Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enertin Dheskali:Dy poezi-Marre nga vellimi i dyte poetik, "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, globusr2009, Enertin Dheskali

Shko poshtë

Enertin Dheskali:Dy poezi-Marre nga vellimi i dyte poetik, "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, globusr2009, Enertin Dheskali Empty Enertin Dheskali:Dy poezi-Marre nga vellimi i dyte poetik, "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, globusr2009, Enertin Dheskali

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 09, 2010 12:03 am




Enertin Dheskali:Dy poezi-Marre nga vellimi i dyte poetik, "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, globusr2009, Enertin Dheskali 13941_101127166578730_100000443426890_30418_840664_n




Enertin Dheskali:Dy poezi

Marre nga vellimi i dyte poetik, "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, globusr2009, Enertin Dheskali

-Rruga e viteve-

Akrepat e hekurt të viteve
Rrokullisen ngadalë në rrjedhën e kohës,
Pas
Vetëm ndryshk lënë,
Nëpër ca gjurmë që s’mund të fshihen,
Nëpër ca gjurmë vdekjeje
Ku kufomat vetëvarrosen
Mbuluar me pluhur gri.

Vite të egra,
Vite me plagë
Që vrasin, lindin, vrasin.
Në çdonjerin prej tyre
Bubullin një Çernobil,
Duke lënë pas
Re smogu atomik.
Në çdonjerin prej tyre
Një Vjetnam,
Një Bosnje,
Irak, Kosovë, Palestinë…

Rrajshtagët rrëzojnë dhe ngrenë flamurë,
Ndryshojnë mbretëritë,
Koha
S’paska frikë nga ndryshimet.
Akrepat e viteve rrokullisen
Duke shtypur nën vorbull
Kohën.
Pas
Vetëm vija gjaku lenë,
Vija gjaku
Që përsëriten e përsëriten
Pafundësisht…

05. 08. 1998

-Akuarel-

Një penel është harruar mbi buzën tënde,
Të qershinjta janë faqet,
Djegin nga afshi i ndjenjave.

Sytë e gështenjtë me bisht
Luajnë me dritën
Dhe përcjellin grimca buzëqeshjesh
Që ndjellin ëndrrën.

Atij që të vizatoi kaq bukur,
Ti i fale pranverën…

09. 08. 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi