Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Entela Safeti- Kasi: Qytetërimi dhe kultura historike duhet të pajtohen...

Shko poshtë

Entela Safeti- Kasi: Qytetërimi dhe kultura historike duhet të pajtohen... Empty Entela Safeti- Kasi: Qytetërimi dhe kultura historike duhet të pajtohen...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 27, 2009 10:46 am


Entela Safeti- Kasi: Qytetërimi dhe kultura historike duhet të pajtohen... U1_EntelaSafeti-Kasi
Entela Safeti- Kasi
QYTETËRIMI DHE KULTURA HISTORIKE DUHET TË PAJTOHEN, JO T'I KUNDËRVIHEN NJËRA TJETRËS
Nga Entela Safeti- Kasi*
Shqipëria, atdheu i gjuhës dhe i origjinës, i lënë pas mbuluar me mjegulla të çuditshme, prej personazhesh sonambul, kishte mbetur pas, me monumentet e pakta, për të cilat në Tiranë vazhdon një zhurmë absurde, ekranesh të lodhura e letrash të konsumuara, ku të dhimbset pylli i prerë. Një tjetër kumt të jep atdheu i origjinës të Shandor Petofit dhe Franc Listit, Hungaria, ku natyrisht jeta lëviz me gjithë problematikën e vet, edhe me çështjen globale e cila shkakton luhatje, si kudo në botë, por nuk prodhon kriza.
« Qytetari Ruso dhe mjedisi global në shekullin e XXI » .Kjo ishte tema për të cilën do të diskutohej në Konferencën e radhës të PEN qendrës të Hungarisë. Një pritje e shkëlqyer në aeroportin e Budapestit nga Pala ftuese, e cila në cast të jepte kumtin se hungarezët qënkan një popull me humor ku kultura historike shkon shkëlqyer më qytetarinë e sotme Europiane.
Makina jonë udhëtoi drejt krahinës së Tokait, atje ku është edhe qëndra historike e verës Tokai. Qytetari i Rusoit, do të takonte natyrën në shekullin e XXI, në Tallia,në provincë.
Në provincë ku historia, kultura dhe qyetëtrimi bashkjetonin shëklqyer. E në atë çast unë përsëri u ktheva me mendime në atdheun tim në provincë ku njerëz të lodhur, varen nëpër ura me kavo për të kapërcyer lumenj, ngaqë urat nuk ekzistojnë. Nuk është e vështirë për ta thënë, e vështirë është kur kupton që situata mbetet e pandryshuar. Menjhëherë mendova për zona të izoluara në Shqipëri, në provincë ku ende Kanuni bën ligjin, e ligji i shtetit nuk ka pushtet e as fuqi të ndryshojë situatën e jetesës të tyre dhe përsëri mendova. Nuk është e vështirë ta thuash, e vështirë është ta ndryshosh. Qyetetarit Ruso në mjediset e shekullit të XXI i mungojnë ura për të kapërcyer lumenj, i mungon isnstitucioni.
Me qindra shoqata jofitimprurëse, projekte që reklamohen në Kryeqytet, njerëz në krye të tyre që flasin vazhdimisht në media, e mbushin ekranet me fjalë boshe, që bëhen pastaj flamurtarë të lirive dhe të drejatve të njeriut, të cilët sapo kanë dalë prej studios, besoj kanë harruar edhe atë që kanë thënë…si zakonisht…në Shqipëri lajmi nuk zgjat më shumë se tre ditë.
Në atë provincë të krahinës së Tokait, kishte një ekuilibër midis natyrës dhe historisë. Monumentet ishin atje. Shtëpia monumentale ku në shekulli e XV ishte shtypur bibla e parë në gjuhën Hungareze, statuja e Peshkopit Gasparov lartësohej në oborin e kishës kalviniste. Bibla origjnale ishte ende ruajtur me kujdes në kishë. Dhe vetëtimthi mendimi i trishtë po ne në Shqipëri a kemi një monument muzeal të Budit?!
Ato ishin kulte të besimit të popullit hungarez, i cili me shumë humor dhe qytetari kumtonte krenarinë e tij. Kishin ndërtuar Hungarinë perandorake, me stil neoklasik, gotik dhe barok.
Më vonë një vizitë në Muzeun Modern të Gjuhës. Heronjtë e gjuhës hungareze me portrete madhështore, statuja që të imponomin respekt dhe shkrimi më i vjetër në gjuhën Hungareze. Salla e teatrit. Muzika tradicionale dhe klasike që mbushi tetarin brenda muzeut. Po ne… ç’kemi bërë ne me mjeshtrat tanë të muzikës ?!!!
Në të njëjtin park muzeu i Ferenc Kazinskit, udhëheqësit të reformatorëve të gjuhës, në një mjedis të gjelbër, monumental me portikë antikë në formën e kishës dhe jeta e tij brënda, sendet e tij origjinale,libra të vjetër dhe piktura, bashkëkohës i Moxartit, gjithçka të udhëhiqte në një tjetër shekull, dhe që prej së largu vinte me kaq madhështi në kohën tonë modernre. Varri i tij monumetal dhe i bashkëshortes së tij Sofia Todor, diku pranë fëmijët dhe fundi i tyre tragjik. Koha nëpër të clën kishin jetuar i kishte dënuar, ndëshkuar, ndërsa histora i kishte fiksuar në kujtesën e vet, e Hungaria i nderonte.
E përsëri mendimi i zymtë, po ne në Shqipëri a kemi një shtëpi monumentale për Kostandin Kristoforidhin, Naim Frashërin, Konicën e për personalitete të gjuhës, kur e dimë mjaft mirë se gjuha mbetet monumenti i përjetshëm i çdo kombi?! “Gjuha është monumenti i përjetshëm i çdo kombi”shkrova në shqip dhe në anglisht në librin e shënimeve të muzeut si për të larguar peshën e rëndë të mungesës së monumenteve të tilla në vendin tim.
Pastaj Budapesti, qyteti perandorak, dhe sheshi i heronjve. Heronjtë e të gjithë kohëve të shtetit Hungarez. Madhështia e tyre, të skalitur në kujtesën historike. Një përsosmëri arti dhe kumt qytetërimi. Që prej fillesës. Pas sheshit të heronjve kështjellat e Janosh Huniadit, madhështor.Në oborrin e saj statuja e një shkrimtari anonym, dhe diku shkrimatri vetmuar. Monumenti i Jnaosh Huniadit ishte në harkun momunemntal të histroisë moderne. Bashkëkohës me Skënderbeun, aleatë që historia i takoi, heronj, njëkohësisht burra shtetesh. Po në Shqipëri? C’po ndodh në ekranet e lodhura me Skëndërbeun? C’po shkruhet për heroin tonë kombëtar Skënderbeun? Si ka mundësi që në Shqipëri është kaq e lehtë të thuash gjithçka që të vjen në kokë me letër e me mikrofon, me kaq lehtësi? Në Tokai duhej të repsektoje edhe ciceronin që fliste për 13 verërat Tokai në qelarët nëntokësorë 500 vjeçarë sepse vera ishte shndruar në kultin e provincës, e duhej ta respektoje këtë kult, ndërsa në Tiranë në mes të kryeqytetit edhe heroi kombëtar nuk gjen qetësi!!! C’qyetari metropoli e shekullit të XXI është kjo që nuk bashkjeton dot me historinë dhe kulturën historikë të vendit??? Përse kjo luftë e paprincip me Skënderbeun???Mos ne jemi trushkulur në këtë vend e përkohësia e antivlerave të ngritura si mullarë kashte andej këndej qënka kaq e zonja sa të merret me çështjen e identitetit të shqiptarëve??? Mos të përkohshëm, shëtitës, të pavlerë, banalë, barbarë, e dallkaukë kanë vendosur të presin pyllin e tërë e të prodhojnë letra, gazeta e karbon, për të nxirë të vërtetën që duket e qartë në mes të natës, e, në mes të ditës me diell???
Dhe nuk të ndodh të jesh në çdo ditë pashke në Budapest, në bazilikën madhështore e cila ndodhet në perfeksionin e vet arkitekturor dhe urbanistik. Kështjella me pallatin mbretëror dhe presidencën, Ura e Luanëve, Akademia e Shekencave në kopshtin madhështor para hotelit “Katër stinët” dhe drejt Katedralja madhështore! Krishti u ngjall në Budapest…Pastaj koncert me muzikë klasike. Qytetarë që pas meshës në radhë bëheshin gati të hynin në teatër. Teatri imperial i operas, dhe menjëherë teatri ynë i operas në mendimet e mia, në muzgun e Budapestit në kujtesën time?! Korifejtë e teatrit të operas në vendin tim, dhe monumenti modern i Franc Listit në rrugën me emrin e tij. Një kafe në rrugën Franc List, dhe muzika në sfond. Drekë në kopshtin e Muzeut të Shandor Petofit, dhe menjëherë kujtova se diku në atdheun tim nuk mund dtë gjesh një muze të poetëve kombëtarë. C’u bë me Lasgush Poradecin??? Me të tjerë??? Lasgush Poradeci buzë liqeni në qëndër të qytetit të lindjes e ka një monument ku në verë pi kafen vetëm a me miq…dhe vetëm kaq…
Edhe ndërtesa e paralamentit, ku ishin hedhur themelet e shtetit hungarez me stil gotik,shndriste në muzgun e Danubit që e ndante qytetin në mes. Edhe në Tiranë, një lumë e ndan qyetin në mes,qytetin e shndruar në një kantier ndërtimi, qyteti im kokëposhtë, i shformuar dhe pa rend, ndërsa Budapesti nga kalaja ishte një përsosëmëri arkitekturore dhe urbanistike. Dukej se ndërtohej edhe në Budapest, por Budapesti restauronte monumente, ndërtesa të cilat për atë popull e për atë qyetëtrim ishin historia dhe kultura e tij.Të ndërtosh do të thotë: të kryesh punë me tru, por të restaurosh do të thotë:të duash të nderosh, të dish të jesh me identitet. Sa dashuri kishte në atë restaurim, sa seriozitet dhe sa përkushtim!!!Po ne a restaurojmë monumente, ndërtesa monumentale, apo braktisim, shpërfillim, rrënojmë shpesh, e ndërtojmë pa tru sikur të jemi të marrë???
Nata e Budapestit në Citadela, qyteti perandorak në pëllëmbë të dorës. Danubi përmes. Ura e Luanëve, Hotel Katër Stinët, Akademia e Shkencave, Universiteti i Europës Qëndrore, Bazilika madhështore, Sheshi i Heronjve, Muzeu Kombëtar, Tetari i Operas, Parlamenti, Pallati Mbretëror në kala, Presidenca, shteti modern ku qytetërimi dhe historia bashkjetonin në përsosmëri me njëra- tjetrën… Danubi blu, urat neoklasike dhe moderne, po Shqipëria? Kur qyetaria shqiptare do të pajtohet me kulturën historike? Kur do të mësojmë të pranojmë se identiteti është vlera më e qëndrueshme në diversitetin global? Kur do të pranojmë të bashkjetojmë me historinë, dhe kur do të dimë të krijojmë kulturën tonë historike si domosdoshmëri për të ecur paralel me botën, e për tu lënë brezave të ardhshëm sigurinë e vlerave të identitetit tonë?!
*Presidente e PEN qendrës të Shqipërisë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi