Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR, KËRSHËNDELLAT!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR, KËRSHËNDELLAT!  Empty Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR, KËRSHËNDELLAT!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 24, 2010 6:02 pm

Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR, KËRSHËNDELLAT!  163738_179063012123112_100000582437455_497224_3498335_n





Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR, KËRSHËNDELLAT!  161505_100000582437455_3297989_n

Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR, KËRSHËNDELLAT!- Vargje urimi e përgëzimi -



Në shpirtë e zemër,për dashurinë njerzore,

kohë dhe mot rilindjeje, i të mbjellave,

kohë e lutjeve dhe bekimeve, prore,

Ditë e bukur, e shënjtë e Kërshëndellave!



Erdh mësuesi, erdh Bariu, shpirtëshëruesi,Predikuesi,

vetë Mesia, vetë Isai, Iben Inri, vetë Jesusi,

e thanë shekujt, në mes t´dishepujve, Historia,

n´ballë t´Apostujve, e solli vet Përëndia!



"Hyji në Qiellë, o Zoti Ynë,

ka një jetë në Amshim,

për gjithçka TY të falemi,

Rrugës tënde, jo, s´do ndalemi!"

Ishin klithma, fjalë, betim,

masë e poppullit me këngë e pritën.

- Do ketë jeta, më shumë kuptim,

Zoti Madh, na fali Rritën!!!



Po po, dikush tha: Ndryshoi Bota!

Hyji paska zbritur n´Tokë.

E vërtetë, ndryshoi Epoka!

Është në ne, atë ditë e sot!



Qofsh Lavdëruar, Isus, Isa,

Iben Inri në Nazaret!

Shën Mëri, o Nënë-Mama!

Nderim, Lavd, do keshë përjetë!



- Imzot, fali, s´dijnë ç´farë bëjnë!

Paska thënë tek po flijohej.

- Lutem, që paqe e mëshirë të gjejnë,

që mëndja, një ditë t´u k´thjellohet!



Dhe, jem me fat! T´falem o At!

Ai sot është prap në mesin tonë!

O njerëzi, t´krishterë, Komb Shqiptar,

përjetë e mot, gëzuar gjithmonë!



Një bekim, në Amshim, përgjithmonë,

për Nënë Terezën, Gonxhen tonë,

n´këtë Natë të Shenjtë, o Shenjtëreshë,

Dhuratë Krishtlindje, nga Hyji peshqesh!



T´falem o Zot, në emër t´Kombit!

Ne bijtë e Qytetërimit të Lashtë,

bijtë e Teutës, t´Pirros, t´Batonit,

Ditëlindjen e Krishtit, e festojmë bashkë!



Jemi t´një gjaku, t´një gjuhe të tanë,

jemi Shqiptar, bij të Shqipnisë,

jemi unikat në Botën e gjanë,

jemi vet Pjella e Hyjit të Gjithësisë!



Le të kumbojnë deri n´Qiellë Këmbanat,

në Ditën e Lindjes së Jezu Krishtit,

baballarët urojnë, përgëzojnë nanat:

- Gëzuar Kërshëndellat, sërish pas një viti!



Gëzuar! Gëzuar, përjetë e mot!

Vëllëzër e motra të krishterë, Shqiptarë.

Ju pastë bekuar, vetë i Madhi Zot!

Paçi begati dhe një Vit të Mbarë!!!



Mentor Thaqi



Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR, KËRSHËNDELLAT!  165137_179063095456437_100000582437455_497226_5135581_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi