Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a

Shko poshtë

Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Empty Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 11:33 pm

Përshëndetje të nderuar/a

Tani tejkalova
komentet,pra radhën ato do vinë të kompletuara më pas Xuni

Miqësisht Xuni

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Më 07.01.2010--

Përshëndetje z. Kabashi


Duke menduar se edhe ju
z. Kabashi si shumë tjerë po reflektoni durim-lëshimet e imponuara për hir të
diqka më shumë se sa karakteri i tyre personal,pra për hir të mos rënies në
kurth të cilën na kanë përgatitur sa kundërshtarët tonë po aq ne vet njëri
tjetrit,pikërisht duke i luajtur truke njeri tjetrit deri në shkatërrim nervash
dhe pastaj të detyrohemi ta mbajmë në qafë viktimën në këtë rast Kadi Osmanin.


Unë para më shumë se
tetë (Cool vit kam thënë :


Kadriun duhet duruar
ngase i ka plasur ithati të cilin ja kanë sjellur jo pak edhe truket dhe
lojërat më të ndyra çfarë ia kanë bërë dosa shokë... Në po këtë gjendja e kanë
pas sjellur edhe një veprimtar tani të ndier nuk e di sa e ke njohur Rrustem
Mahmutajn,veprimtar por jo i pendës të cilin ,patriotë e veprimtare “ të
maskuar ilegalist e futen në kredi bankare për aktivitetet e lëvizjeve të
ndryshme dhe kurrë nuk u morën më të,derisa u çmend dhe vdiq pa sharë askënd.


Pra Salih,unë kam lexuar
edhe më shumë se sa ju na ofroni mbi çfarë Kadriu shkruan për ju,por heshtja
juaj më ka mbushur mendjen se vërtet gjerat i ke kap më bazë. Unë jam kundër
heshtjes,madje nëse nuk reagohet a e din se çfarë tjetri shkruan për ty,të
bëftë mirë,por jo më Kadriun e ndonjë tjetër nesër i cili vështirë të i
përballoj shpërthimit të ithatit e të mos stërpik ndonjë për rreth...


Salih, beso shumë më
mirë kishte qenë të shkruash për 1001 faqe të zeza për njerëzit ish shokë tonët
tani në maja të pushtetit e që trajtohen si të shëndosh t`paktën para opinionit
dhe na komprometuan si gjeneratë e rezistencës !!!se sa të i kundërvihesh Kadi
Osmanit i cili po avullon nga plagët e ithatit që i ka shpërthyer.


Sa i përket dobësisë pse
Kadriu të ka ndërhyrë mes kundërshtive që ke me vëllain Bajram Kabashin për
shkak të konvertimit që bëri nga i besimit Islam në atë të krishterë,këtu unë
të drejt ju japi ju si vëlla i Bajramit,por pa dashur të implikohem në çështje
të vullnetit të Bajramit. Unë atij,pra Bajramit i kam thënë se nëse vërtet
ndihësh shpirtërisht dhe je më afër stabilizimit shpirtëror nuk ka gjë të
keqe,çështja e besimit është komplet e lirë dhe çështje personale,por nëse ke
pas prirje tjera pa dallim,politike,diplomatike,sigurie a biznesi,atëherë
haram.


Ju Salih,keni pendë të
shkëlqyer,keni edhe sensin e humorit,po edhe toleranca nuk ju mungon por ama
edhe njeri pa inate nuk je. Pse ta them edhe këtë të fundit :

Para dy tri dite në
njërën nga temat mbi rekordin e arkitekturës dhe ndërtesës së lartë 828 m në
Dubai ju ke kundërvënë tepër ashpër një
anëtareje të facebook-ut. Unë ndërhyra shumë butë e më taktikë e
detyrova atë të tërhiqet dhe kërkon falje publike,gjest i rrallë ky tek
Shqiptarët. Ju prap nuk u ndalët derisa më inatin që shprehe plasuat foton tuaj
në profil si një sheik,muxhahedin apo ndonjë Jaser Arafat. Kjo po ashtu nuk më
ka pëlqyer dhe fillova e po
përgaditi një përgjigje
formë humori por jo pa kuptimin tim kritik. Kur lexova në linkun tjetër se si
tani e sa ditë veç ishe përgatitur me mjekrën tuaj vetëm për këtë foto,këtu u
ndala e nuk e lëshova këtë që tani po ju dërgoj pak si humor por edhe jo pa
mesazh për aq sa ma thotë mendja por pa qëllimin e keq. Tani kur u lute që
Kadriut të i shpëton kapuçi prap me impresionove ta lëshoj por jo në Facebook.


Citat Salihu:

(Coftani do të përmbyset
e do të përmbytet heroikisht në pellgun e ujërave të zeza. Ishalla
i shpëton kapuçi i tij tërësisht i pafajshëm!).


Salih ka kohë për të mos
thënë kam harruar që kur jemi shkruar më E.Mail adresa,në facebook kemi pasur
shkëmbim komentesh ka dashtë zoti për mirë e jo për keq. Tani pozitën tuaj
shpirtërore e kuptoj...Nuk jam për të sharë njërin dhe lavdëruar tjetrin aq më
tepër kur nuk jeni të njëjtë më asgjë por jo edhe për të ju ndarë ngase kjo po
na kushton,po na kushton nga vet fakti se të ndarë e përçarë jemi tepër.


Salih,besoj e kupton
drejtë këtë që e pata përgatitur e nuk e lëshova por ja tani sikur po më
imponohet të them diqka më shumë në vend se të shkruaj .


Ju përshëndet dhe uron
mirëkuptim Xuni


Vazhdo—poshtë foto





Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Clip_image002





Të gjithë këta janë shqiptar por nuk po mund
të merren vesh dhe kurrë nuk po rrinë në të njëjtat istikame aq më pak në të
njëjtat fjalë .Besa Shqiptare dikur ishte e fortë po sot ?..





x


Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Clip_image004





Nëse lëvizni po ju paralajmëroj se plisin ua marr dhe nuk do ta keni më
.






Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Clip_image006





Pa plisa edhe bënë,por jo të më lëvizni herë nen këtë plis,nën atë
kapele apo marama e shalla të Arafatit.






x








Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Clip_image008 Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Clip_image010





Ne nuk po kërkojmë aq transparencë të tepruar nga ju,por tërë kjo hapje
e zëmrës edhe kapërdihet disi.





Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx


Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx


Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx





Nr-2-





Më 08.01.2010---





Reagim :





Përshëndetje të nderuar





Në këtë top listë adresash po vërej disa emra të cilët nuk jeni në top
listën time të E.Mail adresave më të cilat tani e shumë vite mbajmë lidhjen më
opinionet tona të rregullta. Kjo edhe më shtyri të ju lajmërohem dhe informoj
se foto-teksti i artikullit dhe nënvizimet ishin nga arkivi im si dhe publikuar
në një pyetësor si formë loje shpërblyese.





Unë vërtetë vazhdoj të jam i sabotuar dhe dënuar nga mediat pa dallim
të shkruara,elektronike apo Ueb faqe të shumta,por edhe të përdorët ky foto
dokument duke e ditur se nga cili arkiv erdhe dhe tani të më dërgohet edhe në
adresën time pa u falënderuar apo kërkuar ndjesë për përvetësimin e dokumentit
!!! kjo vërtet nuk ka si të kuptohet ndryshe veçse të thuhet,se ti Xun do të
mbetesh në errësirë bashkë me krejt materialet e arkivit tuaj...Kështu me
paralajmëronin edhe në qat debate me nofka,por realiteti kur bënë më shpërthyer
ai përmbys gjitha dhe harron këto izolime çfarë i janë bërë realitetit dhe
vazhdon tutje.





Nëse u bë ky publikim në këtë ueb faqe dhe në këtë formë për të cilën
mbi dhjetë (10) reagime po edhe telefonata kam pas duke më pyetur : Përse nuk u
publikua t`paktën edhe realiteti i pyetësorit bashkë më tekst-përmbylljen tuaj
?. Unë pata vetëm një përgjigje :





Të mirë e as të keqe personale më këtë person e as më Ueb faqe nuk kam
pas kurrë,sa dukët që kur është kjo ueb faqe,vetëm njëherë ka ,,gabuar”dhe ka
publikuar një artikull timin mbi arrestimin e Albin Kurtit dhe më pas sipas
përvojave por jo se e konfirmova,besoj ka pasur një intervenim
kirurgjiko-informativ që kurrë emri i këtij personi nuk bënë të jetë në
,,Pashtriku org”kjo edhe ka zënë vend më besnikëri. Pra vetëm për këtë shkak
nuk është bërë publik t`paktën edhe teksti im përmbyllës si PSh:







Mbyllja e Lojës –Pyetësorit –28.12.09







Ja se artikulli i fortë ka çmim,qoftë nga kundërshtari apo nga e
kundërta !!!


Autor ishte Enver Maloku në të
përditshmen ,,Bota Sot” 20.10.1998,i majtë apo i djathtë,i qendrës apo në
shërbim të së vërtetës së vonuar këtë nxirreni ju.





Të nderuar/a anëtar/e të
facebook-ut





Unë,nga natyre që kam jo tani por gjatë gjithë jetës time kam tentuar
që gjërat të cilat unë i kapi dhe nuk më besohet në realitetin që them ,atëherë
ta gjejë formën se si të bindet tjetri pa u marr edhe aq shumë më mendjet e
fjetura të cilat nuk më kuptojnë,madje më bëjnë të dyshoj në realitetin tim.





Kësaj radhe në faqen tonë facebook po edhe për mes top listës me adresa
elektronike jo pa qellim testova kujtesën e shumë gazetarëve,publicistëve e në
veçanti analistëve apo historianëve të cilët nuk i kemi pasur kurrë,veçse
prezantimi i tyre mashtrues ka qenë firma gazetar,publicistë,analist.e të
ngjashme. Kjo nuk është fyerje por është një realitet të cilin jeta praktike
deshëm ne apo jo po e dëshmon këtë fatkeqësi për vendin dhe popullin tonë.





Nuk jam armiqësuar kotë dhe pa arsye më mediat të cilat çfarë thonë dhe
bëjnë sot nuk thonë dhe nuk bëjnë nesër. Të tilla i kemi pasur dje,mjerisht i
kemi sot si media krejt servile dhe tepër të përkulura para pushtetarit sot
ashtu si para pushtuesit dje. Kjo është ajo e keqe e cila ka viktimizuar
gjeneratë pas gjenerate dhe në fund kurrë nuk përjetuam një llogaridhënie por
gjithherë gazetari,publicisti,analisti,politikani ishin dhe mbeten të tillë pra
vetëm emri i tyre por jo puna,jo vepra e cila na mungoj.





Gazeta ,,Bota Sot” do ishte mirë që si artikull postëmortum të autorit
tani të ndjerë Enver Maloku ta boton po këtë artikull e jo të i largohet dhe
bënë të harrohet ky sikur nuk e ka thënë publicisti Maloku.





Pastaj do ishte mirë sikur hetuesia ta përdor si pistën bazë të
atentatit,po këtë artikull i cili tregon shumë çka mbi politikën dhe
politikanët tonë të krimit. E kanë vrarë ata pse z.Maloku po i tradhton në vinë
politike të cilën e ndoqën ndërkombëtar e vendor për kaq vite,apo e kanë vrarë
këta të cilët u frikësuan se më pendën e tij z. Maloku po u hynë në fitoren e
cila nuk kishte si të mos dihej!!!,jo si
meritë e tyre por e popullit dhe rrethanave politike të cilat kishin përmbysur
gjitha rregullat e paqes së rrejshme që po ndiqej në kurriz të këtij populli.





Gazetar,publicist,analist e historian të cilët mjerisht janë të
kidnapuar jo vetëm nga krimi politik sa nga shpirti i tyre i shitur për ta dhe
në llogari të politikës kriminale. Tani le të vazhdojnë,por kohërat serosh do
ndryshojnë,llogaridhënia do jetë e pa shmangshme ngase nuk lejohet që fitorja
të kthehet në humbje pikërisht për shkakun e jo llogaridhënies dhe avazeve të
vjetra më të njëjtat elemente krimi.





Besoj se ju kam paralajmëruar më thirrjet çfarë u bëja në pyetësor,se
nëse heshtni me qellim apo pse nuk i dini përgjigjet nuk do ju fyej por
realiteti i hidhur që do ta dëgjoni do ju dukët fyerje. Pra gjithë kjo nuk
ishte fyerje por një realitet i cili duhet thënë,pranuar dhe të merren masat
për ta ndryshuar gjendjen. Shkrimi mbetet,arkivi ringjall njerëzit qoftë për
veprat e mira qoftë të turpit,dosjet gjithashtu në mos sot nesër do jenë ato të
cilat do e ndalin konfliktin mes nesh duke u kokorizur në veprat patriotike pa
kriterin patriotik.


Para dosjeve kaq të bllombuara nga gjitha anët,ne mundemi dhe duhet të
fillojmë ballafaqimin në ato raste të cilat janë më prioritet për ta zhbllokuar
gjendjen.


Të nderuar publicist,gazetar,analist e historian edhe pse aspak në
nivel profesional,shumë të pa mëshirë ndaj veprimtarëve,më në fund dua të ju
uroj punë,angazhim,pse jo edhe sakrifica dhe fate të mbara në ndryshimet e
radhës





Miqësisht Xun çetta


Më 28.12.09 Luzern





Xun26@hotmail.com


www.info-cetta.blogspot.com





Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx








Me rastin e 11 vjetorit të vrasjes së gazetarit Enver Maloku





NË PËRKUJTIM TË GAZETARIT ENVER MALOKU






Enver Maloku lindi në
fshatin Bradash të komunës së Besianës (ish’Podujevës) më 1954. Shkollën
fillore e kreu në Bradash e Bajçinë, gjimnazin në Podujevë, kurse studimet për
letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Një kohë
ka punuar arsimtar në shkollën fillore të Bradashit, kurse prej vitit 1979 ka
punuar në Televizionin e Prishtinës, në programin e kulturës. Nga viti 1993 ka
qenë udhëheqës i Qendrës për Informim të Kosovës. Maloku për gati gjashtë vjet
e udhëhoqi QIK’un, e cila kreu punë jo vetëm në rrafshin e informimit në
Kosovë, po edhe të profilizimit e promovimit të gazetarisë kombëtare e kritike
politike. Puna e z.Maloku, qëndrimi i tij kritik ndaj aktualitetit, por edhe
qëndrimi në krye të një institucioni që po mbante barrën kryesore në informimin
për jetën, luftën dhe mizoritë serbe në Kosovë, e vunë atë dhe familjen e tij
para një varg kërcënimesh dhe rreziqesh. K
ështu, në
korrik të vitit 1998 Maloku i shpëtoi një vrastari të panjohur, që po e priste
për ta vrarë përpara banesës së tij në Prishtinë. Por, në pasditen e 11 janarit
1999, plumbat e atentatorëve, pak metra prej banesës së tij në përdhesë të një
blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, e vranë
Enver Malokun, i cili ndërroi jetë në spitalin e Prishtinës.



Përse
u vra Enver Maloku?!



Publicisti i shquar Salih Kabashi, në
shtator 2003, në kuadër të një polemike që po zhvillonin Jahir Demaj dhe Lulzim
Berisha, lidhur me vrasjen e Enver Malokut ka thënë (po citoi): “Enver Maloku u vra sepse QIK-u të
cilin ai e drejtonte zu të njohë dhe të lartësojë lëvizjen e armatosur të
shqiptarëve kundër pushtueses Serbi.”
Lexoni më gjerësisht,
Salih Kabashi:"Xhemal Mustafa dhe Enver
Maloku ishin në radhë të parë e para së gjithash intelektualë të Kosovës"



Ndërkaq, duke u bazuar në publikimet e
E.Malokut, me këtë rast përgjigjes së z.Kabashi do t’i shtoja:
“Enver
Maloku u vra sepse me shkrimet e tij autoriale doli në mbrojtje të “ekstremistëve shqiptarë” (një
sintagmë kjo e shpikur nga regjimi serbë kundër luftëtarëve të UÇK’së e që
përdorej shumë edhe nga qarqe diplomatike perëndimore) dhe filloi të kritikonte bindshëm “politikën e moderuar - propagandistike”, e
cila ashiqare i shkonte përshtati regjimit poshtues të Millosheviqit, atë “propagandën politike për pavarësi”
zhvillohej në Prishtinë, dhe e cila për tetë vjet rresht ishte manipuluese dhe
si e tillë ia kishte topitur mendjen shqiptarëve për t’u çliruar nga Serbia; i
thumbonte (si Nonda Bulka dikur) ata që nuk ishin në “shënjestër të represionit të ashpër serb”,
pikërisht ata që tashmë ishin treguar “të
gatshëm të kontestojnë rezultatin e referendumit dhe që janë treguar të gatshëm
të pranojnë edhe zgjidhje të çështjes së Kosovës nën deklarimin e popullit me
referendum”
(është fjala për referendumin e shtatorit 1991),
edhe sipas preferencave të qarqeve diplomatike perendimore, të cilat duke qenë
për “anatemimin e veprimit
konkret„
dhe kundër „luftës
për liri”,
ishin rreshtuar kundër pavarësisë së Kosovës."



Në 11
vjetorin e vrasjes së gazetarit Enver Maloku, pashtriku.org - publikon
shkrimin autorial të tij: „Kush
janë „ekstremistët shqiptarë?“
, të botuar m
ë 28
tetor 1998, në të përditshmen „Bota sot“.



Moderatori i pashtriku.org, 05. 01. 2010








Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx





D i l e m a





KUSH JANË
„EKSTREMISTËT SHQIPTARË“



NË KOSOVË?








Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Clip_image011





Shkruan: Enver Maloku





Diplomacia perëndimore, në
përshkrimet e vlerësimet e veta për Kosovën, po e fut në fjalor edhe sintagmën
“ekstremistët shqiptarë”. A ka fare ekstremistë shqiptarë në Kosovë dhe kush
janë ata? Përse kjo sintagmë po futet në përdorim mu në kohën kur Kosova është
vendi me më së shumti viktima në botë?
Cilat mund të jenë pasojat e praktikës së inkriminimit?





Në deklaratën e disa
diplomatëve perëndimorë shihet se me sintagmën “ekstremistët shqiptarë” ata
nënkuptojnë shqiptarët që punojnë e që luftojnë për lirinë e pavarësinë e
vendit të vet, ata që mbrojnë shtëpitë e familjet e veta dhe që përpiqen që, me
mjetet që i kanë, të realizojnë vullnetin e popullit për liri e pavarësi.






Kështu, perëndimi anatemon vepruesit,
ndërsa nuk i qorton as nuk i anatemon ata që flasin e shkruajnë për pavarësi.
Ç’është e vërteta, më parë se Perëndimi, qëndrimin e tillë e ka krijuar vetë
Beogradi, i cili tash sa vite nuk i denon masovikisht shqiptarët për delikt
verbal, pra për shprehje mendimesh e pikëpamjesh, por i dënon dhe i ekzekuton
shqiptarët që veprojnë ose që kërkojnë veprim. “Ekstremistë shqiptarë” nuk do
të kishte po të mos kishte politikanë që vetëm flasin, por nuk punojnë e nuk
veprojnë.






Një pjesë e zhurmshme e politikës kosovare
është propagandë për liri e pavarësi të Kosovës. Ka kaq shumë propagandë sa
opinioni është ngopur me të, mirëpo, së paku deri më tash, me propagandën
politike për pavarësi jetojnë relativisht mirë grupacionet e individët. Duke
folur e duke shkruar, kjo politikë qëndronte lartë te opinioni i manipuluar
kosovar, i cili tash po zgjohet me të shpejtë nga tragjedia e vet.






Në anën tjetër, kjo politikë nuk është në
shënjestër të represionit të ashpër serb, për shkak se Beogradit i ka konvenuar
në njëfarë mase politika propagandistike, si zëvendësim i politikës vepruese.
Politika propagandistike kosovare nga Perëndimi vlerësohet gjithnjë e më shumë
si politikë e moderuar.






Ç’është e vërteta, më parë Perëndimi e ka
vlerësuar atë si politikë të moderuar dhe ka investuar në të e në politikanët
që janë ofruar vetë, që janë treguar të gatshëm të kontestojnë rezultatin e
referendumit dhe që janë treguar të gatshëm të pranojnë edhe zgjidhje të
çështjes së Kosovës nën deklarimin e popullit me referendum.






Ku ka „shqiptarë të moderuar“, ka edhe
„shqiptarë ekstremistë“. Kjo është një logjikë e thjeshtë! Mirëpo, duke
inkriminuar vepruesit ( nuk po përdorim këtu fjalën veprimtar, e cila e ka
humbur kuptimin nga keqpërdorimet ) për projektin e pavarësisë, Perëndimi,
praktikisht, po e inkriminon edhe vetë projektin për të cilin, me propagandë,
angazhohen edhe politikanët e „moderuar“ shqiptarë!






Anatemimi i veprimit dhe i luftës për liri
do të thotë mbështetje për agresionin serb, pra edhe për masakrat e krimet e
tij.
(Lexo: E
vërteta rreth Bosnjes dhe Kosovës
- Sh.B) Natyrisht, ndëshkimin e veprimtarëve e
bën Beogradi, por me lejen e Perëndimit! Jo rastësisht, pas deklaratave se nuk
mbështesin pavarësinë e Kosovës, disa diplomatë të Perëndimit i kanë shpeshtuar
kohëve të fundit edhe deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës!






( * Ky shkrim është botuar në të gazetën
“Bota Sot” më 20 tetor 1998
)












Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Clip_image012







Me këtë rast, pashtriku.org - kërkon nga organet e sigurisë në
Kosovë, që t’i arrestojnë autorët e vrasjes së Enver Malokut, për t’i nxjerrur
para drejtësisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi