Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elda Hermes sjell shkrimin e Karlos Fuentes "Xhelozia"

Shko poshtë

Elda Hermes sjell shkrimin e Karlos Fuentes "Xhelozia" Empty Elda Hermes sjell shkrimin e Karlos Fuentes "Xhelozia"

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 08, 2010 5:36 pm

Elda Hermes sjell shkrimin e Karlos Fuentes "Xhelozia" 49050_1607015062_6279620_n
Elda Hermes sjell shkrimin e Karlos Fuentes "Xhelozia"
Xhelozia...
KARLOS FUENTES

Xhelozia vret dashurinë, por jo dëshirën. Ky është ndëshkimi i vërtetë i pasionit të tradhëtuar. Urren gruan që prishi paktin e dashurisë, por vazhdon ta dëshirosh, sepse tradhtia e saj qe prova e vetë pasionit të saj. Xhelozia tregon se një lidhje dashurie nuk mbaron me mospërfillje. E dashura që na braktis duhet të ketë zgjuarsinë për të na fyer, poshtëruar dhe sulmuar egërsisht që të mos e harrojmë e të tërhiqemi me durim, që të vazhdojmë ta lakmojmë në emrin zvetënues të atij vullneti erotik që është xhelozia.
Norman Miler thotë se xhelozia është galeria e portreteve ku xhelozi është administratori i vetë muzeut. Unë vlerësoj se xhelozia është si një jetë brenda jetës tonë. Mund të marrim avionin e të kthehemi në qytetin tonë apo në një qytet të huaj, mund të thërrasim miqtë e, ndonjëherë, të falim armiqtë, po tërë kohën, jemi duke jetuar tjetër jetë, që, megjithëse brenda nesh, me ligjet e veta, është e veçantë. Ajo jetë brenda nesh është xhelozia e cila manifestohet fizikisht dhe, siç thotë një shprehje meksikane, na i bie zorrët në fyt. Një valë e tërbuar, e hidhur si shafran, që egërsohet, ngrihet e ulet nga zemra tek zorrët dhe nga zorrët tek seksi i paralizuar. Por, kjo valë xhelozie nuk gëzon asgjë, dhe, për shumë kohë, nuk ndalet në asnjë pjesë të trupit. E përshkon trupin si një lëng i helmët dhe objektivi i tij nuk është ta shkatërrojë, por ta mbërthejë e ta shtypë, në mënyrë që një pjesë e atyre lëngjeve të ngjiten deri në kokë, të mbërthehen, ashtu të gjelbëra e të forta si luspa gjarpri, në gjuhën tonë, në shpirtin tonë, në vështrimin tonë.
Xhelozia na bën të ndihemi të përzënë nga jeta, sikur të na kishte vdekur një qenie e dashur. Veçse dhimbjen për një vdekje mund ta shfaqim. Përkundrazi, dhimbja që shkakton xhelozia duhet konsideruar e zezë dhe e helmët, ndryshe nuk evitohet dhimbja dhe grotesku i saj. Një xhelozi e ekspozuar i bën të tjerët të qeshin me ne. Është si të kthehesh në mituri, në atë moshë fatkeqe ku gjithçka që bëjmë publikisht - të ecurit, të folurir, të shikuarit - mund të jetë objekt gazi për tjetrin. Mituria dhe xhelozia na ndajnë nga jeta, na pengojnë ta jetojmë atë.

Përktheu nga spanjishtja:
Bajram Karabolli

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi