Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:STËRKËMBTHE

Shko poshtë

Jorgo Telo:STËRKËMBTHE Empty Jorgo Telo:STËRKËMBTHE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 15, 2012 8:44 pm

Jorgo Telo:STËRKËMBTHE 369251_1630998071_231259214_n

Jorgo Telo:STËRKËMBTHE

Sikur të më njihnin sadopak,
Ata/ato që e gjetën një “karrige”...
Nuk do më shihnin me veshtrim dinak
T'më përcillnin me buzëqeshje cinike.

Sikur të më njihnin sadopak,
do t’i çelnin verandat e zemrës.
Nuk do thyenin një shpirt delikat
me stërkëmbthe të gjëmbta ndaj këngës.

Mos vallë perla prisnin prej meje?
Veç ngrohtësi lypja nga ndokush.
Të ma ndienin pulsimin nëpër deje
e ta zbulonin tek unë një prush...

Një prush që ësht’ djegur vetvetiu,
pa mundur të ngrohë të tjerë...
Do mbaroja përpak si qiriu,
të mos sillej përqark tjetër “Erë”...!

Stërkëmbthet vendosur përgjat ecjes
nuk dallojnë nga plumbi në zemër.
Mes vrerit arrita njohjen e vetvetes,
kur mik për jetë përzgjodha këngën...

(Shkëputur nga vëllimi poetik “KLITHJA E YJEVE” – 1999)

Jorgo Telo:STËRKËMBTHE 426358_3124341000737_1630998071_2538348_1167436410_n

Pershendetje, miq!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi