Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enertin Dheskali: -Zëri i Rozafës- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali

Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Zëri i Rozafës- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali Empty Enertin Dheskali: -Zëri i Rozafës- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 11, 2010 5:20 pm




Enertin Dheskali: -Zëri i Rozafës- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali 13941_101127166578730_100000443426890_30418_840664_n


Enertin Dheskali: -Zëri i Rozafës-
Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140
poezi, 2009, Enertin Dheskali



Kalimtar i heshtur që troket me psherëtima
Në tavanin e qiellit mbushur me re,
Mua s’më trembin të ngratat vetëtima,
Që bien me vërtika përmbi dhe.

Më tremb zëri i foshnjes nëpër kohë,
Malli më djeg në gjirin e bërë gur,
Qumështi që rrodhi, përzier me lotë,
U bë llaç dhe mbrujti këtë mur.

Kalimtar i heshtur që sytë hedh mbi mua,
Pse i mbajte hapat, çpo mendon?!
E dëgjove zërin e djalit që mu zgjua
Dhe nga lumi i shekujve ma solle pranë?!

Mjergulla që po bie, është brenga ime,
Mbi këtë qytet do të përkëdhelë çdo gur,
Me puthje malli dhe lotë të tretur vese,
Do çmall foshnjen time që se pashë më kurrë.

Kalimtar i heshtur që troket me psherëtima
Mbi portën e këtij qyteti të gurtë,
Djali do më rritet e do të rrisë trima,
Me qumështin tim që do rrjedhë përjetë.

08. 03. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi