Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Përparim Hysi

Shko poshtë

Poezi nga Përparim Hysi Empty Poezi nga Përparim Hysi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2009 11:26 am

Përparim Hysi

Po mbushen 9-vjet

"Pse në kurbet një lule ka aq erë,
sa ka në Shqipëri,një ferrë?!"
P.Hysi

Dal e ngadalë po mbushen 9-vjet
Unë 60-vjeçar,u nisçë në kurbet
Unë që"s'luaja vëndi",zura Amerikën
Ç'mëndje prej"argjëndi",lëre,mora ikën.

Ika,mora brinjën,si dele e trullosur
Porse gjeta"dimër",këtu,ku kam sosur.
Është gjynah të qahem,se ka mrekullira
Por jam si iriqi(më pëlqen mua"driza!")

Jam si një pasha,punë nuk zë me dorë
Po për bela,pas mbetë imja orë.
Ja u them açikë:-Miq të më dëgjoni
Unë jam helm e pikë;në kurbet mos shkoni!

Ju flas fare hapur;nuk di të vë maska
Do treteni nga malle,hapur do rrijë plaga
Është si plagë plumbi as që nuk vë korë
Kush vajti dhe s'humbi;s'po luaj si aktor.

Sado mes të mirave,sa më mirë prishet
Mu në mes të mirave,unë zë e kollitem
Jo nuk është kollë,po është butër pelash
Nuk gjendet "doktor" për kësi "recetash"

Jam mu në Florida,në gji të Perëndisë
Po më thahet gryka nga malli i Shqipërisë
Kur më zë mua helmi,bëhem si ulok
Turrem për nga Fieri,nga miq e nga shokë.

Shokët më mungojnë, zë "pakësohet" ajëri
Mbresat më pushtojnë,sulem nga Mbrostari *
Nën hijen e ullinjëve,këtë ditë koriku
Zë u bëj "komshinjëve!"(paska ardhur "miku?!")

Të jesh mik në fshat(vallë,a ka më keq?!)
Po ç'është ky dreq-o fat,na humbi për dreq.
Tek shkruaj këto vargje,mbytem nostalgjisë
Një zë më thotë:-Hajde!(është prej Shqipërisë)

Hajde!-një fjalë goje,po s'ka dalë"liçenca"
Dhe më doli boja(kaq vjete me shpresa)
Prit sot e prit nesër,po mbushen 9-vjet
Rritet imja mjekërr,jua them vërtet.

Tek mija dhe qindi,sivjet do marë fund
Ashtu nga fundviti,këmborën do tund.
Do ta tund"këmborën",mu në vëndin tim
Nga malli ha dorën,mall jam mbushur plym.

18 korrik 2009

Rozeta

Si panjë që harbon prillit
Të pashë një ditë korriku
Të pashë dhe mua,bandillit,
Pas teje mëndja më iku.

Ma mori mëndjen mua syri
Syri i madh dhe me bisht
Ah,syri yt,më lëbyri
Më hëngri,pothuaj,egërsisht.

Buzëqeshe për emrin kur të pyeta
Buzëqeshe,po unë,thuaj se ngriva
Më quajnë,- më the,-Rozeta
Dhe sytë m'i ngule si shtiza.

Më the:-Jam nga Elbasani
Dhe buza u hap si një goxhe
Mëdysh m'u nda mua xhani
Ē'të them?Ē' të them,bukuroshe?

Bashkë qemë vullnetarë
Në hekurudhën Elbasan-Krastë
Dhe zë e kujtoj me mall
Atë kohë të bukur;atë ēast.

Qe korrik i vitit 1958-të
Kur ngrihej kjo hekurudhë
Një ditë unë e ti,moj Rozetë
U"vodhëm",u futëm tek një udhë.

Një udhëz që shpinte nga ullishta
Diku-diku në Godolesh *
Ah,sikur prapë atje të isha!
Të djeshmen vallë mund ta kthesh?

Se nuk doja,nuk doja asgjë tjetër
Vetëm të përsërisja atë ēast
Sado jam larg dhe jam burrë i vjetër
Me mënd kam shkuar në Krastë. * *

Të gjej prapë udhëzën nga u "vodha"
Atë ditë me të bukurën Rozetë
Nga vegimi vërtet që u lodha
Pse s'kthehesh,o viti 1958-të?!...

*fshat në afërsi të Elbasanit
** ndodhen gazerma ushtarake

19 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi