Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: LETËR NËNËS

Shko poshtë

Nehat Jahiu: LETËR NËNËS Empty Nehat Jahiu: LETËR NËNËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 06, 2010 3:06 pm

Nehat Jahiu: LETËR NËNËS 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n
Nehat Jahiu: LETËR NËNËS


10,06,2001, e diel

Ora 8:30, mëngjes, Orizare
E dashura Nënë! Ja, tri ditë e tri net me radhë po
granatohet i tërë fshati. E di, Nëna ime e dashur, se ti
aty afër vendlindjes, ku ti je vendosur, gjithë natën nuk
bëmë gjumë. E di se edhe mendja dhe zemra jote të
rri tek unë dhe tek shokët e mi të luftës. Po, nënëlokja
ime, këtë e di. E di, se si digjet nëna për djalë.
Eh, nëna ime, fshati po digjet, po granatohet nga
ajri e toka në çdo anë. Tym e flakë baroti e ka mbuluar.
Sa do të ishe pikëlluar nënë, po ta shihje në këto çaste!
Të jetë apo mos të jetë. E ti, Nëna ime, bëhu e fortë
dhe krenare. Besën ia kemi dhënë vendlindjes se do
ta mbajmë gjallë dhe nuk do ta lëmë të vdesë. Unë së
bashku me shokët e mi.
Jo, Nëna ime. Pa vdekjen tonë nuk mund të vdesë
vendlindja ime. Eh, Nëna ime, sa e ëmbël qenka
vdekja për vendlindje! E ti, Nënë, mbahu dhe bëhu e
fortë, siç ju ka hije nënave shqiptare. E ta dish sa afër
i kemi tanket, nënë! Ballë për ballë jemi! Gjoks më
gjoks! Në çdo anë jemi të rrethuar. Edhe avionët mbi
kokë i kemi. Edhe helikopterët! Sa po munden po na
sulmojnë neve dhe tërë fshatin. Duan ta bëjnë pluhur
e hi. Po, ta dish, moj nënë, se kot e kanë. Fshati po
mbahet i fortë si shkëmb mali. Edhe më thellë po i fut
rrënjët në tokën tonë mëmë. Në këtë tokë të lashtë, në
tokën tonë Arbërore.
Ja, përballë i kemi edhe varret e stërgjyshërve
tanë. Aty ku pushojnë eshtrat e të parëve tanë do t’i
mbrojmë edhe ata me gjakun tonë. Nuk do të lëshojmë
asnjë pëllëmbë tokë. Këtë amanet e kemi prej shokëve
e shoqeve që na ranë dëshmorë.
Nënë, të lutem, bëhu e fortë! Mbahu, nënë, e mos
derdh lot! E di, nëna ime, se trimat nuk qahen. E di se
edhe ti një pikë loti nuk do ta derdhësh për mua, birin
tënd, që sot i mbushi njëzet pranvera. E nënë, sot e
kam ditën më të lumtur. Sot po e kremtoj ditëlindjen
time së bashku me shokët e mi. Së bashku me trimat
e lirisë...! Ja,këtu afër meje i kam të gjithë...! Nuk jam
vetëm...! Të gjithë së bashku jemi në vijën e zjarrit. Në
vijën e frontit.
Nënë, nëse dëshiron ta dish saktë se ku gjendem,
do të tregoj. Pozicionet i kemi mu në përrua. E
armikun me tanke e kemi përballë në Orizishte. Aty
jemi tek arat tona, tek Livadhi. Mu aty tek arat tona
që i mbollëm në këtë pranverë me misër dhe mu aty
ku baballarët dhe stërgjyshërit tanë lanë këmishët e
kalbura nga djersa e derdhur në këtë dhe të ëmbël të
tokës sonë.
Të jesh e bindur nëna ime se këmba e huaj nuk
do të shkelë vendlindjen tonë sa të jemi gjallë. Jemi
betuar të gjithë se do të vdesim për liri dhe vatan. Mos
të të dhimbsem, nëna ime, e mos të të pikojë asnjë
pikë loti.
Eh,nëna ime, e di se ia kemi borxh këtij vendi
gjakun. Po si mund ta shoh, nënë, vendlindjen që po
digjet flakë?! Duhet çuar në vend borxhi që ia kemi
vendlindjes, t’i dalim zot vatanit. Nëna ime e dashur,
do ta mposhtim,robërinë, do të fitojmë! Do të vijë një
pranverë, pranverë lirie...
Eh, Nënë,vetëm ta shohësh sa bukur po valëvitet
flamuri kuqezi. Shqiponja dykrenore në fund të fshatit
tonë, së bashku me ne në istikame, po lahet me gjak
për këto troje.
E tani, Nëna ime, bëhu edhe më e fortë nëse vdes!
Në këtë mëngjes, kur i kemi ditët më të vështira, më
qëlloi plumbi i armikut në trup. E tash ua lash porosinë
shokëve të luftës. Se, nëse vdes ose mbetem gjallë, do
të jem i lumtur që vendlindjes sime po ia fal gjakun.
E ti, Nëna ime, posa të marrësh lajmin për plagosjen
ose vdekjen time, bëhu edhe më e fortë! E di, shumë
do të mërzitesh, por do të kisha lutur ty, nëna ime e
shtrenjtë, mos të lëshosh asnjë pikë loti për birin tënd
të vetëm!
Nënë, të lutem, asnjë pikë loti mos të nxjerrësh
nga sytë! Pranoje plagosjen ose vdekjen time siç
e pranuan edhe shumë e shumë nëna shqiptare kur
djemtë e tyre e humbën jetën në fushëbeteja për liri. E
ato nuk derdhën së paku një pikë loti.
E ti, vendlindja ime, edhe pse plagët të pikojnë
gjak, lëshoi rrënjët thellë e më thellë në tokën tënde
ilire. Nuk të lëmë të shuhesh asnjëherë, sepse në
prehrin tënd u rritëm dhe...! E tani...Edhe njëherë të
përshëndes, o nëna ime e shtrenjtë! Të puth sytë me
mall, ata sy të ëmbël mbushur me lot. O trimëresha
ime, të përqafoj me dashuri.
Biri yt..., bir i lirisë.
Nëna ime e dashur...!

E diel,10 qershor 2001. Biri yt: Luftëtari i LirisëNehat Jahiu: LETËR NËNËS 25592_1110477617537_1694779987_192134_2838437_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi