Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shazim Mehmeti: VRASËS

Shko poshtë

Shazim Mehmeti: VRASËS Empty Shazim Mehmeti: VRASËS

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 06, 2010 11:54 pm




Shazim Mehmeti: VRASËS 17244_107830389232266_100000159158063_218810_8212588_n





Shazim Mehmeti: VRASËS

Që andej nga zbriste djali, dukej qartë një sëpatar: një burrë me mesomoshë, me kapelë të zezë mbi kokë dhe i parruar, me një palë vetulla të dalura furkë përpara ballit, me një hundë po aq të dalur si nofkë dashi, me një gojë gati të shtrembëruar si t'i mbante inat vetvetes, me ca rrudha të shpeshta që ia mbushnin fytyrën, nga balli deri nën mjekër. Mbante sëpatë në duar dhe i binte drurit pa mëshirë.
Djalin kjo pamje e vrazhdtë e sëpatarit e shqetësoi fare. Për vetëm pak çaste brenda vetes përjetoi një ligështi që aty për aty iu përzie me frikë. Mendoi një çast ta ndërronte rrugën, por nuk qe e mundur. Dy gjëra ishin vendimtare dhe nuk e lejonin: e para, vetë rruga që përpara tij shtrihej asisoji e s'linte tjetër shteg, dhe e dyta, shikimi urdhërues që dukej se dilte nga sytë e metaltë të sëpatarit, dhe në mënyrë të furrishme futej brenda djalit si shigjetë.
«Ky do të jetë një vrasës», i rrahu zemra djalit.


* * *

Që andej ku çante drutë sëpatari,dukej qartë si zbriste një djalë. Me moshë të re, me një kapelë ngjyrë luledielli të ngjeshur mbi ballë, me ca vetulla të lëmuara që i ngriteshin mbi sytë si dy çerekhëna, me një hundë të drejtë që i binte përposhtë fytyrës si një simetrale e vendosur me mjeshtri, me një gojë të vockël që i rrinte bukur mbi mjekrën e posaqimedisur, pa asnjë rrudhë mbi fytyrë. I tëri engjëll, si djali i munguar, që e kishte ëndërruar deri në pleqëri. Duarzbrazur si ish, me një hap të kultivuar, ai mbante mes buzësh një luleshqerrë.
Sëpatarin kjo e shfaqur e beftë e djalit e gëzoi fare. Për vetëm pak çaste brenda vetes ndjeu një ngrohtësi atërore që aty për aty iu përzie me një mall. Mendoi një çast t'i jepte një shenjë dashamirësie, por nuk qe nevoja. Dy gjëra ishin vendimtare që s'e lanë: e para, mes tij e djalit rruga ishte vijë pa shteg sa dukej qartas se djali do të ecte drejt tij; dhe e dyta, shikimi joshës që dukej se dilte nga sytë e njomë e të tultë të djalit, që sa afroheshin e pushtonin sëpatarin si me magji.
«Ky do të jetë një shpirt njeriu», i rrahu zemra sëpatarit.


* * *

Nga djali deri te sëpatari rruga qe e shkurtër: mbase dhjetë hapa, mbase pesëmbëdhjetë hapa. Djalit të dy këmbët iu dridhën përnjëherë. Ndjeu të rrahurat e zemrës si s'i kishte ndjerë asnjëherë më parë, ndjeu rrallimin e të pamurit si s'i ishte rralluar asnjëherë më parë, ndjeu djerrsët e ftohta të ballit në pëllëmbën e dorës si s'i kishte ndjerë asnjëherë më parë, pastaj u ul. Të pamurit e la fare. S'e shihte më as sëpatarin. Por, ia ndjente prezencën, mbase edhe hapin. E ndjente si i afrohej, ndaj i ulur mes luleshqerrave vettmerri e copëtonte aq sa shtrëngoi mes duarsh një thikëz biçak.
Ulja e befasishme e djalit e tmerroi sëpatarin. Si për fëmijën e hasretit, të dy këmbët iu dridhën përnjëherë. Ndjeu të rrahurat e zemrës si s'i kishte ndjerë asnjëherë më parë, ndjeu rrallimin e të pamurit si s'i qe rralluar asnjëherë më parë, ndjeu djerrsët e ftohta të ballit në pëllëmbën e dorës si s'i kishte ndjerë asnjëherë më parë, pastaj u nis drejt djalit. Të pamurit e la fare. S'e shihte më as djalin. Por, ia ndjente prezencën, tashmë edhe frymëmarrjen. E ndjente se i qe qasur afër, madje fare afër, ndaj u ul mes luleshqerave dhe me fuqinë prej sëpatari e mbërtheu djalin. Iu duk për një çast se ka mbërthyer mes krahësh një engjëll të vogël, të përhumbur e të dashur, që nga pamundësia dridhej. Dhe ndjeu po atë çast një dhembje të ëmbël mes brinjësh. Pastaj ndjeu një dhimbje tjetër akoma më të ëmbël, pastaj ndjeu një dhimbje të tretë të ëmbël, pastaj ..., pastaj, se si iu çelën sytë vetvetiu dhe pa një copë qielli të kaltër, dhe po në atë copë qielli të kaltër, pa përmbi veten një engjëll të vogël e duarpërgjakur që i rrinte mbi kokë me një thikë biçak. Pastaj..., pastaj se si iu lëvar koka mënjanë dhe mbërtheu me buzët një luleshqerë, e..., e s'u ndie më...!
1997

Shazim Mehmeti: VRASËS 17244_108052592543379_100000159158063_225325_7396734_n
Kompozicion, vaj mi pëlhurë, 60x70cm, - pikturë e Shazim Mehmetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi