Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana:Dy poezi

Shko poshtë

Gjakush Tana:Dy poezi Empty Gjakush Tana:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 07, 2010 11:01 pm

Gjakush Tana:Dy poezi 9424_1142799572050_1289294870_30360555_6331800_n


Gjakush Tana:Dy poezi


PER TY BEHEM I RI

Me perzihen ceshtjet, me lindin shume gjera
Verdalle shkojne se kerkojne jete !
Ua vrau tragjedia rrjedhat qe une bera
Ndaj shtyhen e grinden te bejne nje rrjete!

Aligeri e shpjegoj ne Komedi dhe ferrin
une ne kete jete e bera ne periudhe !
Nese dita barazohej ndonjehere me terrin
Ne ate muzg gjithmon me dilte nje udhe!

Ne kalvaret e jetes nuk ngeca ne mister
Ne lartesi te ecjes nuk ngeca une aspak!
Me barren e pikellimit u zhduka nga ai ferr
Te arrij tek Shpirti - jo si varr humbak.

Tash kur endem i rilindur neper vargje
Te them e dashur, per Ty jame bere i ri !
Eja si kanjusha - fluturo mbi pragje
Se nuk e pranoj vetmine - kurresesi!

Jo ! Pa ty gjithcka eshte asgje! Si mister !
Pa ty une jam ai poeti tragjik !
Prania jote eshte parajsa! Dal une prej ne ferr ,
Ne horizontin e blerimit tend te ik!


JAM SHTEGTAR I FATIT


Jam shtegtar i fatit ,
të trokas pa ftuar
s'kam durim te pres ,se dua të të gjej !
Je bërë shpirt i shenjtë,
je zemër uruar
çdo çast si ozoni në shpirt të ndjej!

Gjithmon me ide
kam ardhur pa ftuar
nëper shkronja, vargje s' kam lën vend !
Trupin tënd të pashëm
për të pikturuar
buzëqeshjen e ëmbël gjithëmon e përmend!

Të kërkoj në ëndërr ,
kam ardhur i zhuritur
kur bën një sy gjumë, dhe unë të pushoj !
Dhe nga heshtja jote ,
nga pamja e ndritur
Të gjej nektarë jete - plaget te sheroj!

Nuk e di errësirën,
agimin se njoh fare
Me ke mbush me dritë, me blerim - pranverë !
Në këngët e mia -
je bërë tel kitare
që dredh dashurinë - zemra ndjen potere !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi