Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elda Hermes sjell për ju:Artur Rembo:Lamtumirë

Shko poshtë

Elda Hermes sjell për ju:Artur Rembo:Lamtumirë Empty Elda Hermes sjell për ju:Artur Rembo:Lamtumirë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 10, 2010 1:26 am

Elda Hermes sjell për ju:

Artur Rembo:Lamtumirë

Vjeshtë, tashmë ! - Por pse të vajtosh një diell të përjetshëm, nëse jemi të përfshirë në zbulimin e ndriçimit hyjnor, larg njerëzve që vdesin stinëve.

Vjeshtë. Anija jonë që ngrihet në mugëtirën e heshtur rrotullohet drejt portit të ankthit, qyteti i bujshëm me qiellin plot njolla zjarri e balte. Ah ! zhele të kalbura, bukë e lagur nga shiu, dehje, mijra dashuri që më kanë torturuar ! Ajo s'do t'i japë fund pra aspak kësaj mbretëreshe të kobshme të miliona shpirtrave e trupave të vdekur që do të gjykohen !

Unë e përfytyroj lëkurën të çarë nga balta e nga fatkeqësia, krimba gjithë push e sqetulla dhe akoma, veç kësaj, krimba të mëdhej në zemër, shpalosur midis të panjohurish pa moshë, gjithmonë të rinj, pa ndjesi... Unë do të kisha vdekur aty... përjetim i lemerishëm ! E mallkoj mjerimin.

Unë druaj dimrin sepse është stina e rehatisë!

Nganjëherë unë shikoj në qiell plazhe pa fund mbuluar nga popuj të bardhë të gëzuar. Një vaporr i madh ari, lart meje, tund flamurët shumëngjyrësh nën flladin e mëngjesit. Kam krijuar të gjitha festat, të gjitha ngadhënjimet, të gjitha dramat. Kam provuar të shpik lule të reja, yje të rinj, trupa të rinj, gjuhë të reja. Kam besuar të kap pushtetet e padukshëm. Pra! Unë duhet të gropos përfytyrimin tim e kujtimet e mija!

Një lavdi e shkëlqyer artisti dhe tregimtari gjaknxehtë !

Unë ! unë që i kam thënë vetes magjistar a engjëll, i çveshur nga çdo moral, unë jam bërë baltë, me një detyrë për të rrëmuar, dhe realiteti maja-maja për t'u rrokur! I pagdhendur!

Jam mashtruar? mëshirimi do të ishte motra e vdekjes, për mua ?

Në fund të fundit, unë do të kërkoja ndjesë për të ushqyerit me gënjeshtra. E hajt. Ndonëse pa një dorë mike ! e ku të marrësh ngushëllim ?

Po ora e re është të paktën shumë torturuese.

Sepse unë mund të them që fitorja më është e padiskutueshme: kërcëllimat e dhëmbëve, fishkëllimat e zjarrit, psherëtimat kutërbuese zbuten.

Të gjitha kujtimet e neveritshme fshihen. Pendimet e mija të fundit zhduken, - zilitë për parazitët, kusarët, miqtë e vdekjes, të pashlyerat e çdo lloji. - Të dreqosurit, nëse unë hakmerresha !

Duhet të jesh tërësisht modern.

Pa himne: me hap fitimtar. Ruaj natën ! gjaku i etur nxjerr tym mbi fytyrën time e unë s'kam asgjë pas meje, veç këtij shkorreti të frikshëm !... Beteja shpirtërore është po aq shtazore sa dhe beteja njerëzore; por këndvështrimi i drejtësisë është privilegji i Zotit vetëm.

Megjithatë kjo është vigjilja. Marrim çdo fluks energjije dhe shpirtmirësie të vërtetë. Dhe në agim, të armatosur me një këmbëngulje të zjarrtë, do hyjmë në qytetet madhështore.

Çfarë flisja unë për dorë mike ! Një epërsi e këndshme, për këtë mund të qesh me dashuritë e vjetra mashtruese, e të fshikulloj me turp këto çifte mburravecësh, - unë kam parë ferrin e femrave këtu; e do të ishte e mundur për mua që të zotëroja të vërtetën e një shpirti dhe një trupi.

përkthyer nga Çlirim Kokonozi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi