Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Rudaku-Rudi: Poezi hetemizuese: Hetemi prej Sauna Club, del kozmopolit....

Shko poshtë

Avni Rudaku-Rudi: Poezi hetemizuese: Hetemi prej Sauna Club, del kozmopolit.... Empty Avni Rudaku-Rudi: Poezi hetemizuese: Hetemi prej Sauna Club, del kozmopolit....

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 26, 2009 11:52 pm

Avni Rudaku-Rudi: Poezi hetemizuese: Hetemi prej Sauna Club, del kozmopolit.... N510038495_9546

Avni Rudaku-Rudi: Poezi hetemizuese: Hetemi prej Sauna Club, del kozmopolit....

Hetemi kurioz kosovar
I lindur frojdisht në shoqërinë e tij
Mesatarisht estetik në vendlindje
Ik në një vend turistik perëndimor
Sheh atje gjëra që ka parë vetëm në film
Qesh me mendimet e provincës
Tregon që me shekuj jemi mbrapa
Jo me shekuj, po me mileniume…
Tejkalon botëkuptimet lokaliste
Provon eksperienca të reja
Shkon diku që i kujton “Kafen e Xhelilit”
Por sheh përsoshmëri,
edhe në lokalin e prostitucionit legal
Frekuenton për të parën herë
Një “Sauna club”
Aty ku realizohet seksi
Dëshirat për femrat e paarritshme
Habitet për atë që prek
…që prek e shijon
Bebëzat e syrit i zgjerohen
Të sheh sa më shumë,
…në fakt sa më cilësisht
sisë, vithe, buzë të trasha, sy porno…
Kur hyn brenda,
veneron atmosferën
Gjithçka i vjen interesant
I interesuar për servimin
Ai e kupton shpejtë se është klient
Bile klient mbret
Që përzgjedh e selekton
Fillon njërës t’i paraqitet
Duke parafytyruar lojën jashtë saunës
Në vendlindje
Akoma nuk është koshient,
për rregullat e lojës
Që i ka përcaktuar bileta e paguar
Bart mendësinë më vete në saunë
Por shpejtë del nga vetja kolektive
Shpalon emocione subjektive
Sodit ambientin fizik
Hapësira shumëdhomëshe
Hyn te porta e kontinenteve
Azi, Afrikë, Amerikë, Europë…
Femra seksipile
Trupi që ngacmon hemisferën e majtë trurore
E presin çupat brenda
I shesin favoret seksuale
E fillon të kap çdo pjesë
Ashtu siç t’i vjen epshi
Aty vëren argëtimin
Eksplorimin me ndjenjat e tij
Peshqiri e bën të barabartë me të gjithë
Një palë rroba të ngjashme
Lakuriqësia nuk është më tërbim
As ndonjë kufizim
Mbretëron liria
Frenim e shfrenim
Qejt i pakontrollueshëm
E vëren sa vlen
Sa ka çmim
Orgazma nuk i kushton shtrenjtë
Ik në masturbim paraprak,
për të zgjatur kënaqësinë
Shërbyeset seksuale,
e vërejnë me këtë strategji ekonomizuese,
…që është shqiptar
Hetemi pas kësaj përvoje
Nuk ndihet i njëjti
Ka një disponim të hatashëm
Flet më shumë
Nuk bëzan si dikur
Flet edhe për seks grupor,
që ka lezetshmëri e humor…
Shokohet me motivet e realizuara
Thotë se, kurrë në realitet,
nuk do t’i kishte pasur ato ndjenja
Nuk do t’i zotëronte
Ato trupash…
Veçse me “Hamer”,
do t’i kapte ato tuçka…
Për Hetemin,
banaliteti i takon së shkuarës
Historisë së jetës në provincë…


Hetemi
Nuk është më ai “Temi”
Nuk është më Temi i druajtur
I marrueshëm
Nuk i buzëqeshet kur përdoret fjala “seks”
Sikur të ishte nxënës i shkollës mesme,
që zgërdhihej dikur në lëndën e biologjisë



Hetemi diskuton tash për legalizim të prostitucionit,
në vendin e tij…
Sugjeron ndihmë për sakatët e papëlqyer,
…në tregun seksual
për ushtarët e KFOR’it
për hiperseksualët
për kurreshtarët
për fitim të taksave shtetërore nga ky zanat i moçëm
për higjienë seksuale me inspektim
për plotësimin e nevojave të politikanëve tanë,
…pas disfatës së humbjes në zgjedhje
…pasi nuk i dojnë rregullat e lojës demokratike,
por që me çdo kusht kërkojnë fitoren…


Hetemi ka hequr dorë vullnetar
nga patriotizmi klasik…
“Ment’ i ka veç te Sauna club”
“Kafen e Xhelilit”,
e dëshiron të renovuar një ditë…
Gojën e ka plot,
emancipim…pim


*Hetemi është emër i imagjinuar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi