Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDD Gjermani: Janë hidhëruar të "mëdhenjtë" e Partisë! (Parodi)

Shko poshtë

LDD Gjermani: Janë hidhëruar të "mëdhenjtë" e Partisë! (Parodi) Empty LDD Gjermani: Janë hidhëruar të "mëdhenjtë" e Partisë! (Parodi)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 22, 2010 10:31 pm

LDD Gjermani: Janë hidhëruar të "mëdhenjtë" e Partisë! (Parodi) 11449_187207243680_187205523680_2918215_1328613_n
LDD Gjermani: Janë hidhëruar të "mëdhenjtë" e Partisë! (Parodi)



Le të rrojë Partia, pa paratë e mia!



- U korit Mërgata!

Po thonë në Prishtinë.

- Ne pa pare t´thata,

s´mund ta mbajmë Partinë!


N´fillim na ndihmuan,

besa, mirë paguan,

kur e kuptuan hilen,

në derë na lanë ngilen!


Kohë t´gjatë i mashtruam,

duke ju bërë lojë,

po tash që e kuptuan,

na lanë me gishta n´gojë!


Ne prapë u munduam,

ti vëmi kapak,

por u dëshpëruam,

s´po k´naqen me pak!


Po lypin pak tepër,

kanë bërë traditë t´keqe.

S´dojnë lëvdata n´letër,

por, vend në udhëheqje!


Lum, shyqyr u hoqen,

të gjithë përtej detit,

por t´zezat na ndoqën,

na sollën kjametin!


Ata për punë janë,

diçka tjetër s´dijnë,

rehat s´po na lanë,

sa herë vijnë n´pushim!


Tepër bëjnë kërkesa,

me vend e pa vend,

na qesin pengesa,

edhe n´Parlament!


Shumë vonë na ra n´mend,

cili është shpëtimi,

se punët i bjen n´vend,

veç injorim-largimi!


T´gjitha shumë kushtojnë,

për Gjipa dhe Qera,

por, më s´i durojmë,

më mirë "fukara"!


Momental´, mirë jemë,

t´furnizuar njëherë,

kur prapë nevojë t´kemë,

gjejmë budallënjë tjerë!























Mentor Thaqi VS., 22.04.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi