Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elda Hermes:Manovra e vjeshtës

Shko poshtë

Elda Hermes:Manovra e vjeshtës Empty Elda Hermes:Manovra e vjeshtës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 02, 2010 10:16 pm

Elda Hermes:Manovra e vjeshtës

Unë nuk them: kjo qe e djeshmja. Me para
të pavlefshme të verës në xhepa ndodhemi sërish
në bykun e përçmimit, në manovrën vjeshtore të kohës.
Dhe shtegu i arratisjes drejt jugut nuk na bën dobi
si zogjve. Me rënien, në mbrëmje,
lëvizin katera peshqish dhe gondola e me raste
më nduk një cifël mermeri ëndërrplot,
aty ku jam e lëndueshme, me bukuri, në sy.

Në gazetat lexoj shumë mbi të ftohtin
e pasojat e tij, mbi të pamendë e të vdekur,
mbi të dënuar, vrasës e miliarda
mollokë akulli, por pak mbi çka më ëndet.
E pse të ndodhë ndryshe? Para lypësit që vjen mesditëve
përplas derën, sepse është paqe.
E vetes mund t’ia kursesh pamjen, por jo
vdekjen gëzimhupët të gjetheve kur rigon shiu.

Le të nisim një udhëtim! Nën qiparisë
a palma, a nën kurorat e portokalleve,
me çmime të ulura le të shohim perëndime dielli,
që nuk kanë shoq! Le t’i harrojmë
letrat e papërgjigjura drejtuar së djeshmes.
Koha end mrekulli, por na vjen e padrejtë
me ngulmin e fajit: ne nuk ndodhemi në shtëpi.
Në bodrumin e zemrës, të pagjumë e rigjej veten,
në bykun e përçmimit, në manovrën vjeshtore të kohës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi