Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Telegram ngushllimi familjes Llakaj në Tiranë

Shko poshtë

Telegram ngushllimi familjes Llakaj në Tiranë Empty Telegram ngushllimi familjes Llakaj në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 15, 2011 2:53 pm

Telegram ngushllimi familjes Llakaj në Tiranë

E nderuara familje Llakaj,
Miq dhe vëllazër,
Bashkëpunëtorë të Gjeneralit Veli Llakaj,


Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Gjeneral VELI LLAKAJ në Tiranë.Shoqata Shqiptaro-Amerikane me seli në Çikago të SHBA-ve në këto orë të dhimbjes dhe të ndarjes nga prindi,shoku,ushtaraku dhe atdhetari ynë jemi pranë dhimbjes sonë të përbashkët.Diaspora Shqiptare në Amerikë e humbi Njeriun e dashur,që zemrën e kishte plot Atdhe dhe me virtyte të larta njerëzore.
Gjenerali Veli Llakaj ka frymëzuar brezat të tërë sesi duhen dashur Kombin dhe Atdheun Shqipërinë dhe rruga e tij jetësore ka qenë autostrada më e bukur , e paluhatshme në të gjitha furtunat e jetës për të qëndruar ashtu si i ka hijer ushtarakut shqiptar vigjilentë në mbrojtje të Atdheut!

Në zemrën e Gjeneralit Veli Llakaj dhe në uniformën ushtarake e kishte të shkruar hartën gjithëkombëtare shqiptare.Nuk shpetoj ditë e as në rreshtat të ushtarëve që nuk mendoj për Kosovën martire dhe pjesët tjera të etnisë sonë.Gjenerali ynë i dashur Veli Llakaj tërë jetën e kishte luftë dhe sakrificë ushtaraku.Në parakalimet e tij ai gjithmonë fitimtar në betejat dhe me artin e lartë të ushtarakut bëri që të krenohet Konbi dhe Atdheu ynë Shqipëria!

Kur djelmenia shqiptare e Kosovës dhe pushka e Drenicës heroike nxirrte zjarr në betejat kundër ushtrisë çetnike serbe,Gjenerali ynë i dashur Veli Llakaj veshi uniformën e ushtarakut dhe shkeli pëllembë me pëllembë në hratën e gjeografisë së Atdheut të ndarë copa-copa nga fuqitë e mëdha dhe në interesin e fqinjve tanë të keqinjë serbo-malazez dhe meqedono-grekofil.Njeriu që diti të bëjë Atdhe dhe Ushtri Shqiptare Veli Llakaj iu bashkua djelmenisë shqiptare në Kosovë,Maqedoni dhe Preshevë e Medvegjë,të cilët në vend të librave dhe
të indeksit në amfiteatro të universiteve të dijes e kishin marrë pushkën për lirinë e trojeve etnike!

Diaspora Shqiptare në Amerikë sot ka dhimbje.Prej nesh po ndahet Njeriu e Epokës që bëri Atdhe dhe Ushtri Shqiptare!Po ndahet prej nesh Gjenerali Veli Llakaj,por i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij kombëtare dhe ushtarake.Brezat e rinj shqiptarë duhet të mesojnë prej doktrinës dhe artit luftarak të Njeriut të dashur për të gjithë.Dhimbjen në këto orët tona të ndarjes,Gjeneral i dashur Veli Llakaj ,do ti kompenzojmë me kujtimin dhe amanetin që do ta bartim brez pas brezi dhe,nëpër rrjedhat e kohës shqiptare doktrina ushtarake dhe mësimet e Generalit do të jenë frymëzime të reja për ne.

E takuam në Çikago Gjeneralin Veli Llakaj.U bëmë shend e verë me qendrimin dhe fjalën e tij prej burrit të dheut që edhe në këtë moshë dukej si ngaherë i ri në mesin e të rinjve.Në takimet tona,si rendomë shqetësimi për Shqipërinë,Kosovën dhe pjesët tjera të etnisë.Gjenerali nuk shembej në këto rrethana të kohës shqiptare.Nuk shembet lehtë bjeshka shqiptare se shpirtin e kishte të madh Njeriu i sakrificave dhe i fitoreve !

Sot e kemi vështirë pa Ty Gjeneral Veli Llakaj!Do të na mungoni dhe nuk do t,ju kemi në vizita dhe në takimet tona në Çikago dhe gjithandej në Amerikë!Por amanetin dhe doktrinën ushtarke dhe politike-kombëtare do të begatojmë aktivitetin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane,ndonëse i kishte pëlqyer platforma jonë politike se NUK KEMI TJETRËR ATDHE pos Shqipërisë Etnike!

Në këto orë dhimbjeje dhe të ndarjes,familje e nderuar Llakaj behuni të fortë dhe krenaria që e patëm Prind,Vëlla,Ushrakun dhe Atdhetarin e devotshëm Veli Llakaj,që doktrina dhe mësimet e artit luftarak dhe politik do të jenë kohezioni ynë sot e gjithmonë!
Lamutimirë Gjeneral Veli Llakaj,Ju faleminderit për krejt çfarë keni bërë tërë jetën për të mirën dhe ndërtimin e godinës së bukur Atdheu Shqiptar-Shqipëria!

Kujtimi për Ty Gjeneral,do të na frymëzojë në betejat e reja kombëtare!Gjenerali Veli Llakaj nuk e humbi asnjë betejë!Lum Atdheu dhe Kombi Shqiptar që të pati!

E paçi të lehtë dheun e tokës së Memëdheut!


Kryetari i Shoqatës,
Prof.dr.Astrit Mehmeti
Drejtori Ekzekutiv,
Prof.Skënder Karaçica
Sekretari,
Mahmut Skenderi

Çikago,më 14 janar 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi