Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaip Beqiri:Feniksët e Prekazit

Shko poshtë

Shaip Beqiri:Feniksët e Prekazit Empty Shaip Beqiri:Feniksët e Prekazit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 04, 2011 2:04 am

Shaip Beqiri:Feniksët e Prekazit 189170_192004557500088_100000716346990_537320_7439975_n
Special për “Sofra poetike”

Feniksët e Prekazit
Shaip Beqiri:Feniksët e Prekazit 186745_100001280298369_6778585_n
Shaip Beqiri

Ishte një zog mitik i vjetër sa bota. Emrin e kishte të thjeshtë: Feniks. Erdhi ai mespërmes stuhish mijëvjeçe. Feniksi dikur kishte vdekur. (Nuk thashë: kishte ngordhur!). Dhe u ringjall nga hiri i vet. Poeti i thuri këngë përjetësie: Hiri dhe Ndriçimi. Feniksi pastaj nuk vdiq kurrë më. Kuptimi i ringjalljes dhe i përjetësisë u ngjizën përgjithmonë në emrin e tij. Kaq thotë miti i lashtë. Këtu mbaron përralla...
Përtej mitit e përrallës, përtej fluturimit të përjetshëm të atij zogu mrekullish, mijëvjetëshin tonë të dytë e mbylli një realitet me fytyrë e flatra miti, krejtësisht të rrokshëm me dorë e mendje. Por këtë herë nuk qe sall një zog. Qe një trumbë e tërë, një çerdhe e madhe shqiptare. Ajo ra te balli i vatrës së vet shekullore; ra në hejzën që ndan dritën e terrin, ra duke shkallmuar përgjithmonë portat e ndryshkura të robërisë...
Dhe këta zogj shqiptarë, trumbë e njomë në çerdhen lashtërishte, nuk u ngjallën nga hiri. Jo. Feniksët tanë u rilindën nga gjaku arbëror, nga gjaku që ndriçoi udhën e madhe të lirisë. Këta të ngalluar prej rrënje të thellë nuk përtëritën sall shenja emblemash me emër të përjetshëm, por këta feniksë të rinj vetë u bënë një emblemë e pandryshueshme në ballin e tokës arbërore. Tepër lart. Atje ku valon Flamuri.
Kryeministri Sali Berisha, duke u ndodhur në mes të feniksëve tanë të rinj, bëri një parabolë të bukur të historisë midis Krujës e Prekazit. Ajo qëndron e patundur. Por duhet të thuhet më shkoqur: vetëm pse ra Kruja, pas më se pesëqind vjetësh u desh të ngrihej Prekazi! A ra përnjëmend Kruja!? Pse ra! Se gjaku i saj u vdor, hiri i saj u degdis në dhe të huaj. Dhe iu mek ndriçimi. Ndoshta edhe nuk do të shuhet përgjithmonë…
Këtë mësim të vështirë të historisë së Kastriotëve e mësuan mirë Jasharët. Ata u bënë feniksë, ata bënë përtëritjen e përjetshme. Mbi gjakun e bulëzuar të tyre nuk ka si të bjerë Prekazi, Drenia, Kosova, Shqipëria; mund vetëm të marrë nthua ndonjë i ndërkryer sa të thyejë qafën e vet! Se Prekazin e rilindi Kruja; se ai ishte i vetmi bir i vërtetë i saj; se Ademi doli drejtpërdrejt nga Gjergji, nga myja e shpirtit të kryetrimit të pavdekshëm.


Zürich, 14.10.2009


*

Në këmbë: Shaban Murat Jashari, Hamëz Bekim Jashari, Sali Ramë Berisha, Besim Bekim Jashari, Adem Lulzim Jashari
.Ulur: Zahide Murat Jashari, Feride Bekim Jashari, Igball Bashkim Jashari, Adile Lulzim Jashari.

Prekaz, 7 tetor 2009




FALENDERIM
Falenderojme mikun Shaip Beqiri, per kete shkrim dhe foto qe ia dhuroj sofres.


Për “Sofra poetike”, Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi