Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Ahmetaj: AUTOBIOGRAFI

Shko poshtë

Musa Ahmetaj: AUTOBIOGRAFI Empty Musa Ahmetaj: AUTOBIOGRAFI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 2:34 am

Musa Ahmetaj: AUTOBIOGRAFI N100000222215254_7076
Musa Ahmetaj: AUTOBIOGRAFI

Në vitet e pesëdhjeta
U linda në katund
Biografia ime
Akoma pa fund

Çantën e shkollës
E kisha nga tekstili
Nuk dija ta dalloja
Kaçën nga trëndafili

Sot nuk më besojnë
Arianiti e Tringa
Që në shkollë kam shkuar
Pa çorape e me opinga

Në bankë uleshim
Tre katër veta
Për zhurmën më të vogël
Pasonin thuprat e nxehta

Byrekë e tost s’kemi parë
Atëherë askush
E hanim bukën nganjëherë
Vetëm me rrush

Nganjëherë nëna
Bënte lakrorë me spinaq
I madh e i vogël
Atë ditë kishte për t’u kënaq

Për party e diskoteka
As që kishim dëgjuar
Asnjëri nga ne
Duhan s’ka konsumuar

Unë nuk kam qenë
Fëmijë hasreti
Por nuk vuaj nga ajo
Që nuk jam fëmijë qyteti
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Musa Ahmetaj: AUTOBIOGRAFI Empty Musa Ahmetaj: Pijaneci

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 2:37 am

Musa Ahmetaj: Pijaneci

Tërë kohën e kalon
nëpër restorana
Të shkretit fëmijë i hanë
Bukën me patligjana

Tavolinën e "punës"
E ka të rezervuar
Herë paguan me të gatshme
E herë me të shkruar

Dikur kah mesnata
Nervozohet nga pak
Pse nuk e shërbejnë
Me raki konjak

Mua më thonë
Xhaxhi Malushi
Shpeht e dua gotën
Me raki rrushi


Nganjëherë zgërdhihet
E herë qanë me lot
Shpuzoren e duhanit
Vazhdimisht e ka plot


Dikur pas mesnatës
Në shtëpi mezi shkon
Grua dhe fëmijë
Vazhdimisht i maltreton?!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi