Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te festojmë pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë

Te festojmë pavarësinë e Kosovës Empty Te festojmë pavarësinë e Kosovës

Mesazh nga Lek Wed Feb 15, 2012 11:38 pm

Te festojmë pavarësinë e Kosovës


Nga Lek Mrijaj

I.
Kurr nuk i harrojmë
ata pushtues barbar dhe te kaluarën,
i kujtojmë per jetë
dhimbjen dhe të shkuaren.

II.
Kaloi mbi një dekadë
nga ato momente të vështira,
me lufte e sakrificë heroike
kemi bërë shumë mrekullira

III.
Kosova sot frymon e lirë
me kushtetutë dhe pavarësi
gëzimin tonë ia arritem
nga ajo luftë e UÇK-së për liri.

IV.
Ne e kemi Kosovën tonë
veç të bashkuar mund ta gëzojmë
ta duam pa dallim njeri tjetrin
Shqiptarinë dhe vëndin tonë.

V.
Lavdi shumë të madhit Zot
lavdi për heronjët tanë çlirimtar
se liria dhe shteti ynë,nuk do vinte
pa ndihmen e miqeve nderkombëtar.

VI.
Te festojmë pavarësinë e Kosovës
te bashkuar me flamurin dhe Arbërinë
ideali dhe amaneti ynë i perbashkët
është Bashkimi i Trojeve me Shqipërinë.

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi