Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shazim Mehmeti: KOZERI

Shko poshtë

Shazim Mehmeti: KOZERI Empty Shazim Mehmeti: KOZERI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 30, 2010 9:39 pm








Shazim Mehmeti: KOZERI 17244_107545039260801_100000159158063_211355_7710839_n


Shazim Mehmeti: KOZERI



ANGJELINA XHOLI NË GOCË TIVAR

Dilemën mëngjesore nëse do ta kaloj ditën duke e zhvilluar një peisazh abstrakt, ose duke e hedhur në kompjutër ngjarjen që më ndodhi mbrëmë, e mbylla me vendimin për të bërë këtë të dytën. Ja ndodhia:
Shëtisja pasdarke, i vetëm si gjithëherë nëpër qytet, kur pikërisht në qendër, më doli përpara Angjelina Xholi. E mbajtur mirë, e pispillosur, ekstravagante si vetë ajo, me humor të theksuar mbrëmjesor dhe e tëra sexy, m’i nguli sytë e mëdhenj e të bukur e më tha:
- Shëtitesh vetëm?
Iu përgjigja me ftohtësi ciniku, dhe me lirinë e njeriut të pacipë, si ta njihja prej kohësh Angjelinën:
-I vetëm kam lindur, -i thashë -por, nuk jam vetëm unë i vetëm në këtë botë. Me sa shoh, edhe ti je e vetme. Madje madje, kam bindjen se shumica e njerëzve në këtë botë kanë mbetur vetëm për vetëm.
-Po flet si Mylleri për vetminë - tha, dhe duke hedhur sytë nga parku i prerë i qytetit më pyeti: - Më duket , apo kishte dikur në këtë qendër, një park me ca drunj të mëdhenj të bukur që bënin hije, dhe ku e vrisnin vetminë ca pleq të mirë e simpatikë?
-Po si,- iu përgjigja- në këtë park të asgjësuar që sheh këtu në qendër të qytetit, ka qenë dikur ai parku simpatik për të cilin flet ti me admirim.
Angjelina i rrudhi vetulat e holluara, edhe foli më tutje:
-E ç’mendoni të bëni, pikërisht në këtë qendër qyteti?
- Do mbjellim kunguj, i thashë. Këtej nga ne kungujt i preferojmë shumë.
- Interesante, - tha - vërtet një gjë me trend, qendra dhe kungujt …, shumë e qëlluar., -tha sërish, dhe duke tundur kokën e duke e drejtuar gishtin drejt përmendores së “partizanit” përballë, vazhdoi :
- Po ky hundëdrejti , ky partizani,…ç’bën akoma këtu ky partizani me pushkë dhe me kapelë?…
Iu përgjegja me sensin e njeriut të devotshëm:
- Atij i është besuar ruajtja dhe përkujdesimi për kungujt që do mbjellen nga organet drejtuese të qytezës tonë. Siç ju thashë edhe më parë, këtej nga ne kungujt janë preferenca e popullatës, sidomos kungujt e Stambollit. Por, ka edhe shumë spekulime këtej. Ka ca zëra që thonë se ky hundëdrejti me pushkë në krah na qenka akrabai i kryeparit të qytezës, por unë nuk e besoj…
Angjelina hundë e turinj i bëri bashkë:
-Ta besosh, - tha - te ne në Amerikë, tashmë besohet se mund të ketë akraballëk edhe mes tokësorëve dhe jashtëtokësorëve.
Pasi i përmendi jashtëtokësorët, në fytyrën e Angjelinës u vizatuan sakaq ca vija të dendura emocionesh që e bënë të duket edhe më joshëse, edhe më e bukur, ndaj si shqiptar i vërtetë që jam s’durova pa iu afruar edhe më:
-Po ty moj, me gjithë këtë sharm që ke, me gjithë këtë famë, me gjithë këtë pasuri, me gjithë këtë seksapil, vërtet nuk t’është afruar për të të shoqëruar këtë mbrëmje asnjeri?
-Jo, -tha - asnjeri, asnjeri, e asnjeri….
- Mos u shqetëso, - e ngushëllova - këtu, shumica dërmuese e njerëzve janë tepër fukarenj, dhe kur të shohin kaq të bukur e me kaq shumë luks, as nuk e marrin guximin të të afrohen.
- Oh, jo - tha - kam dëgjuar për ca politikanë këtu, që janë pasuruar tej mase, por nuk gjej dot mënyrë për t’i takuar.
-E ke kot - i thashë vendosur- preferencë e tyre është Kondoliza Rajz.
Të gjorës Angjelinë, nga dëshpërimi që e kaploi i rodhën ca kokra lotësh që ia prishën fare grimin.
- Lum miku, - më tha me lotë në sy - pa më trego drejt, a është i vërtetë pohimi, që e dëgjoj shpesh në Amerikë, se ju shqiptarët mund të ngjizni fëmijë në bark gruaje, madje edhe pa patur seks me te?…
- Apsolutisht e vërtetë,- i thashë tepër krenar - e vërteta e vetë së vërtetës…
Dhe, aty për aty, as pa e pyetur fare, i dhashë një ffffffuuuuuuuuu me frymën time ndjesore.
Angjelina, e eksituar jashtëtokësisht nga zemërgjërësia ime, i hapi buzët e ngjyrosura dhe e tërhoqi brenda gojës, fort kënaqshëm, frymën time ndjesore.
Dhe tha, duke u eksituar e duke u zhbërë fare nga eksitimi:
- Oh, mik i madhërishëm! Tani, pikërisht tani, e ndjej ngjizjen e frymës sate në barkun tim. E ndjej shqiptarin e vogël që po nis të formësohet brenda meje, shqiptarin e vogël që do bëhet aq i madh, shpëtimtarin e botës- kryetarin e ardhshëm të Amerikës sime mjerane!!!…

Shazim Mehmeti: KOZERI 17244_107711582577480_100000159158063_215487_5349018_n
Droja, tekn. e kombin., 50x60cm - pikturë e Shazim Mehmetit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi