Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a

Shko poshtë

Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Empty Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2009 8:37 pm

Xun Çetta

Përshëndetje të nderuar/a



Kaluam shumë gjatë në këto rrugë të pa përshkruara në botën e civilizimit njerëzor të shekullit tonë,por e keqja do vazhdonte nëse na imponohet që të vazhdojmë në po këtë rrugë.

Vërtetë nuk është kohë e veshjes time më zhgun dhe veshmbathje tjera të leshta në mes të Evropës ku përdoret tekstili dhe pantollana karamanoll thoshte dikur Ahmet Neka (Mavraj). Por ama,unë më shkrimet e mia nuk po mundem të vishem ndryshe ngase vërtet po bënë ftohtë. Unë,temperaturat po i ndiej kështu !!!,ndoshta temperaturat janë ndryshe dhe unë jam i sëmurë,por nuk besoj të jam gabim. Evropa dhe Amerika besoj se shpejt do ta kuptojnë nevojën dhe atmosferat e atij nënqielli,do i ndryshojnë ato në të kundërtën edhe Evropa do detyrohet të vishet më rroba të Zhgunit ngase do ngrihet nga acari.



Të nderuara/a kudo që jeni,punoni e veproni anë e kënd globit. Për të mos u marrë aq gjatë më këto atmosfera politike,po ju përshëndes dhe uroj gjithë të mirat si dhe jo me pak mbulesë ju garantoj se shpejt do jemi të barabartë si kontinent Evropian,qoftë në acar apo verime dhe kënaqësi.



Tani po ju postoj komentet tona nga Facbook-u.ku ju ftoj të vini edhe ju.



Më 10.11.09-



Miqësisht Xuni



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Gresa Arbana

Video Stupcat – Arkivoli përpara o Sahitoo.--



Xuni---

Aferim i qoftë,paska plasur por ama gjuhën nuk paskan mund të ja shkurtojnë...



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Faik Krasniqi,Adnan Abrashi dhe Gazetari Ilir Berisha u etiketuan në një video—VETVENDOSJA_Tema--

Pse duhen bojkotuar zgjedhjet lokale [HQ] Videi 66 komewnte.



Xuni-

O jam ,,burokratizuar” edhe unë dhe nuk po mundëm me komentuar diqka derisa po kam mundësinë që në këtë video spot ta dëgjoj me melodi dhe lexoj më shkronja të lexueshme. Tani edhe jam lodhur është bërë vonë pas mesnata . Ta shfrytëzosh në të gatshme qenka e lehtë në dukje por zoti është lartë...Pastaj,për të i bojkotuar zgjedhjet, po ashtu po ndalem dhe mendoj : Sa paraja është shpenzuar në spote,pankarta të nivelit evropian,shpenzime për sula e tupana e çfarë nuk bënë vetëm që ta përvetësojnë elektoratin,po a mendon dikush se këto shpenzime e kishin zbut t`paktën pak këtë mjerim social në Kosovë,më kishin ndihmuar që ta kem një kulm në truallin e prindit tim ku nuk kam kthim atje,është ky krim apo jo ju lutëm ?,e them këtë ngase vet po e mësojnë popullin që ta shikojnë vetëm vetën,interesin e tyre .Ndoshta është fat që jam këtu në Zvicër dhe nuk marrë pjesë në autorizimin e atyre që më votën time të ma thyejnë kurrizin edhe ashtu të lënduar që e kam po nga pushtetet të cilat zëvendësojnë njëri tjetrin më pak shumë pak dallime.



Adil Memaj commented on Dardan Prebreza's video:

MOS VOTO



Të votosh në këto zgjedhje do te thotë :
1. Ti lejosh të njejtit njerëz që të vazhdojnë të mbajnë Mitrovicën të ndarë.
2. Të vazhdojnë coptimin e Kosovës me projektet si; decentralizimi ( kirjimi I komunave të reja serbe )
3. Të vazhdojnë të pranojnë 6 piksha e protokolle të tjerë dhe ti realizojnë ato në territorin e Kosovës,.që Serbia dhe eulex do i përpilon.
4. Të lejosh privatizimin e pronave më te mëdha shoqërore si : Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Korporatën Energjetike të Kosovës, dhe Postë-Telekomin eKosovës. Këto kompani janë bartëset kryesore të ekonomisë në vendin tonë.
5. Ti lejosh këta njerëz qe te vazhdojnë punësimin në baza partiake e familjare,lojën me tendere.
6. Ti lejosh këta njerëz të vazhdojnë te vjedhin paranë tënde,duke i shfrytëzuar ato para për spote e postera partiake.

MOS VOTO
Të mos votosh do të thotë të mos i pranosh të gjitha këto lartë,por të kërkosh ndryshime rrënjësore dhe zgjedhje të përgjithshme.




Zgjim Hyseni commented on Dardan Prebreza's video:

T'i përgjigjem Avniut: megjithëse duket që je mjaftë i informuar kjo gjë të paska ikur. Ne kemi reaguar kundër marrëveshjes me Maqedoninë dhe i kemi përkrahur protestat e banorëve. Ka qenë Hysen Durmishi i cili edhe ka mbajtur fjalim në protestë dhe e ka quajtur tamam si thua ti, falje. Sa i përket fjalës së lirë, ne gjithashtu jemi shprehur dhe kemi reaguar atëherë kur jemi pyetur. Po të përkujtoj Avni se Lëvizja jonë është njëri prej subjekteve politike që më shumë se 50% të aktiviteteve nuk i përcjellin mediet, edhe kur përcillen ato pasqyrohen shtrembër. Nese mendon Avni qe problemi kryesor në Kosovë është mungesa e fjalës së lirë atëherë ne këtu ndahemi. Cënimi i lirisë së shprehjes është tregues se në Kosovë për t'i zbatuar planet e huaja duhet mbyllur gojën medieve. Ky problem derivon nga proceset që ndodhen në Kosovë,e për të cilat procese vendoset larg syve të qytetarit. Këto procese janë: privatizimi i egër e pa kurrfarë kriteri(kujto rastin e Ferronikelit e Llamkosit), decentralizimi etnik, korrupsioni milionësh etj.
Më duhet të shpjegoj edhe diçka për bojkotin. Të mos dalësh në zgjedhje në tërë territorin e Kosovës është interes kombëtar sepse: decentralizimi jo vetëm që i formon 6 komuna të reja serbe por u merr territor edhe këtyre komunave shqiptare: Prishtinës, Lipjanit, Gjilanit, Vitisë, Fushë Kosovës, Artanën e bën komunë serbe, Kamenicës. Gjithashtu Avni me faktin që është e ndarë Republika Serpska nga territori i Bosnjës, duke mos arritur Bosnja të funksionoj në mënyrë unitare edhe Sarajeva asnjëherë nuk ka përparuar. Njejtë edhe në Kosovë me zbatimin e decentralizimit krijohet vazhdimësia territoriale nga Graçanica afër Prishtinës deri në Ranillug, kufi me Serbinë. Prandaj është e rëndësishme të bojkotohen zgjedhjet në tërë territorin sepse ndarje e brendshme dëmton edhe pjesët që nuk i prek konkretisht. Shëndet, Zgjimi.




Yyxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Gani ju dërgoi një mesazh

Titulli: shoqerore

"Pershendetje i nderuari Xun, ju adhuroj dhe respektojë shumë juve dhe familjen e juaj që keni dhen shumë kontribut për kombin , keni qene dhe jeni patriot,unë kam qene tek ju kur isha ma i vogël-jam vëllai i Ali Maraj..
isha tek ju kur askush nuk guxonte te ju vizitonte,adhuroj vëllezërit Qetaj....me nderime Gani Maraj jurist gjermani".



Xuni---



Përshëndetje Gani,mua po më vjen mirë kur i kujton kohërat të cilat sapo afrohemi të i kalojmë nëse mund të them kështu. Është diqka më vlerë kjo për çka me duhet të ju falënderoj aq më tepër kur më këtë rast ndriçon edhe të kaluarën time dhe familjes çetta.

Më vjen mirë që u lidhëm dhe shpresoj të dëgjohemi herat tjera si dhe ta di më saktë se i cilit je: Vëllai juaj Alia a ka qenë në shkollën ekonomike në Pejë apo ndoshta po gaboj ?.



Sonntag, 1. November 2009 20:49:21

Gani ju dërgoi një mesazh

Përshëndetje i nderuar Xun, keni te drejte unë jam vëllai i Aliut qe ka qene bashkë me Ramadanin ne shkollën ekonomike ne Peje, kam dëshire te komunikoj me juve shumë-se jeni njerëz me vlera kombëtare....dëgjohemi...t`fala nga zemra"




Xuni—01.11.09--



FLM Gani unë shpresoj se do dëgjohemi dhe më dëshirë të komunikojmë për aq sa lejon koha. Më bëhet qejfi se e paskam mbajt mend Aliun dhe nuk qenkam orientuar gabim. Gani uroj gjithë të mirat dhe mirë u dëdëgjofshim në vazhdim.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Sonntag, 1. November 2009 04:40:54



Driton Hysenaj u dërgoi një mesazh anëtarëve të Bukuritë e Rugovës.

Titull "New photos-------------




Xuni----



Ju falënderoj shumë për fotoalbumin bukuritë e Rugovës. Mund të ju them z.Hysenaj se mëngjesin e hershëm e kam filluar më këtë foto album dhe gati një orë jam kënaqur duke shikuar parajsën e Dukagjinit.

Pastaj më kanë ftuar shokët që të dal për një kafe,sapo jam kthyer ka filluar transmetimi drejtpërdrejt Vizita e Klintonit në Kosovë dhe sapo ka përfunduar ka ardhur një kushëri,më mori dhe dolëm,. Kjo është arsyeja pse falënderimi nga ana ime ju vjen i vonuar.

Edhe njëherë ju falënderoj shumë e dashtë zoti e shihemi në ato bjeshkë më zë për turizmin e Kosovës.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Agim Gashi 01.11.09—Video këngë e tij--

Falënderoj vajzën time Azalenë e cila e rregulloi clipin tim

Agim Gashi: Vizita e Clintoni dhe Olbraitit në Kosovë-Humori... [HQ]



Xuni-.—



O Agim Gashi,tani po bindëm se nuk ke më lënë zhanër pa prekur në kohë të duhur pa dallim është ai politik,artistik,letrar a të ngjashëm. Kjo aftësi thënë të vërtetën mua më mungon dhe nuk mund ta kem kurrë,por kur e ka tjetri edhe shkon disi ngase i kombinojmë gjërat.

Këtu ke qenë fenomenal më kohën dhe them se pak kush do ishte kaq i suksesshëm aq më pak idealistët.

Tung Agim dhe uroj shëndet...



Xuni-Në mbrëmje vonë e shpërndava këngën e Agim Gashit --02.11.09--



Po e shpërndaj më vonesë të arsyeshëm dhe njëkohësisht kërkoj falje ngase sot ka qenë ditë zie,ku në vend që të marrim pjesë në dhimbjen e fatkeqësisë se ndodhur në lumin Tisa,ne paksa sikur nuk u mbajtëm në këtë faqe e cila rregullisht po na ngushëllon duke na kompensuar lirinë e humbur të shtypit,mendimit dhe shprehjes.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Valmir Bacaj commented on your video:Xuni----

Në kohën kur Ju qenkeni angazhuar për çështje kombëtare shumë nga këta “liderët” e sotëm që thirren në emër te luftës çlirimtare, nuk kanë ditur çka është kombëtarizmi. Disa prej tyre që janë tani në pushtet janë ende buzëqumështa politik, këtë po na vërtetojnë çdo ditë e më shumë. Të përshëndes.




Xuni----02.11.09-

Valmir i nderuar,është e rënd ta them këtë,por shumë më e rëndë qenka ta mbash në vehte dhe të vlojn gjakrat kur sheh tani se çfarë po ndodh. E vështirë ta them,por njëkohësisht zbutje e zemrës qenka edhe kur tjetri të kupton. FLM për mirë kuptimin



Naseri---



Xuni...



I nderuar Naser,me vjen mirë qe me ke kuptuar shumë drejtë,bile kjo me ndihmon më shumë se asgjë tjetër, Pikërisht është kjo e dyta që thoni ju.



Sylë Mujaj –e shpërndanë pjesën e N.Spahiut ku aj si pyetësor flet më shumë se unë ,sigurisht si pjesë fushate----



Syla----

Xun pershendetjet e mija nga Syle Mujaj, Nexhmedini eshte i menqur dhe tash i guximshem, do ta bashkoj mitrovicen e ndare, ti ndihmojme. Pake vone por sprish pune le te perkrahet si kryetar e partise qe ne zgjedjet e ardheshme te pergjitheshme do te marrin pushtet mbi Kosoven e jo mbi popullin e stervuajtur, siq e perjetuam i dashtun xun, se ti ne ate kohe kishe trefishin e anetareve te social demoktates te asaj kohe e sot po nderrojne punet , ti pranojme ndryshimet, mund te sjellin ne sperale vetem suksese pa revolte te lutem se "loja e kapuqave" bukur shume ju ka afruar popullit kësaj here, ta shohim me 15 nentor do te nderrojne "lojen" jo vetem akteret ne skene por dhe vete situata ne Kosoven time te vockel, pershendetje Xune i vuajtjeve te mija



Xuni-----



Sylë,ti je më guximtar se kushdo tjetër ! po Sylë as unë vetë nuk të ofrohem për nga guximi që ke .Unë vetëm tani sapo lexova këtë koment-mesazhin tuaj,ti që donë të më prononcash në këtë mënyerë,kjo është guxim kaluar guximit. Sidoqoftë Sylë je ti,kuptohet politika e kësaj filozofie që vjen nga Syla, nuk është e panjohur për mua,por ne jemi shokë të më hershëm dhe nuk shikohen aq imtësisht këto.



Sabit Gacaj—

Syle miku, ti e di se ku te çojne iluzionet, posaqerisht iluzionet qe per bazament kane sojin e politikaneve shqiptare ! Pershendetje o optimist i perjetshem, ta kam lakmi...



Xuni---03.11.09—



Përsdhëndetje z.Geci

Pasi më u dha rasti në këtë debat,tani po ju bëj me dije se fejtonin më temë :

E gjithë familja e Sabit Gecit në UÇK.

Unë e kam lexuar më kureshtje shumë të madhe.



Fejtoni-pjesa 1-në të përditshmen tonë ,,Kosova Sot” 27.04.09-autor fillimisht ishte një i njohshëm i im pra Bajram Kurti dhe përfundimi i fejtonit Nr.13 ishte më datën 10.05.2009 nga autor Riza Greiqevci.

Më duhet të ju them edhe njëherë se fejtonin në fjalë e kam lexuar më shumë se një here dhe gati se e kam bërë referat më komentime nga pozita ime për kohën.

Do isha shumë i lumtur po qe se më premton koha që të ulemi bashkë më ju dhe Bajram Kurtin e të i evokujmë ato kohëra pa dallim në një apo më shumë binare si dhe pa dallim a kemi përpara qaj rusi apo meze të udhëheqësisë se lartë të ,,pushtetit Popullor".



Ju përshëndes ju dhe për mes juve të fala Bajramit,a mikun e tij Adem Grabovcin lejeni për herat tjera.



Sabit Gecaj commented on Syle Mujaj's link:

Xun, une jamë Sabit Gecaj. Ne Llaushe te Drenices, me sa di une, ka nja 5 persona me emrin Sabit Geci. Si duket e kane ble lire nga arabet, ketefar emri pa domethanie-kuptim, keta llaushaset. Pra, i nderuem Xun i ke shkrue nje Sabiti tjeter, e jo ati qe ke mendu. Po nuk ka asnje te keqe se kusheri jemi.
Pershedetje




Xuni---

Përshëndetje i nderuar Sabit

Ke të dretë dhe beso se pas pak kohe sapo vajta tek profili juaj e kuptova se ju kam ngatrruar më Sabitin tjetër dhe ashtu u sollën ca ngarkesa tjera sa që nuk e terhjeka ,por ndoshta nuk ma zën për keq ngase ishte krejtë një keqkuptim dhe asgjë tjetër.

Ju fanenderoj shumë për sqarimin të cilin veq e kisha parasyesh pas vizitës që i bëra profilit tuaj.



Salih Kabashi---



Salih Kabashi commented on Syle Mujaj's link:

Vallahi bre Sabit, boll i bukur më duket edhe emri yt, po i bukur e i lezeçëm, i mençur e poet i fortë më dukesh edhe ti. "Përkundër" emrit që llaushasve ua pakan pas shitë lirë arabët... Edhe emri Xun, bile edhe bartësi i emrit të këtushëm, i këtij burri konkret, është i bukur, apo jo? Emrat tonë, më duket mua, nuk na i falin as turqit as llatinët, po na i vënë baballarët apo prindërit, apo farefisi, apo edhe ndonjë kumbar a ndrikull e rastit. Hiç të mos jesh pishman, përkundrazi krenohu me emrin e poet Sabitit, o Sabiti im i dashur.




Sabit Gecaj commented on Syle Mujaj's link:

Xun, aspak mos u bej merak se keto lloj gjerash edhe ndodhin. Pershendetje




Xuni—



Po Salih,emrat në raste jo edhe aq të rralla tek ne janë për mazamakeq të shprehem kështu popullorqe. Xuna në Kosovë edhe ashtu ka pas pak dhe për herë e më shumë po zhdukët ky rmër kinez. Ti e gjithë ne e dimë se në çfarë rrethanave janë pagëzuar foshnjët e ca ndër ato forma i përshkrove më lartë ,a unë jam pagëzuar në saje të dy mysafirëve që kanë qëlluar aty pra Demë Maka dhe Xun Bala nga Zabllaqi një fshat afër nesh. Kur më ka lindur djali i parë maj 1999,mysafir tek unë kanë qenë Xhafer Shatri dhe Shemsi Reqica të cilët kishin ardhur pa e ditur se po ndodhë kjo rastësi e kendëshme për mua që të bëhem prind edhe pse i vonuar. Ata kishin ardhur për të u informuar mbi gjendjen në kufi dhe situatën e krijuar më muaj të tërë për armatim në Tropojë nga ku sapo isha këthyerë pikërisht për shkak të lindjës se djalit. Kur lindi djali im në spitalin e Luzernit,pasi qajta edhe më zë si kurrë më parë po kuptohët nga gëzimi ngase hidherimet veq më kishin mbuluar më decenie të tëra,pushova pak dhe e lash gruan bashkë më foshnjën e drejt e tek mysafirët të cilët gjithësesi pas telefonatës që ju bëra nga spitali ata ishin të gëzuar.

Ju thash atyre se kur kam lindur unë më kanë pagëzuar me njërin nga emrat e mysafirëve,pastaj faktikisht si më taktikë lakova pak të vërtetën duke ju thënë se : Mysafiri tjetër ishte ndier keq pse nuk me kanë pagëzuar me emrin e tij. Tani për të mos ju dhënë rastin që të ngatrroheni mes vedi si dhe për të mos ju humbur as njëroin dhe as tjetrin ,unë sapo e pagëzova djalin në spital më emrin Dardan. Plasi gazi edhe ashtu të gëzuar që ishin dhe kaluam tek situata në Tropojë për atë kohë lufte.

Emrat e huaj në mesin e popullit tonë z.Kabashi po zhdukën por është e rëndë të zhdukën veprat e mira e të mëdha nëse vërtetë koha i profilizon si të tilla.



Sabiti----

Sabit Gecaj commented on Syle Mujaj's link:

Salih o mik i vjeter, ke humbe i teri dhe i beri, pse nuk del kah shehri i shqiptareve ndonjehere more burre? Per ndere emrat nuk mund te them se i kemi te mire, sepse asnjerit prej syresh nuk ua di kuptimin! Kurre ne jete s`e mesova se çka i bje Sabit!!! Zoti e di, mbase ndoj therre a Murriz, ka gjasa edhe Mullare?! Po qe na i kane vene baballaret, kumbaret e ndrikullat hierplota, kete e di. Po, na rrofshin veprat tona, ne e paqim ba ndonje te hajrit, se sa per emrat...
Lajmerohu ndojhere o mik i dashur, se ndonjeher i kemi pas dhene ca kuptime miqesise sone, dhe ato kane mbetur.




Salihu—



Salih Kabashi commented on Syle Mujaj's link:

Miqtë mi të çmuar, thashë dhe ngul këmbë se emrat tuaj që mbani, ua pëlqej dhe se insistoj se janë të bukur. Xuni edhe paska sjellë një histori tejet origjinale lidhur me emërvënien e tij. Ndërsa, Sabitit, të cilit me kysmet do t'i shkoj në konak dhe së paku një speci nga ata të sertit që ai i ka, do t'ia shohim burrërinë. Unë e gjeta me të parën se çka don të thotë Sabit. E pra, Sabit - sabit don të thotë I FORTË. Kështu Sabit, nuk e ke emrin nga arabët, po nga turqit dhe për emrin Sabit neshqiptarët turqve ua kemi dhënë reçetën e gjellës së shijshme të quajtur e të njohur si Tava e Elbasanit...
Ndërsa emri XUN është emër shqiptar, është i ngjashëm me emrat e shkurtë e të bukur shqiptarë, si: Zog (Sokoli), Zake (Prelvukaj), Cub (Idrizi), Tushe (Lybeniqi), Vake (Fazlia), Xheke (Tahirja), Dash (Sokoli), Cymë (Binakja), Dush (Selmani), Sak (Fazlia), Fak (Mustafa)..., etj. (Lexoni vazhdimin)




Salihu postimi –2-



Salih Kabashi commented on Syle Mujaj's link:

Përndryshe, emrat tanë edhe kur në dukje nuk kanë, kuptimin e tyre e marrin me të bërat e mira e të vlefshme tonat. Dhe në këtë pikë, miqtë e mi të shtrenjtë, ju që të dy u keni dhënë përmabjtje shumë cilësore emrave që keni. Ju përqafoj dhe e rideklaroi respektin tim për ju.




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Syle Mujaj commented on your video:Xunit --

veq perpara Xun, por mos i qel krejt, se del e verteta cullake...


Xuni-----



Lakuriqosja e gjitha të palarave në politikë është vështirë të bëhet o Sylë,aq më tepër kur njeriu i sodit luan sa andej sa këndej. Pra sot është jo edhe aq lehtë të besosh në njerzit që të levizin pa ndonjë qellim të prerë ,pa ndonjë ideal siq thuhej dhe besatohej dikur o vdekje o liri.Tani kan levizur gjërat pa dyshim në të keqe sa i përket këtij ideali dhe besës së dhënë.

Ca



Syle Mujaj commented on your video:

Xune te kame thene ne ate thenjen e nje mikut tim Hydes "se kerri kurre nuk rrokotelet rrokotel e perpjet -e verteta, por shkon rrokotel e teposht- e pa verteta".... per te verteten duhet djerse mund e guxim te ecim kesaj rruge rrokotel e perpjete... athua do te na kuptojne ...por nejse....




Xuni---



Sylë,ndoshta unë nuk do doja ta rrokullisi qerren as nga ana e epërme (lexo : më mirë se e poshtme) ngase po ky miku Hyda e dinë se rrokullisja nga poshtë është normale por ta rrokullisësh qerren nga ana e sipërme gjë e cila tek miqtë tonë ka ndodhur,kjo është anormale madje donë shumë kohë për ta kuptuar këtë befasi e pastaj me filluar punën.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Agim Gashi .---



Foto dhe teksti --



P.S. Kjo këngë e përzier me humor të hidhur është shkruar atëherë kur zbrazej Kosova e Shqipëria dhe ku tregtinë me qenje njerzore e bënin pikrisht shqiptarët. Ndodhi ka sa të duash. Njerzit akoma i kanë të freskëta torturat e imigrimit jashtë atdheut.Shiteshin toka, shtëpia e pasuri tjera për të ikë dikush nga dhuna e dikush nga skamja e mjerimi. Ikja edhe në kohrat e sotme është gjëja më e shëmtuar gjë që na lë të kuptojmë se akoma jemi larg realitetit të të bërit shtet. Shteti nuk bëhet me fjalë boshe por me vepra plot!



Xuni----03.11.09—



Agim,duhet ta pranojmë se ke sesinë për ta kuptuar realitetin,të besh krahasime në kohë dhe të bësh thirrje për masat që duhen ndërmarr e jo të vetëmashtrohemi. Pjesa juaj nen PS.

Ishte shumë e qëllueshme dhe fatkeqësia në lumin Tisa na kujton po atë pamje në foto.



Dodona Qose----



Vertet humor i dhimbshem dhe nje realitet qe mos u kthefte kurre dhe mos e provofshin brezat , ka ngjarje te dhimbshme sa te duash ,te ndahet shpirti katersh ti degjosh dhe mos me thoni se keto trazira s`i sjell politika ,,, o zot kur do te vije ajo kohe qe te perballohemi vetem me kushtet natyrore , te luftojme per te siguruar jeten nepermjet natyres ,,,,,



Xuni—



Përshëndetje e nderuara Dodona

Ke prekur pikën më kuptimin shumë të qartë aty kur thoni : (dhe mos me thoni se këto trazira s`i sjell politika.) Kjo është ajo të cilën mjerisht njerëzit nuk po e kuptojnë se pikërisht politika e dobët të qon drejtë rrokjes se armës dhe kthehen e thonë se.: ju jeni radikal,nuk jeni paqësor...Kjo është ajo të cilën populli duhet kuptuar dhe jo të i vihet në shërbim të sa një bajlozi e sa të tjetrit bajloz politik.



Pergjigje Agimi----

Agim Gashi commented on his note "Agim Gashi-N´maje t´bjeshkës m´lindi nana-Vaji i shqiptarit-Në hajme të Evropës":

Ju falenderoj për përkrahje morale miq të dashur. Ju kam shumë borgje Juve dhe gjithë atyre që më përkrahën edhe më parë. Në pamundësi të Ju përgjigjem një nga një më lejoni që edhe në këtë mënyrë tu shprehi falenderimet e mia dhe më besoni se kam rrespekt të pa kufizuar për miqët e mi si JU. Shë´ndet e suksese!




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Gazetari Ilir Besisha---03.11.09--

BALLI KOMBËTAR vizitoi familjen balliste të UKSHIN KOVAQICËS në Prishtinë



Xuni—Kom.---------------



FLM z. Berisha

Thënë të vërtetën po na hjek mërzinë,po na çmallë dhe na bënë të besojmë se traditat e humbura duhet kthyer në të kundërtën mjerë ne çfarë na pret.

Në dukje të këtyre sekuencave pakicë por e pastër,mjerisht kur bëheni shumicë si tjerët pastaj fillon e mbin egjëri i politikës. Nuk dua të besoj,por frika nga përvojat ka bërë të kemi ato dilema për plotë frikë. Ju po bëni një punë të shkëlqyeshme pa dallim kushteve dhe rrethanave,uroj punë të mbarë.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Levizja për bashkim----



Për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovë; Për bashkimin e Kosovës me Republikën e Shqipërisë; Për bashkimin e popullit shqiptar i cili jeton në trojet e veta në Maqedoni me Republikën e Shqipërisë; Për bashkimin e popullit shqiptar i cili jeton në trojet e veta në Mal të Zi me Republikën e Shqipërisë; Pra, PËR BASHKIMIN E SHQIPËRISË LËVIZJA PËR BASHKIM



Xuni—03.11.09--



Urime dhe suksese,por mos harroni se në emër të bashkimit,të them figurativisht të madh po dëmtohet bashkimi i vogël i cili pashmangshëm qon drejt bashkimit të parë. Të bashkohen ata të cilët thirrën në emër të bashkimit qoftë ajo Lëvizja për bashkim,Balli Kombëtarë ,Vetëvendosja etj dhe pastaj vjen ëndrra e jonë shekullore për të cilën u sakrifikua një popull i tërë. Besoj e keni përcjellur dje 20 vjetorin e rënies se murit të Berlinit ?,sa ishte gëzim aq kishte pikëllim dhe dëshprim kur dëgjuam se akoma ka të atillë të cilët e dëshirojnë atë mur ngase vitet e ndarjes paskan lënë gjurmët e veta për ato 40 vite. Ju lutëm,po ndarjes sonë tani e një shekull !!!. Bashkimi nuk vjen me kapice të njerzve,partive etj por më program i cili do ishte obligim si për mua,ju tjetrin e tjetrin.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Demir ju ftoj në Më 5 nëntor në RTK sot.

Ngjarje: Më 5 nëntor në RTK
Çfarë: Lecture
Fillon në orën: Sot, nëntor 04 në 1:00.MD
Mbaron në orën: Nesër, nëntor 05 në orën 12:00.MD
Ku: Prishtinë




Xuni ---04.11.09--



Edhe unë ashtu si mesazhi i fundit nga Gëzim Osmani , ju uroj suksese në punën tuaj krijuese dhe një kohësisht shprehu keqardhje në pa mundësinë time që të marr pjesë ngase jam në Zvicër.



Demir Rushite si temë : Të enjten, më datën 5 nëntor, në orën 11:00, në RTK transmetohet emisioni LIBRI I HAPUR që i kushtohet krijimtarisë sime letrare. Shpresoj të gjeni kohë ta shikoni. Respekt për të gjithë - Demiri



Xuni –

Do ta përcjellim në ekran më kënaqësinë më të madhe,ju u urojmë suksese dhe botime të reja.



Ibish Neziri commented on Demir Reshiti's event:---04.11.09---------------------------------

Miku im i nderuar, shumë suksese e mos e lënç me aq, por shkofsh lartë e më lartë, majave të artit e letërsisë shqiptare!




Demir Reshiti commented on his event:---------------------------

Faleminderit te dashur miq




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Kosova Sot 04.11.09...



EULEX paralajmëron arrestime të figurave të larta
“EULEX-i nuk është duke u marrë vetëm me gjykimin e ish-ushtarëve të UÇK-së, por vetëm brenda pak muajve do të shihni rezultate për korrupsion”, ka thënë kryeprokurori i EULEX-it, Jakobs




Komentet ..



Xuni ---



Mbrëmë e dëgjova lajmin në RTK dhe menjëherë më shkoj mendja tek format e kerrcënimëve çfarë u bëhen politikanëve për të i lakuar tutje ata !!!. Kjo,pa dashur ta nënçmoj punën e Eulex.it në hetuesi të krimit të organizuar politik dhe ekonomik,krim ky i cili përfundimisht e mbyti Kosovën dhe po e zhbën shtetin akoma pa u bërë aj,unë këtu mendoj se paralajmërimi i këtij niveli jo profesional nuk ishte punë serioze,veçse kjo ishte për të i parapërgadit politikanet e korruptuar që ta gjejnë formën e nënshtrimit para akuzës dhe të zbutën për momentet e kushtëzimit në politikë.

Kosova dhe populli i saj nuk duhet të i votoj dhe as ta var fatin në njerëzit e korruptuar të cilët shesin fatin tonë në politikë për ta shpëtuar vetën nga gjithë çfarë kanë bërë dhe po u shihet atyre. Mjerisht viktima do ketë besoj më arsye dhe merita,produkt i vjedhjeve të tyre por jo figurat e larta ngase në ballkan akoma është aktuale fjala e vjetër :peshku i madh e han të voglin.



Xuni—komenti -2—



Ju lutëm a nuk e vërejtëm mbrëmë në lajmet qendrore se si krye parlamentari Jakup Krasniqi e pranoj se ka pasur falsifikim emrash nga radha e deputetëve të cilët nuk kanë qen prezent në seanca veçse duke vrapuar në fushatat zgjedhore dhe u arsyetua se nuk kam mund të marr masa ndaj tyre ngase ata kanë një imunitet !!!. A para tri ose katër ditësh po J.Krasniçi po në këtë TV ekran tha se : Prokuroria e cila ka bërë kërkesën tek ne për t`i marr imunitetin Agim Veliut në mënyrë qe aj të përballët më akuzën,Prokuroria ka gabuar qe ka humbur kohë dhe nuk ka kryer punën e vet ngase deputeti ynë akoma nuk ka të rregulluar më ligj çështjen e imunitetit dhe sot janë pa imunitet !!!. Ju lutëm a nuk është kjo politika me dy tehe varësisht kurë si i konvenon ???.

PS:

Për hir të korrektësisë po edhe përgjegjësisë mbi fjalën e lirë me duhet ta përkujtoj faktin se në të dy rastet unë nuk kam cituar z.Krasniqi por kam thënë përmbajtjen e që besoj se po të kthehem tek arkivi do me dilte sikur e kam cituar fjalë për fjalë.



Fadil Gashi commented on your status:---

Prit gomar sa të dalë barë...ku ka dredhëza shumë merr kofinin e vogël apo u tund mali polli një mi. Punë, jo fjalë, në atë çast që marrim vesh unë dhe ti aty vetëm fjalë ka. Euleksi duhet së pari ti arrestojë "korrupcionistët" dhe pastaj ta bëjë lajmin të ditur. Kështu kjo që thotë Euleksi është vetëm mjegull sipas asaj fjales "ta tuti arushëm me shoshë"...Pak po besoj se do te ketë ndonjëherë ndonjë arrestim për korrupcion, sepse....më mirë nuk po flas.




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Ardian Gjini ----04.11.09-

Nuk e di a besoni a jo, por po më duket se kanë nisur të më dalin flokët prap prej shifrave të kësaj fushate!



Xuni--koment-

O Ardian,jo se po të dalin flokët,por kujdes se qëllimi është që ju të i humbni edhe mëndet nga koka...Po a nuk sheh se politika e sodit në Kosovë nuk donë njerëz më mend në kokë.

Ju po tregoni dhe dëshmoni se i keni akoma ato,por kujdes se të bëjnë më qesh më veten e lere më që të dukët se po të dalin flokët...



Suela Shala commented on Ardian Gjini's status:-------

Mos u lodh sepse me duket e kote per shkak te deshtimit te juaj.Nuk muj me paramendu qe ju muni me qen fitues ndonjher dhe shpresoj kjo mos te ndodh.






Blerta Muhaxhiri commented on Ardian Gjini's status----:

Nuk lodhet ky kot e sidomos per komentet si puna juaj zonjushe,nuk e ka qellimin te fitoje me cdo kusht,por qellimi eshte te ecim perpara....ate qellim Z.Gjini e ka arritur shume moti,keshtu qe shpresa jote,uroj te mos vdes para teje...



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Video nga Fisnik Dedëvukaj—04.11.09—Martesa e 30 Shqiptarkave nga Tirana në Kosovën e pushtuar nga Serbia në jug të Mitrovicës ku nuk shkel këmba e pushtetit të Kosovës qendror e as ai lokol ,



VIDEO RRËNQETHESE: NË NJË SHTRAT ME ARMIKUN. PJESA E PARË:
- SHQIPTARJA LAVDIE XHANI NGA TIRANA MARTOHET NE MITROVICEN E VERIUT.
AJO NDRRON EMNIN NE VANJA KOSALOVIQ. AJO NDRRON EDHE FEN MUSLIMANE NE AT ORTHODOKSE. LAVDIA KUVET SE NE MITROVICEN E VERIUT JANË EDHE 30 VAJZA TJERA TE MARTUARA PER CHETNIKE. NE PJESEN E 2 NJE FEMER SHQIPTARE KUVET SE AJO KISHTE MARR EDHE VAJZEN E VET NGA MARTESA E PARE DHE AJO TASHI KA HARRUER SHQIPEN DHE FLET SHKJENISHTEN RRJEDHSHEM.




Duke mos pasur kohë tani po e barti koment nga hera e fundit –më Temë : - Vajzat po na martohen .tash me dhënduer nga Beogradi .e kufinjt - trojet -oborret,po na coptohën .haj medet haj..



Në fund të këtyre komenteve do ta bëj një shtesë sqarimi nën PS.



Xuni—komenti –1-



Ju lutëm o të diskutohet shumë më qetë dhe gjakëtohtësi në këtë temë gjithsesi e dhimbshme por jo të flitet pa analizuar të gjitha rrethanat,ose të fshihet tema. I nderuar Qazim,kur dhembë plaga edhe ndihma duhet kërkuar jo si i tërbuar,unë e di se ti këtu ke dhimbje por jo të qmendësh nga kjo.



Xuni Komenti –2- Më 22.10.09--Facbook



I nderuar Qazim---



Pa humbur kohë dhe pa radhitur aq shkronja unë më parë të thash se e kuptoj dhimbjen tuaj. Tani këtë nuk po e përsëriti,por të them se të gjithë kriminelët e këtij rrjeti i kemi në rigjistër dhe jo pak individ nga institucionet shtetërore janë involvuar në këtë kriminalitet.

Tani si në humor me shpresë se nuk me keqkupton po ta them një gjysmë arsyetimi të kriminelëve të këtij rrjeti të cilët jo troq por aty donë të dalin:

Kur shqiptarët,kryesisht ish oficer ushtarak martoheshin më femrat serbe ne thoshim : Ja sa të mençur janë serbët dhe politika e tyre,kështu më ato lakuriçosje po na i merr meshkujt dhe bënë për veti ata. Tani kur është dredhur në të kundërtën !!! ne prap ndihemi të mundur nga Serbia dhe politika e tyre,por mos e merr krejt aq dhimbshëm këtë biznes të pist me mallin e po asaj vlere. Ne kemi arsye të ngritjes si shqetësimit tonin në pjedistal me fatkeqësitë e sa e sa femrave patriote dhe të ndershme të cilat paramilitar dhe ushtar e polic serb na i kanë dhunuar keq në kohë lufte dhe shumë prej tyre mbetur shtatëzëna dhe kanë lindur me gjak krimineli ku foshnjat sot në shekullin XXI janë si në ilegalitet për shumë arsye nëse vërtetë janë arsye ato.

Se,ne mund të pajtohemi më Serbinë dhe popullin e sajë si fqinj i yni madje edhe sot më gjeneratën e tmerrit që përjetuam,edhe kjo është e mundur,madje do ishte finalja ku nga e keqja fillon e mira e Ballkanit.

Serbia ka vetëm një mundësi të kalon nga fati i saj i mjerë në të cilin është në raport me Shqiptarët dhe konkretisht :

Të gjitha partitë e tyre pra Serbe të djathta të majta dhe të qendrës ta njohin Pavarësinë e Kosovës dhe të drejtën e shqiptarëve nen Serbi për vetëvendosje.

Kaq dhe asgjë tjetër nuk i duhet asaj për ta marr rrugën drejtë BE-së pa ato ngarkesa të cilat nuk do ta lënë kurrë të qetë dhe as të udhëtoj andej. Ndihmat çfarë i bëhen tani asaj me liberalizim vizash ku ajo si gjelat po udhëton para neve si viktimë,këto janë vetëm joshje e rrejshme politike,mashtrime këto të cilat do i kushtojnë më së shumti vet BE-së.



PS: shtesë

Në një artikull diku,të mos mbetëm tani duke vrapuar pas arkivit kam thënë : Po ikën koha e viteve 90 ta,kur politikan e diplomat nga Tirana kur shkonin për vizita në Beograd ata ndiheshin sikur janë në Washington pra hapja e tyre politike u morri mendtë dhe deri vonë nuk dinin thelbin e problemit Shqiptaro-Serb. Pati nga politikan e diplomat nga Tirana të cilët ftonin kriminel Serb që të strehohen si refugjat në shtëpinë e tij,ne këto i dimë por a ndodh tani ajo ? sigurisht se jo.

Pra edhe ato fatkeqe pa i kategorizuar ato të cilat po marrin atë rrugë,ato nuk e dinë as politikën,as realitetin se çfarë ka ndodhur por shkuarja në atë vend u dukët fillimisht sikur dalën në Evropë apo Amerikë !!!. Për zote kjo është e vërteta sa për ta shfrytëzuar matrapazët e biznesit të pistë e që jo pak mjerisht janë nga institucionet shtetërore. Edhe kjo e keqe do kalon o bashkëkombësit e mijë që falë rezistencës suaj ne nuk do humbim kurrë...

Pandeli Majko,nuk e di dje apo pardje e përkujtoj Ilir Metën diqka të ngjashëm,e z. Majko sa po shohim është aktiv në këtë facbook.



Zana Prelvukaj commented on Fisnik Dedvukaj's video:-------------------

i nderuemi xun. shum respekt per ju. por ne nuk duem kshtu te bahet me neve. ne duem mbrojtjen tuej. femra edhe kryetare e shtetit po te jet ka deshir mbrojtjen e burrit te vet. kte e ka lan natyra. ndihmmmmmmmm kerkojm nga ju




Gresa Arbana commented on Fisnik Dedvukaj's video:-------------------

XUN EDHE JU TJERT KAM NJE PYETJE E SPEM HYN NE TRU SE JAM E TRASH PAK NGA MENDJA. Si mundesh me më spjegue faktin: Kjo Lavdia thot se se ka dijt ku asht mitrovica. Kjo sma merr emndja qe ka me teper se 30 vjet. Dmth kur behej lufta ne Kosove kjo ka kjen nxanse e shk. se mesme. Pse ATA MSUST E QELBUN NUK KAN SPJEGUE KU ASHT KOSOVA E QKA BAHET NE KOSVE? A ASHT E MUNDUN TE KET KSO INTELKTUAL NE SHQIPNI?



Zana Prelvukaj commented on Fisnik Dedvukaj's video:---------------------

mallkua kjofshin te githa ato. mallkue qofshin te gjith ata qe nuk luftujn kunder ksaj dukurie te shemtueme



Lek Lulgjuraj commented on Fisnik Dedvukaj's video:-------------------------

Per aresye e nderuara Zane se atehere ne Shqiperi ndjenjat kombtare kan qen ne nje nivel shume te ulet,dhe ata nuk i kan perjetua nga shjau ato qe i kena perjetua ne nen okupimin e eger sllav. E kisha fjalen me Gresa Arbana.



Ndrrohët postuesi duke u zëvendësuar nga Linda Lulgjuraj :

VIDEO RRËNQETHESE: NË NJË SHTRAT ME ARMIKUN.
PJESA E DYTË:------------------------------



Ismet Mehmetaj ---



Akoma nuk janë sheruar plagët e luftës ore, kjo eshte nenqmuese, poshtruese, e llahtarshme, rrenqethse te vie per te vjelle. Perulje, perdhosje, krim, me nje fjale mut, mut, mut. E pa pranueshme. Por, fatkeqsisht e vertete. Ne Tirane e Shkoder po ti afrohet nje vajze nje djale shqiptar nga kosova, merr kete pergjigje: Jo, je kosovar. Ik ore Kosovar.Nga ana tjetër për një grusht lek shkojn ne familjet cetnike serbe. Bravo, shpetojeni kombin serb nga asimilimi. Se duhet prap te ketë luftëra, pastaj do luftojmë me nipërit tonë.



vijon


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Nov 10, 2009 8:39 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Empty Re: Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2009 8:38 pm

Xuni –



O Ismet,pasi u ndërrua linku për shkak të video incizimit pjasa 2- tani po ju them të më lexosh këtu dhe e di se me kupton e beson. Pra edhe një miku im Qazimi i mori shumë rëndë këto fatkeqësi,por këshillave të mia u besonte ai. Kështu ju këshilloj edhe ju qe po shoh revoltën tuaj :



Bartet –Teksti i më sipërm----..........



Linda Lulgjuraj commented on her link:-----04.11.09--

NE NUK DIJM POLITIK E ME U SJELL SI SHIU RRETH KRAGUJEVCIT ME FJAL
"Gresa Arbana More Xun po pasha daden gres ne serbi 90 % jan huduma eju ka ra nataliteti. Si duket kjo asht marrveshje e fsheht e qeverive tona me qeverin e shkjejve. Qeveria e malit te zi haptaz nep 500 euro per nje martes plus shpenzimet tjera.
E ktyne politikanve me berish e me thaq e me spo di kush tjter n.... bugaria e sllovakia e rusia e tanguzia e rejt na qka jem ktu ne fb AMIN O ZOT

Linda Lulgjuraj: Gresa zemër urimit i bashkangjitet edhe linda me familjen e gjer lulgjuraj, bashkë me prelajtë e shkrelajt e dedvukajt e krasniqt e bytyqt e berisht e kastratet ..... pe marr edhe Plavën me Guci edhe shkodrën me malësi e po e marr edhe çamerinë e Tetovën e Gostivarin e Kosovën e Preshevën e Bujanovcin AMIN




Linda Lulgjuraj commented on her link:--------------------------------

kta m... grat e veta e vazrat e veta i kanë nen jorgan ose dikund jashta ne studime e s`merzitën për fatin e femres se vuajtur shqiptare. femra edhe kryetare e shtetit po te jetë ajo ka nevojë për mbrojtjen e burrit te babës nënës ... Ky asht krim shtetëror fajin e kanë organet e ndjekjes (nëse ata nuk marrin ryshfet prej qeveris serbe e malazeze me ju rrit natalitetin).




Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Sylë Mujaj Temë ---04.11.09--



Une mendoj se kjo është e natyrshme kur ne lokalitetin e quajtur Kosove jetojnë me shekuj ne tokat e veta shqiptaret, kjo fjale ju pengon një lloj-tipit amorf /pa forme e pa identitet/, qe fatekqësishtë dje kane pasur simpati për serbinë ne një apo tjetër mënyre, por q`ti bëjsh duhet te merremi edhe me këto te quajtua përjarge shqiptare", dhe shih e lidhin "dëjuzat-depsuzat" me OK boy, kinse baskohore apo amerikane, jo jo Amerikani e anglezi për ne mendon ndryshe, por kalohet edhe kjo përjarge....



Xuni ----



Po pra,ashtu duhet që të mos kursesh pa dallim kandidaturë në zgjedhjet aktuale,shok,mik,vëlla babë as nënë. Këtu nuk ka lëshim për atë apo këtë arsye diplomatike,politike a ku ta di unë çfarë tjetër. Ashtu pra Sylë sigurisht se tani po e trusim gishtin më pëlqen.



Syla përgjigjët :

Syle Mujaj commented on Mos me thirr kosovar, une jam Shqiptar.'s wall post:

xun te lutëm unë nuk jam politikan as nuk kam pretendim partie, merrem me lirinë e mendimit tim te lire e frytedhënës për te liret duke e qmuar lirinë edhe te tjetrit, xun edhe pa dashje unë merrem me art e nuk jam agronom i vijave politiko-partiake as te nenës as te babës e me se paku te tezes...
mbetsh me përshëndetje nga ana ime ma përshëndet te lutem edhe Sabit Gecin atë poetin mos harro...




PS:

Nga këtu paksa ftohje por të suksesshme në komentet politike nga ana e Sylës dhe nuk është befasi kjo ngase Syla kupton shpejt,lehtë dhe pa hidhërim.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Xuni si temë--

Kosova Sot 04.11.09—

Koalicioni në ethe“Komentet që po jepen për koalicionin PDK-LDK më tepër janë të bazuara në ethet e fushatës dhe asgjë më shumë”, tha kryeparlamentari Krasniqi. Por, analisti Ramush Tahiri parashikon qeveri teknike, nëse nuk merren vesh partitë e mëdha



Xuni---



LDK duhet të u falënderohet akuzave të rivalëve të tyre kryesisht LDD-së e cila tani e sa kohë akuzonte se LDK është bërë nëndegë e PDK-së. Akuzë kjo e cila filloj dhe po ngrit revoltë tek anëtarësia e LDK-së më çka kjo e fundit u këndell paksa dhe tani ka një ngritje besimi në anëtarësinë e sajë. Koalicioni aktual nuk është edhe aq i luhatshëm,akuzat mes tyre aktualisht janë pjesë e fushatës siç thotë z.Krasniqi.

LDK ka një fatkeqësi të cilën nuk di se si do ta kalon në vitet që po vinë,e kjo është :E gjithë jeta politike asaj i shkoj në pushtet !!! pra në pushtet para lufte sa ishim në pushtim,në pushtet pas lufte herë më AAK-në duke ja transferuar pushtetin e votuesve të LDK-së dhe duke pezmatuar votuesin e ndërgjegjshëm e herë në koalicion më PDK-në duke e zhgënjyer elektoratin serish në variantin tjetër !!! pra koalicion me kundërshtarin akuzat e të cilëve nuk kapërdiheshin aq lehtë,por ja se pushteti i ëmbël i bënë këto në kurriz të votuesit. Pra anëtari i ndershëm mbi të gjitha kombtarisht tani është në ankth,se ku po tregtohet vota e radhës për pushtet dhe jo vullnetit të tij.

Në anën tjetër të qënurit gjithherë në pushtet dhe ja ku është Kosova pas kaq vitesh ? edhe kjo është një faturë e cila apriori LDK-në e gjuan në opozitë,them këtë nëse mendohet për demokracinë dhe ndryshimet reale e jo formale dhe më inate partish.

Qeveritë teknike janë zbuluar se i bëjnë po të dështuarit për ta kamufluar elektoratin pasi jo rrallë jam mashtruar dhe kam besuar edhe unë pa qenë kurrë pjesëtarë i atyre lojravë,pra Ramush Tahiri duhet të jetë më i matur në këtë karotë të kompromentuar politike.

Situatën e tanishme e ndryshon vetëm transparenca në lidhje të koalicioneve të më tutshme ku do shkohet më një kandidat të përbashkët qoftë tani në balotazh e kryesisht flas për zgjedhjet qendrore pasi që në këto zgjedhje kjo dështoj.

Për më shumë,ne jemi dhe dëgjohemi në vazhdim,por tani më tepër i ju kam kthyer facbook-ut ku nuk po më censuron e as saboton njeri.







Xuni si temë -2- :

Kosova Sot 04.11.09... EULEX paralajmëron arrestime të figurave të larta “EULEX-i nuk është duke u marrë vetëm me gjykimin e ish-ushtarëve të UÇK-së, por vetëm brenda pak muajve do të shihni rezultate për korrupsion”, ka thënë kryeprokurori i EULEX-it, Jakobs



Koment-



Xuni-kom—1----

EULEX.paralajmëron arrestime të figurave të larta
“EULEX-i nuk është duke u marrë vetëm me gjykimin e ish-ushtarëve të UÇK-së, por vetëm brenda pak muajve do të shihni rezultate për korrupsion”, ka thënë kryeprokurori i EULEX-it, Jakobs

Komentet ..
... Lexo më tutje

Xuni ---

Mbrëmë e dëgjova lajmin në RTK dhe menjëherë më shkoj mendja tek format e kerrcënimëve çfarë u bëhen politikanëve për të i lakuar tutje ata !!!. Kjo,pa dashur ta nënçmoj punën e Eulex.it në hetuesi të krimit të organizuar politik dhe ekonomik,krim ky i cili përfundimisht e mbyti Kosovën dhe po e zhbën shtetin akoma pa u bërë aj,unë këtu mendoj se paralajmërimi i këtij niveli jo profesional nuk ishte punë serioze,veçse kjo ishte për të i parapërgadit politikanet e korruptuar që ta gjejnë formën e nënshtrimit para akuzës dhe të zbutën për momentet e kushtëzimit në politikë.
Kosova dhe populli i saj nuk duhet të i votoj dhe as ta var fatin në njerëzit e korruptuar të cilët shesin fatin tonë në politikë për ta shpëtuar vetën nga gjithë çfarë kanë bërë dhe po u shihet atyre. Mjerisht viktima do ketë besoj më arsye dhe merita,produkt i vjedhjeve të tyre por jo figurat e larta ngase në ballkan akoma është aktuale fjala e vjetër :peshku i madh e han të voglin.



Xuni -Komenti—2—



Ju lutëm a nuk e vërejtëm mbrëmë në lajmet qendrore se si krye parlamentari Jakup Krasniqi e pranoj se ka pasur falsifikim emrash nga radha e deputetëve të cilët nuk kanë qen prezent në seanca veçse duke vrapuar në fushatat zgjedhore dhe u arsyetua se nuk kam mund të marr masa ndaj tyre ngase ata kanë një imunitet !!!. A para tri ose katër ditësh po J.Krasniçi në po këtë TV ekran tha se : Prokuroria e cila ka bërë kërkesën tek ne për t`i marr imunitetin Agim Veliut në mënyrë qe aj të përballët më akuzën,Prokuroria ka gabuar qe ka humbur kohë dhe nuk ka kryer punën e vet ngase deputeti ynë akoma nuk ka të rregulluar më ligj çështjen e imunitetit dhe sot janë pa imunitet !!!. Ju lutëm a nuk është kjo politika me dy tehe varësisht kurë si i konvenon ???.
PS:
Për hir të korrektësisë po edhe përgjegjësisë mbi fjalën e lirë me duhet ta përkujtoj faktin se në të dy rastet unë nuk kam cituar z.Krasniqi por kam thënë përmbajtjen e që besoj se po të kthehem tek arkivi do me dilte sikur e kam cituar fjalë për fjalë.



Fadil Aliu commented on your status:----------------------

Po eulexi duhet te gjej menyra se si ti nënshtroj politikanët tanë sepse rruga për në Hagë pothuaj u mbyll.
Dihet kush do që i kundershton vendimet e eulexit mund të akuzohet për korupsion, krim e gjithçka tjetër.....




Xuni---



Po,ashtu është Fadil,duke u rrumbullakuar Haga si proces ku u ndëshkua kush u ndëshkua më dhe pa të drejtë,shpetoj kush si shpetoj më lakuerje politike apo forma të ngjashme si bërje karrierë politike etj. Tani duke u rrumbullakuar ajo çështje si procedurë njëkohësisht po katërkëndësohet ndjekja e krimit ekonomik e politik,pra edhe këtu siq te kam thën disa here në komunikim verbal do shohim se kush si po noton si dhe do shohim se sa po shkon drejtësia në vendin e duhur.



Syl Mujaj lidhur më këtë të nesërmën shtroj si temë më Video Albin Kurtit :

Duhet debate ne studio a me "dal a mos me dale ne votime", se u afrua rundi i fundit i propagandes para zgjedhore, ku jane rezultatet e auditimeve pse nuk po ja jepni opinionit, pse Ramush Tahir si analist thote "nese nuk dalin mjafte duhet qeveri teknike" q`jane keto fjale, qka thone se eshte "marreveshtje e qeverise... se koalicionit LDK-PDK e mshefet, për pushtet pa limit"... çka po bëhët ne Kosovën time



Albin Kurti- Drejtues të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë paraqitur shqetësimin e tyre në lidhje me pikat kontestuese të territorit të Kosovës, me ç’rast kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës se vazhdimisht po lëshon pe në dëm të vendit, me qëllim që të tërheqë sa më shumë njohje dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike me vendet fqinje. /KosovaPress/ Kontestet kufitare:



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Koço Danaj –Temë --04.11.09--

Miq te te njejtave ide dhe te te njejtes etni. Platforma e Shqiperise natyrale filloi te dale nga shtypi. Diten e shtune do te nise dergimi me poste per te gjithe ata qe e kane parapaguar. Do te filloje shperndarja ne disa librari te Tiranes si tek Albania apo tek Pallati i Kultures. Ata qe deshirojne ta blejne librin mund te bejne parapagimin per vehte apo shoket e tyre. Per diten e promovimit do njoftoheni me vone



Xuni--



Urime z. Danaj dhe dashtë zoti e nuk mbetët vetëm platformë në letër si edhe sa e sa programe dhe iniciativa tjera më parë të cilat donë mund për ta shpjeguar faktorin e sabotimit të tyre.

Ju keni bërë një punë të mrekullueshme t`paktën qeveritar e zyrtar nuk mund të thonë nesër se nuk ditëm diqka mbi këto platforma . Ndryshe është e shkruar në këtë rast edhe e botuar e ndryshe është të folurit.

Edhe njëherë uruar botimi i cili ma bëri qefin ngase isha i prekur keq në pamundësinë që të ndihmoja materialisht.



Miqësisht Xuni



Demir Reshiti commented on Koco Danaj's status:------------

Urime i dashur mik. E gëzofshim Shqipërinë Natyrale




Ilir Fetahu commented on Koco Danaj's status:-----------------

fatkeqësisht po me duket se shqipëria natyrale po mbeten vetëm ne libër dhe ne mendijen e zemrën tone siç ka ndodhur çdoherë.






Naim Seferaj commented on Koco Danaj's status:---------------------

edhe unë i bashkangjitëm urimit i nderuar prof.Koco.
p.s.Ilir,deri me https://www.facebook.com/l/;28.11.1997-kishte paragjykime mbi uck nga qarqe te caktuara.......
Sa bukur tingellon urimi i Demirit,Xunit,besoj se paragrafi i fundit i ka rrëshqitur pa dashje.




Xuni—përgjigje -----



I nderuar z.Sefaraj

Nuk e di se si më ke kuptuar,unë çështjen jo vetëm mendoj,por jam i sigurt se e kam ndihmuar në formën e vjetër siç thoshim dikur : O jetë o vdekje. Nëse paragrafi i fundit nga ana ime lexohet : (Edhe njëherë uruar botimi i cili ma bëri qefin ngase isha i prekur keq në pamundësinë që të ndihmoja materialisht).

Unë prap po e përsëriti se materialisht nuk kam mundur ta ndihmoj botimin e që jam ndier shumë keq,pra besoj se në këtë kuptim jemi keqkuptuar për çka edhe kështu ju falënderoj për respektin z.Seferaj.



Naim Seferaj commented on Koco Danaj's status:----

njashtu nga ana ime Xun,no body ist perfeckt ;-))




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 04.11.09--

Si temë Informimi mbi shkresat e mia nga burgi 1981-1991-



Shkresat nga burgu 1981-1989.



Deklarata,kundershtime,pergjigje,kërkesa,ankesa,letra,apele,shprehje mospajtimi,lutje,letra kundër mjegullave Politike,Pyetje: Perse unë nacionalist dhe seperratist Shqiptar?serish: apeli burokracisë tonë kombëtare etj,etj janë vetëm disa nga veprimtaria ime në kushtet e mundshme si i burgosur nga ku më mbi 500 faqe drejtuar institucioneve më të larta të shtetit,individëve, klaneve dhe klasave të ndryshme politike pa dallim ku iu bëjë më dije se çfarë po ndodh dhe kah po shkon fati i shqiptarëve në Jugosllavi.

PS.



Par herë të parë publikohen datat dhe gjitha të dhënat për kohën,njëkohësisht të gjitha më dëshmi protokollare siç i keni të skanuara ca tek albumi im.



Shkresat nga burgu institucioneve më të larta shtetërore 1981-1991.



1.-Më 15.07.1982-Deklaratë-Sekretariatit Krahinor për Punë të Brendshme.



2.-Më 15.11.1982-Deklaratë-Gjykatës Lartë Kos.dhe Jurispodencës Koso.



3-Më 21.02.1983-Deklaratë-Sekretariatit për punë te Brendshme Kosovës



4-Më 21,02.1983-Deklaratë-Gjykatës së Qarkut Prishtinë.



5-Më 21.03.1983-Deklaratë-Kryesisë së KSAK-së-7 faqe.



6-Më 06.05.1983-Kundërshtim-Gjykatës Qarkut Prishtinë-17 faqe.



7-Më 03.06.1983-I Përgjigjem-Gjykatës së Qarkut Prishtinë-2 faqe.



8-Më 25.07.1983-Kërkesë Gjykatës Qarkut Prishtinë-6 faqe



9-Më 26.09.1983-Ankesë-Gjykatës Kushtetuese KSAK-së Prishtinë 8 faqe.



10-Më 17.10.1983-Kërkesë-Gjykatës Qarkut Prishtinë 7 faqe.



11-Më 23.01.1984-Kërkesë Kryesisë së RSFJ-së 12 faqe.



12-Më 25.06.1984-kërkesë Gjykatës Qarkut Prishtinë 8 faqe.



13-Më 19.07.1984-Ankesë Gjykatës së Lartë kosovës 3 faqe.



14-Më 04.10.1984-Kërkesë Gjykata e Lartë KSAK-së 10 faqe.



15-Më 24.10.1984-Ankesë-Kryesisë së RS.të Sllovenisë 11 faqe.



16-Më 27.12.1984-Kërkesë Personalisht Kryetarit të Gjykatës së qarkut Prishtinë3 faqe.



17-Më 26.03.1985-Kundershtim Kryesisë së RSFJ-së 65 faqe



18-Më 02.10.1985-Kërkesë Gjykatës së qarkut Prishtinë 4 faqe.



19-Më 26.06.1986-Udbashit xhelatit tim Asllan Sllamnikut 4 faqe.



20-Më 26.06.1986-Kryeudbashit Ibush Kllokoqit 6 faqe.



21-Më 16.04.1987-Apel-Kryesisë së KQ.LKJ-së Beograd 114 faqe



22-Më 23.10.1987-Kërkesë-Gjykatës së Lartë dhe asaj të Qarkut Prishtinë 6 faqe.



23-Më 10.02.1988-Kundërshtim Gjykatës së qarkut Prishtinë 4 faqe.



24-Më 21.02.1988-Shprehu mospajtim më këtë-Kryesisë së RSFJ-së,K.Q.LKJ-së dhe KK.LK. Kosovës 112 faqe



25-Më 11.05.1988-Ankesë. Kryesisë së RSFJ-së.KQ.LKJ-së,KK.LK.Kos.116 faqe



26-Më 06.07.1988-Lutje-Jurispondencës së Kosovës 4 faqe.



27-Më 15.08.1988-Ankesë Kryesisë së RSFJ-së KQ.LKJ-së dhe KK.LK Kosovës 16 faqe.



28-Më 19.01.1989-Apel Internacionalizmit të RSFJ-së-Kryesisë RSFJ-së,KQ.LKJ-së,KK.LK.Kosovës 108 faqe



29-Më 21.03.1989-Letër kundër Mjegullave politike-Kryesisë RSFJ-së,KQ.LKJ-së dhe KK.LK.Kosovës 24 faqe.



30-Më 01.07.1999 e fundit nga Burgu dita e parë e lirimit tim.

Kërkesë-Kryesisë së RSFJ-së,Kryetarit të. Kryesisë

së .KK.LK.Kosovës Rr.Morines,.Sekretarit të sëkretarjatit Krahinor P. Brendshme I. Karakushit. 4 faqe

Shkresat nga Fshati im pas daljes time nga burgu pra vazhdim i këtij zëri protestues:



31-Më 30.09.1989-Perse unë Nacionalist dhe irredentist shqiptar???.-Kryesisë së RSFJ-së-KQ.LKJ-së-KK.LK.Kosovës-Jurispondencës së Kosovës-Gjykatës Qarkut Prishtinë.-8 faqe



32. Kërkese Për dorëheqje Rrahman Morines Shtator 1989



33-Më,07.11.1989-Kërkesë. Gjykatës Qarkut Prishtinë. Gjykatës Lartë Kosovës-Prokuroria KSA. Kosovës. 4 faqe.



34-Më 09.01.1991-Apel burokracisë tonë Kombëtare. 20 faqe. (Punim të cilin Hajdar.Meka më tha dërgoje në Viktoria e të cilin e dërgova por nuk ma botoj edhe pse në telefon pata shumë kokëçarje më një i thoshin Morina dhe Bajram Sefen i cili insistonte të më kupton por ishte vetëm bisedë telefonike.



Edhe njëherë për sqarim:



Ishin këto vetëm ca klithje të zërit tim në kushte dhe rrethana të mbytjes së këtij zëri protestues,pra për aq sa dita,munda dhe guxofta të mos ndalëm.

Shkresa këto mbi 500 faqe të daftelografuara tani,si dhe të tërat shkrim dore në Arkivat e institucioneve më të larta të shtetit ish Jugosllav e që unë nuk bëra asgjë për publikimin e tyre më bindje se këto i bëjnë hulumtues arkivash dhe kështu unë vazhdova edhe më mbi 1500 faqe tjera pas daljes time nga burgu.



Hulumtuesit tani kanë vetëm emrin por nuk hulumton kush sot .



Xuni komenti sqarimi---



Jo modeste por detyrim ky që ta them për kohërat e sodit se historinë më fakte u dashka ta bësh vetë ndërsa histori më skinë,klane,imagjinata dhe improvizime ta bëjnë po klanet dhe ata të cilët përfitojnë nga historia e rreme të cilën e bënë politike e jo shkenca.

Ju lutëm nxirrni faktet e historisë para gënjeshtrave historike në të kundërtën e keqja nuk do i ndalët këtij populli.



Më dhimbje dhe durim të gjatë në kohë lutët Xun çetta



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Guxim Kosova commented on your status:------

Përshëndetje burra, trima e trimëresha të atdheut! Dashtë Zoti, që kështu nga fjalët në vepra!

Nuk mbyllen kurrë të gjitha dyert. Mbyllet një e hapet tjetra!

Ju lexova krejt dhe ma bëtë qejfin, po pyetja është ÇKA TË BËJMË? Si të veprojmë konkretisht në të mirë të atdheut? Kuptohet - bashk, se vetëm nuk bëhet asgjë, vetëm flijime! Edhe nëse flijohemi - bashk! Mos të vdesim pa gojë e pa vepra!




Donnerstag, 5. November 2009 07:24:03

Guxim Kosova commented on your status:

Fragment nga Facebook i z. Bardhyl Metaj:

Guxim Kosova: MA MIRË VONË SE KURRË! Zonja e Zotërinj të nderuar! Askush nuk e din momentin e duhur, as të veprimit, as të lindjes, as të vdekjes: në shtrat, në beteja, në fatkeqësira, në turpe, në marrina, në krime, në korrupcione, në tradhëtira, në heroizma ndaj atdheut... e as në miqësi e armiqësi me njeritjetrin - askush nuk e din saktësisht momentin as të flijimit, e as të krimit! Na jemi një popull shumë interesant: i kemi hapur të PAME, Ngushllime edhe patriotit edhe kriminelit edhe atij që vdiq apo u vra në imoralitet, krim, dhunim, traqdhëti kombëtare - i kemi hapur TË PAME publikisht edhe kishte asi që ngushllonin se ''ishte burrë i mirë'' edhe krimineli, edhe i pafytyri që vdiq turpërisht edhe tradhëtori i kombit... po po kishte admirues pas vdekjes edhe të atij që shkatrroi atdheun e popullin si vegël e huaja edhe të atij që publikisht dihet se vet vrau Tahir Mehen me familje nga helikopterri serv edhe ndaj atij që ishte kontrabandisti ma i rryer drogist e faqezi... edhe ndaj atij që vrau vllaun në moh vetëm me ia marrë gruan e bukur edhe atij që u pre sopatë në shtrat të huaj... po po kishte admirues edhe të atyre nëpër TË PAME e NGUSHLLIME edhe ndaj atyreve që ia bënë vorrin atdheut!!!

Kishte admirues edhe të atyreve që vranë rilindasit tanë ma të ndritur, e intelektualët ma të spikatur, sepse ''armiku ma i madh i shqiptarëve ishte vet shqiptari'' (tha Faik Konitza)!

z. Bardhyl Metaj, unë të njoh rastësisht në atë tubimin tënd të LDK-së në Aarau, 1990, kur lexoje shkrimin tënd të pregatitur, nga altari i fuqisë pacifiste të kohës dhe publikisht i quajte LPK-në ZAGARË RRUGËSH (janë dëshmitarë mijëra shqiptarë), e unë posa kishja dalë nga Kosova, raqstësisht reagova origjinalisht me autorësinë time dhe në fund të tubimit (atij tëndtit, që pas 6-7 vitesh të paska ra ndërmend të kthehesh në vete seriozisht, e më vjen mirë), tubimi deshti të më bëjë edhe kryetar të degës... As para as prapa atij tubimi nuk të kam njohur personalisht kurrë, as të gjithë këta bashkëbisedues të nderuar këtu, vetëm iu analizoj në bazë të shkrimeve këtu në odën tënde... nuk kam kurrfar paragjykimi ndaj askujt këtu as askund - por dua ta them Të Vërteten kudo, si bir besnik i atdheut tim, pa qenë kurrë vegël e huaja as e asnjë partie politike, ndër ma të fuqishmet as ndër rrymat ma të forta politike të askujt - thjeshtë jam në shërbim të atdheut tim!

As që deshta të kyçëm e thellohem këtu, por kudo njeriu e ka borxh të veproj me fakte, kundër secilit akti të shëmtuar, që çon në humbje, zbrazje të atdheut, që e dëshirojnë vetëm armiqtë e kombit tonë - për atë them: ha gur e dhe kosove, e mos e lësho vendin, se të mallkon atdheu edhe nëse ke emërtim patriot e liridon, sepse emri nuk të bën të madh, po vepra. Kujto Qorr Iljazin, Oso Kukën, Mic Sokolin... ata kishin emra - qorr, mic, oso... po bënë vepra të mëdha! Ty Bardhyl, të dëshiroj jetë të gjatë e suksese edhe Patriot Frashërit, që përmendi gaca duarve edhe admiruesve të të vërtetes së tmerrshme... se mirë ke ba që je kthye në vete pas 6 vitesh, atë që unë dëshiroja ta bëje po atë ditë kur të kritikova rastësisht botërisht! Tash, lus të gjith intelektualët, që nuk jeni pa premtime, të unisohemi tok si mish e thua, ta ndihmojmë kët popull e komb arrna në hartën ballkanike dhe të veprojmë me mjeshtëri e guxim, jo me vajtime e helmime shpirtërore, se unë thash për veten time: po ma gjetet pasaporten armike në xhep, kur të vdes - mos më vorrosni në atdheun tim! Kënd e don njeriu ma shumë se sa vetveten? Nëse nisemi secili nga vetvetja - kurrë nuk gabojmë!

Vëni re, se kjo nuk është facebook vetëm i z. Bardhyl Metaj tash, por një tribunë heroike, që meriton publikim botërisht! Ku ishte e është Kosova e dijmë. Pse luftuam e dijmë. Nuk e çuam në vend amanetin e Të Parve tanë - e dijmë! Bac u kry, e bac s'u kry - e dijmë... po pyetja është - çka të bajmë, si ta luftojmë konkretisht krimin e korrupcionin e tmerrin që na thurin armiqët përdit, si t'i demaskojmë hapur kolltukofagët e kokëboshët politikaj të krimbur, si ta nxierrim popullin nga kjo humnerë mashtruese, që vdekjen e sheh përdit me sy... Ja një ide... pse mos të shkojnë të gjithë të varfërit publikisht demostrativisht tok para dyerve të qeverisë sonë, me nga një gur e një grusht dhe kosove në duar edhe ta provojnë ta hanë botërisht para qeveritarëve tanë demostrativisht, para kamerave - ma mirë se sa të vdesin ujërave e tokave armike e të huaja, sepse ku të shkojsh nëpër botë sot - je i humbur edhe ma keq se sa të hashë realisht drekë e darkë, gur e dhe kosove! Besoni!

Mbani mend këto fjalë, e gjuani anëmbanë atdheut e botës!

Juaji shpirtërisht, Nezir Myrta (keshe guxim kosova;)




Xuni përgjigje ---

Përshëndetje z.Myrta



U bën ca ditë e nuk u dëgjuam por je ai i cili po përcjell ngjarjët dhe ngarkesat që po dalin për çka e di se më kupton drejtë.

Unë e hapa posten elektronike vërejta se çfarë kam aty,e hapa pastah facbook-un dhe kjo pjesa e dytë që ke shkruar ishte e gjatë dhe duke qenë i interesuar ta di por mjerisht koha nuk po më premton ngase po më presin ca të dalim për një kafe,unë e shtypa në leter dhe po e marr me vehte nga padurimi dhe keqardhja për kohën qe nuk po na premton aq sa meriton vendi ynë të bëjmë për të. Ne i nderuar Nezir jemi në proceset më të vështira,aq më keq kur po mashtrohemi se tani është leht,kaluan rreziqet !!! ah po ta dinin të gjithë se çfarë proceseve po na presin ...



Ju përshëndes deri pas kthimit tim Xuni



Guxim Kosova commented on your status:

I nderuar Xun, keni përshëndetjet ma të përzemërta!

E di se koha nuk premton, po unë shkruaj direkt shpejteshpejt dhe nuk i lë për tevona dhe në vend të fjalëve: jam i zënë, po të them, se prore njeriu ka dështuar, kur mendoi se u krye puna, pa e sintetizuar mirë veprimin, e me ba hesap me vetveten sëpari... është kohë që kërkon zgjidhje akute problemi shqiptar, e në cilën mjeshtri, mbetet të shihet aftësia jonë për veprim... rreziqet nuk kalojnë kurrë as kur të bahet SHQIPNIA, se sa ma afër fundit, dalin ma shumë punë për ta përmbyllur procesin. Punë ka gjithkah, kush din e don, po unë mendoj se parase të merremi vesh me njeritjetrin, duhet të merremi vesh me vetveten, a jam unë i denj, e çfarë veproj, a merrem me gjëra primare apo sekundare e të pavlera... Njeriu që ka integritetin e plotë personal, mund të veproj kudo e gjithkah, si një aparat pune i shkelqyer, që nuk din të prishur. Dhashtë Zoti, të jemi të tillë, e ta plotësojmë amanetin e TË PARËVE TANË! Kjo është natyrale!




Guxim Kosova commented on your status:



Xuni—përgjigje 05.11.09---



Ja më në fund prap po dëgjohemi z.Myrta



Duke mos i shkuar më radhë tekstit tuaj të fundit,përjashtuar pjesën e sqarimit,fillimisht të ju konfirmoj se pajtohem plotësisht më këtë siç thoni : (kur mendoi se u krye puna, pa e sintetizuar mirë veprimin, e me ba hesap me vetveten së pari...) çka së pari ?,unë po e marr më mend se çka ke dashtë të thuash por mos ma lë kuptimin e fjalës aq në gjysmë. Vërtetë vlera e shkrimit është të shkruash pak dhe mesazhe të ketë shumë,por edhe kuptimin e fjalës afroje edhe pakëz pa frikë se po diskrediton punën. Ilegalitet normalisht se akoma edhe ka por jo në këto përmase frike.



Tani po kthehem tek ajo qe e kalova si renditje pa dallim se ju e keni venë një presje(,) në mes të këtyre dy kuptimeve dhe me të drejt por unë i morra dhe kuptova si dy gjëra në vete,pra kur thoni : ( E di se koha nuk premton, po unë shkruaj direkt shpejt e shpejt dhe nuk i lë për më vonë dhe në vend të fjalëve jam i zënë, po të them, se prore njeriu ka dështuar).

Këtu tani nuk pajtohem,ndonëse jam i prirë që nga dembelia të cilën do ma thoshit ju,unë jam dëshmuar se ato ndalje pauzash kanë qenë faktori kryesor që të mos ndalëm së vepruari dhe në punë e sipër,pa nxitime të mbaj vetëkontrollin mbi veprimet e mia.



Koha nuk po premton,kjo është shumë normale por jo që nga nxitimi të fundosemi në gabime të cilat kushtojnë. Pastaj shumë drejt shtron një problem më pikëpyetjet e veta kur thoni : ( Është kohë që kërkon zgjidhje akute problemi shqiptar, e në cilën mjeshtri, mbetet të shihet aftësia jonë për veprim ).

Tani nuk do ndalesha në detale mbi nevojat,por ajo që shtroni si pyetje mbi posedimin e aftësive për veprim dhe karakterin e tyre. Unë ju them se ne e kemi pakëz vështirë që të kalojmë nga vullnetarizmi në punë e veprime institucionale,por edhe kjo do vjen madje kur fillon ajo do shkon shumë lehtë,por jo kështu siç kanë filluar disa nen dëgjueshmërinë e rrymave të vjetra. Këtë nuk do ta lejojmë pa dallim se tani jemi bërë një siç kishe përshkruar në shkrimin e gjatë,pra edhe patrioti edhe tradhtari një. Ne,një edhe do jemi për çështjen kombëtare pra tani e tutje ngase nuk kanë ku ta thyejnë qafën ata !!! më në fund më mirë të i shërbejnë vendit të tyre më vonesë se sa kurrë apo të vazhdojnë të u shërbejnë të huajve.



Pra ne mund të jemi një në këtë drejtim por jo të barabartë në besim,ngase xhelati dhe viktima megjithatë e kanë një vi sado të hollë të ndarjes se tyre. Sa më shumë të respektohet ajo vi e ndarjes në barabarësi të këtyre dy kategorive aq më shumë do trashet besimi se shteti vërtet po funksionon drejt.

Pastaj ju thoni : (Punë ka gjithkah, kush din e donë, po unë mendoj se parasë të merremi vesh me njeritjetrin, duhet të merremi vesh me vetveten, a jam unë i denjë, e çfarë veproj, a merrem me gjëra primare apo sekundare e të pavlera ).

Kjo tani me tingëllon si pyetje profesionale pa dallim nivelit të shprehiës. Tani po e marr pjesën e fundit të kësaj që thua se duhet pyetur vetën a jam i denjë ?.Siç ke thënë edhe ti punë ka sa të duash,ashtu është. Unë po ju them se vullnetmirët janë të denjë por jo të gjithë kanë aftësi për të njëjtat punë. Pra ato donë seleksionuar që secili ta gjënë vetën e në fund do të jetë kallypi i cili saktësisht secilin e fut në atë punë që e bënë më kënaqësi dhe vullnet. Prap po ju them se mjerisht nuk ka filluar në këtë mënyrë dhe mjerisht është edhe një humbje kohe më këtë problem.

Unë sa mund po bëj thirrje që gjërat të zbardhën sa nuk na është bërë krejt vonë dhe nganjëherë i thërras shokë e veprimtar qe të kenë kujdes të mos lakuriqohën në qëllime. Pra sikur po dal kontaverz por jo,këtu janë gjerat më thellë se sa do mund ti themi tani në këto kushte veprim.

Unë pikërisht për Junikun tuaj atje kam dy gjëra tepër më rëndësi për të i zbardhur por edhe të më ofrohet kamera do e refuzoja në pikat si këto,a në anën tjetër vet them se nuk ka liri të mediave gjë e cila është e vërtetë se ato hapësira informimi janë komplet të vdekura pa frymë.

Jo vetëm nga e kaluara por edhe nga veprimet e sotme,kam gjëra që po të kishim institucione të qëndryeshme do duhej marr mase dhe parë se çfarë po ndodh kështu.



Po e shoh se po shkon gjatë,tepër gjatë për lexuesin e lodhshëm por e di se në të njëjtën kohë në raste të tilla kujdestarojnë ata të cilët gjithë kjo çfarë themi do u dukët pak shumë pak dhe do thonë ah po si nuk e vazhdoj.

Pra po e përfundoj më sqarimin edhe të një pjese kur thoni : (Njeriu që ka integritetin e plotë personal, mund të veproj kudo e gjithkah, si një aparat pune i shkëlqyer, që nuk din të prishur ). Po,në kushte dhe rrethana normale ashtu do duhej të ishte,por mjerisht në Kosovë akoma jemi në kushte dhe rrethana jo normale. A nuk po bindësh se nuk jemi larg por jo edhe afër normalizimit ku do ta gjejmë vetën ?. Unë në kushte dhe rrethana të tilla nuk shërbej si një aparat pune i shkëlqyer, që nuk din të prishur siç thoni ju. Jo Nezir,ngase të vihesh në shërbim pa ditur se kujt po i shembën dhe kush përfiton nga ajo punë e shkëlqyer kjo është pjesë e krimit derisa krimineli të shfrytëzon. Sa i përket integritetit të plotë personal edhe këtu ju them se sapo ta kuptojnë se je i pa shfrytëzueshëm qorrazi për të tjerët ata fillojnë dhe ta vrasin integritetin personal e pastaj vështrojnë se çfarë po ndodh.



Ju përshëndes më shpresë se dëgjohemi prap.



xxx

Guxim Kosova commented on your status:---05.11.09-------

I nderuari Xun, shkurt e trup thash - analizë-sintezë-hesap me vetveten, secili në zanatin ku mundet e din, se nuk ka dënim ma të madh për popullin sot, kur intelektualët udhëheqen nga jointelektualët, sikur kerraxhiu (qerrepunuesi) merr zanatin e orëpunuesit, ai punoi me rrotëkerri, e çmendet kur sheh rrotëza aq të vogla të orës;) presje o pikëpresje, sot nuk ka frigë, por tranzicion, ku shkunden degët e bie gjithçka e pavlerë dhe dështon puna.

Do ishte mirë të merrni origjinal mendimet e shkruara dhe të analizoni, nëse doni vlerë reale, që nuk e kushgtëzon assesi edhe mendimin me përgjithësime (nuk e di ku mbet shkrimi im i fundit këtu, që të dihet saktësisht origjinali)...




Guxim Kosova commented on your status:----05.11.09--

po shkruaj skica të vogla: Veprime institucionale mos prit tash, po kush janë ''ata që nuk kanë ku ta thejnë qafën... (mendim përgjysëm), e nuk ka liri shtypi e mediatike, se nuk shkruajnë ata që duhet e dijnë, ku shihet se ngjanë sikur një karvan i të gjitha gjallesave, që udhëtojnë bashk, pa dijtë kush prinë a kush ndjekë në këtë demokraci të brishtë.

Po për Junikun, çfarë keni me zbardhë?

Dihet se u munduan e na vranë integritetin personal derisot, Xuno të veprojmë me fakte, se kush po i frynë krimit po dihet dhe je i shkëlqyer në mendime, po në të shprehur rrin pakëz mazunë, e nuk ke faj, se janë në piedestal barijtë e love - e kujtojnë vathen në vend instituti dhe don pak kohë, po ndoshta kjo kohë dinamike, bie veprime të shpejta. Forma individuale pak dha suksese, e duhet grupisht e institucionalisht të organizohemi. Shih këtu po japim mendime edhe të shkallës së lartë, por po mbetet veç mes nesh... Përndryshe nuk mund ta vret askush integritetin.




Guxim Kosova commented on your status:--05.11.09--

Tjetër skicë: Bindja është se nuk jemi larg, por mund të ofrohemi edhe ma shumë, duke e ditur se kemi vetëm një shërbim dhe dijmë kujt - atdheut. Këtë korrespondencë që po bëjmë, mund të jetë në faqe libri, me zbërthime në ato anale konkrete çfarë janë primare dhe këto mendime tona, do të ishin mësim për shumëkënd. Ata që kishin një fije autoriteti t'i shërbenin kombit, e hongren livadhin, e kositur nga tjerët të huajt e edhe ishin kryesisht në shërbim të huaj, veç me trup ishin me neve gjatë gjysëmshekulli të kaluar. Shi shkencat tona, sa pak arriten, e kurrë derisot nuk dhanë ndonjë provë institucionale, t'i prijnë popullit se çfarë duhet vepruar, e me e mbrojtë popullin e atdheun nga klima e egër pseudo-shkencore e kriminale e huaj. Akademitë tona janë të vdekshme, në agoni - as ndihet zëri i asnjeres (e kemi gjoja tri). Me ish-student të Moskes e Parisit, nuk ka progres shqiptar - se janë mësuar të ecin si Muça pas dahinjve dhe tash iu duket absurd ndonjë shpërthim eventual kultural, politik e shkencor...

Në këtë amulli tranzicioni, duhet të veprojmë, por duhet të jemi afër symësy, të koordinojmnë forcat, e mund të bëjmë edhe çudira, se jemi mes ujërave që shterren përdit, e dikush ende duke u mbytur në to. Të prekim fjalën me gjykim të fortë parase ta thomë, se nuk pret jeta Xuno!!!




Xuni-pergjigje----



Përshëndetjet tona nga larg z. Myrta



Unë,tani e sa kohë isha duke u marr më ca përmbledhje krejt tjera e qe faktikisht nuk guxojmë ta lejojmë vetën që të mbyllemi vetëm në facbook pa dallim se është e vetmja mundësi deri tani ku mund të shprehim dhe komunikojmë pa censura të pushteteve burokratike e karrieriste. Por mos të harrojmë faktin se këtu jemi në lidhje 200-300 e më shumë qytetarë,pra nuk duhet harruar se mediat janë ato që po na dërmojnë dhe mos harro se atyre u kam shpallur luftë të hapur ngase na kanë hyrë në hak dhe na kanë plagosur keq për interesat e pushtetarëve.

I nderuar Nezir do doja të them se tani jam i ngarkuar më këto probleme dhe thjeshtë kam rënë në hallë ngase jam i detyruar të lidhëm më mediat e huaja kryesisht televizive për ta zbardhur realitetin e ponëve tona. Kjo tani po më dhëmbë dhe këputi shpirtin a rrugë tjetër nuk kam.

Na kanë mbytur më media të kontrolluara o Nezir,kam lloj,lloj programe të gjata krejt pa lidhje,kash e lash thoshin dikur,a nuk janë të interesuara për rrjedhat faktike të gjithë proceseve tona të cilat na kanë kushtuar.

Ju i nderuar Nezir ndër tjera më thoni :(Analizë-sintezë-hesap me vetveten.) Pra këto çfarë ju thashë më lartë të japin të drejtë në ato shqetësime i nderuari Nezir.



Unë kam probleme më të mëdha se kjo !!!,ngase kam premtuar se dita jonë po vjen dhe njerëzit që akoma më besojnë tani po më pyesin pak më agresiv deri kur ???.Unë kam përgjigje të shkëlqyeshme,por tjetri nuk të kupton. Pra do ju thosha se kur unë kalova një jetë të terë dhe prap po veproj pikërisht për atë ditë atëherë ju lutëm pse më bini në qafë ???.



Nezir,nder tjera më thoni (Kur intelektualët udhëhiqen nga jo intelektualët). Po,ashtu është,por unë nuk do ta dija se për cilët intelektual e ke fjalën po të mos me kishe shkruar mbi Akademitë tona të dobëta dhe aspak kuadro intelektualësh. Pra kjo tani nuk kërkon sqarim ngase ju kam kuptuar drejtë. Ne kemi pasur dhe kemi intelektual më kulturë në komunikim por jo në mendim,qëndrim etj. Në këtë kuptim pas një debati të nxehtë që kam pas më Berim Ramosën aty nga ai kam marr një konstatim shumë precizë dhe konkretisht : Vetëm tani po ta them se intelektual i mirëfilltë qenka ai i cili ka qëndrim të vetin personal dhe i rezistin atij qëndrimi,nuk është intelektual ai i cili edhe ka kulturë në komunikim,është i butë por nuk ka qëndrim të tij.



Pastaj më thoni se ( Qerrepunuesi merr zanatin e orëndreqësit dhe befasohet më rrotat e vogla të orës krahasuar më ato të qerreje ) Kjo po ma kujton një vendas timin Komunar i cili në kohët kur pushtimi kishte arritur kulmin në Kosovë,ai erdhi në Shqipëri për një seminar dhe më vizitoj ku pas shumë debateve nder tjera ai nxori stilolapsin dhe filloj e po vizaton një veze të vogël të rrumbullakët dhe po e ndan më një kryqëzim në katër pjesë dhe po më pyet : Kjo pjesë është në errësirë të plotë tani e 20 apo 30 vite njerëzit e kufizuar në këtë errësirë po shohin vetëm në këta katror jo më shumë. Paralel atij rrumbullaku në formë vezeje e vizato një tjetër rrumbullak shumë më të madh dhe pa kryqëzime katrorësh dhe po më thotë : këtu veç është drita dhe pa katror si grila njerëzit e dinë e njohin këtë hapësirë por për një moment vjen drita edhe në këtë vezën e territ dhe grilave por më trego se a më shumë dhe mnë mirë shohin këta njerëz të kësaj apo asaj vezëve ?.

Pyetja sado më rrotulla,për mua u bë shumë e qartë : Ato ditë kishte përplasje mes të ish burgosurve politik dhe burokracive të vjetra politike të cilit kishin bashkëjetuar në një parti e tani po ndryshonte situata,po kercënonte lufta pak më shkurt.

Unë u përgjigja në variantin tim,por ai nuk u pajtua,më vonë i doli krejt çfarë i pata thënë.



Sot pas lajmeve ishte programi ,,jeta në Kosovë” ku merrnin pjesë Lutfi Haziri,Hajredin Kuqi,Ibrahim Makolli,Besa Gagjerri dhe Blerim Shala. Aty pash,dëgjova dhe kuptova se çfarë do të thotë ta kesh njeriun defek në mendim dhe aspak të shkathtë para kundërshtarit. Besa Gagjerri për mrekulli i tha L.Hazirit atë që unë e kam thënë mbrëmë në Facbook Pra : Si të besohet z.Haziri në atë çfarë thuan sot për PDK-në kur ti je ai i cili për hir të pushtetit ke bërë aleancën më PDK-në ?. Ishte në nivel aq më shumë mënyra si i tha. Pas pak Hajredin Kuqi po ju thotë se ne kemi thënë dhe po e perserit se ne rival e kemi LDK-në dhe nuk llogaritim rival tjetër. Prita reagimin nuk ka,prita prap nuk ka dhe serish z.Kuqi e përsëriti tani m¨üe guximshëm. Pra nuk dilte as B.Shala e as I.Makolli po as B.Gagjerri që të i thonë : Ju lutëm z.Kuqi ne e dimë se vërtetë është fushatë,por mos u trego kaq naiv para nesh duke pretenduar që para audiencës të na injorosh më këto forma kur ju veq jeni në koalicion më LDK-në pra keni kurorë,unë nuk besoj se po e dhunoni më shumë LDK-në nen kurorë pushteti sa sa neve si opozitë,këto ju mund të ja thoni filloristëve e jo neve këtu!!!.

B.Shala për të u dëshmuar se akoma po e kryen punën e ndërkombëtarëve ai u përqendrua në format se si të mos dështojnë zgjedhjet kjo ishte kryesore për të a elektorati nuk e kupton se kjo është një detyrë e ngarkuar për z.Shala. Pra është vështirë të merresh më ta kur mediat e bëjnë të vetën para elektoratit i cili nuk ti kap pa aftësitë si politikan.



Nezir,po thuan se (nuk e di ku mbet shkrimi im i fundit këtu, që të dihet saktësisht origjinali...)

Unë nuk po di për cilin tekst e ke fjalën këtu janë tri pjesë pas dite dhe katër para dite .



Pastaj pajtohem kur më thuani Sad Veprime institucionale mos prit tash, po kush janë ''ata që nuk kanë ku ta thyejnë qafën.) më thuan se edhe unë po i lë si mendim përgjysmë,por jo Nezir,kuptimi ishte i qartë se po them për ata të cilët ishin në shërbim të Serbisë –Jugosllavisë dje e që tani dojnë të jenë në shërbim të Kosovës ,mendoj se këtu nuk ka pas pse të mos kuptohet.

Nezir,më la përshtypje ajo kur më thuan :(Dihet se u munduan e na vranë integritetin personal deri sot , Xuno,të veprojmë me fakte, se kush po i frynë krimit po dihet dhe je i shkëlqyer në mendime, po në të shprehur rrinë pakëz mazunë). Ndoshta ke të drejtë jo se po rri mazunë por nuk po hapi rrugë,e kjo është një problem i cili besoj shpejt do të ketë zgjidhje.



Nezir,ndoshta është më mirë që filloj programi debati në Maslishevë dhe po e përfundoj pa iu përgjigjur edhe në ca pika por shpresoj se dëgjohem por jo të humbim kohë edhe aq shumë se vertet po na kushton,ne vërtetë duhet të ulemi e bisedojmë .



Përzemërsisht Xuni



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Bajram Osmani-Video Historiku i Kosovës—06.11.09--



Xuni—

Përshëndetje Bajram

FLM për postimin e këtij linku,është më i qëlluari deri tani pa dashur të i nënqmojë të tjerët.

Bajram më erdhi mirë qe edhe kështu t`paktën u dëgjuam siç thotë populli apo Kadareia ra ky mort e u pamë. Pra ishte postim i mirë dhe mos hezito të postosh tjera të tilla.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Ramush Haradinaj-Tema --thirrje--

Miq , ju bëj thirrje vëllazërore për qetësi , mirëkuptim dhe tolerancë të ndërsjellë mes jush .Dita e zgjedhjeve po afron ngadalë , duhet të punojmë që në vazhdimësi te ripërtërijmë besimin tek institucionet e pavarura të shtetit Kosovar .Kosova duhet të tregojë se është shtet dhe ne të jemi krenarë si qytetarë të denjë të sajë.



Xuni-koment--

Kjo thirrje për momentet në prag të ditës së votimit do duhej të ishte obligim i çdo kryesuesi partie,më gjithë atë më vjen mirë kur kjo filloj më z.Haradinaj . Shpresoj se thirrjet e tilla do të vazhdojnë edhe nga kryesues të partive tjera.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Gazetari Ilir Berisha –Video--

Këngë për çamerin nga këngëtarja Elsa.Lila--



Xuni ---

Kosova për Çamërinë



Çamëri oj Çamëri ku jam unë e ku je ti.

Ne të dyja ishim Shqipëri, ku jam unë e ku je ti

Çamëri oj Çamëri.



Ndoshta ne nuk ishim krejt fajtore

Jo fajtore përse ne ishim binjake

Por nëna politikisht paksa na qëlloj dinake.



Jo Çamëri nuk je krejt fajtore

Nga një nënë paksa dinake tani po të bëhen dy

Dy gjysmë nëna bëjnë sa një ndoshta edhe ti do të jesh Shqipëri

Çamëri oj Çamëri ku jam unë e ku je ti.



Çamëri oj Çamëri Ulqini, Presheva dhe trojet në Maqedoni

Nuk po të lënë të vetmuar ty,ato bashkë po mbesin si ti Çamëri oj Çamëri

dy gjysmë nëna bëjnë sa një ndoshta edhe ju do të jeni aty



Çamëri oj Çamëri aty ku më mungon ti jam pa fe e pa Shqiptari

Çamëri oj Çamëri kah do që shkoj e sëmurë jam pa ty

Çamëri oj Çamëri nuk po qetësohem dot pa ty



Evropë 01.01.2008.

Durim Ballkani-atë kohë,pra isha unë Xuni





xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Sylë Mujaj si temë ---06.11.09—



Ne lojën e kapuçave,/ ne'mesten e trete është kokrra./Shikimi drejt ne sy,/ testja e mbushur plot./Tundu,valle e kapuçave /me fitilaçen dore me dore/ "Heeej. kush e ge nisi /(* more te paren ee ge loje, /heeej mire e ge ditëm /more se po ju këndojmë".



Xuni----



O mos këndo para kohe Syloo se edhe nëse koha të jap të drejtë e që pak ka vend për të besuar, t`paktën zërin kurseje ngase Lutfi Hazirit veç ju kishte shtjerr zëri nëse e vërejte mbrëmë në RTK. Sidoqoftë Sylë edhe kjo që na serove ishte për të ju falënderuar,ngase relaksimi është stimulim për të vazhduar.



Sylë Mujaj Video Reklama e re e Eagle Mobile - Unë jam shqiponje - Nëntor 2009

Xhimi ynë, dëgjonte shpesh për një shpeze e quajtur qe nuk ishte shume e rëndësishme dhe me vlere si shpezët e tjera. por kur e piu ujin nga gurra ku kishte pire edhe babai i tij, vërtetoj se Shqipja është e madhe dhe krenare...pra legjendat e gojëdhënat po kthehen ne realitet



Xuni—



Ishte e shkëlqyeshme kjo dhe në mungesë kohe gati të mos e kisha parë këtë postim,vërtetë do ishte gjynah po të mos e kisha shikuar.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Alush Kryeziu-Shtrojë temën :- Si të mbrohemi nga gripi i derrave?---06.11.09--



Xuni---



Po mbrëmë në lajmet qendrore u tha se kësaj radhe gripi po vjen më euforik dhe se ai nga njeriu po infekton shtazët gjë e cila herën e kaluar nuk ishte kështu. Pra tani në rrezik permanent janë shtazët dhe jo njerëzit. Kontrast i cili duhet analizuar mirë është fakti së në Kosovë kishte infektime vetëm në Graqanicë,Gorozhdevc dhe në Veri të Mitrovicës nga ku një nxënëse kishte qenë në vizitë në Serbi dhe e paska siellur nga atje. Ndoshta gripi bartet edhe nga shtaza tek shtazët por hulumtimet tutje i presim.





Pjeter Lek Ivezaj commented on Alush Kryeziu's link:--------------

Cka meju tregua;para tridhet viteve eshte ber nje pyetje ketu ne shtete e bashkume te amerikes," Se kure dota ket U.S.A. presidentin Zezak?!" Nje eshte pergjegje,"kur te nisin derrat me fluturue." Qe erdhi koha me perjetua kohen e fluturimit te derrave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Empty Re: Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2009 8:38 pm

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Agim Gashi:Cikël poezish për fëmijë"...



Xuni---06.11.09---

O Agimi i palodhshëm,njeriu nuk po arrin të i përcjell të gjitha komentet e as temat e shtuara për diskutim,po as më u argëtuar më këngët gjithashtu nuk po arrijmë,jeta qenka dinamika e këtij niveli sa të mos arrish të gjitha.

Por ju,sa po shoh nuk u paskan munguar fjalët e mira për energjitë dhe talentin që ke,urime dhe përpara deri në 100 vjetorin e jetës tuaj.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Tama---

Besoj se është më leverdi ta postoj këtu,pasi që u zhduk tema dhe mbi 1000 komentet mbi personalitetin B.Obama.



Xuni---------kom--

Kur u bë lidhja në facbook me z.Obama datë 26.10.09 unë në komentin tim pata shkruar :



Politika e SHBA-ve sot, pa dallim sa do të i rezistoj presioneve të republikanëve,kjo tani nga një politikë në fluturim drejtë humnerës çfarë ishte ajo politikë (pra amerikane ),tani Obama po e kthehen atë drejtë stabilitetit të sajë politikë si dhe rregullon raportet e jo balancimit të politikës së jashtme çfarë kishte pësuar SHBA.
Jo vetëm SHBA,por globi do duhej ta gëzon progresin çfarë do ta arrinte kjo politikë nëse e finalizojnë politikën kështu si e kanë filluar.




E tani po shtoj :



Nëse globalizmi dhe forcat progresive në politikën globale do ta ndihmojnë këtë politikë çfarë ka filluar SHBA në krye më Barak Obamen,unë jam i sigurt se emri Obama do jetë i renditur më atë të Mihajl Gorbaqovit i cili qoftë edhe më rënien e tij në politikë Ai arriti ta realizoj ndarjen e fatkeqësisë se njerëzimit nga shpëtimi dhe kthyerës së atij blloku në demokraci. Ishte rënie e Sovjetikëve kjo vetëm në mendjen e fanatikëve ,por jo,pikërisht aty filloj jeta e ardhmërisë. Më vështirësi por ajo po i kalon pasojat e asaj politike totalitare.

Edhe gjendja në të cilën po shkonte SHBA,nuk kishte shumë dallime nga fatkeqësia Sovjetike,por kjo ishte një fatkeqësi e modelit të kundërt nga ajo Ruse. Politika aktuale në SHBA fatmirësisht po e ndalë katastrofën pesë (5) para dymbëdhjetëve (12) e jo sikur Rusia pasi të kalon ora 12 h.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Ismet Mehmetaj Komenton foton time në cep tek mnsa e Studentëve në Prishtinë

Më 7.11.09--



Ismet Mehmetaj komentoi ne photo tuaj :

E po shum foto jan ba ne ate cep, edhe une i kam nja a dy qe kan shpetu pa u djege nga lufta.



Ismet Mehmetaj komenton foton e klases 4 dhe mesuesen Gjlfidane Reozhaja



Ismet Mehmetaj komentoi ne photo tuaj :

Po mesuese te mire paske pase i lumi ti




Ti Ismet nuk ke më u plak kurrë. Bravo se sy asllan ke . Kjo mësuese ka gjen e njohur për nga bukuria jo vetëm në shkollën tonë por në krejt ato shkolla në lug drini e më gjerë,ndoshta edhe në Rekë e Podgur siç thuhet tek ne.

Ka qenë Pejane denbabaden dhe nga Peja udhëtonte për në fshatin Trestenik,ajo më disa mësuese tjera si kuadro që mungonin atëherë,pra ishte edhe mësuesja Limane,Suphija etj ,kurrë nuk e harroj kur dëgjohej buria e trenit jo atij të zi por Shenebus i thoshim dhe thoshim : Erdhi mësuesja Gjyfidane,Pra kjo mësuese ishte Gjylfidane Rozhaja motër e të njohurit Dervish Rozhaja..

Ismet fare spontanisht ja qëllove me komentin ngase unë tani po shoh se duhet me filluar e me i komentuar fotot siç edhe kam premtuar a nuk e paskam bërë këtë.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Shaban Cakoli ka komentuar photo album tuaj:-------07.11.09-------

Te përgatitura me mjaft pedanteri,me u vjedh edhe mund te vidhen nga ata qe ceku miku me lart,por ju mbani te drejtën e tyre ligjore,dhe ndoshta dite do te vijnë qe autorësia te mbrohet me ligj. Krejt çka është me e rëndësishme është puna juaj e pa epur.




Xuni—07.11.09----



I nderuar Shaban



Ja falënderoj në përshtypjet që ke Shfaqur për këtë pjesë fare të vogël albumi e në veçanti ju di për nderë në paralajmërimin e shpërdorimit të tyre gjë kjo të cilën e di,po më në fund jo pak albume të tjerëve tërat edhe unë i kam bartur në PC-në time por ama nuk i përdori ato pa të drejtën e autorit.

Më në fund,të gjitha ati janë asgjë madje as të përzgjedhura krahasuar më çfarë ka albumi i ditarit ti. Unë nuk kam ofruar as edhe një fotografi me personalitetet publike përjashtuar një a dy copë ku do doja të përkujtoj diqka dhe besimi në ata persona është i plotë se nuk do të shprehin mospajtim më publikimin e fotos.



Shaban,edhe njëherë ju falënderoj,përshëndes dhe uroj gjithë të mirat Xuni



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Komunikim në facbook me dy mbesat e mija :



Jehona Cetaj të shtoi si shok/shoqe në Facebook...‏

Dienstag, 3. November 2009 16:51:54



Urime ardhja në familjen e facbook-ut ku pa dyshim do kaloni mirë,por mëndët në kokë dhe vet kujdesi se çfarë shkruan dhe më kënd mban korrespondencën mbesa ime Jehona.

Urime Jehona dhe mirë kalofsh në këtë integrim të informimit digjital.

Uron dhe përshëndet familjen tuaj Xuni

.



Albana Cataj posted something on your Wall and wrote:-----------

"Po si je more xhaxhiii ?
si po kalon ?
a jeni krejt mirë ?
të fala tonve ...nga Albana!!!"




Xuni---------

Ne jemi mirë ashtu si do dëshiroje ti dhe ashtu si unë uroj dhe dëshiroj të jeni mirë. Albana unë u informova se keni kaluar në banesën e re dhe po afërsisht veç jeni drejt stabilizimit të orendive aty. Pra uruar banesa e re dhe uroj gjithë të mirat. Të fala keni të gjithë edhe nga Sevdija,Dardani e Iliri.





Albana Cetaj komentoi në wall post tuajin:

shumë mirë jam faliminderit ...
po jena dal në banes te mirë amo larg nga qyteti!!!
të fala edhe një her ...tung




Xuni--përgjigje-----



Të gjitha të mirat bashkë nuk arrihen kurrë dhe mos harro se edhe po të arriheshin atëherë jeta do ishte më e keqe se tani. Pra jo Xhaxhi mos e ke problem largësinë se ambientohesh shpejt ama Jeta aty ku keni shkuar eshtë vërtetë Paradisë. Të fala të gjithëve andej nga Xhaxhi Xuni



Yyyxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Ibrahim Ramadani commented on Pandeli Majko's link:----07.11.09--

Bukur zoteri Pandeli Majko ne temen BALLKANI BALL PER BALLE ,zgjuaresia e juaj ne politike perballe mysafireve sllavo maqedonas u treguat i fuqishem politikisht por nuk te mungon sensi patriotik shqiptare. Te lumte.




Xuni----



Përshëndetje Ibrahim



Pajtohem me vlerësimet tuaja z. Ramadani,vërtet Pandeliu ka kohë qe po jap provim në këtë drejtim,po ashtu ka kohë që e percielli,ai po ndjek politikë kompletë të tipit perëndimor por duke mos harruar se jetojmë në Ballkan,pra nuk po tenton të fluturoj drejtë politikës se perëndimit në kurriz të popujve po edhe të problemeve politike në Ballkan.

Vërejtja ime është se Majko duhet të mos dukët aq entuziast në politikën e drejtë nacionale,pra faktikisht të jetë më i fërguar në vaj. Është për ta kuptuar entuziazmin e tij ngase nuk jemi mësuar që politikat zyrtare të bëjnë edhe politika të tilla,në këtë rast as z.Majko,por kjo dëshmon se po shkojmë drejtë progresit

----------------- ---



Ben Kola commented on Pandeli Majko's link:.... Sonntag, 8. November 2009 01:51:02
Sikur ta kishe emër SHQIPETAR (xun)
do te thosha se je gjysmë turku.




Gazmend Ajdini commented on Pandeli Majkos link:------------

Bravo Beni ..




Xuni-përgjigje ----08.11.09--



Përshëndetje Ben,po e marr më mënd të jesh më emrin Arben,emër ky shumë i mirë me ta pas lakmi po gjithë ashtu edhe mbiemri Kola,mbiemër i shkëlqyer e gëzofsh.

Unë,me emrin Xun,nëse nuk e ke ditur po ju tregoj se në internet e kam gjetur se në Kinë paska shumë Xuna,por pavarësisht kësaj unë nuk jam i ngarkuar më emrin pse nuk e paskam Arben.

Orvatem që veprimet e mia të jenë të mira,krejtësisht njerëzore dhe shqiptare.

Nëse emrin jo shqiptar besoj se veprat dhe unë vet qenësishte jami Shqiptar por do doja ta di se nga po u përngjaj në gjysmë turku apo ndoshta për nga foto po të dukem si Ibrahim Tasliqi ?. Nëse bazohesh dhe ju përngjaj në turk në diqka tjetër ju lutem mos hezito dhe ma thuaj që ta kontrolloj vetën pa dashur ta fyej komunitetin turk.

Pra ju lutëm përpiqu të më përgjigjesh aq mirë e saktë sa që z. Gazmend Ajdini pasi nuk qenka Hajdini të ndahet i kënaqur dhe të ju komentoj më një Bravo.



Ibrahim ju dërgoi një mesazh-----

Titulli: PERSHENDETJE

"Zoti Xun te përshëndes dhe ndihem shumë i kënaqur qe more pjese ne këtë debat dhe ne vazhdim thua se Majko duhet te lyhet me vaj ke te drejte se ashtu duhet te jene politikanet por mua me pëlqen senësi i tij shqiptar qe e thotë atë çka mendon troç. Te përshendet Ibraimi."




Xuni—Kom--09.11.09----



I nderuar Ibrahim

Po më vjen mirë qe ndalesh dhe analizon më shumë pikërisht aty ku përshkrimi kalon si në të rrëshqitur dhe shpejt,ku i pa kujdesshmi nuk i kap ato. Pajtohem më ju se është kënaqësi ta dëgjosh tjetrin kur thotë shqiptarçe atë që e ndien,i tillë jam edhe vet por për dallim nga tjerët unë e kam pësuar këtë pastërti komunikimi në politikë. Mua personalisht më ka kushtuar terë jetën dhe nuk do doja të u kushton tjerëve a punën le ta bëjnë vetëm ashtu të pastër dhe pa makijazhe politiko-diplomatike,e përsëris thash punën praktike a në shprehje do i preferoja pjesërisht një lyrje vaji.

Unë vet nuk jam i tillë a tjetrit i preferoj,disi sikur po kopjoj barsoletën se si Hoxha i thotë popullit bëni çfarë them unë por jo çfarë bëj unë !!!,por jo,unë thjesht nuk e dua diegëjen politike të atyre qe e vërej se janë për të u kursyer.



Ben Kola commented on your status:---------------------------

Te pershendes dhe te falenderoj per thirrjen te behemi. Fb friends thanks
bere disa komente per emrin tim, mbiemrin gjithashtu,por e kam amanet mos me i ndryshue sepse do ndryshohet emni i shqipenis,qendresa e shqipetarit per ekzistenx,gjaku i pastert i te vertetit shqipetar.
Sa per dijeni:
1.ca do thote ARBEN(gegnisht)(shqip)(mendoje)
2.jo une por as brezat SHQIPETAR nuk kane me i thane turkut babe sepse kam emnin SHQIPETAR(te paret katolik te Europes)
3.Apsolutisht ska as Itali, Gjerman as Amerik si me behen mua babe, edhe pse po bejne per ne, ca po bajne, se jena me shume baba.por e verteta eshte se po na clirojne
4. ku eshte turku,si na ka pushtue 500 vjet(kurre te paret e mi)
5. ku jane vllezrit musliman(ne dite te ngusht) kuuuuuuuuuuuuuuuuuu jane.




Xuni-----

E kisha për respekt dhe nuk e humbi atë për kundrazi e shtoj edhe pse ashpër më rezervon të ju komentoj. Pastaj unë me ju isha në lidhje tek tjetra temë apo (link) pra tek Panmdeli Majko –Ballkani ballë për ballë----

Miqësisht Xuni



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Nga Shkëlzen Gashi 08.11.09..drejtpërdrejt në lidhje xunit---



Shpia Botuese Rrokullia nxori në shitje librin “Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912” të atdhetarit vetëmohues Hasan Prishtina. Në të, ndër të tjera, lexoni:

• Cilat janë shkaqet e kryengritjes shqiptare të vitit 1912?
• Si reagojnë më se 200 deputetë të Parlamentit Osman kur Hasan Prishtina thotë: “nëse vazhdon kjo politikë mizore, kam me kenë njeni e ndoshta i pari i atyne, qi kam për t’a ngrehë flamurin e kryengritjes”?
• Ku dhe si merren vesh Hasan Prishtina e Ismail Qemali për fillimin e kryengritjes shqiptare të vitit 1912?
• Pse Ismail Qemali nuk e përmbush detyrën që merr përsipër për sigurimin e 15 mijë pushkëve ‘mauzer’ dhe 10 mijë napolonave të arit për fillimin e kryengritjes?
• Pse Hasan Prishtina e shet pasurinë e vet dhe me shumën e tubuar e nis kryengritjen?
• Për se bisedon Hasan Prishtina me ambasadorët e Bullgarisë dhe të Britanisë së Madhe në Shkup para se ta nisë kryengritjen?
• Çka shkruajnë për kryengritjen shqiptare të vitit 1912 gazetat e huaja si Times, Neu Freu Presse, Novoje Vremja? Ç’thotë Hasan Prishtina në intervistat e dhëna për këto gazeta?
• Pse sipas Hasan Prishtinës, Isa Boletini e Riza Gjakova jo që nuk mendonin për pavarësi, por as për autonomi madje?

Në parathënien e botimit të parë të këtyre kujtimeve të Hasan Prishtinës, i cili pati dalë në dritë në Shkodër që më 1921, Hasan Prishtina thoshte: “Fitimin qi ka me u nxjerrë prej kësaj broshure, kam m’e kushtue për sigurim t’arësimit të fëmivet jetima…”. Duke e ndjekë shembullin e vënë prej tij, Shpia Botuese Rrokullia ka vendosë që fitimet prej këtij botimi t'i dhurojë po për arsimimin e fëmijëve jetimë.




Xuni--koment-



FLM për informimin dhe urime botimi më përmbajtke kaq të pa njohura. Shpresoj që këto ditë librin do ta gjej në Prishtinë,njëkohësisht shpresoj të takohemi z.Gashi.



Ibish Neziri --koment----

commented on Shkelzen Gashi's note "Ne shitje libri i autorit Hasan Prishtina “Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912”":

Urime për punën e përfunduar e shumë suksese në të ardhmën!




Naime Beqiraj --------

-commented on Shkelzen Gashi's note "Ne shitje libri i autorit Hasan Prishtina “Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912”":

Falemnderit njeri, e mbajte premtimin. Nese je prane PC, dergoma kopertinen e publikimit e ta botoj neser si lajm.


xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Shefqet Cakiqi 08.11.09—temë---

BEHGJET PACOLLI NË POLITIKËN KOSOVARE – KONFLIKT INTERESI

Behgjet Pacolli i promovuar në politikë, këto vitet e fundit, ka ardhur nga dyer e bisnesit dhe kapitalit që në Kosovë nuk i dihet saktë prejardhja. Nga shkaku pse nuk i dihet prejardhja, nuk dihet as sasia e kapitalit të vërtetë, sepse në regjistrat e pagimit të tatimit në Kosovë nuk figuron me shkallën konformë të kapitalit dhe pasurisë së reklamuar. Po të ishte e vërtetë se Behgjet Pacolli është taksapaguesi më i madh i Kosovës, kjo do të bënte të njohur edhe kapitalin dhe origjinën e hyrjeve dhe daljeve bankare të atij kapitali.

Në botën e biznesit dhe politikës, në shtetet demokratike, bëhet një ndarje transparente e interesave. Drejtimi në të njëjtën kohë edhe i politikës – Partisë politike dhe anëtar Parlamenti dhe drejtimi i biznesit pretendues të madh të propaganduar e të vogël në listat e taksapaguesve, e bënë personin e tillë të kriminalizuar dhe abuzues në konkurrencën edhe politike edhe ekonomike.

Behgjet Pacolli në Kosovë vjen nga Zvicra – (me shtetësi edhe Zvicerane) dhe shumë herë ka deklaruar se kapitali i tij është sa gati sa gjysma e buxhetit të Kosovës!! Por asnjëherë nuk ka treguar se sa cent paguan tatim shtetit të Kosovës, ku ka pranuar funksione politike si kryetar i një Partie politike, deputet i Kuvendit dhe garues në zgjedhjet komunale të 15 nëntorit 09 !!

Në Zvicër është shembulli i politikanit dhe bisnismenit Bloher, një fabrikant dhe milioner i madh. Në momentin kur Bloher kishte hyrë në Parlamentin dhe Qeverinë Zvicerane ai ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i fabrikave dhe kompanive të tij dhe i ishte kthyer marrjes me politikë dhe qeverisje.

Bloher e deklaron me saktësi çdo cent të hyra dhe të dala të kapitalit të tij dhe po ashtu edhe nivelin dhe shumën e tatimit që e bënë për shtetin e tij. Në mënyrën më të ndershme bënë ndarjen interesave dhe nuk bënë abuzime për biznes nga favoret e pozitës në Parlament dhe në qeverisje...
Pacolli po të kishte hy në garën politike në Zvicrër, patjetër se me ligj do të ishte detyruar për transparencë dhe deklarim të pasurisë dhe sasisë së tatimit që i paguan shtetit ku pretendon të marr pjesë në garë politike për të qeverisur, krahas kësaj ai ish dashtë të heqë dorë nga biznesi për të i ikur konfliktit të interesit .

Njeriu i pasur i Kosovës, milioneri i Kosovës, ish dashtë të ishte transparent dhe konform pasurisë së propaganduar të ishte tatimpagues shembull në Kosovë... pasuria dhe kontributi për zhvillimin e Kosovës ish dashtë të matet me fuqinë prodhuese dhe shumën e tatimit për shtetin e Kosovës e jo me numrin e argatëve të kontrabanduar ....
Kosova gjithmonë ka pasur “preduzimaç” ndërmarrës ndërmjetësues në shitjen e fuqisë punëtore - pa pagesë të sigurimeve pensionale, sigurimeve shëndetësore – ku fuqia punëtore është kontrabanduar në shtetet dhe vendet tjera, kjo nuk ish dashtë të kuptohet si ndihmë Kosovës, por si kontrabandë e thjesht, kontrabandë si me çdo mall tjetër. E Kosova mallin më të bollshëm dhe më të lirë e ka: fuqinë punëtore – lënda e parë e “produzimaçve” ndërrmarssve – “milionerave






Xuni –koment 08.11.09----



Përshëndetje z.Cakiqi



Ke prek tema shumë aktuale,më vend dhe për kohën e duhur por jo të trajtuara edhe aq profesionalisht edhe pse ishe në nivel shumë më të duhur se jo pak profesionist të këtyre temave e që mjerisht i janë nënshtruar kush biznesit të pistë e kush anësive politike. Mjerisht anësisë politike dhe shërbimit që i ke bërë dhe vazhdon nuk të mungoj as këtu sado i suksesshëm qe ishe z.Cakiqi.



Fatkeqësia ime në të kaluarën e cila edhe sot më përcjellë është se,nuk kam pasur dhe nuk kam anësi politike në këto politika të cilat po i kushtojnë Kosovë. Pra ajo që dua të them është se edhe po të dua të ju demantoj,mjerisht apriori dal si i anshëm dhe në mbrojtje të z.Pacolli gjë kjo e cila nuk qëndron.



Të lutëm z.Cakiqi pse nuk i përdor shigjetat kritike në të gjitha pistat ku e politikave që po e plandosin Kosovë ?. Kjo punë është e lehtë vetëm atëherë kur shkarkohesh nga anësia politike. Krim i cili duhet luftuar në procedurë të shpejtë është krimi i politikanëve varfanjak dje e kapitalist sot...Jo se nuk duhet filluar të kontrollohet dhe luftohet krimi ekonomik edhe tek biznesmenët!!! Por aty ka tjera masa ngase megjithatë ke të bej më biznes legal kuptohet me mundësi të mjaftueshme shmangejësh nga tatimi,mundësi korrubcioni etj.



Pacollit ka më i kushtuar jo pakë marrja e drejtpërdrejtë me politikë duke mos investimi në kuadro politike e kryesisht nga radhët e veprimtarëve të dëshmuar,të pastër dhe idealist të pa thyer për ta bërë shtetin dhe realizuar ëndrrat tona.



Vetëm kështu do ta sfidonte krimin politik të atyre kategorive të cilat po bëhen më të pasur e kapitalist pa qenë firma e as biznesmen,pra më të pasur se sa vet Pacolli i cili megjithatë në Kosovë është kthye më biznes si afarist madje i nivelit ndërkombëtar pa dashur të merrem tani me origjinën e atij kapitali...



Këtu z.Cakiqi do kisha shkruar me qindra faqesh krejt më fakte të cilat i din edhe ti. Pacolli edhe ashtu një ditë do ti plandos ato mafi politike nëse fillon e tregon PSH: Tenderin 15 milionësh e mora,të tegon ai por sa isha në fitime unë e sa fitoj mafia politike e cila as që merret me telashet të cilat unë si firmë duhem përballuar sipas marveshjës ???.

Më dy tender të tilla një politikan si shpërblim do ja merrte Pacollit pjesën e aksioneve që ka p.sh. Në Grand Hotel dhe ja politikani del si pronar i Hotel Grandit!!!.



E keqja tjetër e cila ka më i kushtuar Kosovës nga mafitë politike më shumë se nga shpërdorues të biznesmenëve është fakti kur politikanët do dalin me prona jashtë Kosove të cilat i kanë ngritur më parat e pista në Kosovë,pra vet paraja e Kosovës,derisa biznesmeni sado shpërdorues ai nuk është i detyruar ta bënë këtë terhjekje kapitali ngase të qenurit biznesmen e arsyeton atë për dallim nga politikani.



Nuk e kisha mendjen të thellohem kaq shumë ngase për ndryshe do i bartsha analizat dhe fakte të gatshme nga materialet e deponuara.



Ju përshëndet Xuni dhe falënderoj nëse vazhdon me hulumtime të tilla por të gjithanshme ju lutëm z.Cakiqi





Shefqet Cakiqi commented on his event:----------------------

Tung Xun ... flm që ke gjet kohë dhe ke lexuar shkrimin në fjalë... flm edhe për komplimentet ... tung,tung




Xuni----09.11.09--

Ju përshëndes Shefqet dhe ju them se edhe juve,ashtu si Sylën ju lash të fundit ngase në besim njerëzit kanë ardhur në din dhe iman thotë besimi Islam,pa pretenduar se jam fetar i madh ngase birrën e kam përpara dhe jo se e konsumoj aq shumë por më relaksonë nga krejt çfarë po përjetojmë.

Unë jo se u bëra komplimente por vërtet gjeta vlerat të cilat të quajturit intelektual nuk merren me ato vlera dhe për më keq nga mos guximi i tyre aspak intelektual arsyetohen se gjoja nuk lëshohemi ne në këto nivele.

Normalisht pata edhe vërejtjet e mija të cilat vetëm njeriu i vlerave i kupton ato pa dashur të vlerësoj vetveten tani por kështu ju kuptova..

Ju përshëndes ju,familjen dhe shokët për rreth qe ke në lidhje.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Guxim Kosova komentoi mbi status tuaj:

Montag, 9. November 2009 00:31:59



Guxim Kosova commented on your status:

I nderuar Xun Çetta! Po më ftohë kur thua 'nga larg', po çfarë t'i bësh fatit, kur qenkemi zogj të largësive dhe na mbyten zërin largësitë! Koha është të bashkohemi në Kosovë, se po shoh se po na zhgënjehen Ata që ia bënë mundin lirisë dhe duhet tu ndohmojmë ma shumë se kurrë, sepse ruanazo po iu bëhet realitet ëndrra e huaj, se ''nuk janë të aftë të formojnë as mbajne shtet''. Mirë është të veproni Xuno edhe në TV e huaja për zbardhjen e çështjes sonë, por i duhen bre intelektualët vendit, sikurse dje luftëtarët e lirisë! Mirë po vepro si të mundesh, aq sa ke kohë e fuqi, largësia nuk na ndanë në mendime, por në veprime po! Kosova po përjeton një tranzicion të skuqur, sikur gjithçka po shkon ende në dobi të tjerëve, sikur ende nuk na lejojnë të zgjedhim atdhetarët të udhëheqin popullin, plot ndërskamca histerike po shoh...( e sheh mu shkëput linja Xuno, u ndal rryma në këtë moment...ndoshta humbet edhe ky shkrim...por e ruaj diqyshë...) A ju merr mendja se Kosova nuk ka rrymë elektrike të mjaftueshme? Ironi!

Nuk e kam zakon te vonohem në gjegje, por na ranë disa raste gëzimi e hidhërimi këto ditë dhe ishim pak të zënë. Bile dje një hero i Luftës Çlirimtare, trimërisht me tha: 'lexova shkrimet me Xun Çetten dhe sigurisht se kishte çfarë të thoshte, e kjo më bëri përshtypje, se po na lexojka dikush edhe perspona me rëndësi të veçantë këtu. Këtë po ta vërtetoj mendimin se anipse nuk duhet të mbetemi veç këtu se kemi veprime dhe tjera që presin zgjidhje akute, përsëri ka vlerë edhe këtu të shprehim mendime veprimesh konkrete, ngase nga shtypi i shkulur që po lexoj, pak hair ka; poashtu edhe nga mediat audio-vizuele, se dihet se u bënë prona individuale e grupive, politikanve e monstrave, që dihen si shërbëtorë të pushtetarëve të djeshëm, poashtu edhe trubadurë të disa qarqeve lokaliste në Kosovë. Nga Perëndimi vërejta se RTK me Agim Zatriqin bashibuzuk, ishte bërë për mua i neveritshëm si info-ent - po derisot (para pak kohe) i erdhi fundi edhe atij krymbylli degjenerik dhe duhet pastrim SPARTË, spartim në shtyp e info-entet tona dhe në shtypin e shkulur të njëanshëm.

Në fillim të vitit 2000, shkrova shumë, në përpjekje që Kosovën ta udhëheqin ata që ia bënë mundin lirisë, duke thirrur hapur: Kosova nuk sheh kurrë dritë lirie, përderisa ta udhëheqin ATA që ia bën mundin lirisë, ata që sakrifikuan në LÇK, lufëtarët duhet të udhëheqin pas luftës, në koordinim me forcat e shëndosha intelektuale. Përderisa, nuk vlerësohet Lufta Çlirimtare në radhë të parë, si inisiatore fuqi e popullit - nuk sheh ditë të bardhë Kosova as shqiptarët në përgjithësi. Dihet se vizioni amerikan për Kosovën ishte paksa i padukshëm për disa dhe duhej të luanin rolin e robotit disa edhe të paraluftes, sepse ashtu ishte ballanci i politikës ndërkombëtare. Askund nuk ka ndodhë në histori, që ndonjë parti politike e para një lufte, të përciellet komplet e pasluftes çlirimtare, por pas luftës kanë udhëheqë çlirimtarët, sepse ka pasoja e deformime historike! Disa menduan se LÇ e Kosovës, duhej të mbetej nën hije, e dihej se ishte dje edhe një opozitë nën hije edhe sot qeveri nën hije, pa e nxe dielli as pa u djerësitë, si një privatizim me Kosovën, sikurse edhe tentohet privatizimi i fabrikave e minierave, i objekteve madhore... duket si një Hakerrim i Asllanit, po nuk u bashkuan forcat çlirimtare tok me ato intelektuale!
Ju thoni se nuk kanë kah e thejnë qafen as ish-shërbëtorët e ish-rsfj-së, por vështirë është të rehabilitohen ata në këto kushte veprimi, ku injorohen, demaskohen edhe vet luftëtarët e heronjtë e lirisë sonë! Duhet mbështetje por jo të të vjelin e pastaj të të hudhin në kosh, atë nuk lejojmë! Edhe mediat e huaja edne kanë shumë paqartësi në lidhje me çështjen tonë, ka mediatorë mediokër, që i kanë dhënë kahje të gabuar njohjes së kësaj çështjeje, ashtu si ka edhe libra e botime fallse, të njëanshme, mediokre që vlojnë tregut me vëllime të tëra, plot authorë 25-30 veprash, që janë ma shumë plagiate, nga ato elektronike e deri tek burime të huaja, që e bëjnë vendin një mozaik të turbulltë histerik, plot mangësi, pa fakte argumentuese, pa të shprehur dokumentar, mundohen ta ngritin një hero të vërtetë lufte dhe e shëmtojnë, veprojnë për interesa personale e të njëanshme politike, kanë libra të botuara e kur flet me ta, as fjalor gazetari të thjeshtë nuk kanë - filtrohen nuansave politike të disa rrymave...thjeshtë ende nuk krenohemi me veprime të mirëfillta kombëtare! E Xuni vuan nga larg, e Monsuni ngrehet në zgjedhje para popullit këtu, i flet e të injoron, anash mundohet me të vjelë...

Po mirë e ke Xuno, se duhet optimizëm, atë gjegjën e pyetjes, që thua e kemi dhe shpejtë do ta bëjmë publike, le të të pyesin ashpër e sa ma ashpër, se nuk durohet hierarkia, shabllonizmi, poltronizmi e sa izma na dolen edhe tash... E keqja se rinia jonë nuk ka shprehi pune e aktivizimi, por don vetëm të iku jasht edhe duke u flijuar, duke mos e njohur realitetin, se vendin po na e bëjnë tjerët humnerë, iritues, të neveritshëm, mungon edukimi e ngritja shkollore e mirëfilltë, studenti kryen shkollim 13-14 vjeçar e nuk ka lexuar asnjë vepër klasike tonen as botërore... Akademitë tona nuk japin mësime, kur tjerat udhëheqin edhe politikat e tyre shtetërore!Koha është aq dinamike sa na shtyen anash dhe problemet tubohen njera mbi tjetren pa u zgjidhur, e kush jep logari? Populli syhapur duke shikuar ekraneve privilegjet e pakices serve, që politika i mbanë në qiell, sikur i hymnizon, iu lejohet qeveri paralele, administratë paralele, shkollim paralel, tash edhe lidhje direkte me shtetin serv, decentralizim, eksterritorialitet, iu krijohet hegjemoni në mbi një të tretën e Kosovës, sikur komunat serve nuk janë në Kosovë, e shpërblehen hapur si nga hambari i babait! Secili inkuadrim bëhet me gisht, e jo me arsye e kualifikime përkatëse! Po de, qerrepunuesi don të jetë orëpunues edhe bëhet, punon në ministritë tona, e kudo gjoja po punon, e fshehet si miu kur takohet me kuadrot superiore nëpër tubime, e din se vendin e kujt e ka zënë edhe rrin ashtu duke zgurdulluar sytë gjoja po bën punë efektive! Dikush edhe na lexon këtu edhe heshtë edhe mund të tallet, sa humbës kohe qenkan këta Xuni me këtë tjetrin...

Po të analizohet e gjithë ky dramacitet, ruanazo me dalë masat nga shinat edhe me qeshë gjithkush, kështu po vihet në dyshim edhe vet shteti pa pushtet ashtu si është, shteti pa ushtri, me një forcë policore, ku nuk plotëson nevojat e parandalimit e korrupcionit e të krimit të organizuar! Kjo është Kosova jonë e pasluftës çlirimtare dhjetvjeçare! Kjo është 'Jeta në Kosovë'. Dihet se nuk shkon këtu siç është, por dikush do të ketë shumë pasoja të rënda e të paevitueshme!

Shpresoj se nuk u zhgënjye edhe lexuesi i këtyre rreshtave, por të jetë nxitje, zgjuarje, lëkundje energjie për veprime të reja konkrete dhe iu kërkoj shumë të falur, poqëse ju mërzita!
Nuk e di sa iu zgjova kërshëri apo neveri...Më falni!




Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Xuni poston si temë :



Më falni por ishte kjo temë apo ling dhe sapo doja ta komentoj vërejta se humbi ! nuk e di por tani nuk po e gjëj këtë :



Mehmet Kraja u etiketua në albumin Skënder Zogaj. 09.11.09.



E përshëndeti z.Kraja ashtu Skënder Zogajn,që të dy të nderuar për qëndrimet e tyre dhe njëkohësisht do dëshiroja ta them atë që e kam menduar disa herë e që tani ra ky album fotosh dhe ma kujton në këtë rast akoma më të duhur,teste thoshin dikur.

Pra kjo foto ku janë këta dy personat në fjalë,Adem Jashari,Ibrahim Rugava,Adnan Merovci,Bujar Muharremi etj,është bërë në njërën nga sallat e Aeroportit të Rinasit tani ,,Nëna Tereze” në Tiranë. Dihen rrethanat që sollën këtë foto dhe takim pritjet transit të kësaj dite apo këtij takimi.

Unë nuk kam të drejtë autoriale e aq më pakë morale ta shpjegoj këtë takim rasti edhe pse në detale e kam të qartë nga krejt çfarë më ka treguar tani i ndjeri Bujar Muharremi si dhe tjera relacione.

Njerzit po vdesin dhe kështu po humbë të drejtën të thuash më ka thënë ai apo ky tani i ndier,kështu mjerisht kanë bërë jo pak përfiter në emër të dëshmorëve të cilët nuk janë gjallë për ti demantuar ata pa dashur të i përgjithësoj dhe as të u dobësoj të drejtën që të flasin ata të cilët më së paku po flasin për dëshmorët falë këtyre spekulimeve çfarë kanë bërë fillimisht perfiterët në fjalë.

Lus Mehmet Krajen dhe Skënder Zogajn qe të ulen dhe ju garantoj se janë mjaft të besueshëm për ta shpjeguar realitetin se si dhe në çfarë rrethanave ka ardhur kjo foto ???.

Në radhë të parë z.Kraja ka dëshmuar se është realist edhe në raste kur realitetet janë të dhimbshme kryesisht ka dhënë provim në debatet mbi ,,dosjet”. Skënder Zogaj t`paktën mua ma ka shprehur një keqardhje të cilën e ndjeva thellë më rastin e konfliktit tepër banal çfarë përjetuan në përfaqësinë e Kosovës në Tiranë pra konflikti i njohur si Zogaj-Kolaj e që fajësia ishte Rugovë-Bukosh.

Shpresoj në kontributin e z.Kraja dhe Skënder Zogajt.



Koment—

Syle Mujaj commented on your status:-------------------

Përshëndes iniciativat e këtij rangu, duke marre para sysh edhe vitin 1991 kur nga Lugano u nisen grupet e para te vullnetareve, qe ne rast nevoje për plotësim te temës se ardhëshme te debatit mbi rrjedhat e ngjarjeve- shkencërisht t dhe te dokumetuara edhe me fotografi si rasti i te mdhenjëve sot Martir te Kombit Adem Jashari e Sali Qeku, mund te bisedojmë jo vetëm ne FB- por edhe diku ne ndonjë studio para popullit tone, nderime Xun je i vëmendshëm.




Xuni----



Sylë,ishe i pari por tërë pas ditën isha në Zürich e tani në besim të lash të fundit.

Sylë,unë nuk them se ne do bëjmë shkencë historike,ngase nuk jam njeri i shkencës siç ju kam pas thënë në referatin tim edhe në simpoziumin shkencorë mbi ngjarjet 1968 mbajtur në Prishtinë nëntor 2008. Ne më fakte dhe dëshmi që nuk kontestohen nga askush pa dyshim se e ndihmojmë shkencën dhe shkencëtarët tonë të historisë që gjërat të shpjegohen shkencërisht dhe jo me muskuj bandash,mashallash e rajonesh.



Mustaf Ameti commented on your status:--------------------

Përshëndetje z.Çeta me vjen shumë mirë qe keni nis ketë temë dhe ka shumë nevojë qe gjerat e viteve 90-ta te sqarohen nga njërzit qe ishin ne dijeni te tyre për hir se vërtetës pasi qe dihet se shumë gjera janë kryer ne ilegalitet te plot dhe për shkak te konspiracionit nuk asht dit hirarkia organizative dhe pikërisht këtë e shfrydzojn sot shumë njerëz te pa ndergjegjëshëm për interesa te tyre apo partiake duke i përvetësuar dhe transformuar shumë veprime te atyre kohëve sipas dëshirës se tyre...................



I nderuar z.Ahmeti

Unë,nuk po them që të fillojnë garat dhe shohim se kush ka qenë i rregullt në këto punë e kush jo dhe si i tillë i shfrytëzoj sukseset e këtyre veprimeve pa procedurë dhe aspak moral. Por,do doja që gjërat të dalin vetëm me fakte duke filluar nga njerëzit e gjallë të cilët mjerisht po heshtin,pastaj nga fotot,audio incizime,video incizime,procesverbale etj.

Si është e mundur të publikohet kjo foto tani e sa kohë vetëm atëherë kur hynë në punë,qoftë fushatash a të ngjashme a asnjëherë nuk u shpjegua se ku u bë kjo foto,në çfarë rrethanash,kush ishte ai që fal atij personi ndodhi rastësia etj. Ju lutem është e pa falshme të shkohet kështu tutje !!!. Pikërisht kjo situatë nuk josh tjetrin të i bënë publike gjërat nga arkivi.



Linda Lulgjuraj commented on your status:----------------------

ndoshta ju qe keni shkrue ma heret jeni ne dijeni por une send spo kuptoj nga ky shkrim. Perveq nje fjalie qe po e permenden Skender dhe Mehmet nuk po e kuptoj ku dhe cila asht gjeneza e per qka asht fjala? Nese e keni shkrue per neve me e lexue, ju kisha lut ta shkrueni se per qka asht fjala. Ku asht ai album kush asht ne at album. Viti 1991 per mua asht si per nje fmi 6 vjechar tashi.




Xuni--koment---------

E nderuar Linda,ju e cila po na mbani gjallë më këngë e kujtime historike. Mendoj se ke të drejtë në këtë pak konfuzitët që ndodhi por është lehtë ta kuptoni dhe konkretisht :

Unë vërejta një temë apo link nga Mehmet Kraja mbi albumin e Skënder Zogajt ku ishte fotografia tani e njohur për aktivist,veprimtar e politikan,pra foto Ku është Adem Jashari dhe tjerët siç i ke lexuar në komentin tim nen temë. Linku pas pak u zhduk dhe tani e komentova duke e shtruar vetë edhe si temë po dhe komentim.

Linda ju përshëndes dhe mos na harro më këngë,kafe të mesme etj.



Gazetari Ilir Berisha commented on your status:--------------------

Të lumtë Xun Çetta ka ardhë koha të thuhet e vërteta....




Xuni---koment--

Përshëndetje Ilir,juve nuk kam çfarë të ju them ngase me ato vizita,video filmime veprimtarëve të kohës,ju veq po bëni punën tuaj në lidhje më po këtë temë. Nëse nuk keni harruar ju kam thënë para sa kohe qe te keni kujdes dhe mos te vraponi aq shumë saqë dikur edhe mund të përbiron ndonjë lëshim,pra nga përvoja ju them,deri tani je ok vazhdoni.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Guxim Kosova commented on your status:--Jo modesti por detyrohem t¨üe i thëm gjërast --

I nderuar Xun!

Shoh se burgosja jote tet;vjeçare përveq vuajtes solli edhe disa risi plotësime historike, që do të ishte me vend po të realizohen në botime të veçanta... Ashtu kemi vepruar jo shumë persona, ballëpërballë me pushtuesin e politiken e tij thjeshtë pushtuese e deformuese shkencore historike, ku ende nuk kemi një histori reale shqiptare, por siç shpreheni është histori politike dhe pëderisa historia politike mbizotëron politiken historike, pak ka hair (shprehje thjeshtë).

Duke pritur që dikush nga gjurmuesit tanë do të ndriçojë faktet historike individuale, që rrezatojnë në përmasa edhe kombëtare, kot kemi pritur, sepse atë periudhë kohore pushtuese mbi trojet tona, pakkush e ka përjetuar realisht, me shpreseë se dikush do ta bënë historinë reale! E sheh se edhe këta pak historian të mirëfilltë, ma shumë shtrëmbrojnë vet faktet reale historike, nga mosdija e paaftësia, duke iu mveshur ende një kosmopolitizmi të rrëjshëm, them ashtu (pa ua ba zoti borxh), duke i mëshuar vetes në kokë, në vend se të rishkruhet një histori reale jona... Shih, vetëm tekstet e historisë në shkollat tona, në çfarë shkalle informimi janë sot edhe pas luftës çlirimtare, ku krejt pak zë vend realiteti çlirimtar real, si bazë e njohurive historike për nxënësit e studentët tanë! Të mos flasim për historinë e kohës së vjetër, atë të kohës së mesme apo të kohës së re, historinë tonë krejt të deformuar gjeopolitikisht edhe nga vet historianët tanë! Një studjues historie sot, është mes deformimeve ma të kobshme historiografike, e gjeneratat e reja topiten së menduari e logjikuari, pa mundur ta gjejnë të vërteten historike, se ''ashtu e kemi mësuar e studjuar'' siç shprehen edhe sot disa... DHE ËSHTË SHUMË VËSHTIRË TË BINDEN me theoritë e reja historike themelisht nga burimet tona historike, etnografike, arkeologjike, antropologjike e onomasiologjike në tërësi të përkufizimit, që sot është vetëm një përkufizim filozofik, duke ua lënë fajin e mëkatin apo me bindje se kurrë nuk kishte histori reale shqiptare, as illiro-pellgasike, sepse njihet si 'bota greke' e latine, pa e shprushë aspak atë hinin hillirian... Shkuam pak larg... por kështu edhe humben dokumentet illirike të gjitha llojet e shkrimeve historike e historiografike, saqë sot edhe vet shkencëtarët e dietarët ballkanik e euro-botërorë, të huaj edhe fatkëqinj tonë a fatzij, mendojnë e dokumentuan e dokumentojnë se illirishtja është një gjuhë e vdekur, kur atë e flasin sot shqiptarët e gjallë - Shqipja, vetëm me një emërtim tjetër, sepse është e njejta gjuhë antike e antikuitit të përmasave euro-botërore...

E sheh ku të çon dredha historike jona? Tash, po ta shikojmë realitetin historik edhe të kohës sonë të fundshekullit 20., e fillimshekullit 21., mbase patëm fatin të jetojmë në dy shekuj, vetëm po ta marrim këtë luftën e fundit çlirimtare të Kosovës, 1998-99, aspak nuk besoj se as këtë luftë nuk e kemi pasqyruar historikisht e realisht ashtu sikur u zhvillua, me dokumente, arkiva e fakte historike e historiografike të sotme të ditëve tona - se lëre ma të një lufte paraprake shqiptare... sepse edhe sot jemi të politizuar pa pikë nevoje (pa na ba zoti borxh), e edhe e kemi pa luftën me sy, e kemi përjetuar, e kemi vuajtur duke e parë vdekljen me dy sytë edhe shpesh hasim në shkrime kontradiktore tonat të historianëve të gjallë... e ku të flitet për historianët e hartografët e vdekur, që vetëm lanë veprat ashtu si i lanë, enteve të huaja, arkivave të huaja, pa asnjë roje historiografike... edhe shumë fekteve historike e historiografike, sot iu besojnë sikur dhunshëm, mashtrueshëm, sepse nuk kemi tjera fakte të gjalla të kohës... Shtrohet pyetja e thjeshtë: çfarë arkivi historik e historiografik e hartografik kemi na sot...? Përveç arkivave private e personale sikur ky sipër...

Më falni nëse nuk ishja 'kësajde'...

jU përshëndetë, nezir myrta




Përshëndetje i nderuar edhe në mënyrë të ndërsjellë i respektuar Nezir.



Beso,pa e lexuar letrën tuaj tani dhe vetëm në letër për rrugë lexuar atë të mëngjesit,po ju lutem të më kuptoni nëse nuk mund të ju përgjigjem momentalisht !!! ju them ngase paskam jo pak punë për të bërë dhe ju them se këto ditë mund takohemi në Kosovë pa dallim ku apo në cilin qytet.

Ju përshëndes dhe u thuan Gjeneralëve që të lexojnë,por mos të besojnë pa u ballafaquar më realitetin. (i referohem letrës së mëngjesit e cila më impresionoj ).

Nezir,ne dëgjohemi gjithsesi dhe besoj shpejt takohemi.

Ju përshëndet Xuni.



Përfundimi:



Sot 09.11.09 e që në këtë moment qenka pas mesnata pra 10.11.09. isha i ngarkuar më shumë obligime dhe vetëm në mbrëmje deri vonë pas mesnate arrita të u përgjigjëm të gjitha komenteve për çka tani po ndihëm mirë.



Ju përshëndes të gjithëve dhe uroj gjithë të mirat Xuni
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a Empty Re: Xun Çetta:Përshëndetje të nderuar/a

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi