Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:Mbi ‘kritikët’ mercenarë

Shko poshtë

Teki Dervishi:Mbi ‘kritikët’ mercenarë Empty Teki Dervishi:Mbi ‘kritikët’ mercenarë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 11:14 pm

Mbi ‘kritikët’ mercenarë

Teki DËRVISHI


Media jonë ende vazhdon ta kritikojë pushtetin me të njëjtën klaviaturë gjuhësore, me të cilën “shërbehet” edhe opozita politike. Derisa partitë dhe pushteti bëjnë politikë, brenda konceptit “politikë” (në gjerësinë e këtij koncepti), media implikohet si analiste e tij, e jo si mbështetëse e opozitës dhe kritike e pushtetit, ose si mbështetëse e pushtetit dhe kritike e opozitës. Në këtë botëvështrim shikohet thelbi i parimësisë që përmblidhet në kuptimin gjuhësor të fjalës “pavarësi” e medias, opinion që përpiqet ta thotë ose t’i ofrohet të vërtetës, e jo të dalë në krah të vërtetës së të tjerëve.
Natyrisht, çdo redaksi e mediave, preferon “tema” problematizuese, duke besuar se ekskluziviteti intrigon opinionin. Në gazetarinë botërore me traditë, “temat skandaloze” që fushatizojnë “një deformim” rëndom merren me individin, e jo me institucionin. Institucioni nuk mund ta korruptojë individin, por individi e korrupton institucionin. Kur “Votergate” skandalizoi Presidentin Nikson deri në atë shkallë sa atij iu desh të jepte dorëheqje nga posti, afera nuk e korruptoi Shtëpinë e Bardhë apo State Departmentin si institucione, por e korruptoi individin, në këtë vijë, presidentin Nikson.
Ata që i njohin teoritë letrare, e sidomos janë njohës të estetikës, e dinë se ekzistojnë edhe shkrimtarë që artin e tyre e përdorin për qërim hesapesh me “armiqtë e tyre” që i tipizojnë me metafora abstrakte, kështu personalizojnë “probleme” të përgjithshme etike apo estetike, njëkohësisht kështu e përjashtojnë “artin” e tyre nga ardhmëria e tij, shkaku se nesër vdes edhe shkrimtari, edhe “armiku” i karakterizuar në veprën e tij, kështu që lexuesi i ardhshëm (se arti i mirë kushtimisht, nuk vdes kurrë), nuk mund të kuptojë “probleme” tipizuese karakteresh që kanë mbetur çështje e një kohe pa emra dhe një province shpirtërore dhe gjeografike të autorit, që “është marrë” me tipizimin e individëve që nuk mund t’u shëmbëllejnë karaktereve arketipe.
Pra kështu qëndron puna në art, por edhe në publicistikën mediale, ka gazetarë që median e përdorin për qërim hesapesh me “armiqtë e tyre” ose të grupit të interesit, të cilit i takojnë, ose proveniencave të orientimeve politike. Në kohën e “centralizmit demokratik” media është “përdorur” nga pushteti për qërim hesapesh me “armiqtë e klasës” dhe pasi që ajo i ka shpallur të tillë, atëherë gjyqi që ka qenë instrument i pushtetit e jo ligjit, “i ka marrë në dorë”, duke i dënuar si spiunë (rëndom të Anglisë). Ndryshe nga sistemi totalitar, në këtë sistemin tonë pluralist, jo më pushteti, por individi “përdor” median për qërim hesapesh personale, kapot e ndryshëm të grupeve “estetike” dhe “politike” të interesit, mobilizojnë mercenarë, vrasës me pagesë honoraresh qesharake (rrogash prej 250 eurosh), autsajderë fillestarë skribosh që ia dalin t’i “shtrijnë për balte” edhe individualitetet me kapital të madh krijues dhe me opus veprash të valorizura nga kritika e periodikut të datave të daljes. Dhe kështu, duke ushtruar terror prokuratori publik pa avokaturë, sidomos mbi postet e institucioneve të larta të shtetit, në një vend ku nuk ka ligj që sanksionon gënjeshtrën publike, zyrtarët e institucioneve jetojnë në ethe frike që kanë ndaj vrasësve me pagesë, mercenarëve që për bukë të gojës marrin rolin e xhelatit, të bëjnë temë ekskluzive, duke qenë të bindur se nuk kanë të ardhme, dhe se nesër historia nuk mund të merret me anonimë si këta mercenarë, po me emra të mëdhenj që e krijojnë atë, historinë.
Ndaj, të kthehem të presidenti Nikson, në relacionin e tij me institucionin. Nëse media merret me individin, pse, duke gjeneralizuar pozitat në shtet dhe pushtet të individëve, denigron institucionin e pushtetit “të hajnave” që kanë harruar “luftën” dhe që tash nuk po lodhen që populli po vuan urie? Duke dashur të bëjnë luftë joparimore me individë në opozicione politike, “harrojnë” se i bien në qafë pushtetit dhe shtetit tonë të ri, dhe kështu u çojnë ujë në mulli atyre që nuk pushojnë të bëjnë propagandë se si shqiptarët nuk janë shtetformues. Kritika parimore duhet të ekzistojë për pushtetin, por karakterizimet “përjashtojnë” çdo kritikë parimore. Asnjë individ nuk mund të karakterizohet si moral i pushtetit, sepse pushteti nuk është i përhershëm, sidomos për individë! Por krejt kjo shkollë eksportohet nga Republika e Shqipërisë, dhe atje kolona e mercenarëve vjen nga krahu ideologjik që si këta që sot denigrojnë me shkrim, paraardhësit e tyre qëronin hesapet “ideore-estetike-politike”, duke i vënë para reparteve të pushkatimit “armiqtë” e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi