Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Përparim Hysi

Shko poshtë

Poezi nga Përparim Hysi Empty Poezi nga Përparim Hysi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 12, 2010 1:47 am



Poezi nga Përparim Hysi U1_PerparimHysi
Përparim Hysi

"Mundja" e Pasha Aliut*

Dhe i shkoi Pasha Aliu një gruaje për darkë

( i shkoi se e kish zënë "gripi?!" )

Gruaja qe e mënçme.Nga nderi- e artë

Shiko se si e gostiti.



Një gjellë të vetme i gatoi

Ia hodhi në të ndryshme pjata

Sakaq Pasha Aliu e kuptoi

Se"kështu do të qe darka?!"



I thotë Pashai:-Të gjitha njëlloj?!

-Njëlloj,Pasha,- padyshim

Veç "ena",- tha gruaja,- ndryshoi

Dhe humbi Pashai "dyluftim"



Sado hidhur,sa nuk po qeshte

Se mori goxha mësim

Tek zonjën e mënçme përshëndeste,

I tha:- E munde Pasha Alinë...



*Ali Pasha Tepelena



11 maj 2007


Jam dehur nga dashuria*


"O sa ëmbël besojmë e dashurojmë

Kur ditët kanë afruar në perëndim..."

Tjutçev



Jam dehur nga dashuria

Kam pirë e jam bërë karroqe

Aq e fortë më qe "rakia"

Që "piva" nga një bukuroshe



Nga ato që janë "jashtëserie"

Prodhuar,si të thuash,me porosi

Ta dini,ta dini se çfarë "rakie"

Kam pirë,o miq,në pleqëri.



Çfarë?Çfarë?Nuk më besoni

Dhe tundni kokën me dyshim

E shoh,e shoh tek lexoni

Thoni:-Ke lajthitur,Përparim?!



Nuk kam lajthitur hiç fare

Po jam transparent si xham

Më qe si xhind përralle

Ajo që m'u dha,me xhan.



Ta shihnit se ç'sy që kishte

Pa buzë,ç'buzë tërë lëng

Si ishte,o miq,si ishte

Sa plaça tani në vënd



E putha atë me ngadalë

Siç di që të puth një gjysh

Pastaj,të tjerat me radhë

Se s'e marrë unë me yrysht



Kur zbrita poshtë tek "çairi"

Aty zu kullota me nge

Ku dihet seç bën i piri?!

A nuk qeshë unë i pirë,de?!...


*Përshëndes përkthenjësin dhe poetin Aleko Ballauri që,veç

tjerash,kish përkthyer dhe Tjutçevin; këtë lirikë që e dua se viteve

të pleqërisë,buisi pas Denisovës që qe taze.



8 korrik 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi