Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Rudaku-Rudi: Poezi antipërsëritëse: Kur njeriu gabon, përsëri gabon!

Shko poshtë

Avni Rudaku-Rudi: Poezi antipërsëritëse: Kur njeriu gabon, përsëri gabon! Empty Avni Rudaku-Rudi: Poezi antipërsëritëse: Kur njeriu gabon, përsëri gabon!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 10, 2010 2:31 pm

Avni Rudaku-Rudi: Poezi antipërsëritëse: Kur njeriu gabon, përsëri gabon! 26818_397999413495_510038495_5114525_7352322_n

Avni Rudaku-Rudi: Poezi antipërsëritëse: Kur njeriu gabon, përsëri gabon!



Kundër përsëritjes

Kur të thashë kështu
Ti bëre ashtu,
vetëm njëherë
Pastaj e përsërite
Të njëjtin gabim
Veçse më vonë…

Kur të sugjerova të mos e bësh
E bëre!
Nëse nuk dëgjon kësaj radhe
Ç’të mbetet tjetër?
Pos…
Të përsëritësh
Mëkatin e njëjtë…

Përsëritja duhet të çmësohet
Me edukim
Dresurë
Këshillim
Komunikim
Ose
Me ikje,
nga ti.

Në mëngjesin e djeshëm
Gjërat shkuan mirë
Gjer në mesditë
Nuk ta duroi mendja
Të mos përsëritësh
Të paktën diç,
përsëritëse.

Përsëritja
Është shprehi
Ves
Automatike
Apo,
dështim në leksionet e marrura

Kur përsërit gëzimin
E përsëritësh gjithmonë
Kur përsërit të mirën
E përsëritësh mirësisht
Përsëritja nuk duron
Të keqen e shumëzuar
Në më shumë se një herë…

Të përsëritësh
Është të mos guxosh të ndryshosh
Ose të rrish e konservuar
Në konservin tënd…
Shumë e dëmshme
Të mos kërkosh,
përmirësimin
Për mirësi.

Kur politikanët përsërisin gabimet,
…gabojnë shumëfishtë.
Kur prindërit trashëgojnë përsëritjen,
… te fëmijët e tyre
Kur klerikët përsërisin veten e tyre,
…në propagandë
Kur krimineli përsërit krimin
…në vepër
Kur mësuesi mëson përsëritshëm,
…pa dashur të futet në rrjedha të reja dijesh
S’ka shpresë,
për risi.
E yjet janë në favor,
të përsëritjes.

Asgjë nuk është,
nxënësi të përsërit vitin shkollor
Tepër rrezikshëm,
kur përsërit mësuesi
gjërat që i ka thënë secilës gjeneratë…

Mos dëgjoni fjalën e urtësisë
“Kur njeriu gabon, mëson!”
Ndash nervozohuni e ndash jo
“Kur njeriu gabon, përsëritë!”

Ka edhe fjalë të tjera
Për përsëri:
Mërzi
Zi!
Mëri!
Pa risi!
Njëjtësi!
Ligësi,
tëpër ligësi!

Ligat të dalshin,
nëse përsëri,
e përsërit!
Haram të qofshin,
leksionet që i përtype,
keq! ):(pije pak ujë)Smile





















Avni Rudaku-Rudi: Poezi antipërsëritëse: Kur njeriu gabon, përsëri gabon! 12305_426723863495_510038495_5390476_2670077_a
"Përsëritja
dëmton seriozisht shëndetin dhe të shpie vazhdimisht në gabime. Në
gjuhën religjioze, nuk ekziston krimi, por mëkati. Sipas religjionit,
falemi e rifalemi, edhe nga përsëritja. Shkenca, përsëritjen e
psikoterapietizon (Pavlovi e përdori kushtëzimin klasik, Skinneri
kushtëzimin instrumental, etj.), sidomos recidivizmin. Kriminologjia
shqetësohet nga shkalla e lartë e përsëritjes së krimit nga po të
njëjtit kriminelë. Dikush këtë recidivizëm e shqelmon me prurjen e
dënimit kapital. Unë e kam zgjedhjen time po ashtu: Përsëritja shërohet
kur e përsërisim shumë herë se përsëritja është e rrezikshme ( në
kuptimin negativ të termit përsëritje)."

"Mos përsëritni, hani molla!"

"Zbardhja e këtyre dhëmbëve të mësipër bëhet më e lehtë sesa çmësimi i shprehive tona negative përsëritëse."
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi