Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Cicërimë...-poezi-nga -Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Cicërimë...-poezi-nga -Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Cicërimë...-poezi-nga -Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 30, 2010 4:00 am




Monda Korca: Cicërimë...-poezi-nga -Raimonda Moisiu 7417_1250246055465_1208896826_30788984_5269386_n




Monda Korca: Cicërimë...-poezi-nga -Raimonda Moisiu

1.


Në hapësirën e trishtë të virgjërisë së shtratit,


në bardhanën e çarçafëve të akullt,


Unë, ky zog i heshtur e i vetmuar,


herë strukur në anë, herë përfund


kam harruar cicërimën…


Dua,


të brof me forcën e gjakut,


Dua,


të fluturoj nga ky kafaz i ftohtë,


Dua,


të harroj se jam robinë e gardianit të verbër,


me emrin vetmi.


2.


Dua,


të thith ajër, puhizë,


të thith frymë,


Dua,


të nis cicërimën e lumtur


si një zogu I cmëndur nga dashuria,


të fluturoj përjashta!


Dua,


me muzikën e lumtur të zogjve,


t'I cicërij e shpenguar, të dashurit tim:


Të dashuroj!


Me cicërimën e dëshirave ,


si avujt e diellit të mëngjeseve pranverore,


të ngrejmë urën e të vërtetës,


të zgjojmë lulet e përgjumura dhe


murin e feminitetit të tropikut fërgëllonjës


ta zbukurojmë me petalet e mëndafshta dhe


parfumin e zambakëve.


3.


Dua,


buzëve të etura për një puthje, ledhatim,


të plasaritura si tokat në shkretëtirë,


t’u japim nëpër bardhanën e qumështit të freskët,


si fëmija kur merr gjirin e nënës,


ëmbëlsinë e mjaltit të sherbelës pranverore…


Dua,


Tik-taket e orës,


të numurojnë rrahjet e zemrave tona, dhe


cicërimat e cmendura fluturuar me carcafët.


Si në përrallat e lashta,


qielli hapet me tehun e kaltër të syve tanë….


Raimonda Moisiu


Hartford CT


Mars 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi