Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Demaku: Si Clinton edhe Blair dëshpruan injorancën kosovare!

Shko poshtë

Fadil Demaku: Si Clinton edhe Blair dëshpruan injorancën kosovare! Empty Fadil Demaku: Si Clinton edhe Blair dëshpruan injorancën kosovare!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 11, 2010 8:59 pm

Fadil Demaku: Si Clinton edhe Blair dëshpruan injorancën kosovare! 35191_108496539202408_100001261885125_63331_1945265_n

Fadil Demaku: Si Clinton edhe Blair dëshpruan injorancën kosovare!

Fadil Demaku: Si Clinton edhe Blair dëshpruan injorancën kosovare! 34455_109317479120314_100001261885125_70413_8043988_n


Toni Blair:
"E kujtoj sot takimin me Rugovën në Downing Street. Me vete kishte një gur të çmuar që ma dhuroi dhe të njëjtin e mbaj edhe sot. Më foli shumë për Kosovën, nuk bërtiste ishte shumë i urtë dhe më foli me sinqeritetin më të madh. Më luti dhe më tha: 'Mos lejo që njerëzit e mi të vuajnë në Kosovë'. Unë i premtova se do ta ndihmoj".

Fadil Demaku: Si Clinton edhe Blair dëshpruan injorancën kosovare! 34195_109317769120285_100001261885125_70414_6021435_n


Clinton:
"Rugova është gur themeli për shtetin dhe popullin e Kosovës". Nuk mund të ketë simbolikë tjetër ajo që Clinton u thoshte parlamentarëve tanë: "Ai gur kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin "Guri i Rugovës".
Kosova dhe SHBA-të e kanë themeluar miqësinë e përhershme midis tyre atëherë kur në krye të këtij vendi ishte vënë heroi shqiptar i Kosovës martire, Ibrahim Rugova".


Fadil Demaku: Si Clinton edhe Blair dëshpruan injorancën kosovare! 35188_109433625775366_100001261885125_71082_369109_n


Unë jam Kupi, predsednik i Skupshtines tu Kosoves

Eh, sikur ta dinim…
Na erdhi edhe Blair, njësoj si Klinton. Në mes parlamentit të dominuar nga përfaqësuesit e injorancës kosovare na foli për Ibrahim Rugovën.
Ne e ftuam për ti hedhur edhe pak hi syve popullit se ende kemi miq të mdhenj që na përkrahin e ai në mes parlamentit na flet për armikun e “kombit tonë”. E dini “kombi ynë” është i madh; të gjithë ata që urrejnë Dr. Ibrahim Rugovën. Eshtë injoranca e Kosovës. E në Kosovë, siq e dini, jemi partia dominante.
Historia e Kosovës fillon nga dalja në skenë e Partisë sonë. Gjithëçka para ishte tradhëti.
Jeta në këtë fillon atë ditë kur ne filluam t’ia rrënojmë dheun nën këmbë partisë së Ibrahim Rugovës. Lufta për shkatërrimin e saj ishte po aq e vështirë sa ajo kunër shkaut. Bile më shumë e urrejtëm atë se sa shkaun.
Shkau në fund të fundit ishte shka. më i mire se të gjithë antienveristët tanë. Me “vëllazërit e Adem Demaqit” e kishim më lehtë se sa me njerëzit e Ibrahim Rugovës. Edhe tradhtia që i bëmë ishte vepër e madhe heroike, që shënon fillimin e historisë së Kosovës, ose fillimin e jetës në Kosovë.
Unë, Jakup Krasniqi, hedhi poshtë një pjesë të madhe të fjalimit të Blairit, ashtu siq veprova edhe me atë të Klintonit pak më heret. Ne i ftuam e i shpallëm heronj në Parlametin tone, ndërsa ata na i përkrahin armiqtë tanë. Pse nuk folën asnjë fjalë për Enverin, porn a folën për Rugovën?!
Unë, si politikan, si shkenctarë, por edhe si kryetar Parlamenti, me përgjegjësi të plotë them se më shumë ka kontribuar Enver Hoxha për Kosovën, se sa Ibrahim Rugova, prandaj unë nuk mbaj vetëm një foto të tij këtu në sirtarët e mi, por kam albume të tëra, ndërsa atë të Rugovës desha ta zhduk nga kjo ndërtesë.
Ju nuk e dini se Enver Hoxha në secilin Kongres mbante fjalime të zjarrta për Kosovën (sa here donte që të bind popullin e tij të vuajtur se Kosova është në mjerim, ndërsa ju jeni populli më i lumtur në botë që na keni neve dhe partinë). Eh, Kupa i mjerë. Kaq rezonon ai.
Qëllimi ynë ishte të përvetësojmë miqtë që tradhtari Rugovë na kishte krijuar nëpër botë. Me këtë akt do ta varrosnim përjetë Dr.Ibrahim Rugovën. Por na doli ndryshe. Ata nuk përfillin metodat më të pëerkryera të veprimit politik, ato enveriane. Nuk janë shqiptarë, që t’ua mbyllim gojën, siq vepruam në Lidhjen Demokratike dikur. U futëm të gjithë në të dhe e shkatërruam nga Brenda. Pastaj filluam zbatimin e dikataturës së proletariatit, pas luftës në Kosovë. Askush nuk guxon të na e prish tymine duhanit…
Por i shihni këta njerëz si po na dështojnë. Harrojnë s eunë si historian e dij që historia e Kosovës fillon që nga dita kur unë u zgjodha zëdhënës i UCK-së. Ne duam t’i përdorim
për qëllime tona, ata vijnë e na flasin për Rugovën.
A thua nuk i dëgjuan shushurimat e deputetëve tanë të nderuar sa here përmendnin emrin e Rugovës?!
Ah sikur të guxonim të aktivizonim SHIK-un në këto caste?!
Por, SHIK-un e kemi të specializuar vetëm për të vrarë shqiptarë, që na pengojnë në rrugën tone drejt lirisë së karrigave tona. Edhepse ne dueht të rrejmë popullin se SHIK-u ka vepruar me lejen e Amerikës, ende nuk po mund ta fusim në aksione ndërkombëtare.
Po, mjafton ta kemi këtu brenda.
Derisa të kemi injorantë s'do ta lëshojmë kurrë Kosovën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi