Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

URIME LDK! AVANGARDË ISHE DJE, PO MBAHESH DHE SOT, DO RRITESH NË MOT!!! - Vargje urimi -

Shko poshtë

URIME LDK! AVANGARDË ISHE DJE, PO MBAHESH DHE SOT, DO RRITESH NË MOT!!! - Vargje urimi - Empty URIME LDK! AVANGARDË ISHE DJE, PO MBAHESH DHE SOT, DO RRITESH NË MOT!!! - Vargje urimi -

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 23, 2010 10:48 pm

URIME LDK! AVANGARDË ISHE DJE, PO MBAHESH DHE SOT, DO RRITESH NË MOT!!! - Vargje urimi - 156769_178839618812118_100000582437455_495292_3913216_n

URIME LDK! AVANGARDË ISHE DJE, PO MBAHESH DHE SOT, DO RRITESH NË MOT!!! - Vargje urimi -


URIME LDK! AVANGARDË ISHE DJE, PO MBAHESH DHE SOT, DO RRITESH NË MOT!!! - Vargje urimi - 161505_100000582437455_3297989_n

URIME LDK!

Eh, si sot më kujtohet,

n´fund t´viteve 80-ta,

të Shekullit që iku,

e mos u harroftë,

filloi t´vështirësohet,

u bë katran, jeta,

nga qizme armiku,

he, Zoti e ndëshkoftë!



Kur po bëheshim gati,

për Festën e Kërshëndellave,

një lajm-sihariq,

na erdh nga Prishtina,

koha, vuajtjet mati,

për nismë të "të mbjellave",

nga Prijësit tanë me miq,

ah, na u kthye meraku!



N´atë Barakë t´Shkrimtarëve,

Elita Intelektuale,

me një nismë të mbarë,

formuan një Parti,

n´sy të ndërkombëtarëve,

Burra bese e fjale,

për Kombin Shqiptar,

hynë në Histori!



Nuk ishte veç parti,

Lidhja jonë Demokratike,

porse, ish më tepër,

Lëvizje Gjithëpopullore,

sot sjellë nostalgji,

për atë Kohë Jetike,

Pavarësi në Vepër,

mbeti Moto, prore!



Pastaj, çdo të premte,

si Simfoni Kombëtare,

Presidenti Rugova,

i drejtohej Botës:

- Ju lutem prej zemrës,

me Besen Shqiptare,

të ndihmohet Kosova,

në zemër t´Europës!



Kërkojmë Pavarësi!

Për popullin tim t´përvuajtur,

nuk i domë konfliktet,

as nuk duam dhunën,

për Liri e Demokraci,

çdo gurë kem për t´luajtur,

i lirë çdo Etnitet,

ta g´zoi jetën e punën!



Ju lutem, për fillim,

t´kemë Protektorat,

nga mikja Amerikë,

dhe Bashkimi Europian,

deri në paqtim,

për një kohë jo t´gjatë,

se dhe fçinjtë një ditë,

kuptuar do e kanë!



Ah, President Rugova,

Babai i Pavarësisë,

me Lidhjen Demokratike,

të Kosovës Dardane,

në nderim Kosova,

o Burrë i Dardanisë,

ua uron Ditëlindjen,

në Dhjetorët plot name!



Mentor Thaqi VS., 23.12.2010



URIME LDK! AVANGARDË ISHE DJE, PO MBAHESH DHE SOT, DO RRITESH NË MOT!!! - Vargje urimi - 63389_178839805478766_100000582437455_495293_2522796_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi