Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Demaku:"ROJET E MJEGULLES" EDHE NE “FACEBOOK”

Shko poshtë

Fadil Demaku:"ROJET E MJEGULLES" EDHE NE “FACEBOOK” Empty Fadil Demaku:"ROJET E MJEGULLES" EDHE NE “FACEBOOK”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 28, 2010 11:12 pm

Fadil Demaku:"ROJET E MJEGULLES" EDHE NE “FACEBOOK” 26275_1246700216054_1485887649_641232_1293928_s

Fadil Demaku: "ROJET E MJEGULLES" EDHE NE “FACEBOOK”




Nuk jam nihilist të mohoj gjithëçka që është arritur në Kosovën e pasluftës. Nuk jam kundër PDK-së aq sa kam dëshirë të hedh pak dritë demokratike dhe të prek " paprekshmërinë e saj dhe figurave të saj".I çmoj lart veprat njerëzore dhe të gjithë ata që nuk kursyen gjakun e tyre për lirinë e atdheut, prandaj urrej ata që manipulojnë me këtë gjak dhe mbi te ndërtojnë karrierën e tyre politike.
Unë e dua Drenicën time, prandaj nuk guxoj të vrapoj pas atyre që manipulojnë me krenarinë e saj.


I vetdijshëm se ne jemi popull me vetdije të paformuar politike, në mos edhe me vetdije të deformuar politike nga regjimet e mëparme të njëmendësisë që I përjetuam për pesë dekada, që në fillim të hyrjës sime në familjen e madhe të “facebook-ut” solla edhe biografinë time origjinale, pa e ndryshuar as përmirësuar atë. Sistemet e mëparme na mësuan të dallojmë vetëm miq dhe armiq ose ata që mendojnë si ne, që duhet vlerësuar lart dhe ata që nuk mendojnë si ne dhe janë armiq të kombit, që duhet gjykuar, denuar e ndoshta edhe likujduar. Një vetdije e tillë e tmerrshme politike, tipike për regjimet e egra staliniane (enveriane)kishte nisur qysh gjatë luftës dhe për të vazhduar edhe shumë vite pastaj. Egërsia e tillë e zhvilluar në emër të kombit bazën e kishte mbi doktrinën staliniane të ndërtimit të shtetit, duke klasifikuar gjithëçka që kishte ndodhur më heret si armiqësore dhe antishqiptare në Kosovë.
Jeta në token kosovare po fillonte me ideologjinë e re të PDK-së dhe “çlirimtarëve”!
Të gjithë të tjerët që eventualisht ende mendonin ndryshe mund të ndëshkoheshin nga format e veprimit të “Partisë së vetme heroike, që këtij kombi i solli lirine”
Ata ishin të vetmit që e deshtën Kosovën. Ata dhe vetëm ata. Të tjerët duhet të jenë të varur prej tyre.
Ata kishin të drejt t’ua merrnin dhe jepnin lirine, sipas lojalitetit që populli do të tregonte ndaj tyre. Kështu kishin vepruar edhe gjatë luftës, duke mos dhënë bukë “për adhuruesit e Rugovës”. Rugova do të shpallej i padëshirueshëm, por edhe “metë” e kallashnikovave të tyre, që i bartnin mbi supe.
Do të formohen shërbime sekrete legale ekzekutorësh të atyre që eventualisht merrnin guxim të mospajtonin me logjikën e re antinjerëzore që kishte kapluar Kosovën. Qëndresa shumëvjeçare nëpër burgjet jugosllave e shumë të burgosurve kosovarë futet jo vetëm si ideologji, por edhe si urrejtje ndaj masave të orientuara kah ideologjitë bashkëkohore.
Ishte krim të kishe vizion të kjartë mbi ardhmërinëm nëse ai nuk përputhej me atë të Xhavit Halitave dhe Azem Sylave. Ata nuk do të kënaqeshin nëse njëherë nuk do ta shihni në jetë të zbatohej një qeverisje enveriane. Dhe paten fatin ta shohin këto dhjetë vitet e fundit në Kosovë.
Kohëve të fundit kësaj ideologjie ju mvesh edhe një sëmundje e rëndë- korrupsioni i nisur me shitjen e ekonomisë kosovare dhe tenderet e që po vazhdon ende me intenzitet të shtuar.
Kthesat e fundit të Thaqit në riformatizimin e qeverisë japin sadopak shpresë se diçka positive po lëviz. Dashtë zoti edhe SHIK-u është shpërndarë dhe këto dy momente janë shkëndija shprese se në Kosovë po lëvizë diçka pozitivisht kah demokracia e mirëfilltë.
Bolshevikët të përgatisnin brenda natës biografinë, kuptohet “antikombëtare” të deklasonin publikishtë e pastaj ndërsenin SHIK-un për të kryer detyrën e vet. Gjëra të tilla po përjetojmë edhe ne vet këtu në “facebook”. Ata që janë mësuar të bëjnë diferencime në sistemet e kaluara, nuk po e harrojnë assesi zanatin e vjetër. Kanë ndërruar vetë pronaret. Dje e bënin për LKJ-në, ndërsa sot për PDK-në. Dhe zakonisht ata dalin me emra tjerë, sepse i frikësohen edhe hijës së vet, ose keqpërdorin emrat e të rinjëve që ende nuk njohin bazat themelore të konceptit liri, sepse nuk kanë përjetuar ende lirine e vërtetë.
Eshtë shumë e rend kur në këto pozita bijnë njerëzit me të cilët ke kaluar dhjetë vite aktivitet të shkëlqyer në LDK. Në LDK i ishin falur mëkatet e bëra dhe hipotekat e tij të mëhershme. Ato dhjetë vite ishte njeriu që vriste për Dr. Ibrahim Rugovën, ndërsa sot po i njejti do të më fyej aq rend këtu në një shkrim timin në “facebook”, duke më quajtur edhe udhëheqës të rinisë së Serbisë, pastaj spiun të UDB-së dhe çka jo tjetër. Ishte tamam ai personi i pas ’81-shit, që diferenconte, madje edhe policinë në Gllogovc e të mos flasim për tjerat.
Nuk hidhërohem prej disa piujëve dhe gjysëmanalfabetëve, që deri dje ishin krenuar me emrin tim e sot më shikojnë si armikun e tyre. Ruaji zot dhe ktheji ne fushat e sportit apo te zagarët e gjuetisë!
Pastaj kushëriri im me të cilin u rrita. Ai më del me njëmijë fytyra. E din ai fort mire dhe gjithe Drenica e dinte dikur për “guximin” ose sakrificën që bëra për të dhe shumë si ai, pas ngjarjeve tgë 81-shit. Ai do të dal aq i pafytyrë ose më mire aq shumë fytyrësh, sa do të më drejtohet se të kanë vdekur Tito dhe Millosheviqi???!!!
Dhe harron kusha im se cila ishte “Bota e re” që e udhëhoqa dje në raport me regjimin okupues Millosheviqian dhe në cilën birucë të TVP-së ishte strukur ai atëbotë.
Nuk mund të më vlerësoj kush isha unë as Fehmi Ajvazi që e mora nga rrugët e Prishtinës për t'i ndihmuar dje, ndërsa po i njejti pas shpine më hapte varrin me "enveristët e tij", madje edhe më fyen sot po në rrugët e Prishtinës, ku e ka vendin. Turp!
Vallë gjithë këtë urrejtje të çmendur kishte ndrydhur në vete ky kusha im- “krimbi i buzëqeshur”.
Ai ka arritu aq larg sa tash edhe u shkruan miqëve të mi në “facebook”përralla të bukura kundër meje. Herë “Buxh Buxha”, here “Dardha e egër”, here…por qëllimi i njejtë demaskimi me çdo kusht i “kusheririt” të tij…
Turpi qoftë me të tillët, por fal i qofshin ata që do t’i besojnë.
Mua më fyen,ndërsa miqëve të mi ju flet aq bukur për mua derisa t'i përvetësoj e pastaj do të ndërroj qëndrimet edhe ndaj meje!!! Qesharake, por shpirti i krimbur bënë edhe gjëra të tilla.
Kjo është lufta psikologjike, të cilën SHIK-u nuk ka ekspertë ta zhvilloj në nivel të lartë, por kështu duke deklasuar intelektualët dhe ata që mendojnë me kokë për problemet shoqërore që i rrethojnë.Mjerishtë pre e kësaj lufte ranë shumica e intelektualëve në Kosovë sot, prandaj demokracia kosovare assesi të mëkëmbet.
Unë nuk dëshiroj të jem politikan i verbër. Nuk dashurohem në shikim të parë. I çmoj lart veprat njerëzore dhe të gjithë ata që nuk kursyen gjakun e tyre për lirinë e atdheut, prandaj urrej ata që manipulojnë me këtë gjak dhe mbi te ndërtojnë karrierën e tyre politike.
Unë e dua Drenicën time, prandaj nuk guxoj të vrapoj pas atyre që manipulojnë me krenarinë e saj. Unë dua t'u them të gjtihë atyre që më shikojnë vëngër se nuk jam person që shitem aq lirë dhe më së pakut për politikat që mbjellin tmerr në vend të demokracisë. Nuk punova kurrë për emër, as tash këtu në "facebook". Përpiqem të hedh pak dritë, sado pak mbi vetdijën e deformuar politike të popullit tim. Dua ta shoh të lirë njeriun e vendlindjës sime. Nuk dua ti shoh pranga në kokë. Unë kam qëndrimet e mia dhe ato i idnetifikoj me humanizmin e politikës rugoviane.
Asnjë njeri në rruzullin tokësor nuk është ideal. Rugova ishte njeri. Njeri i papërseritshëm në historinë shqiptare, sepse kurrë nuk do të kthehet koha pas për të rilindur një prototip i Rugovës. Ai lind në rrethanat e caktuara historike, bënë histori dhe i imponohet historisë edhe nëse historianët janë të çmendur. Edhe nëse e fyejnë pseudohistorianët.
E njerëzit fyejnë dhe akuzojnë!...
Jemi shqiptarë, po aq krenarë sa edhe përgjegjës për ndryshime pozitive në të menduarit, perceptuarit, gjykimit dhe verifikimit të fakteve dhe rrethanave shoqërore. Të lëmë anash ideologjitë sllave, që na lanë pas botës mbi pesë dekada. Ai që të kritikon, mund të jetë edhe miku yt më i madh. Jo ata që fyejnë. Ata që fyejnë janë kriminelë dhe duhet dënuar.
Nuk do të më habiste nëse nesër dikush do të më akuzonte si bashkpuntor të SHIK-ut.
Ata që i përmenda më lartë do të më akuzojnë kështu nesër kur demokracia e mirfilltë do të agoi domosdo edhe në Kosovë. Por nuk do të ishte habi edhe nëse këtë e bëjnë edhe vet antarët e sotëm të SHIK-ut. Vetdija jonë kaq është aftësuar, të diferencojë...miq dhe armiq...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi