Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ukë Rugova dhe qytetaria e dinastive në demokraci

Shko poshtë

Ukë Rugova dhe qytetaria e dinastive në demokraci Empty Ukë Rugova dhe qytetaria e dinastive në demokraci

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 26, 2010 3:54 pm

Ukë Rugova dhe qytetaria e dinastive në demokraci


Ukë Rugova dhe qytetaria e dinastive në demokraci 50352_124401190942182_8067076_n

Nga Skënder Buçpapaj


Po të kishte qenë në dorën e disa pleqve kanunorë të politikës në Prishtinë, atëherë në Amerikë nuk do të kishte kurrë më shumë se një Bush, një Kennedy, një Rockefeller, një Ford. Por realiteti i demokracive perëndimore, që nga Amerika e deri në Ballkan (Evropë Juglindore) është e tillë që ua jep qytetarinë e plotë edhe dinastive jombretërore, përveç në biznes, në art e gjetkë, edhe në politikë.
Fati e do, për shembull, që Greqia të udhëhiqet pothuaj në gjithë periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore nga dinastia Papandreu dhe nga dinastia Karamanlis. Kanunorët e Prishtinës, të frikësuar nga përsëritja e emrave nga breznia në brezni nëpër dinastitë politikë, nuk do të kishin lejuar të paktën që Greqia të qeveriset sot prej një Jorgo Papapandreu, nipit të Jorgo Papandreut gjysh, rreth pesëdhjetë vjet në politikën e Greqisë si ministër me portofola të ndryshëm, si kryetar partie, si kryeministër, si kryetar opozite e tjerë. Aq më tepër edhe bir i Andreas Papandreut, edhe ky rreth 40 vjet në jetën politike të Greqisë, që nga deputet në kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, si kryeministër i vendit.
Mendësia sipas së cilës Ukë Rugova nuk mund të mëtojë të ketë rol në partinë e babait, ngaqë ajo nuk ishte pronë e babait dhe nuk është pronë e babait, siç mund të jetë shtëpia në Velani apo trojet në Cerrcë të Burimit, nuk do ta kishte lejuar Jorgo Papandreun as të hynte në politikë në radhët e partisë së babait, as të ishte deputet në radhët e deputetëve të partisë së babait, as të dilte në krye të partisë së babait, as të fitonte zgjedhjet duke pasur kapitalin politik edhe të babait, as të merrte karrigen e babait si kryeministër i Greqisë. Madje e njëjta mendësi do t'ia merrte për keq Jorgo Papandreut kulturën perëndimorë, për më tepër amerikane, të marrë bashkë me gjirin e nënës, do t'ia merrte për keq edhe faktin që ai e flet greqishten me të meta, ndërsa amerikanishten e flet në mënyrë të përkryer.
Dinastia tjetër në krye të politikës së Greqisë, në krahun e konservatorëve, pra së djathtës klasike greke, është ajo e Karamanlisëve. Jorgo Papandreu ia mori pushtetin në zgjedhjet e fundit pikërisht Kosta Karamanlisit, kryetarit të partisë së themeluar nga gjyshi Karamanlis. Nuk është larg mendjes që një tjetër dinasti e fuqishme në Greqi të përvijohet nga ish ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis, bijë e ish kryeministrit Micotaqis, çka nuk mund të paragjykohet prej asnjë demokrati të mirëfilltë në botë.
I njëjti parametër i demokracisë do të lejonte që në Poloni të ishin dy vëllezër, madje binjakë, në të njëjtën kohë njëri president dhe tjetri kryeministër, do të lejonte pastaj që vëllai binjak i mbijetuar i presidentit Kazinski të merrte partinë e kryesuar prej vëllait ish president dhe të bënte një garë të fortë presidenciale, duke synuar të merrte vendin e lënë bosh nga Kazinski tjetër. Dhe sot ky është kryetar i opozitës polake e synon të jetë kryeministër i ardhshëm i Polonisë.
Edhe dy konkurrentët kryesorë të Partisë Laburiste të Britanisë, pasues të drejtpërdrejtë të Toni Blerit dhe Gordon Braunit, janë vëllezër. Dhe kanë bërë një garë tejet të rreptë për të marrë kreun e kësaj partie. Fakti që janë vëllezër nuk ka penguar askënd në Britani apo në mesin e laburistëve britanikë për të dhënë votat sipas parapëlqimit për njërin dhe tjetrin vëlla, ku do të kishte, siç e dimë, një rezultat tejet të ngushtë midis fitimtarit dhe të mundurit.
Në demokraci, qoftë në shtetet republika, qoftë në shtetet mbretëri apo principata, dinastitë mbretërore, dinastitë princore, dinastitë aristokratike nuk mbeten asnjëherë dekor i shoqërisë. Në një mijë mënyra ato kanë qytetarinë e plotë për të qenë pjesë e jetës së vendit, për ta pasuruar jetën e vendit me thesarin e trashëguar e të përcjellë brez pas brezi në qeverisjen e vendit, në pjesëmarrjen në jetën e vendit.
Nga i gjithë ky kënd kaq i gjerë askush në Kosovë nuk mund t'ia mohojë dikujt nga familja Jasharaj, dikujt nga familja Gërvallaj, dikujt nga familja Haradinaj, kushdo qofshin ata, për të marrë pjesë në politikën e Kosovës, në politikën shqiptare në përgjithësi. Janë të gjitha familje që i kanë dhënë Kosovës dhe kombit heronj të shquar, komandantë të shquar, politikanë të shquar.
Të njëjtit kontekst i përket edhe familja Rugova. Ukë Rugova është i katërti i dinastisë me të njëjtin emër. Nga stërgjyshi, tek gjyshi, tek babai, kjo familje i ka dhënë Kosovës dhe kombit burra të shquar dhe të ditur, duke kulmuar tek Ibrahim Rugova, vizionari i madh gjenial i Kosovës së pavarur dhe sovrane. E gjithë kjo dinasti, ashtu si dinastitë e lartpërmendura janë kapital politik, moral, qytetar, kombëtar për Kosovën, kombin, përkatësinë evropiane. Dhe nga ky kapital ka të drejtën absolute të qytetarisë çdo pinjoll i përgjegjshëm i tyre, pa asnjë diskutim.
Është e vështirë të jesh djalë i mirë i babës së mirë, thonë në Kosovë. Këtë e thonë edhe gjithandej tek ne shqiptarët. Ibrahim Rugova diti si të jetë djalë i mirë i babait të mirë. Ai e lartësoi Kosovën, kombin, domosdo emrin e brezave paraardhës, domosdo emrin e brezave pasardhës. Askush në Kosovë, askush nga shqiptarët nuk ka një kapital fillestar siç e ka Ukë Rugova.
Kanunorët e Prishtinës nuk i druajnë thjesht e vetëm këtij kapitali fillestar të pashoq me të cilin Ukë Rugova hyn në politikën e Kosovës. Ata i druajnë formimit të dëshmuar, integritetit të dëshmuar, i druajnë filozofisë së pagabueshme se pema nën pemë bie, pra fakti se djali nuk ka si të mos i ngjasojë babait. Ukë Rugova, ndonëse për fije të perit do të mbetej jashtë garës aktuale zgjedhore, arriti të bindë elektoratin se kush është ai dhe të marrë një nga rezultatet më suksesshme në këtë garë. Merret me mend se çfarë përmasash do të kishte pasur fitorja e tij nëse do të kishte vepruar me një infrastrukturë komode të krahasueshme me cilindo pjesëmarrës në këtë garë.
Ndërsa kanunorët e Prishtinës nuk do të lenë mbrapa as emrin e vet, as emrin e djemve apo të nipave të tyre. Ata janë një përkohësi tejet episodike e jetës së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi