Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namik Selmani:Cikël poetik-“Pesha e qiellit”

Shko poshtë

Namik Selmani:Cikël poetik-“Pesha e qiellit” Empty Namik Selmani:Cikël poetik-“Pesha e qiellit”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 24, 2010 10:48 am

“Pesha e qiellit”


Cikël me poezi

Vëllimet poetike të autorit Namik
Selmani:



Pesha e qiellit

Mund ta matësh me sy…
Zoti të ndjeftë për gabimin njerëzor.
Mund ta matësh me shpirt
E një ditë garën mund ta fitosh veç me kandarin hyjnor.

Mund ta matësh me dhimbjen tënde

Po qielli s’është gur që të
çahet në duar si arrë.

Saç i kaltër bukën një ditë mund të ta pjekë

Po duart nuk i zgjat dot
për të marrë as dhe një kafshatë.


Mund ta matësh lumturinë…
Lum ajo dorë që do ta caktojë peshën
Tej, në hapësirën yllësore të pret hëna dritëzbehtë

Për të thënë njëzëri burrërisht të vërtetën.

Peshë e papeshuar
Tokë e papunuar
Dorë e papranguar
Rrugë e pambaruar
Qënka peshë e qiellit kaltëruar.

Shkurt , 2010

2. Antidiktatoriale


Ai shtet
flugerin e erërave në ca hone të zinj e kishte hedhur.
Në udhëkryqe
semaforët ndërroheshin nga ca policë të marrë.
Një cigare
mbeste e pashuar në buzën e verdhë e të
djegur.

Në një mal
asnjë shteg nuk dinim që të
dilnim në majë.

*
Ai shtet
fshihej si struci pas pelenave e kolltukëve e
të ngrohtë.
Bash si iriqi
maskën, fytyrën e zemrën e kishte rrethuar me
gjemba.
Si breshka
vetëm një kokë gjarpëroshe
frikshëm e zgjaste aq fort

Si një dhelpër
ruante qymezin e zonjës si
peshkatari pa grepat e rënda .

*
Ai shtet
thyente furkën e gjyshes me ca morsa vrastarë.
Në udhëtime
shitej e blihej në qiej
misteri, kërbaçi e frike.
Ti zgjasje pëllëmbën
mes zarfit të boshuar të parave të munguara në
ditën e gjatë.

E si aluçinant
flisje me gazeta e ekrane si
Hero marrëtar i kohërave epike.
*
Ai shtet
fshihej frikshëm në ca letra të reja bixhozi .
Ku të dy anët
e letrës i prekje me dorën e gjaktë e të
njollosur.
Të gjithë
njëzëri garonim në një
heshtje lukunie buzë honi.

E dielli i verbëruar
kërkonte dritën e
dielltë nga një det i damkosur.
*
Ai shtet
letërndotur i hedhur në
koshin majë më majë i mbushur

Tek prisje
një dorë të shpejtë ta hidhte
në makinën e radhës .

Çudi,
të gjithë, të gjithë mbanim në duar plehra të mykur.

Për t’i ekspozuar
një ditë në Sinorët e pambaruar të Përrallës.


3.Dallandyshet e Çamërisë

Dallandyshe bukuroshe
që thua me mijëra fjalë
………………………………………………………
A mos vjen nga
Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie

Me këto milëra fjalë e
me gluhë Perëndie?

Naim Frashëri

Dhjetra gjuhë sillte Bosfori
Nëpër brigje në pranverë.
Kishte ftohtë Kryepoeti
Kishte mall për lisa, fletë.

Kur gjëmonte mbarë Stambolli
Kur zhurmonte mali, deti.
Gluhë e bukur, mjaltë Joni
Dehje fort zemër Poeti.

I dhe Diell për netët sterrë
I dhe krahë për vargun, mallin
Sytë me dritë që rroknin qiej
Digjnin-o si xixa stërralli.

-Dallandyshe që vjen larg
nga Filati e Janina,
Folmë, moj folmë, vetëm një fjalë
Ta dëgjojë perëndia!

Pa troktje nëpër porta
Të dëgjojë palcë e burimit
Çamëria zgjoka kohëra
Ndizka prushin thellë gjirit.

Nëpër udhën e pasosur
Eni vjen prej Çamërise?
Prekmë pak te ballë i lodhur
Se kam mall për shkronjën shqipe.

Se kam mall pë fustanellë
Larë me drita farfurie
Folmë, moj, folmë me fjalët mjaltë,
Fjalë nga gluhë Perëndie

Dallandyshe pendëndriçuar
Që vjen larg nga Mal i Sulit
Thama plag’n e pashëruar
Thama lotin thellë syrit!

Bëj një çerdhe brenda gjoksit
Mbushe plot me cicërima
Sillmë fjalë nga shpate Joni
Ku ka folur Perëndia

.. Kur zhurmonte mbarë Stambolli
Kur gjëmonte mali,
deti.
Gluhë e bukur, mjaltë Joni
dehe zemrën e poetit…

4. Parga

O moj Pargë e bardhë
në breg

zënë
e dritën mos ma merr!

Dallgë e mallit
gjoksin rreh

S’kam ç’të flas e s’kam ç’të them.
Moj Kala e bardhë në
majë

Merre
ëndrrën, jepi krahë.

Merrma fjalën bëma
gur


mos vyshket vitesh kurrë.

Hap pas hapi ndër
ullinj

merrmë
për dore si fëmijë.

Të prek plagë në
trupa burrash

Ndër
gërmadha të ndez furrat.

O moj Pargë, vetull
me dritë
Kush, moj kush, t’i vjedh stolitë?

Bëmë fllad që gjethon
lisin

udhë
e gjatë që e gjen siri.

Bëmë zog që rri mbi
supe

Ta
bëj jetën fushë me lule

Bëmë burim në shtigje
malesh


thaj etje karvanarësh.


5.Përvjetor

1.

O, ç’qënka kjo
ditë!!!

2.
Qënka dritare
Nga sheh male
ndjenjash e tinguj vitesh

Qënka zinxhirë
kujtimesh
Ku në fund është
Pengu i Dritës së Blertë

Qënka një pikë loti
që derdh nxënësi me
sy e duar dridhur

Qënka portë e
pambyllur
kanatehapur si
blerimi i ri në një pranverë.
3.
Qënka buzëqeshje
si manushaqe e dalë
rishtaz nga lëndina e zemrës

Ca thinja të
borëruara
që shumëfishohen në
miliona rreze drite.

Qënkan thirrje-lapidar
ku ulesh në një
mbrëmje apo në agimin e nesërm.

Qënka prag
ku hapat që e shkelin
flasin vetëm me gjuhë zilesh.
4.
O, ç’qënka kjo ditë!

6.Peshkatarët
1.
Askush s’e thotë me firmë dhe me vulë
Në janë bij të tokës a të detit të paanë.
Nëse shtrati foshnjor ka mbetur në fëmijëri
Një shtrat valësh i ndjek në tufan e tramundanë.
2.

Të ulur në gjunjë pranë rrjetave ngjajnë me Penelopa
Ia japin syrin diellit dhe
brigjeve, yjeve dhe hënës.
Në parvaze dritaresh ca sy të menduar për ta peshkokan.
një dashuri, një mall, një përkëdhelje të ëmbël.
3.

E këngës ia mbajnë iso zgalemë, zogj e zëra pulëbardhe
teksa nënë valë llokoçiten karkalecë e oktapodë.
Në breg i pret fëmija që bëri Festën e Abetares.
I pret nëna që netët me sytë e pagjumë i përcjell.

4.
Në brazdat ujore bëhen bujq që korrin parreshtur.
Brenda syve të kaltër horizontet nxijnë a kaltërojnë.
Në pëllëmbë mbajnë fort një
spirancë të fshehur
Që vetëm ato dinë kur
e mbledhin apo e lëshojnë


7. Prag ditësh

1.
Pikë, pikë, kombi im
mblodhi gjak trimash
e bëri kulla trimash,
fëmijë e këngë

ngriti për brezat
Monumente Kujtese

Gur, gur, bëri kështjella e ngriti bedena
Në gjoksin e gurtë të
maleve

mbajti si div
përallash tufane e rrebeshe.





2.


Fjalë , fjalë hapi
kuvende burrash të urtë.


Disi i vonuar hapi
dyer librash


e gdhendi një qiell
të paanë shkronjash .





Nuk u pendua për
gjakun e derdhur


e kurrë nuk harroi
ninullën e lirisë.


E fletët e lavdisë
nuk i mbajti si dritë xixëllonjash.





3.


Në Sofër thirri
ëndrrën e miqtë e mirë.


Të thurte Pëlhurën e
nesërme të Lumturisë








Maj, 2009





8.Kapedanit Lul Çapari





Ku po shkon tek ikën
nata


Kapedan, o Lul
Çapari?


Merr një çerdhe me
urata


Të të sjellin erë
behari!





Merr me vete gonxhe
lulesh


Të të thajnë djersën
e rrugës.


Kur të prekësh
shtigje lufte


Mos të dridhet sy i
pushkës.





Kapedan, o burrë
kuvendesh


Merr ninullë nga djep
i foshnjës!


Të ta mbajë zemrën të
ndezur


Të të shplodhë
gjunjët e lodhur.





Merr një shegë të
flakëruar


Skuq me të duart e
motrës


Një shami të kaltëruar


Si një dallgë që
kërkon tokën.





Merr një degë
manxurani


Ta kthesh dimrin në
pranverë


Kapedan, o Lul Çapari


që lavdia të
mbështjell.





Merr me vete ëndrrën
çame


Amanetin që s’njeh
thinja.


Hidh në sup erë,
tufane


Ndezur prush-o nga
liria





Merr me vete këngë e
fllade


Një lulnajë e një
ulli


Përmbi sup të një
balade


Udha jonë të rrëzëllijë.











9. Për ty u thanë lulet


Lirikë





U shëmtua fshati,
fshehur rrëzë malit


Se ti shkove nuse,
tej në fushë zbrite.


Po
ç’na bëre, Dizo, lule jargavani?


Po
ç’na le një portë , mbyllur pa trokitje?





Kur ta bënë dasmën,
derdheshin ujëvara


Erdhën zogj, pëllumba
që të të përcillnin.


Po
ç’na bëri moj, që na humbi fjala


Në vend të beharit po
na sillje dimrin.





Për pikën e ujit
mbeten brazdat tharë


Mbetën perdet
mbyllur, fshehën rreze dielli


Po
ç’na paske qenë,. o moj faqekartë


Na mbyte me halle që s’i thotë as
qielli.





U shëmtua fshati,
lule rrëzë mali


Se na shkove nuse , o
moj bajrakreshë.


E mbetën mullinjtë pa
ujin e jazit


Mbetën furrat-o pa
asnjë byrek.





Mbet një valle
vajzash, pa tingujt e gjallë


Gjithë krojet
shterën se iu thanë currilët


“ Kthehu prapë”- për
ty po thonin gjahtarët


“Kthehu të na
çelësh”- thonin trëndafilët.





Kur na shkove ti,
zogjtë mes resh u futën


E nëpër pullazë
cicërimat heshtën.


Tërkuzët e shiut na
lagën dhe bukën


Pikëlonin sytë dhe
akrepat mbetën.





Ç’u malluan
pragjet për hapat e hedhur


Sikur zonjëroje
përmbi xixa prushi.


Po
ç’na qënke vallë, e bukura kuçedër


Që i ngrive djemtë ,
i bëre si guri??!!





Sot na duket flladi si çarçaf i grisur


Se s’ta puthka flokun
në ngjyrë të florinjtë.


T’u ndritoftë udha,
cep më cep qëndisur


Dhe pse pas le
ëndrrën, na le si jetim..





Shkurt, 2010








10. Kur dëgjoj këngën e Shkodrës..








Këtu ka vetëm dritë,
fllad maji e sy të dashuruar


Ka rreze, urime
dasmorësh, tinguj drithërimë


Pa nxjerr duhmë e
vlug shpirti kalaja gurbekuar


E jarja çel dhe mbi
sythe në një gonxhe trëndafili.








Këtu shpërthen gazmueshëm fjala shkodranishte


Që ta heq rrudhën,
lodhjen e t’i dëboka thinja


Prag më prag
garojnë brezat në një rrugë lavdie


E pranverohen
mes këngësh ditët e pambarimta.





Baçallëku po na vë me
të menjëherë në radhë


Teksa lulet mbijnë e rriten edhe mes greminës


Këtu nuk ka
ushtarë, komandantë e gjeneralë


Ka vetëm zogj që i
bien e i bien pa fund violinës





Këtu dorë e vashës
prek malin, valën e gurin


Këmbë e vogël sjell beharin edhe më shpejt


O këngë shkodranishte
që zgjon edhe drurin,


Na mbyt të gjithëve
në parfume urimesh përjetë.





Këtu dimri ndal
frymën e mbytet mes tingujve


Mbi bisk të drurëve
kurorën si fitimtar e prek.


Luleborat mbysin
ditët e njëqind dimrave


Shatërvanët e gazit
mbulojnë diell, qiell e det





Këtu Buna rri përqafuar aq fort me Drinin


Nën dritë hëne puthet me të pa droje fjalësh


E kënga shkodrane,
mbush sofra e sjell agimin


E det i lumturisë
rizgjohet si Poseidoni mes dallgësh








Në bedanat e tingujve
vëmë fjongon e këngës e zemrën


Zgjojmë Rozafën tek
tund malluar djepin e foshnjës


Vdesim e ringjallemi
mes saj të tërë vrik njëherësh


Si në asnjë skenë,
prag shtëpie a në një qytet të botës





Namik Selmani





11. Në Prevezë








Këtej e tutje do të
betohem:


“Për qiellin e pranguar të Prevezës!


Për mëngjeset e
mjegulluar të Prevezës


Për dritaret ende të
pahapura të Prevezës!


Për diellin që ngroh
rrugët e Prevezës!


Për detin që njom
brigjet e malluar të Prevezës!


Për trimat shqiptarë
që flenë në varret e Prevezës!”











Me gojën e Pashko
Vasës të flas gjer në të gdhirë


Me gojë, me trup e me
shpirt njëherësh sot e ndër vite;


“Qysh prej Tivarit e
deri në Prevezë,


Kurrë mos mbetsha pa
fjalën shqipe!”








12. Takimi i parë








U hapën portat e fjalëve


të ditëve,


të puthjeve,


të jastëkut lulembushur,


të enigmës së pathënë,


të premtimve të pafund,


të shpirtit sqepvrarë….








Dhe bukuria i kërkoi leje fshehtësisë..


dhe zemra i kërkoi ndihmë poezisë


dhe syri i kërkoi ndihmë kaltërisisë..


dhe dora i kërkoi ndihmë kopështarit


dhe paqja i kërkoi ndihmë pelikanit


dhe vargu i kërkoi ndihmë poetit me zë mali…








Sokëllinë të gjithë sa kishin fuqi.








Një pëllumb symbyllur kërkonte një çerdhe


Të nesërmën do të lindëte një pëllumb i ri…





Ju faleminderit !


Kontakti namikselmani@yahoo.ca


00355 692776828
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi