Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Demaku: Dy fjalë edhe për mikun Christopher Dell

Shko poshtë

Fadil Demaku: Dy fjalë edhe për mikun Christopher Dell Empty Fadil Demaku: Dy fjalë edhe për mikun Christopher Dell

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 05, 2010 4:24 pm

Fadil Demaku: Dy fjalë edhe për mikun Christopher Dell 31436_1303301791058_1485887649_769749_5842224_s
Fadil Demaku: Dy fjalë edhe për mikun Christopher Dell




Miq të nderuar,
Përveq fjalëve të ngrohta që më dërgoni ju, përmes facebookut, unë jo rrallë marrë edhe porosi të këtilla nga bashkëvendasit e mi:
Prape ja fute kot, une nuk e kam thene se jam i menqur, dhe as qe do ta theme ndonjehere kete bile, sepse kur shohe mesuesin e profesorin tim, se sa te ngritur jane me dije e me pune, atehere nuk me mbetet asgje tjeter vetem ti mallkoj amerike e evrope, qe ju hapin dyert njerzve te tille, e pastaj juve merrni popullin ne qafe, keni ikur, dhe i hudhni popullit hirin syve,
Jeni shume te mjere, shiteni lire dhe lehte.
Dhe gabon nese mendon se e ke lene keq diqka Fshatin tend.
Rri atje se i mire je per Amerikanet ti.

E mora vetëm verzionin më të butë të fyerjeve të një njeriu që "më njeh"!

Fadil Demaku: Dy fjalë edhe për mikun Christopher Dell 31436_1305026634178_1485887649_773732_4448096_n



E vërteta çdo ditë troket në dritaret e mbyllura të trurit tënd mashkull, miku im i dashur. Ti mes lulesh të realizmit socialist, ende ushqehesh me mashtrime. E vërteta edhe do të të vras dhe ti nuk do ta kuptosh kurrë.
Truri yt është tepër i vogël për të kuptuar madhështinë e botës që të rrethon.
Sa gjynah!
Ti do të vdesësh i mjerë!
Ty të vret e vërteta, sepse vetveten ke pranguar mes iluzionesh boshe, të një bote krimbash, që mbjell kënaqësi mes ndytësisë.
Miku im - "derri im i kënaqur".
E mua më fyen pse atdheun tim e dua pa hajdutë e kriminelë?!
Më duket edhe zoti ndjehet fajtor që nuk të dha më shumë mend!
Të kesh ide progressive, nuk do të thotë edhe të jesh i pranueshëm në botën shqiptare, ku bota përceptohet ende mbi konceptet staliniste që krijoi e kaluara shqiptare.
Aty ku ende krimet vlerësohen si akte patriotike, nuk duhet befasuar edhe nëse të vlerësojnë për të marrë, kur flet dhe lufton kundër krimit.
Aty ku uzurpuesit e pasurisë shoqërore dhe hajnat i cilësojnë si “të zotët” e urtakët i fyejnë dhe lëndojnë “si qyqana dhe të pahajr” është e vështirë të jesh intelektualë.
Aty ku “barku” përcakton orientimin e vetdijes politike e jo “truri” është më së lehti të jesh “derr” se si “Sokrat” të vjen shpirti te hunda.
Kur ti flet për kombin e ri Kosovarë, injorantët mendojnë se i tjetërsove dhe harrojnë se amerikanët e quajnë veten komb edhepse është përzierje e gjithë popujve dhe racave në rruzullin tokësor.
Populli dhe kombi janë një për injorancën!
Nëse ti ofron flamurin me të gjitha elemnetet Dardane autoktone, injoranca lidhet me flamurin e popullit shqiptar dhe e shkyen atë, për të pranuar pastaj gjithëçfarë do t’i ofrohet, kur e kupton se nuk mund të kenë dy shtete të njejtat simbole.
Dikur na mungonte shteti, por kishim drejtësinë tone tradicionale. Ajo ishte mëe fuqishme se normat juridike të shteteve, që i konsideronim të huaja.
Sot kemi shtetin dhe “qeverinë tone”, që na mundësoi të humbim edhe drejtësinë tradicionale të kullave tona, të mos flasim për ligjet dhe Kushtetutën, mbi të cilën “pshurrin” ata që i miratuan.
Kemi “shenjtorët” e krijuar nga qeveria, të cilët mbajnë të drejtën e shitjes, vrasjes, vjedhjes dhe krimit mbi atdheun dhe ‘robët” e tij, që njëkohësihtë janë zbatuesit e urdhërave të tyre, si të vetmet ligje dhe norma sjelljeje.
O zot, ndoshta jam çmendur, por nëse kështu ndërtohet shteti dhe liria e demokracia, besoj se edhe në Xhungël ka shtet si në përrallat e gjysheve netëve të gjata të dimrit!
Pse brengoset zoti Christofer Dell, a thua!?
Kosova është Evropë zoti Dell! Askujt nuk i duhet qetësia, përveç atyre që janë zhytur në krime.
Mes krimeve dhe Kosovës, besoj se do të zgjedhish Kosovën, apo jo?
Populli i Kosovës ndjehet borxhëli i madh i Amerikës e kriminelët janë kriminelë edhe në Amerikë!
Shqiptarët e urrejnë krimin dhe nuk duan të të shohin në pozitën e bashkëfajtorit në prapaskenat dhe nëntokën, si rrugë të qeverisjës aktuale të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi