Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Përparim Hysi

Shko poshtë

Poezi nga Përparim Hysi Empty Poezi nga Përparim Hysi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 30, 2009 11:27 pm

Qershor-data 30-të

(poezi)
Nga Përparim Hysi

Qershor-data 30-të
Kur?Jo tani,ka 40-vjet
Si rastësisht e me demek
Më del mikeja në shteg.

Më del mikeja si rastësisht
Si më ish,mor,si më ish?!
Mos më qe si nuslalë
Mata t'i them dy fjalë.

Dua,po fjala nuk më del
Se më"fshihet" tutje,thellë
Mikja u bë lulkuq
Them t'i flas?Po mos më skuq?!

Jap e jap me hamëndësime
Dhe marr zjarr si furrë kamine
Fjalë nuk nxjerrë,po miken putha
Çfarë do thoni?Mos u nguta?!

Ajo s'nxori zë fare
E ku flet një namuzqare
Sidomos një myzeqare
Sado qe si nusëlale.

Miken putha,hiç s'u ngopa
Më thotë:-Do na shohin bota!!!
Unë tani nga mëndja lojta
Dhe e marrë në krahë"hopa"

Hopa s'mbahesha nga gëzimi
Ah seç "hoqi" Përparimi!
Sado shkuan kaq dekada
Pse dhe tash më zë mua"data?!..."
30 qershor 2009
Përparim Hysi,30 qershor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Përparim Hysi Empty Re: Poezi nga Përparim Hysi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 30, 2009 11:28 pm

Poezi Nga Përparim Hysi

O Len-o!
"O Len-o,
Buzën-o!"
Populli
(poezi)


O Len-o,buzën me hoje,
Buzën time kur e koje
Kur ma koje,ma"kafshoje"
Mbushej goja erë sheboje.

Mbushej goja erë sheboje
Buza jote-mjaltë me hoje
Mjaltë,seç mjaltë pa vënë në zjarr
Dhe tani për atë kam mall.

Dua ta puth,o Len-o,buzën
Dhe pas buzës dua dhe gushën
Po pas gushës,a s'është gjiri?
Mua për gjirin më del syri.

Mua për gjirin me del syri
Se kam neps që,thuaj,qafiri
"Vogëlush",s'ngopem së piri
Për të "ngrënë,sos tek"çahiri?"

Tek "çahiri?!" është "kullota?!"
Aty "hëngra" sa u ngopa
Sa u ngopa,sa u dënda
Gjithçka jotja aq ma kënda.
29 qershor 2009
Përparim Hysi,29 qershor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi