Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Rudaku-Rudi: Nuk jam qosjan, as rugovian, as hamitian. Jam Avni Rudaku, z. Reshat Sahitaj!

Shko poshtë

Avni Rudaku-Rudi: Nuk jam qosjan, as rugovian, as hamitian. Jam Avni Rudaku, z. Reshat Sahitaj! Empty Avni Rudaku-Rudi: Nuk jam qosjan, as rugovian, as hamitian. Jam Avni Rudaku, z. Reshat Sahitaj!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 29, 2010 8:54 pm





Avni Rudaku-Rudi: Nuk jam qosjan, as rugovian, as hamitian. Jam Avni Rudaku, z. Reshat Sahitaj! 26818_397999413495_510038495_5114525_7352322_n

Avni Rudaku-Rudi: Nuk jam qosjan, as rugovian, as hamitian. Jam Avni Rudaku, z. Reshat Sahitaj!


“PËRGJIGJE PA FRYMË” PËR RESHAT SAHITAJ
(replikë me kryetarin e Unionit të Shkrimtarëve të Kosovës, Reshat Sahitaj)


Në një intervistë për gazetën “Kosova Sot” (e enjte, 29 prill 2010), kryetari i Unionit të Shkrimtarëve të Kosovës, Reshat Sahitaj, duke u përpjekur të përgjigjet përkitazi me cilësinë e kritikës letrare në Kosovë, bëri një gabim aksidental dhe të pafalshëm. Ai për të diskredituar një libër (anti)poetik dhe ekipin realizues të këtij libri, e ka ranguar në listën e librave pa vlerë librin “Poezi pa frymë”, të autorit Avni Rudaku, e për të cilin libër kanë aplauduar hiperlartësisht shkrimtari Ramiz Kelmendi, poeti e publicisti Halil Matoshi, studiuesi i ri kalendarisht, por i moshuar në pasionin e tij për analizën ndaj veprave letrare, Flamur Maloku, profesorë të njohur nga fusha të ndryshme akademike, poetë të rinj e të vjetër, lexues të zakonshëm e të veçantë të poezisë, etj. Sahitaj ka shkretuar thellësisht në “shkretëtirën e tij pa ujë”, kur nuk ka analizuar se çfarë ka thënë, sepse paradigmat përkufizuese mbi vlerat dhe antivlerat, vlerat dhe pseudovlerat, janë vështirë të matshme, komplekse, si dhe kanë karakter të tejtheksuar subjektiv, madje edhe atëherë kur etablohet si diçka objektive. Vlerat janë ideale abstrakte, projeksione mendore antropologjike, të dhëna në kohë e hapësirë.

Shpeshherë ka ndodhur që kritika ka nënçmuar një vepër artistike, letrare, filozofike, e të ngjashme, dhe pas një kohe është vlerësuar jashtëzakonshëm pozitivisht. Kritika letrare nuk është gjithmonë në hap me arritjet në krijimtarinë letrare. Ajo mund t’i vret veprat dhe mund t’i ngritë në majën e ajsbergut. Krijimet e reja mund ta sfidojnë kutin e kritikës ekzistuese dhe ta riciklojnë kutin matës të tyre aksiologjik dhe gjykues. Me cilin kut Sahitaj e ka matur vlerën e librit? Reshat Sahitaj tha se “kritika të tilla groteske, ku ngritën vepra që nuk meritojnë të trajtohen si vlera kemi pasur viteve të fundit shumë, por më drastikja ishte këto ditë rreth një libri poetik “Poezi pa frymë”. Vetë titulli i këtij libri është pa logjikë, dhe në këtë grackë kanë rënë edhe vetë kritikët sharlatanë apo të paguar enkas për për të shkruar pozitivisht”, shprehet ai…”


Në fillim mendova se a duhet të reagoja me një shkrim përgënjeshtrues apo jo, por në fund kalkulimi ishte që të shkruaja sepse është në interes të lexuesit dhe vetë z. Sahitaj, e që ky i fundit flet kuturu dhe me një gjuhë që korrelon me “makiato kulturën”. Së pari, nga ky paragraf i veçuar i xhaxhit Reshat, kuptohet se nuk e ka lexuar librin fare, ose e ka lexuar por e ka keqlexuar. Së dyti, të thuash se edhe vetë titulli i librit “Poezi pa frymë” është pa logjikë, sipas tij po u dashka që të bazohemi në “Logjikën e Reshatit”. Po ta lexonte librin tim (anti)poetik, ai do ta kuptonte edhe më shumë pse mbanë këtë titull, por si zakonisht, ai ka folur si shumica syresh prej nesh, që flasin pa e lexuar; supozojnë pa e provuar.


Pse titullohet libri “Pa frymë”?


Në intervistën që kisha dhënë më 31.01.2010 në gazetën Kosova Sot, isha përgjigjur kështu përkitazi me këtë pyetje, e qw z. Sahitaj do t’i ndihmonte: ,,Në fillim nuk isha me një përcaktim të kornizuar titullor të librit, por ndërkohë titulli evoluoi dhe u transformua, për të pasqyruar tërë atë që e dëshiroja me të vërtetë të shpaloja me përmbledhjen e gjithë këtyre poezive. “Poezi pa frymë” në fakt ishte analoge me poezi pa emocion, pa shpirt, pa stërtheksim të subjektives autoriale sentimentale, për shkak të nevojës imediate të maksimalizimit të preokupimeve të njeriut të sotëm bashkëkohor, në një sistem të ri të vlerave dhe skemave kognitive, e sidomos si rezultat i revolucionit tekniko-teknologjik dhe rritjes së përshpejtuar e anksioze të frymëmarrjes së një jete sociale virtuale, thuajse krejtësisht sovrane ndaj realitetit të njëmendësisë fizike.

Pra e kemi fjalën për botën virtuale dhe shoqërinë virtuale në rritje e sipër. Nuk dëshirova që libri të titullohet “Antipoezi”, sepse kjo ‘anti’ para konceptit ‘poezi’, më dukej se ishte me ton më të vrazhdë, më agresiv, më revolucionar, më i rreptë dhe më antikonformist letrar. Ose, një titull që më pëlqeu ishte sidomos “Poezi pa poetikë”, për shkak të karakterit dialektik dhe antagonist të vetë këtij titulli, por “Poezi pa frymë” ishte më reprezentative për sojin e poezive të mia, të cilat nuk të shkaktojnë dhembje emotive poetike, por vetëdijësim dhe mëtime botëkuptimore, për një mori temash universale dhe të karakterit lokal e nacional. Në Greqinë Antike, fryma njihej si “pnevma”, që kishte edhe kuptimin e shpirtit/frymës/gjallërisë. Në gjuhën latine e kemi përdorimin e fjalës “spiritus”. Po ashtu, “psiko” autentikisht në konturat e etimologjisë greke, nënkuptonte “frymëmarrjen”, që u ripërceptua si “shpirt”, për shkak se me vdekjen e personit, “ikte edhe frymëmarrja e fundit kardiale”. Religjiozët e përdorin shpeshherë në jetën botore dhe gjatë mësimeve teologjike konceptin “frymë”, për t’iu referuar “shpirtit”. Pra, e titullova “poezi pa frymë”, sepse shumicën e poezive i kam vargëzuar jo nga ngjyrat e shpirtit, por nga racio e ftohtë mendore. Pra, “Poezi pa frymë” është set i poezive të ftohta shpirtërore dhe të racionalizuara skajshmërisht, si artificite poetike në një kohë të <> të jetës bashkëkohore. Jetojmë në një “Kohë pa frymë”, “Shoqëri pa frymë”, “Raporte ndërnjerëzore pa frymë”…Pra, “poezi pa frymë” janë pa frymë, por jetojnë nga pafrymësia. Pafrymësia i jep frymë.



Sahitaj kritikon pa lexuar ose keqlexon!


Së treti, Sahitaj duke menduar se po ofron vlerësim real mbi kritikën letrare në Kosovë, ka shfaqur shenja të qarta se rezonon pseudokritikë sepse kritika mbështetet në fakte, lexim, studim, analogji letrare, etj., dhe ky asnjërin kusht për librin në fjalë nuk e ka bërë.
Së katërti, tendenca e tij për ta përmendur një libër, madje pa autor, ka pasur një veçori të sofistifikuar demagogjike për të aluduar në atë se, ky flet për veprën, e jo për autorin. Kjo është bërë vetëdijshëm apo pavetëdijshëm si strategji dhe teknikë e kompliatorit. Së pesti, e informoj nga dezinformata z.


Sahitaj kur ka shkrepur se, “…ose janë paguar kritikët që e kanë lavdëruar librin.” Përveç shtypshkronjës i dashun Sahitaj, asnjë nga recensentët, redaktori, lektori dhe përzgjedhësi i kopertinës artistike, nuk janë paguar madje asnjë cent dhe madje me asnjë “drekë”. As ata që kanë shkruar për librin. Këtë ta siguroj dhe ta sigurojnë të gjithë ata që ndihmuan në botimin e këtij libri. Por si duket ju flisni me përceptimin konspiracionist dhe te konspiracionistët ekziston bindja se “asgjë nuk ndodhë rastësisht”, por dikush qëndron mbrapa (lexo: dhënia e parave atyre që më kanë lavdëruar!!!). Kjo në epistemiologji njihet si “hamendësim”. Së gjashti, Sahitaj sikur të përfaqësonte drejtësisht Unionin e Shkrimtarëve të Kosovës, nuk do të ishte aq diferencues dhe përjashtues. Do të inkorporonte në këtë union breza të rinj e të vjetër krijuesish, por jo vetëm breza të rinj që ndjekin “qarkun e Qosjes”, “qarkun e Rugovës”, apo “qarkun e Hamitit”. Ato zyrtarisht nuk ekzistojnë, por realisht dhe në realitetin e raporteve intersociale letrare, vërehen kthjelltë.




Klanet kulturore kosovare dhe përjashtimi im nga klanisti Sahitaj



Pak kohë më parë, në gazetën Kosova Sot, në pyetjen se a ka klane kulturore në Kosovë, isha përgjigjur si më poshtë dhe është me rëndësi t’i lexojë z. Sahitaj: “Klanizimet kulturore ngjashëm sikur klanizimet politike në parim mund të rrezikojnë përfaqësimin e interesave të përgjithshme dhe kultivimin e tyre për një kulturë apo shoqëri. Klani u shërben interesave të ngushta të pjesëtarëve të saj, prandaj në nivel gjeneral të shoqërisë, mund të dëmtojnë këtë të fundit. Kur flasim për klanizimet në kulturë, gjegjësisht në art, pikturë, muzikë, etj., është relative të thuhet apriori se janë negative apo pozitive. Ta zëmë, disa klane të krijuara kulturore, apo mund të quhen shpeshherë edhe “qarqe grupore kulturore” që bëhen për të sjellë ndonjë risi/kreativitet/krijimtari, mund të mobilizojnë energjitë krijuese për tërë shoqërinë dhe mund të ofrojnë vlera të veçanta në fushën e krijimtarisë kulturore/letrare/artistike, etj.
Mirëpo, e meta nga klanizimet kulturore mund të vjen kur hasim në egocentrizmin klanor kulturor të individëve, të cilët në përzgjedhjen e veprave të rëndësishme kulturore, ose për të përfaqësuar ta zëmë Republikën e Kosovës në kontekstin ndërkombëtar (si p.sh. festival, konkurse, bursa e për çmime të ndryshme ndërkombëtare, etj.) ndonjë aktor/artist/këngëtar, nuk favorizojnë produktin më cilësor, por produkti më cilësor sipas tyre është “produkti i klanit të tyre”. Paragjykimi klanocentrist mund të abstrahoj vlerat e një vepre kulturore/artistike, sepse nuk i takon autori/ja atij klani. P.sh. nëse një klan i caktuar i poetëve ose shkrimtarëve në Ministrinë për Rini, Kulturë dhe Sport, janë mbrojtës të atyre autorëve të cilët i mbrojnë se i kanë miq, ose në nivel imagjinar ose real konsiderojnë se janë pjesë e atij klani/rryme/shkolle të poezisë, atëherë humb sensi të hapet konkursi për të gjithë.

Në konkursin e fundit, u pa qartë perceptimi social dhe autorial se është i bindur për ekzistencën e këtyre klaneve. Madje, sipas disave, siç është Abdullah Zeneli, tha disi në këtë mënyrë parafrazimi se, “Nuk janë përzgjedhur veprat më cilësore letrare, por ato që janë të klaneve të caktuara”. Nëse vërtetë zgjedhja e “çmimeve letrare” bëhet nga “klanizimet letrare”, atëherë vëhet në pikëpyetje nevoja për ekzistencën e “Konkursit të hapur për të gjithë” dhe diskreditohet motivi për të konkuruar autorët që nuk kanë asnjë përkatësi imagjinare mendore apo reale, ndaj ndonjë “klani letrar”, siç është ta zëmë realiteti perceptiv i disave që ndjekin “Shkollën e Sabri Hamitit”, “Shkollën e Rugovës”, “Shkollën e Rexhep Qosjes”, etj. Kam dëgjuar këso terminologjish në opinionin publik, që u referohen krijimit vetvetiu të “shkollave/klaneve të caktuara”. Nëse vërtetë këto klane përcaktojnë vlerat artistike të ndonjë vepre, pa marrë parasysh “diversitetin aksiologjik/filofozik”, atëherë gjenerojnë “uniformizmin e shijes artistike”, që është metamorfoza më e përçudnuar kulturore, e sidomos në postmodernizmin kulturor që pranon koekzistencën e formave të larmishme kreative.

Mirëpo, në fund mund të them se rivalitetet dhe konkurrenca “fair play” e të ashtuquajturave “klane kulturore”, mund të bëhet garë interesante, por edhe burim i pandalur i rrjedhës së energjisë frymëzuese dhe stimulim kapital për kontinuitetin krijues. Por jo duke krijuar “geto aksiologjike” (si rasti i Reshat Sahitaj), ku vlerat nuk janë në proces të vlerësimit/rivlerësimit, besimit/dyshimit, gjykimit/rigjykimit, etj., por janë në gjendje statike të përkufizuara njëlinearisht, nga një klan i vetëm letrar.” Kjo e fundit më së shumti duhet t’i shërbejë vetë Reshatit.



Konstatim

Në përmbyllje të këtij shkrimi replikues, konstatoj se Reshat Sahitaj nuk po ndalën për asnjë çast gravitacionin e lexuesive për poezitë e sojit tim. Ndërsa poezitë se si i mendon Sahiti, ato me karakter patetik, me asociacione të lira dhe pa përmbajtje, pa mesazhe të kohës bashkëkohore, të shkruara nën ndikimin e “sulmeve epileptike” të krijimit dhe pa ndonjë intervenim racional në to, nuk më bëjnë fare përshtypje. Po ashtu, nuk i takoj asnjë klani a qarku letrar kosovar dhe dua të jem “shpirt i lirë me frymë”. Madje, një arsye kapitale e leximit të vakët të poezisë në kohën e sotme është edhe përgjegjësi autoriale dhe e poetëve, të cilët kanë humbur komunikimin me lexuesit, duke ofertuar emocionalitet të ngarkuar në një kohë të organizimit maksimal racional të jetës kontemporane. Nuk po lindin dashuri më “nën ndikimin e hënës ndjeva frymën e saj…”, por “gjatë bisedës mesengjerike po ndjehet fryma e saj…”



Kjo poezi i sugjerohet ta lexojë Reshat Sahitaj.

Mos ja futni kot!


Fliste lidhje-palidhje çapare
Sikur të ishte e dehur çafkëthime
Bënte sallatë fjalësh tamam si e çmendur
Dikush mezi prêt të thotë ndonjë gjë çalakëmbëzi
Pak njerëz flasin kur është nevoja
Kapërcimthi fusin ndonjë fjali këmbëleshi
Disa llafosin sikur të ishin llafolog
Mos ja futni kot! – ju lutem Reshat Sahitaj.

Largohen njerëzit kacavjerrshëm,
nuk ndërrohet skenari , o baobab!
Ndryshojnë pozicionet kaçakçe,
mbetet logjika e njëjtë e të logjikuarit
Ecin prej një pozite në pozitën tjetër
Duket gjallëri e inskenuar kadaifbërëse
Më shumë improvizime pezhishkë,
sesa vizione të provuara
Vakt i rëndë për progres
Ngecja shihet prej MontEverest
Mos ja futni kot! – i drejtohem Qeverisë.

Fjala përmban veprimin më vete
Zhbiron sjelljen e aplikuar çaçkë
E ç’janë fjalët e pakuptimta?
Lapsus lingua thonë frojdistët
Dëshira të shtypura në shtypshkronjën e pavetëdijës
Të tjerë besojnë se truri edhe bën gabime teknike
Zhvendos shkronjat në gjeografi katundisht
Mos ja futni kot! – ju bëj me dije.

Kur emocionohej shumë para publikut
Seç ndjente një frymëmarrje të çakorduar
Mendonte të përshëndeste të pranishmit
E provoi në çallapatisje!
Gaboi në artikulim shprehës!
Druajtja nuk shërohet aty për aty
Kujt t’i japësh leksione, juniores?!
Pengojcë inferioriteti për tonin e zërit
Mos ja futni kot! – kini kujdes.

Në gjendje të afektit me barakë
Afektohen fjali pa logjikë përsysh
S’bën punë asnjë didaktikë e për-atyshme
Duhet rishikuar besimet disfunksionale,
na kërbythin terapistët racionalë-emotivë
Janë ballone frojdiane çifçi,
që shfryhen me asociacione të lira
e interpretime ëndërrash çehrevrenjtur…
Mos ja futni kot! – ju sugjeroj.

Mos ja futni kot në kaminë,
Me fut dru të lagështa kërr
Me kërretur kishe po ndezim zjarrin e ngrohjes
As me ja fut kot kur keni kohë me bollëk
As kishe po dijmë diçka
As me reformuar pa ndërrim formash
As me bajatis imazhin e vetes kafsharak
Mos ja futni kot,
me testuar veten sa i marrë që jeni
Mos ja futni kot! – nuk ju them kot.



Mos ja futni kot kallajxhi
Me përmend emra të mëdhenj
Me cituar ndonjë Regan, Kened, Njuton, Arkimed
Mos mendoni se krijoni përshtypjen të jeni superior
Mos u identifikoni me ikona të ikonografisë mediatike
Mos ja futni kot,
pa biznes plan, pa projekte konkrete, pa llogaritje paraprake…
Mos ja futni kot,
pa protokolle, pa dokumentim, pa të shkruar zyrtarisht…
Mos ja futni kot! – ju qortoj.


Mos ja futni kot si kajsishtë pa tru,
në eufori dhe nuk e mbani fjalën.
Mos u bëj si një politikuc kosovar,
që njihet me atë se nuk thotë kurrë “Jo!”
Mos bëj seksin kuturu me thyerje normash të pjekurisë,
se kënaqësia është edhe penal-qësi.
Mos ja futni kot duke u karashtisur,
kur jeni i dëshpruar se dëshproheni më tepër…
Mos ja futni kot! – ju ndëshkoj.

Mos ja futni kot me kakërdhi,
se çdo futje nuk sjellë dobi
Disa të futme të fusin llugave
Disa të futme nuk të lënë nxjerrje
Të tjera të futme janë tafu-tafu-tafu,
ama ty-ty-ty-ty…
Mos ja futni kot! – ju futi në krye.

"Feet seks" është e futme e degjeneruar
Thonë manualët e seksologjisë
Disa fetarë seksin anal e shohin futje mbrapsht
Të tjerë e fusin midis gjoksit,
për të treguar trimëri mic-seksualiste
ose nxitur imagjinatën kamasutriane
Sidoqoftë, futjani kokëmollçinkë,
sa të mundeni…
Ama futni krande jo kot në kantinë
Kuturu!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi