Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Shaip BEQIRI:Tetraptik për Veriun

Shko poshtë

Nga Shaip BEQIRI:Tetraptik për Veriun Empty Nga Shaip BEQIRI:Tetraptik për Veriun

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 22, 2010 6:09 pm

Nga Shaip BEQIRI:Tetraptik për Veriun 39895_144458015588076_100000716346990_264474_2483649_n
Nga Shaip BEQIRI


Tetraptik për Veriun


LLAPI

Ta pashë fytyrën të gjymtuar
Në gjakun e mpiksur nën akull

Balli t`u ça ndër stuhi
Dhe çeli lulja jote e egër
Nga dheu i vet i shkretuar
Në hejbe ngashërimi ngarkuar

Toplica krahnezë të ngriu
Ra gjunjpërgjakur ujvara jote
Ah përgjithmonë t`u zhbi Veriu

Mbete një pellg i rrafshuar
Përjashta duke u fashitur
Me mllefin tënd përbrenda
Një xixë kujtimi e pafikur

Të lashë mbi gulfa gjaku
Të zemrës së copëtuar në flakë



SHKUPI

Të humbi qendra e mbuluar
Me rrasa të thyera zemrash

Më mbete në fund të pikëllimit
Si ylli në skaj të horizontit
Një kujtim i shkelur rëndë

Sa afër Janina Shkodra Prishtina

Ballin e shpluar ndër re
Ta mbuloi bryma e përhershme
Dhe mjegullat që përenden me nge

Me shpirt ndër dhëmbë
Dole në bregun tjetër të Vardarit

Një gur midis tokës e qiellit
Më mbete në zgrip të shpirtit
Një flatër gjak duke kulluar

Sa thellë t`u tret Jugu
Veriu sa larg të ra kur t`u ça

Qytet me shenjë si asnjë tjetër
I zgjuar kushedi sa hera në ditë
Mishi djegur e eshtrat copëtuar
Brenda vetes i ngujuar në pritë



KOSOVA

K është skeleti i një balade
Mbetur në fytyrën e brendshme
Të dheut të thërrmuar në bebëza
Të atij që vdes sërish për ty
Dhe i mbetet një jetë e pasosur

O është dielli nga i cili kam hequr
Vetëm pjesën time të thyeshme
Me e përdorur pa kurrfarë nevoje
Në vend të zemrës sate

S i ngjan gjarprit tënd të zi
Që zgjatet nëpër jetën time
Ndër hije degash e ëndrrash

O një tjetër diell i fshehur
Në retë e mjegullat e tua
Apo zemra ime e verbuar
Në plagën tënde të gjallë

V jep profilin e një lugine
Në zgrip humbellash pa fund
Ku vetë e nëntëdhjetenënta
Nata të pret prore në pusi

A janë gjymtyrat e thyera
Gozhduar për kurmin tënd
Kur desha me të përqafuar
Midis mija klithmave të tua
Në grahmën time të këngës



DRINI

Më shitove në çastin tënd fatlum
Kur po shqyeje mushkëritë e deltës
Dhe po dilje prej guajve të harruar

Paske mbetur i vetmi gjarpër
Të cilit s`i shtypet dot koka kurrë

Nuk është dheu që të mban në pëllëmbë
As luginat të cilat morën emrin tënd
Kur të nxorën në udhë të madhe
Mish të gjallë njerëzor

Nuk qe uji yt që rrodhi përrallshëm
Gryka të padukshme duke përshkuar
Ai qe gjaku i kaltëruar arbëror

Gjarpëror dole nga thelbi i vetvetes
Dhe nise udhëtimin përherë të ri
Mes-për-mes nër Shqipëri*
Të mbash gjallë kujtimin e plagës
Të ngjallësh kuptimin e jetës gjithnjë

Pasqyrat e tua lëvrijnë në diell
Shtjella të rroposura shkume e rëre
Thërrmuar shkëmbinjve të hutuar
Me pamje të përsëritura fatamorgane

Uji yt i zi zbardh ndër pala valash
Sipër reve të qiellit të shumëfishtë
Që shpërthejnë ndër guaska stuhish

I bardhi të nxin me vrull stërkalash
Kthyer në kuaj të harbuar ujvarash

Më shëlbove në orën time të ligë
Dhe më bëre bregun tënd të tretë
Ndanë urave që ngatërrojnë rrufetë

Rridh në mua dykrerëshi im i fshehtë



*) Varg i Lasgush Poradecit

Solli:Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi