Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylë Mujaj:Përshëndetje dhe ftesë!

Shko poshtë

Sylë Mujaj:Përshëndetje dhe ftesë! Empty Sylë Mujaj:Përshëndetje dhe ftesë!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 30, 2010 4:24 pm




Sylë Mujaj:Përshëndetje dhe ftesë! 15536_1210530737548_1057122780_30651485_5899814_s

Sylë Mujaj

Pershendetje e ftese?



Me përshëndetje vëllazërore e atdhetare e me qëllimin me te urtë e te hapur shqiptar jeni te mirëseardhur ne takimin tonë te tretë te FDBK-së dega ne Zvicër.

Qe njëra nder pikat do te jetë edhe nisma e përgatitjes /akademiko –shkencore, kulturore e Kombetare/.

Për 30 vjetorin e Pranverës studentore te 1981- 2011-te, Pjesëmarrja, përkrahja e Juaj, apo bashkëpunimi i juaj ne lemite e ndryshme atdhetare, si shenje e përkrahjes te kësaj iniciative do te jete dhe mbetet, po kështu si mbeten edhe vetë këto ngjarje ti quajmë sot historike jo vetëm për Kombin tone por për mbarë regjionin Ballkanik.

Me përshëndetje te Syle Mujaj ish i burgosur politik i Kosovës 1981 1990

Nr.Tel. mobile: ++41 763240558

e-mail: mujaj81@bluewin.ch
dhe msn- facebook: poezia-81@hotmail.com

Syle Mujaj
Deri me sot jemi bukur te kënaqur me rrjetin e personave qe e marrin me vullnet te formimit te degëve nëpër vende te ndryshme si me Qendrën ne Shqipëri, Kosovë, Malësi, Pollog, Austri, Çameri, Suedi, Itali, Arbëri, Zvicër, jemi ne përpunim edhe ne shumë vende te tjera qe haptas para mbarë opinionit shqiptare e te huaj te deklarohemi për bashkimin e Kombit, qe është njëra nder detyrat e shenjta te këtij Misioni, pa marrë para sysh, mendimin apo qasjen e rrugëtimit Bashkim Kombëtar te shqiptarëve ne trojet e tyre. Dhe pa u ndalur ne epitetet e emërtimeve Shqipëri londineze, e madhe, e mesme apo e vogël, natyrale, apo artificiale. Ne ndalemi ne atë qe jemi ne bashkimin e Kombit te ndarë padrejtësisht nga miqtë tanë te sodit dhe pikërisht tribunat tona janë ne këtë pikë drejtë-përdrejtë me miqtë tanë ne kthimin e borxhit te kësaj padrejtësie historike qe ju bë popullit tonë te ndarë ne 7 copëza Shqipëri.Me krijimin e kushteve dhe grupeve transparente nëpër shtetet e ndryshme te misionareve te FDBK-se, atëherë, vijmë te caktimi i ditëve te takimit te përbashkët ne një Konference, Seminar, Kongres, apo takim për një PLATFORME shkencore atdhetare, ne prezencën e dy përfaqësive te dy sofrave tona te sotshme shqiptare – dy parlamenteve tona Shqipëri e Kosovë dhe përfaqësuesit regjional te Pollogut, Malësisë Luginës se Preshevës, Sanxhakut, Çamërisë, Kalabrisë, dhe pa dyshim ne interesin e përbashkët dalim dhe me konkluzionin e një Platformë unike si Union apo bashkim kombëtar. Çdo herë misioni ynë i mbështetur ne vlerat atdhetare te çdo regjioni apo krahine shqiptare.Veprimet e sotshme konkrete janë te drejtuara dhe te hapura para dy parlamenteve tona ne Shqipëri e Kosovë dhe kontaktet tona me përfaqësuesit e regjioneve shqiptare dhe nga përfaqësuesit e Mërgatës tonë.Qe pa dyshim mund te dalim me një Platformë te përbashkët kombëtarë.Parimi bashkëpunim – gabimi i vogël, marrëveshje e madhe, për anëtaret e vullnetit te mire qe kane ndjeshmëri, shpirt e kulturë konkrete qytetare kombëtare Shqiptare; përsëri pa prekur fare ne Politike apo rrëshqitjen e gabuar jashtë vijës kombëtare. Këtu padyshim edhe sot e kësaj dite është shumica e popullit tonë, pa e ditur as ata vetë dhe fatkeqësisht duke menduar se po veprojnë “mirë”, apo individualiste e mbyllur, qe kur te bisedosh me te ai nga “guaca” e tij te jep vërejtjeje se duhet bashkim kombëtar, e fare nuk del nga “guaca e mbyllur ta thuash me dekada”, edhe me këtë tip njeriu kemi dhe do te kemi shumë punë, i cili e quan, e quante dhe do ta quan veten te pa gabuar “atdhetar”, ha ha ha sepse nuk mundi as kund as te gaboj sepse ishte çdo herë i vetmuar pa askënd, apo e kuptoni te dashur këtë tip njeriu qe edhe kësi lloj atdhetaresh kemi sa te “haj dreqi”, bile shpesh dalin” kinse te tendosur me nerva” se pak po punojmë për popullin... po po ka çdo popull këto lloj marifet njerëzish “po u dashka ti kem edhe ne këto tipa njerëzish”. Nga ky stad i nivelit te këtyre shtresave e deri te Vlera e mirëfillta Kombëtarë, pra është një goxha punë: Misionari rilindës i ri është:Vlera atdhetare, e ka familjen dhe bashkëpunon me rrethin e vetë Vlerë atdhetare është ai grup apo ai njeri qe nuk e keqpërdor emrin popull.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi