Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:E di-(poezi)

Shko poshtë

Përparim Hysi:E  di-(poezi) Empty Përparim Hysi:E di-(poezi)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 18, 2012 11:30 am

Përparim Hysi:E  di-(poezi) Perparim_Hysi
Përparim Hysi:E di-(poezi)


E di që ndjenja ime është pak idiote
Është kundër natyrës e moshës
Por nuk jam unik në mes kësaj bote
Se,ende,portreti juaj më bëhet joshës.

Vështrimi i kthiellët më bën si të marrë
Ç'është ky prapakthim në vite e vite ?!
Një prapakthim si pak vulgar
Por e them hapur: nga kujtesa s'më shqite.

Ky përjetim e di që është veç imi
Ti as që i je kthyer kësaj ane
Por,në fund të fundit,përse mos e dini
Që më je e shtrenjtë,o moj xhane ?!

Heshtja juaj e gjatë,më ka folur troç
Për ty as që jam më i gjallë
Por mund të ngopesh dhe me lugën bosh
Kur aq "uria" të ka marrë.

Në të shkruaj,mos kujto se kam shpresë
(se,sakaq,dhe zëmra do të thyhet !!!)
Mike,moj,kohë e mirë duket që në mëngjes
Dhe mjrerë ajo zëmër që fyhet!

Të shkrova,se kaq gjë duhet ta dish
Se gjithmonë e shtrenjtë ke qenë për mua
Unë e di mirë që,tash,jam një "ish"
Një "ish" që,për çudi,prapë të dua.

Tiranë, 29 korrik 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi