Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale

Shko poshtë

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale Empty Lëvizja VETËVENDOSJE!: Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 27, 2010 1:39 am



Lëvizja VETËVENDOSJE!: Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale 2536_58551331999_58483591999_1960780_2424188_n

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale


Sot, njësitë speciale të Policisë së Kosovës ndërhynë dhunshëm menjëherë pas varrimit të veprimtarit Ali Aliu, në përpjekje për arrestimin e udhëheqësit të VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurti. Albin Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimore për Ali Aliun, në orën 14:30 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Më pas Albin Kurti mori pjesë edhe në varrimin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ali Aliu, në varrezat e kryeqytetit. Shumë policë civilë vazhdimisht e përcollën Albin Kurtin. Gjatë kohës kur po mbahej varrimi i të ndjerit Ali Aliu, shumë automjete policore të mbushura përplot policë bllokuan të gjitha hyrje-daljet e vendvarrezave për ta lokalizuar dhe arrestuar Albin Kurtin.

Pasi ndaluan veturat ku ndodheshin aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, njësia speciale e policisë filloi ndërhyrjen e dhunshme kundër aktivistëve dhe për arrestimin e Albin Kurtit. Gjatë këtij intervenimi ku u përdorën të gjitha format e dhunës fizike, duke filluar që prej goditjeve me shkopinj metalikë e deri te përdorimi i sprejëve, u lënduan disa aktivistë. Kurse shtatë prej tyre u arrestuan. Të arrestuarit janë: Salih Zyba nga Theranda, Frashër Krasniqi nga Prishtina, Hysen Durmishi nga Theranda, Gëzon Kastrati nga Prishtina, Lirim Gashi nga Artana, Arsim Maqastena nga Vushtrria, si dhe një aktivistë tjetër për të cilin policia ka thënë se e kanë arrestuar, por emrin e të cilit ende nuk e dimë. Të gjithë këta aktivistë të arrestuar kanë pësuar lëndime për shkak të dhunës së ushtruar policore.

Lëvizja VETËVENDOSJE! për këtë ndërhyrje qyqare dhe të ligë e mban përgjegjës Hashim Thaçin dhe EULEX-in. Vetëm njerëz të tillë mund të bëjnë kësi ndërhyrje krejt në kundërshtim me traditën dhe kulturën shqiptare. Tash vetëm këta të dy, dhe një varg zyrtarësh që i kontrollojnë, kanë mbetur në Kosovë ata që kanë vullnet dhe motiv për izolimin dhe arrestimin e Albin Kurtit. Në mënyrë që, pasi ta arrestojnë Albinin, ta vazhdojnë më të qetë rrugën e tyre drejt ndarjes së Kosovës me decentralizim, negociatat me Serbinë, hajninë dhe kontrabandën. Por ata po harrojnë se tashmë Albin Kurti është bërë një me popullin. Dhe nuk ka pushtet kriminal e as burg aq të madh sa të mund ta mbajë të arrestuar një popull të tërë. Ashtu siç nuk kanë mundur ta heshtin rezistencën e popullit asnjë pushtet deri tash. Liburn Aliu, aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherit djali i Ali Aliut, deklaroi pas intervenimit të policisë se intervenimi i dha kuptim jetës dhe veprës së Ali Aliut, për shkak se ajo jetë dhe ajo vepër ishte në rezistencë dhe me popullin. Ashtu siç rezistoi populli sot.

Rasti i gjykimit dhe persekutimit të Albin Kurtit duhet të mbyllet, dhe këtë gjë po e kërkon shumica e shqiptarëve. Por, Hashim Thaçi nuk do t’ia dijë: ai urdhëron policët e tij që të vazhdojnë me përpjekjet për arrestimin e Albinit edhe me çmimin e dhunës dhe lëndimin e aktivistëve e qytetarëve.

Komiteti i VETËVENDOSJE!-s
për Politikë dhe Çështje Juridike

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale 24854_387519061999_58483591999_4454120_2638487_n

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale 24854_387519171999_58483591999_4454122_7863539_n

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale 24854_387519241999_58483591999_4454123_6744775_n

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale 24854_387519341999_58483591999_4454125_4841277_n

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale 24854_387519431999_58483591999_4454126_500326_n

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Hashim Thaçi dhe EULEX-i janë përgjegjës për ndërhyrjen e dhunshme të policisë speciale 24854_387519496999_58483591999_4454127_2739828_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi