Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enertin Dheskali: -Cikël poetik- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali

Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Cikël poetik- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali Empty Enertin Dheskali: -Cikël poetik- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 10:14 pm




Enertin Dheskali: -Cikël poetik- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali 13941_101127166578730_100000443426890_30418_840664_n




Enertin Dheskali: -Cikël poetik- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali

-Kohë moderne-

Përtej revolucioneve të heshtura lodhen ditët,
Me gjak të tharë në thonjtë e pushteteve,
Që ndërrohen nën zhurmën vrastare
Që vret klithmat
Pa patur mëshirë për vuajtjet e njerëzve.

Çarçafët e kohës janë zhytur në baltë,
Llogoret dhe plumbat u terën në parajsë,
Në vend të shpresës, tani urrejtjen e blejmë,
Me çmimin e jetës, të zhytur në inflacion.

Kohë boshe, kohë e shtrenjtë, pa shkëlqim,
Mbushur me arna dhe kurvëri politike,
Përroi i së ardhmes përjeton tjetërsim,
Përtej dallgëve të kësaj kohe modernike…

10. 07. 2009

-Shqipëria-

…Ca fusha të gjelbra, si qilima të mëdhenj,
Që këmbët në Adriatik lajnë,
Më tej, ca male të lidhur përdore,
Gjysëm të mbuluar me të bardhin jorgan,
Varfëri dhe dhimbje,
Krenari dhe amshim,
Kjo është Shqipëria ime,
Dheu im…

13. 07. 1999


-Kjo dashuri-

Kjo dashuri i shkriu të gjithë akujt,
Antarktidën e ktheu në një shkretëtirë,
Në planetin e ndjenjave qajnë kujtimet,
Imazhi yt mbi kohën rri shtrirë…

2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi