Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Kosovë festohet e pushohet 110 ditë brenda vitit

Shko poshtë

Në Kosovë festohet e pushohet 110 ditë brenda vitit Empty Në Kosovë festohet e pushohet 110 ditë brenda vitit

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 02, 2011 11:12 pm


Në Kosovë festohet e pushohet 110 ditë brenda vitit



Në Kosovë festohet e pushohet 110 ditë brenda vitit Foto%20festaShqipe Osmani - Bota sot
Nëse përllogariten edhe ditët e pushimit të javës (e shtuna dhe e diela) dhe 13 ditët e 12 festave zyrtare, del se në Kosovë prej 365 ditëve të punës, janë mbi 110 ditë pushimi


Kosova shteti më i ri në botë,mbase përveç epitetit shteti më i ri në botë mund të krenohet edhe me të qenit e para edhe për nga numri i festave zyrtare që janë të përcaktuara me ligj. Ligji për Festat Zyrtare ka përcaktuar të jenë 12 festa zyrtare dhe 8 festa jo zyrtare. Sipas një përllogaritje, vendi ynë është “kampion” i të gjitha vendeve për nga numri i festave, përkatësisht për nga numri i ditëve të pushimit të festave. Madje nëse përllogariten edhe ditët e pushimit të javës (e shtuna dhe e diela) dhe 13 ditët e 12 festave zyrtare, del se në Kosovë prej 365 ditëve të punës, janë mbi 110 ditë pushimi. Pra 30% e periudhës kohore të vitit që llogaritet kohë e pushimit. Këto shifra marramendëse të ditëve të pushimit në Kosovë janë në kundërshtim flagrant me realitetin e gjendjes në Kosovë. Në vend se të punojmë “natë e ditë” ne flemë e pushojmë ditë e natë. Se Kosova ka tepër festa zyrtare mendojnë edhe përfaqësuesit e partive politike të cilët theksojnë nevojën e ndryshimit të këtij ligji duke reduktuar kështu në minimum festat zyrtare dhe pushimet për këto festa.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi