167263911851_1535548066_30387888_5943648_n




Shaban Cakoli: KËNGË BILBILAVE MËRGIMTARË 18147_1167254071605_1535548066_30387881_3397896_n

Shaban Cakoli: KËNGË BILBILAVE MËRGIMTARË 18147_1167255991653_1535548066_30387884_6756987_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi