Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:Endërra që puthet

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Endërra që puthet Empty Sabit Rrustemi:Endërra që puthet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 11, 2009 1:26 am

SABIT RRUSTEMI





ËNDRRA

PUTHET





ROZAFA,
PRISHTINË
2001

Poezi të përzgjedhura nga përmbledhja poetike “Ëndrra që puthet”, botuar më 2001 nga shtëpia botuese ROZAFA, Prishtinë




HIRI I BARDHË



E dashura ime

Vjersha e parë e jetës



Si ta heq sysh

Hirin e bardhë

Si ta heq



Të të shoh

E të të prekë



O si ta heq

Kur Trojën

Nën këmbë e kam



Dhe Helena

Dhe Hektori

Sall emra janë



E dashura e humbur

Vjersha ime e djegur



Si

Si ta heq

Hirin sysh

Pa e riecur këmbë

Udhën për në Itakë



Deri në Karadak



Të të prekë

E të të puthë

Si mallin e parë



(Gjilan,26.VI – 16.XI.2000)







RELIEV ME PLAGË



Një sy gjumë më mbeti në breh

Relievit me plagë

Dhe një baladë



Tevona

Sa gurë e dhe e dru

Përziva për një shtëpi



Një mal jetë kalova

Nëpër prishendreqje



Kur u ngrita

Eh si u ngrita

Desh më ra pika

Me një gjysmë shtëpi

E gjysmë tapi

Dhe një haraç të ri



Bota e rreme flinte në qetësi

Si varret nën fije bari



Anës tjetër

Arkeologët e dhunës

Kot thërmuan



Rrënjët e mia prej antike

Buluan në piptha të rinj

Një nga një i çmendën



Imja shtëpi u rinua

E u përtëri

Në miliona dashuri



(1990 – 2000)









LIRIA PËRTEJ MURI

NJË UDHË DRITË KËRKON





Është nxirë muri

Nga gjëmët

E pikëllimet



Korb është bërë muri

Nga gozhdimet

Gjilpërat



Është shurdhuar i tëri

Nga thirrjet

Alarmet



Mungon goma

Që shëlyen pritjet

Dota që shëron plagët

Hapat që më shpiejnë ku dua



Liria përtej murit

Një udhë dritë

Ende kërkon



(30.I.1999)





S’MË MBETI GJË TJETËR



E dëshiruara

U përvodh në kohë tjetër



S’më mbeti gjë tash

Pos të ringjallem



(30.I.1999)





CEZARI I LAGJES SIME





Mëkatin e Adamit

Mbanë nën arrëz

Siç mbanë nën bishta sysh

Ambicien

Të shkretën Romë



E teshura e ngacmon

Në tavolinë

Para publikut të zgjedhur

Ia nxjerrë sëmundjen



Shërimit i bën leqe

Shkaku i skandaleve

Fyerjeve



Roma

Me zorrët përjashta

Përpëlitet në prush

Cezarit të lagjes sime

Këllëfi i mungon

Siç i mundon dhe shpata

Dhe dora

Dhe dueli në katër sy



Roma

Nga prushi bëhet hi

Puhi

Dhe përplaset në sytë e tij



(10.I.1998)





TË ZGJEDHURIT





Lidhin qafat

Me pëlhura

Litarë

Shkaku i një imixhi







Nxjerrin xhepave

Notesët

Përshkruajnë ëndrrat



Prekin përparëset

Me cepin e bërrylave

Në karriga drejtohen

Mbështetëset i u mungojnë

Liria e të ndejurit



Dilema i vret

Gjuhët

Mbyllen në shpella



Dhëmbët mbesin në karrigë

Udhë marrin vetëm sytë



Të zgjedhurit

Presin kafetë e mesditës

Ekspres nga paradhoma



(10.I.1998

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Endërra që puthet Empty Re: Sabit Rrustemi:Endërra që puthet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 11, 2009 1:28 am

TAKETUKJA





Nga njëri ndezës

Tek tjetri

Mbledh gishtërnjtë



E nis nga e para

Herë tek dera

Herë tek dritarja



Askush

Nuk i a qanë hallin

Tavolinës fushë

Barkut të fryrë



Pasdere

Shporta e mbetjeve mungon



(24.I.1998)

















TË PATHËNAT





Me gjuhët e shkulura

Muranë ngritëm

Të shpëtojmë

Nga vërshimë e fjalëve



Nga një samar

Vetes ia vumë



Po barrë e rëndë

Të pathënat



A do të na mbajnë këmbët



(30.I.1999)





ATLLARËT





Burrat humbën udhën në oborr

Që kur shkelën rendin e odës



Burrave u ra terri i pulave

I zuri keqas mjegulla



Mezi i ngarkuam në lese

Mezi i rehatuam te lisat

Me dheun e Nënlokës për f’tyrë



Atllarët mbetën në ahur

Pa kamxhi

Pa taxhi

Pa zot



Atllarët me vetmi i mbuluam

I harruam



(9.I.1999)









ËNDRRA QË PUTHET

(Adem Jasharit)





E po nuk kam fjalë



Çdo gjë para teje është e vogël

Edhe kjo botë e rreme



Prej të madhit Gjergj

E trashëgove

Atë gjëmë kushtrimi

E u bëre sjellës agimi

Me vrushkuj gjaku



Shën Liri ynë

Tempull nderi e guximi

Në çdo pore të etnisë

Idhul lirie

Flijues

E ndërtues

Me seli në Prekaz





Na bëre vend për shërim

Shëlbim

E shenjtërim



Nga qenia jote

Buroi liria

Dashuria

Ëndrra që puthet

Që preket

E prehet

Në Prekaz

E në Përjetësi

Duke hapur porta

Duke na bekuar

Për milienumin e ri

Vetëm më liri

Vetëm me liri

Vetëm me liri



(26.I.2001)







DUKE LEXUAR

AMANETI E HEROIT

AGIM RAMADANI





Mbi varrin tim

Në kujtimin tënd

Mos loto

Mos m’përvëlo zemrën

E dashur



Më qëlluan

Po – s’u vrava

Gatitu rri sa herë thërret VaTani

Se më thonë Agim Ramadani



Më nuk pres

Sytë m’u shterrën për Kosovë

Për Karadak

E për NënLokën në oxhak



Dhe s’pushoj

Liri kërkoj

Për ty për veten e të tjerët



Gjaku do të më mbulojë me mallkime

Po s’e çlirova dashurinë time



U skuqën gurët

Kufijtë u thyen

E krejt trimat s’u kthyen

Moj e dashur

As unë



Më mori në gji VaTani

Se m’ thonin Agim Ramadani





Nën qepallat tua

Sytë e mi

Kroje gjaku u bënë



Afroji buzët e dashur

Hiqe shkrumin

Gjaku im

Liri t’u bëftë



(15.X.1999)





KRYENËNA

(nënës Ajshe Gërvallës)





Lule e gjallë dheu

Me aromë dhimbjesh

E mungesë lumnimesh



Lule nënash

Kryenënë Kosove

Pa një pikë loti

Me ballin përherë të çelur



Të kemi agmi

E lakmi

Deri në pafundësi



Në sytë e tu

Flejnë e zgjohen jusufët

Kadrizekët

E bardhoshët



Gjithë agimët

Me emblemën e çliruesit





Prej buzësh tua

Zbardhin ditë të lira

Legjenda të harruara

E ninulla të reja



Rilindë bota shqiptare

Aty ku prekë dora jote

Hapi yt



Ec pra nënë

Ec e mos u ndal

Ec e mos vdis



Vetëm ti i përmbledh gjithë nënat

Dhe nëna ime je



(26.I.2001)



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Endërra që puthet Empty Re: Sabit Rrustemi:Endërra që puthet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 11, 2009 1:28 am

LIDERËT





Liderët

Synojnë lartë

Në krye vendi







Neve na lodhen sytë

Shuplakat

Dhe gjuhët



Liderët

Janë të palëkundur në synime



Nuk trazohen

Për mungesë oxhaku

Postajash



Odën nuk e rikthejnë

Që t’mos ngatërrohen

Rreth kryeoxhakut



Neve na thyhen gjunjët

Nga lutjet

Dhëmbët

Nga thashethënat





Ata vizatojnë shkallët

Për t’i nxënë synimet











Ndihmoju zot

Të të afrohen

Se ne mbetëm pa ta



Amen



(26.XI.1995 – janar 2001)







MESELE E MADHE





Lideri është mesele e madhe

Ha e pi

Me pak fjalë

Vendnumëron

A – tjerët ia kanë zili



Lideri

Vërtetë është mesele

Edhe e madhe

Përballon altoparlantët

Zhurmat shurdhuese

Përmes një heshtjeje varri







Lideri vërtet

Vërtet

Mesele e madhe është

Edhe kur gabon

Të tjerët

Qorrazi vazhdojnë lojën

Ritmin e duartrokitjeve



Ndryshe

Lider s’do ishte



(9.XI.2000)







LETRËS

(variant)





Ta heq kapelën

Për hapësirën tënde

Të virgjër













Po unë patjetër

Me dikë të flas



Gjurmët po t’i fal



(29.IV.1997)









TË NEMITUR





Dita e vonuar

Me flokë të prera

Kundruall meje

As sytë m’i lëshon

As falje kërkon

Për një mal mungesash

Në ditarin e jetës

Vetëm pikën e ballit

Prek me gishta

E sytë palon



Tavolina prej xhami

Fytyrat tona

Mbrapsht i kthen



Të nemitur mbesim

Prej shikimeve të kundërta

Furrat mbesin të pandezura



(20.IX.1997)







UDHA E HUMBUR





Hija e çepurit

S’më hiqej syve

Udhën dot se gjeja

Për në Plisore



Kryqin e kish puthur dielli

Para meje





S’pata fat

T’i a thyej kompleksin e virgjërisë

Vashës së ëndrrave të mia











Shën Marisë



Ftesa për një dashuri

Asesi të shkruhet

Plisorja sërish më bishtnon



(20.IX.1997)





RACION





Për kaftjall

Ma servon pritjen

Njësoj dhe për drekë

Darkë



Asesi të ngopem

Duke ngrënë

Këtë racion përditshmërie



Kam frikë

Mos harxhohen rezervat e pritjes

Dhe s’di ç’të ha pastaj

(20.IX.1997)





vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Endërra që puthet Empty Re: Sabit Rrustemi:Endërra që puthet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 11, 2009 1:29 am

PEIZAZH I HUMBUR
APO ËNDRRA GRATIS


Si peizazh resh
Endem syve tu

Nga pamundësia për të t’arritur
Zbrazem i tëri

Vetëm nata më kthen në jetë
Gjumi kur më varet sysh
Dhe ëndrra që shfaqet gratis
Me portretin tënd

(1990)


DERI NË SOSJE


Mure fjalësh nuk rrëzoj
As bërryla shqyej
Prej rrethit nuk dal
Tavolina e fotele s’gëlltis
Për të t’u ofruar
As një puthje kujtim s’ta lë
As rrugëve provinciale
Qetësinë s’ta prish
Lokaleve publike s’të ftoj
Me fjalë nuk të ngacmoj
Me veten time në zero kthehem
Rob i një gruaje bëhem
Kundër dashurisë sime ngrihem
Në mure letrash e mbyll

Vetja më mjafton deri në sosje
Pak nga pak do ta ha
Sysh të të liroj
Kënaqësinë tënde ta përfill

(2.V.1997)


PEMA E JETËS


E brishtë ishe
Lëkurëbutë
Fillake
E paprekur
Nën hije malesh të moçme
As dielli të prekte
As shiu


Të shkula
Nga ato hije botësh të humbura
Me gjuhën time
Të ngushëllova
Përmes ledhatimesh të pafundshme
Të mbolla
Në kopshtin e Tagorës

Pemë e jetës sime
Me zjarr sysh e buzësh
Ngrohu
Lëkurën prej lulebore
Zhvishe
Rrënjësh prore përtriju
E nis lule
E gjethe
E frute
Tokës mijëra vjeçe
Përpos hijes
Dhe veten falja

(16.XI.2000)






DASHURI E PAMJAFTUESHME


Erupcione ndjenjash
Siejnë brendisë sate
E s’shpërthejnë

Nga ai mal dashurie
Asnjë puthje ma fale

A unë pres

Së afërmi
Nuk më ngroh
Veç më përndez
Më trazon
A zot nuk i bëhesh
Dëshirës sime

Për dritë
Më djeg në sy
Më shkrinë

Natën
Nëpër gaca përpushem
Prej ëndrrave

Jo nga prekjet tua

Rrugës së vjetër s’ecën
As me agim

Ai mal dashurie
Të uritur më le
Të etur
E pa ngushëllim

Ngado që të nisem
Në sytë e tu kryqohem

Praninë tënde e fsheh
Nëpër kohë
E s’më mjafton

(20.II.2001)


UDHA E ËNDRRËS SIME


Pa rënë terri
Të nisesh
Duke rënë terri
Të vish


Në porta qerpikësh
Të më trokasësh
Faqeve të më kthjellësh

Me buzët tua
Faqeve
E syve
Në pikë të territ
Korbnatën ta çmendim
Terrin që na vret
Deri në agim
Ta çmendim

Le të na pandehin
Të marrë
A sysh të vrarë

Nata është e jona
Deri n ëag

Me ag të shkosh
Dhe udhën
Të mos e harrosh





Udhën nga shkel
E tek unë të sjell
Ëndrra ime

(janar 1999)


VAJË PËR SYTË E KALTËR


Stina më e kthjelltë
Ishin sytë e saj
Të mbuluar
Me flokë të zezë
N’atë fytyrëborë

O ç’fat i mjerë
Nuk i prekje dot me dorë

Se zot ish hidhëruar
Nga mospërfillja
Sytë e kaltër
Në grila qërpikësh
I kish ngujuar




Dhe mua
Brenda atij deti të pafund

Një re të zezë kish ngritur
Mes meje dhe saj

As puhia e mbrëmjes
As freskia e mëngjesit
Nuk e shporri

Erë të fortë nuk nxitëm
Shkaku i trazimit
Të reve të tjera
Që mund të shfaqeshin papritur

Ajo re e zezë
Si zoti një
Ende në mes na rri

Vajë për sytë e kaltër

(31.III.2001)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Endërra që puthet Empty Re: Sabit Rrustemi:Endërra që puthet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi