Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesazh për Pavarësinë Kosovës!

Shko poshtë

Mesazh  për  Pavarësinë Kosovës! Empty Mesazh për Pavarësinë Kosovës!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 18, 2010 3:11 pm


Mesazh për Pavarësinë Kosovës!

Nga Asllan Dibrani





Mesazh  për  Pavarësinë Kosovës! Asllan_dibrani_tsh

Qytetar,vëllezër e motra,zonja dhe zotërinj,dhe të nderuar mërgimtarë
ku do që ndodheni ju urojmë festen e Pavarësisë se Kosovës, ketë përvjetor të
dytë 17 shkurtin ditën e veçantë të Pavarësisë së Kosovës . Urojmë që kjo
ditë madhështore të jetë një ditë e shenjtë për të gjitha forcat politike të
kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë. Të
jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe
ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , te të gjitha
forcave intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë
spektrit ne
elitën e Kombit të bashkohen rreth flamurit të vetëm atë me
shqiponjën dykrerëshe, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite të veçanet
jubilare , kjo festë le te jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se
gjithherë shqiptaret në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona nën Serbi,
Maqedoni, Greqi dhe Mal te Zi qe padrejtësisht u copëtuan nga armiqtë e
shqiptarëve gjatë historisë .

Shqiptarë kudo qe jeni dhe ju bashkatdhetarë
në mërgim me një theks te veçantë ju uroj ketë përvjetor të dytë 17 shkurtin
ditën e Pavarësisë së Kosovës. Data 17 Shkurt 2008 do të mbetet në Historinë e Kombit
Shqiptar si data e Pranverës së Madhe të Lirisë së Kosovës pas Shpalljes së
Pavarësisë së ShqipërisëHistoria e
Kosovës do të shkruhet me gjakun e derdhur nga heroizmi dhe vetëmohimi e
flijimi i jetës së bijve dhe bijave të saj . Pas këtyre dy datave historike,
do te jenë e mire se ardhur edhe dita e fitores se bashkimit kombëtar rreth
një gjuhe ,një kombi një kulture një gjaku dhe një Pavarësi të tretë. Shpallja e Pavarësisë se Kosovës me 17
shkurt në Prishtine ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia
do t’ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi
kjo ishte synimi i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për
një Kosovë, te lire, sovrane e të pavarur po kurrsesi pa Mitrovicën e bukur
dhe te pasur.

Ky përvjetor i sivjetshëm na gjeti ne
shqiptarëve ma të lirë, ma te gëzuar e ma të bashkuar se kurrë prandaj ti
nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar na këtë ditë aq te
shtrenjte për shqiptaret gëzuar ,për shume mote Pavarësia e Kosovës, Shpallja
e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në te ardhmen Pavarësia e Kombit shqiptar në
tërësi dhe bashkimit në një shtete te vetëm ne Shqipërinë e natyrshme qe e ka
krijuar perëndia..
Gëzuar Pavarësia e Kosovës edhe njëherë, duke ju uruar shëndet gëzime dhe
shume te mira ne jetën tuaj.

Mesazh  për  Pavarësinë Kosovës! A_dibrani_pillture
Pikturë nga Asllan Dibrani 95x75 cm në vaj

Qëdresa e shqiptarëve nder shekuj



Shtutgard
Nga Asllan Dibrani 17.02.2010


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi