Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:HUNJTË E GARDHIT…! (Satirë)

Shko poshtë

Jorgo Telo:HUNJTË E GARDHIT…! (Satirë) Empty Jorgo Telo:HUNJTË E GARDHIT…! (Satirë)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 24, 2010 3:50 am



Jorgo Telo:HUNJTË E GARDHIT…! (Satirë) 49858_1630998071_301722_n

Jorgo Telo:HUNJTË E GARDHIT…! (Satirë)

Çudira në ekran

Dhe në Parlament.

Tallen a na ngjan

Se grinden vërtet?



Grinden para nesh

Veçmas pijnë kafe.

Puna shkon për lesh,

Pleks e prish çorape…



Ju lumt’, deputetë,

Lum si ne për ju!

Njëqind e dyzetë!

Çdonjëri – një hu…!



Dhe ca analistë

Gjasme të pavarur

Me mendjen e pistë

“Armët” mbajnë varur…



Na nginjët me dëngla

Na ofroni krundet…

S’po u shkoka “kënga”

Shpirti po na shkundet.



Kur s’kanë nga mbahen,

S’kanë argument.

Çirren edhe shahen

Lolo – për ibret…!



E bëtë Kuvendin

Një pazar mishmash…

Katandisët vendin

Leshnajë, hashash…!?



Le kur pleksni sherre

Tëpkën si rrugaçë.

Mandej kafeneve

Dilni tjetër plaçkë…



Na ngjani si macja,

Çjerr në përkëdhelje.

Nuk u skuqet faqja

Të zhgrryer në velje…!



Babëzia juaj

Grushte mbi gjithkënd.

Luaj, popull, luaj;

Ti me fatin tënd…!



Verbër jepe votën

Për hunjt’ e një gardhi.

Po çudisim botën,

Kurrgjë përsëmbari…



Jorgo Telo:HUNJTË E GARDHIT…! (Satirë) 150084_1576597228110_1630998071_1312209_8109716_n
U PERKEDHELIM SI MACET, POR JU NA KAFSHONI...!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi