Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Rudaku-Rudi: Recension: Të dish të selektosh!

Shko poshtë

Avni Rudaku-Rudi: Recension: Të dish të selektosh! Empty Avni Rudaku-Rudi: Recension: Të dish të selektosh!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 02, 2010 9:51 am

Avni Rudaku-Rudi: Recension: Të dish të selektosh! 17276_252899153495_510038495_4406075_2885091_n
Avni Rudaku-Rudi: Recension: Të dish të selektosh!


Recension
Bekteshi, Bektesh: “Mbingarkimi i nxënësve me mësim në shkollë”, Autori, Prishtinë, 2009, 298 f.


Dituritë e padobishme

Në kohën e sotme nuk është habi e thellë të demistifikosh vlerën e dijes dhe të mos absolutizosh atë, sepse “miti mbi dijen” është kontaminuar përgjatë gjithë shekujve në shoqërinë njerëzore, madje në formë shumë të ndjeshme. Kulturat e ndryshme, relevancën e fitimit të diturive dhe njohurive e kanë përgojuar varësisht prej botëkuptimeve dhe qasjes ndaj arsimit e dijes. Por “të dish gjithçka” nuk presupozon sot se aksiomatikisht paraqet vlerë më vete dhe për vete. Jetojmë në shoqërinë e dijeve të panumërta dhe diversive dhe, të dish sot ka semantikë krejtësisht ndryshe nga karakteri i shoqërive të mëparshme në historinë e zhvillimit njerëzor. Të dish sot nuk është të dish tepër, por të dish atë që të duhet. Pra, ky pragmatizëm pedagogjik, ku dija është e vlefshme nëse është e dobishme dhe funksionale, është edhe derivat i mendësisë bashkëkohore dhe epi i postmodernes. Përkitazi me një problem të “teprisë ose mbingarkesës me dije”, është botuar vitin e kaluar një libër, nga një ish profesor im, i cili njëherazi është dhe pedagog në Universitetin Publik të Prishtinës, prof. Bektesh Bekteshi. Ajo që më ngacmoi të reflektoj mbi këtë libër ishte problemi specifik dhe i rrallë me të cilin kemi shumë pak libra në gjuhën shqipe, apo nuk kemi fare, pra mbi mbingarkesën e nxënësve me mësim në shkolla. Përgjatë makiatove tona muhabetore mbi arsimin në shkollat kosovare, profesori gjithmonë ishte kritik ndaj shkollave tona, të cilat nuk i përgatisin sa/si duhet nxënësit për jetë. Në këtë pikë gjithmonë pajtoheshim. Se arsimi/edukimi sot duhet të jenë në përputhje me zhvillimin shoqëror, progresin tekniko-teknologjik, avancimin industrial, nuk ka asnjë mëdyshje.

Ka dy teori kryesore të cilat theksojnë problemin e hulumtuar nga profesori i lartpërmendur:

1. Nuk duhet ngarkuar nxënësit me dije më tepër se ç’duhet dhe,
2. Duhet ngarkuar me sa më shumë dije, sepse truri i nxënësve ashtu zhvillohet më shumë.

Profesor Bekteshi, përgjatë gjithë librit “Mbingarkesa e nxënësve me mësim në shkolla”, duke thirrur në ndihmë edhe mendimet filozofike që nga Greqia antike e Roma, Mesjeta, Renesanca, Modernizmi, Postmodernizmi, ai mbështet pikëpamjen se “asgjë tepër, asgjë mangu,” - siç mendonte dhe Aristoteli. Në këtë libër duhet thënë se është elaboruar problemi i mbingarkesës së nxënësve me mësim në periudha të ndryshme historike dhe, bëhet një shëtitje e lezetshme në përqasjet e studiuesve e të mendimtarëve rreth sasisë/cilësisë së diturive që duhet marrë nxënësit. Por mbingarkimi ka domethënie subjektive dhe vështirë të matshme.

Të mbingarkohesh është të ngarkohesh më shumë se ç’duhet. Por si ta dijmë se është mbingarkesë? Kjo çështje duhet adresuar në planin e maturacionit biologjik e psikofizik të nxënësve, kundrim i zhvillimit social e kulturor të një vendi, aspekti kohor, e të ngjashme. Në një përkufizim të cituar në librin e përmendur mbi mbingarkimin pedagogjik, thuhet kështu: “Mbingarkimi i nxënësve shfaqet atëherë kur i shtrohen kërkesa, të cilat ai duhet t’i kryejë brenda një kohe të caktuar me mundim të tillë që e rrezikon shëndetin dhe zhvillimin e drejtë të tij.”(Bekteshi, Bektesh: “Mbingarkimi i nxënësve me mësim në shkollë”, Autori, Prishtinë, 2009, vep. e cit. f.73)

Autori i këtij libri, pasqyron në mënyrë kronologjike dhe historike problematizimin e mbingarkimit. Është atraktive të lexohet ky libër sidomos nga ata/ato që bëjnë planprogramet mësimore, hartojnë kurrikulet shkollore, pedagogët, psikologët, prindërit, etj., sepse nuk është vetëm material utilitar i praktikës pedagogjike dhe kurrikulare, por edhe si preventivë për ruajtjen e shëndetit dhe vullnetit për mësim nga ana e nxënësve. Me mbingarkesën e nxënësve me mësim, janë marrur shumë pak shkencëtarë shqiptarë, prandaj kjo është edhe ndër veçoritë karakterizuese të këtij autori. Profesor Bekteshi kërkon fillin e refleksioneve për mbingarkesën me mësim e dije dhe bën një përshkrim teorik që nga antikiteti. “Problemi i mbingarkimit të nxënësve me mësim ka një histori mjaft të gjatë. Me sa duket është shfaqur para se të shfaqet shkolla, që atëherë kur të mësuarit nisi të ndahet nga puna fizike dhe të bëhet veprimtari e posaçme shoqërore. Fillet e të mësuarit të organizuar i gjejmë në raste të rralla individuale e të kohëpaskohshme të mësimit të fëmijëve të ushtarëve ose të sundimtarëve a pushtetarëve të dalluar, që kishin fituar status të veçantë në mjedisin e tyre. Kjo paralajmëronte agun e një formacioni shoqëror, që më vonë do të pasojë në sistemin skllavopronar, në të cilin më vonë shfaqen jo vetëm kushtet, por edhe nevojat që mësimi individual të shndërrohet në një lloj kursesh në të cilat grupe djemsh, përveç shkathtësive kuftarake të mësonin edhe leximin, shkrimin dhe matematikën, si dhe të aftësoheshin për të kryer punë të ndryshme shoqërore që aso kohe ishin të domosdoshme dhe kishin të bënin me organizimin e aparatit shtetëror. Prej atyre kurseve dhe përmes tyre lindën shkollat e para…” (po aty, f.7)


Të dish të selektosh dijen

Kur “google” u bë makina e kërkimit të diturive/njohurive, ky libër bëhet më i nevojshëm, meqë klasifikon dije të dobishme/të padobishme, të përdorshme/joshfrytëzuese…Jemi të bombarduar me lloj-lloj dijesh e informacionesh, prandaj shkollat tona duhet të jenë vigjilente për të ndërruar kursin pedagogjik dhe të mësuesisë. Nxënësit tanë nuk kanë nevojë më vetëm të informohen, por edhe të mësojnë se si të informohen më shpejtë, më saktë, më drejtë dhe, të dijnë të klasifikojnë dijet përkah shkalla e rëndësisë. Është sugjeruese kategorikisht, sidomos që Këshill i Komisionit për Hartimin e Kurrikuleve Shkollore, të përcjellë zhvillimet e gjithëmbarëshme shoqërore e teknologjike, duke adaptuar dijet më parësore në planprogramet shkollore. Madje koncepti i shkollës ka evoluar shumë nëpër hapësirë dhe kohë të ndryshme. Mbingarkimi është një nga telashet që nxjerr gjeneza e formimit të shkollave. “Shkollat e para në Greqinë antike quheshin Musu (Mube), që do të thoshte pushim, kurse në Romë quheshin Lundus, që do të thoshte lojë, kurse arsimtari quhej Ludi magjistër. Më vonë shkolla e tillë në Romë merr emrin Schkol, siç quhet edhe sot te ne dhe në botë. Me shfaqjen e shkollës, shfaqet edhe problemi i mbingarkimit të nxënësve, i cili ka vazhduar ta përcjellë shkollën deri në kohën tonë. Prej asaj kohe e deri sot ky problem diskutohet jo vetëm ndër nxënës, prindër dhe arsimtarë, por atë e marrin në shqyrtim filozofët, psikologët, pedagogët, mjekët dhe ekspertë të tjerë gjatë epokave të ndryshme historike.”(po aty, f.Cool

Paradigmat morale teorike mbi dijen, në shoqërinë bashkëkohore ndërrojnë rapidisht me nomenklaturën e skicave mendore të shoqërive të mëhershme. Në Greqinë antike, dija ishte virtyt, ndërkaq në shoqërinë postmoderne, dija është pushtet/fuqi. Në librin pedagogjik e didaktik të prof. Bekteshit, gjëja më e rëndësishme është demitologjizimi i “të dish gjithçka”. Ky atribut hyjnor siç do të thoshin disa filozofë e teologë, është marrëzi të mendohet si postulat i shkollave e universiteteve bashkëkohore perëndimore.Por edhe në antikë, kjo pikëpamje gjente strofullin e tij. ”Athinasit nuk i donin rrëfimet e gjata, të parëndësishme dhe të zbrazëta, po vetëm ato që ishin të shkurta, të qarta dhe të dobishme.Herakliti mendonte se dituria për gjithçka nuk sjell mençuri. Do të thotë që Herakliti ishte kundër fakteve të tepërta, të panevojshme dhe të dorës së dytë, sepse, siç thotë ai, “…një fakt mund të vlejë sa dhjetëmijë të tjera nëse është më i miri.”(po aty, f.9-10)

Për një kohë të gjatë, por edhe sot vazhdon që në shkollat kosovare të mbetet memorizimi i dijes para rezonimit të saj. Këtë gjë po ashtu e tërheq vërejtjen hulumtimi teorik e praktik i profesorit Bektesh. Ngjashëm si disa pedagogë të mëdhenj, autori i këtij libri mëton të na udhëzon që të mos ngarkojmë nxënësit me dije e tekste të çoroditura në aspektin semantik, pragmatik, psikologjik. Në faqen 27 të librit, citon Komenskin duke thënë: “Komenski ishte kundër shkollës skolastike, në të cilën kishte dominuar mësimi verbal, metoda barbare e punës dhe të mësuarit mekanik. Ato shkolla Komenski i kishte quajtur “mundimtare të mendjeve”, sepse me dhunë i detyronin nxënësit të mësonin përmbajtje të gjera, të vështira, të pakuptueshme dhe të panevojshme, të cilat nuk u përgjigjeshin fuqisë dhe aftësive psikofizike të vijuesve.” (po aty, vep. e cit. f.27)

Profesor Bekteshi, në librin e tij të fundit për mbingarkesën kurrikulare, promovon një qasje të pedagogjizmit pragmatik dhe në elementin e kompaktësisë me bashkëkohësinë. Duke u pajtuar me prononcimet e Komenski-it, ai citon përsëri atë: “Komenski thotë se asgjë nuk është aq e pakuptueshme sa mësimi i tepërt duke mos e njohur atë që nuk do të ketë asnjë dobi. Dhe nuk është i mençur ai që di shumë, po ai që di atë që është e dobishme, në këtë mënyrë mundimi në shkollë do të mund të zvogëlohej nëse shumë gjëra të përmbajtjeve herren”. (po aty, f.29)

Në këtë përsiatje mbi librin, pa hezitim mund të përfundojmë se prof. Bekteshi ka bërë një punë të dobishme teorike e investiguese për mbingarkesën me mësim të nxënësve, sidomos me faktin e të jetuarit në një botë shumë komplekse informative, ku dija ka burime e referenca nga më të ndryshmet, ku më një klikim tastierik mund ta hapësh “bibliotekën e Aleksandrisë”. Sot nuk është problemi të marrësh dije, por sot është sfidë se cilën dije ta akceptosh. Sot, të dish është, të dish atë që të nevojitet. Të përzgjedhësh atë që ta lehtëson jetën. Ky libër i prof. Bekteshit, rreshtin e fundit e mbron prej faqes parë e deri në fund të librit. Pra libër që rezulton nga pedagogu pragmatik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi