Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: PAVARËSIA E KOSOVËS

Shko poshtë

Shaban Cakoli: PAVARËSIA E KOSOVËS Empty Shaban Cakoli: PAVARËSIA E KOSOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 17, 2010 1:20 am

Shaban Cakoli: PAVARËSIA E KOSOVËS 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_n

Shaban Cakoli: PAVARËSIA E KOSOVËS



Kjo datë historike është gëzimi më i pa përshkruar i shqiptarëve kudo që ndodhen në hapsirën mbarë shqiptare dhe në diasporat ku jetojnë shqiptarëtAjo është shënuarvitin që shkoj dhe po shënohet në forma të ndryshme gëzimi në viset shqiptare dhe në diasporë.


Me shpalljen e pavarësisë më 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Ka prodhuar stabilitet vendor dhe rajonal si dhe synon anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.Në shek. IV p.K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë. Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e vendor në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë. Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Remitancat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllë e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Më 1990, Kosova u shpall republikë dhe më 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte shtetësinë e vet në rrethanat e okupimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore të NATO-s në pranverë 1999 i dhanë fund gjenocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri më 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 62 vende në mbarë botën, por vazhdon kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi mbarë truallin kosovar.
Shaban Cakoli: PAVARËSIA E KOSOVËS 21047_1193171119515_1535548066_30436971_2033786_n
Vjet si në shumë qendra kosovare edhe në sheshin e Gjilanit u shënua me një gëzim madhështor "PAVARËSIA E KOSOVËS".Demir Krasniqi muzicienti ynë i shquar kishte pregaditur një këngë për Pavarësinë,me të cilën e nisi këtë shënim gëzimi,nga jehoi Gjilani në tërësi.Po ju japim tekstin e plotë.


DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Oh, mbarë Kosova n’ këmbë është ngritë ,

Delegatët ka porositë –

Të shpallë aktin e Pavarësisë ,

T’i hapë rrugën demokracisë !

Zëri i popullit po na thërret –

Për vend tonë - t’ vendosim vet !

T’ jemi Zot t’ Atdheut tonë –

Këmba e huaj t’ mos na sundojë !

Delegatët si kreshnikë ,

Në Prishtinë, më 2 Korrik ,

Para tankeve të Serbisë –

Shpallën aktin e Pavarësisë !

Shpallë Kosova – PAVARËSI ,

Shpallet KOMB , e jo “KOMBËSI “!

Popullata e mbarë shqiptare –

T’ i gëzojë t’ drejtat gjithëkombëtare !

Delegatët, trima e trimëresha ,

Si luaj e luanesha ,

Me vullnetin e gjithë njerëzisë –

I dhanë vulën historisë !

O, rroftë Kosova , rroftë Flamuri ,

Me djem trima – zemërguri !

As n’ Ballkan, as tej oqeani –

S’ na përçanë për jetë dushmani !

Shumë urime nga mbarë bota –

Faqebardhë të prej Evropa !

T’ pret Brukseli e Amerika –

Me fat t’ qoftë Ty , REPUBLIKA !

Gjilan,Demir Krasniqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi